“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri i penës dhe i formuar në universitetet më të mirë të kohës që jetoi, aktivist shoqëror e veprimtar i shquar politik, njohës i përkryer i 9 gjuhëve të huaja. Ky ishte Zai Fundo, i cili në ato pak vite të jetës së tij, arriti të linte gjurmë të thella, që edhe sot pas 69 vjetësh të vrasjes i duhen zbuluar, studiuar e hulumtuar për t’i dhënë kësaj figure vendin që meriton në faqet e historisë. Në 45 vitet e jetës, Zai Fundo udhëtoi pothuajse kudo, propagandoi atë që mendoi se ishte kauza e madhe e jetës së tij. Por, pa e kuptuar edhe vetë u bë i pari shqiptar i zhgënjyer nga ajo kauzë, nga komunizmi. Ai ishte një nga figurat kryesore politike me bindje të majta në Shqipërinë e kohës së mbretërisë dhe gjatë Luftës II Botërore. Njihej personalisht me figura të shquara në rang botëror, si me Heminguejin, Barbysin, Rolanin, Kashenin, Leopold Infeldin, Ajnshtajnin. Këta, si edhe shumë të tjerë i kanë dhuruar verat e tyre me shënime autografi.
Zai Fundo kishte origjinë të hershme nga Voskopoja, vend të cilin nguroj ta quaj fshat, sepse Voskopoja ishte një nga qytetet më të lulëzuar të kohës së vet, ku numëroheshin plot 7 baronë; me ekonomi të zhvilluar, shtypshkronjë e akademi, me profesorë dhe esnafë të zot. Fundot u vendosën hershëm në Korçë, ku vazhduan të merreshin me tregti. Edhe në këtë qytet, ata përmendeshin si një nga familjet më të pasura, intelektuale dhe me parime të larta humane. Në këto familje, në vitin 1898 u lind një djalë që u quajt Arqile, i cili më vonë do të bëhej një nga juristët e njohur në Korçë dhe një vit pas tij, më 20 mars të vitit 1899 do të lindte një tjetër djalë, i quajtur Llazar dhe që për shkurtim u thirr Zai. Në fillim të viteve `20 përfundoi gjimnazin grek të Selanikut dhe u hodh në aktivitet shoqëror me aktivistë, me të cilët vetëm nga mosha kishte ndryshim, por aspak nga aftësia. Fundo vendosi lidhje me Avni Rustemin dhe mori pjesë në krijimin e shoqërisë “Bashkimi”. Në mars 1924 themeloi degën e “Bashkimit” në Korçë. Në një nga dokumentet e vetme që ka mbetur derimë sot, thuhet se “Ftohen të marrin pjesë në themelimin e deges së shoqërisë Bashkimi në Korçë, në mbledhjen që do të mbahet në kopshtoren e kishës së Shën Gjergjit, më datë 16 mars 1924.” Me plagosjen e Avni Rustemit me 20 prill 1924 dhe vdekjen e tij dy dite më vonë, Fundo u zgjodh unanimisht kryetar i përgjithshëm i “Bashkimit”. Në ditët e Kryengritjes fanoliane të Qershorit të atij viti, Fundo fillimisht gjendet në Korçë, në Shkodër e më pas në Tiranë, përkrah Nolit. Në nëntor 1924 u rizgjodh përsëri kryetar me unanimitet votash i shoqërisë “Bashkimi”. Pas gjashtë muajve të veprimit të qeverisë së Nolit, në dhjetor 1924, Zai Fundo bashkë me Nolin dhe eksponentë të tjerë u largua nga Shqipëria dhe emigroi në Vjenë. Aty, bashkë me Mustafa Krujën, Halim Xhelon dhe Fan Nolin drejtoi Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE). Zai i ri iu drejtua Parisit, ku u diplomua për jurisprudencë në Universitetin e Sorbonës. Në Paris, në vitin 1936 ishte kryetar i organizatës politike “Fronti Nacional”, thotë Petro Marko në kujtimet e veta. U kthye në Gjenevë, ku bashkëpunoi me Omer Nishanin, Lano Borshin dhe Halim Xhelon në botimin e gazetës “Liria kombëtare”. Me porosinë e veçantë të Fan Nolit shkoi në Moskë, ku u diplomua edhe për filozofi. Pas diplomimit u mbajt si pedagog dhe dha mësim në Leningrad (Petërburgu i sotëm). Aty ra në kontakt më afër me personazhe të lëvizjes komuniste dhe u aktivizua në Partinë Komuniste Bolshevike. Arriti