Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Agjencia zyrtare e kontrollit të pasurive zyrtarizoi një kërkesë për ndjekje penale ndaj një gjyqtari, i cili qartazi nuk ka se si justifikon milionat edhe sikur të ishte martuar me ndonjë princeshë arabe. Është një gjyqtar që i është lakuar emri dhjetëra herë për procese të dyshimte dhe shpesh flagrante, por dhe për shërbime politike. Tani që ndaj tij ka një kërkesë për padi penale, nuk ia vlen të komentojmë më rreth tij se është çështje e drejtësisë.
Por ajo që duhet të diskutojmë në këtë moment, është rreziku që drejtësia t?ia dalë pa lagur, duke i hedhur turmës së zemëruar të popullit disa viktima dhe të shpëtojë pjesën tjetër të ajsbergut.
Problemi është se rasti i gjyqtarit në fjalë, është simbol i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ka gjyqtarë që kanë bërë më shumë pare se ky, ka të tjerë që kanë bërë më pak, por shumica e tyre janë pasuruar në këtë mënyrë.
Që ky proces të mos kalojë në mënyrë sipërfaqësore duke linçuar dy ose tre gjyqtarë, që e meritojnë ndëshkimin, do të ishte më mirë që shumica të mendonte për një formë ligjore, për një reformë të thellë në drejtësi duke u nisur nga niveli i lartë i korrupsionit. Ndoshta nuk jam personi i duhur për të dhënë receta ligjore për këtë, por ndoshta një ligj i ri specifikisht për gjyqësorin, lidhur me hetimin një për një të pasurive të tyre, do të ishte një shans për të vendosur një standard në gjyqësor dhe për t?i ikur rrezikut të kalimit të kësaj situate me disa koka turku. Nuk di nëse mund të ndërhyhet në ligjin aktual për kompetencat e KLD apo në statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, pasi ky mund të jetë diskutim teknik. Në këtë situatë, kur Bashkimi Evropian kërkon një sistem gjyqësor të besueshëm dhe kur opinioni publik është në shumicë absolute i bindur se ky është një sistem i korruptuar, një nismë ligjore për të vendosur një standard për hetimin e 100 për 100 të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë lidhur me pasuritë e tyre dhe të afërmve të tyre, do të ishte i mirëpritur dhe do të ishte po ashtu një bazë e mirë për të bërë reformën në drejtësi në bazë të rezultateve të këtij kontrolli.
Është e pafalshme që ne ta lëmë drejtësinë në dorë të disa njerëzve që nuk provojnë dot mënyrat e ndershme si janë bërë milionerë. Është e pafajshme të dënohen njerëz për evazion fiskal, nga gjyqtarë që nuk provojnë dot ku i gjejnë qindra mijëra euro. Është e pafalshme të hetohen dhe gjykohen njerëz për hashash apo drogë, kur bosët e këtij biznesi paguajnë gjyqësorin dhe janë të lirë. Është një diskriminim antikushtetues dhe pabarazi para ligjit, fakti që një zyrtar shteti mund të shkojë në burg për dy dieta të marra padrejtësisht në shërbimet jashtë shtetit, ndërsa një gjyqtar të udhëtojë 130 herë në linja të shtrenjta avionësh, pa pasur nevojë për dieta. Shqipëria është bërë një vend i frikshëm sa i përket jo vetëm pasurimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por dhe arrogancës së tyre si njerëz të paprekshëm, të paturpshëm, të pabesueshëm dhe të pandëshkueshëm.
Një nismë ligjore, qoftë dhe në formën e task forcës, që do të bënte hetimin e plotë të gjtihë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë, pa asnjë përjashtim, dhe publikimi i përfundimeve të saj, do të shërbente për të justifikuar ndryshime rrënjësore në drejtësi. Shumica i ka votat e nevojshme për të ndërhyrë për në nismë të tillë. Ndryshe rrezikojmë që këtë sensibilitet të opinionit publik, dhe këtë vëmendje të Evropës ndaj korrrupsionit në drejtësi, ta kalojmë me nja dy- tre koka turku dhe ca ora të shtrenjta ?Cartier?, me të cilat mund të riblihet pafajësia. Drejtësia jonë ka nevojë për një shoshitje totale, nga i pari tek i fundit, mbi bazën e disa standardeve, që bëjnë të pranueshme figurën e njerëzve të drejtësisë. Ajo nuk mund të reformohet vetëm me sinjalet apo shortet që mund të hedhë ILDKP dhe as me sinjalet apo fushatat e shtypit shqiptar ndaj ndonjë gjyqtari. E keqja duhet shkulur nga rrënjët!
Nga Roger MyersonA ka ndonjë armë të fshehtë Presidenti i Ru...
Kemal DervişIsh Ministër i Cështjeve Ekonomike i Turqisë dhe...
Fareed ZakariaGjatë 2 muajve të fundit, kemi parë atë që duk...
Nga Mero BazeSaimir Tahiri bëri mirë që nuk u tundua nga bet...
“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...