të bëhej anëtar i Internacionales Komuniste, që njihet edhe si Kominterni, i themeluar prej Leninit afro 10 vite më parë se Zai Fundo të anëtarësohej. Ai është shqiptari i parë i anëtarësuar në Komintern dhe gjatë aktivitetit të tij politik njihej si një ndër më të vjetrit e Internacionales. Gjatë kohës të qendrimit në Moskë, Zai Fundo bashkë me Ali Kelmendin, Sejfulla Malëshovën, Koço Tashkon, Selim Shpuzën e Tajar Zavalanin krijuan një Parti Komuniste të Shqiptarëve, organizëm i cili nuk pati jetë të gjatë dhe as ndonjë aktivitet të veçantë, përveç atij propagandistik. Më 1933 ndodhej në Gjermani, ku u akuzua për djegien e Rajhshtagut. I gjendur përballë akuzave të pavërteta, u detyrua të arratisej bashkë me Gjergj Dimitrovin dhe vajzën që bashkëjetonte Maria Margaretha Stemmer dhe shkoi në Rusi. Në Moskë gjeti një atmosferë terrori të krijuar nga Stalini. Në Kongresin VII të Kominternit më 1935, Fundo doli me politikë të hapur kundrastaliniste dhe përkrahu Lev Davidoviç Bronsteinin, të njohur si Leon Trocki. Gjithashtu, Zai Fundo kundërshtoi hapur dhe me forcë direktivat e Stalinit, i cili e dërgoi Fundon në Mongoli dhe Indi për ngritjen e degëve të Partisë Komuniste dhe e urdhëroi për ekzekutim fizik të të gjithë atyreve që nuk i bindeshin. Vërejtja tjetër e Fundos konsistoi në ndalimin e ndërhyrjeve që bënin sovjetët në organizimin e brendshëm të republikës së re spanjolle. Këto akuzua mjaftuan që të shpallej si antistalinist dhe të dënohej me vdekje. Për të shpëtuar nga ekzekutimi i sigurt, u arratis nga Moska përmes kanaleve të ujërave të zeza dhe jetoi i fshehur në Francë, Zvicër, Gjermani e Belgjikë. Me ndërhyrjen e Gjergj Dimitrovit, iu hoq dënimi me vdekje. Zai Fundo u kthye në Shqipëri. Ndërkohë, i shkruante Fan Nolit se: “Komunizmi që ne e idealizonim si Krishtin, ia kaloka dhe satanait nga ligësitë.” Në vitin 1939 u emërua profesor në Korçë, detyrë që e ushtroi për fare pak kohë, sepse u ndalua të jepte mësim për arsye të ideve të tij. Në vitin 1941 u internua nga fashistët në kampin e përqendrimit në Ventotene, si element i rrezikshëm antifashist, bashkë me Safet Butkën, Isuf Luzajn, Abaz Ermenjin e Muzafer Pipën. Në Ventotene u takua edhe me një antifashist tjeter, Altiero Spinelin, i cili në kujtimet e tij autobiografike “Si provova të bëhesha i urtë” do të shkruante kështu për Zain: “E ndiej për detyrë të flas këtu për Fundon, sepse kemi qenë miq për disa vjet. Ishte më autoritari nga gjithë shqiptarët, sepse kishte një përvojë politike të gjatë dhe komplekse, që iu mungonte jo vetëm pastorëve myslimanë, po edhe intelektualëve, të cilët ishin futur në politikë vetëm së fundi, të shtyrë nga neveria për pushtuesin fashist. Fundo ishte bërë komunist në Paris gjatë studimeve universitare. Duke qenë se besimit të tij i shtohej inteligjenca dhe njohja e jo pak gjuhëve, angazhimi i tij politik kishte arritur përtej Shqipërisë, dhe kur Dimitrovi ishte arrestuar pas zjarrit në Rajhshtagut, Fundo ishte në Berlin si një nga bashkëpunëtorët e tij. I kishte shpëtuar arrestimit dhe kishte rihyrë në Moskë ku punonte në Internacionale. Kur nisi era e spastrimeve të mëdha, ai, komunist besnik, por i edukuar në një atmosferë kulturore liberale në vendet demokratike, kishte frekuentuar jo pak kundërshtarë të Stalinit. Në Ventotene ishte afruar në mënyrë të natyrshme me ish- komunistët dhe socialistët me të cilët fliste shpesh për mallkimin e regjimit të Stalinit. Shëtiste i qetë, i drejtë, i bukur me flokë bjond që ia merrte era, duke mërmëritur me zë të ulët fjalët e Platonit, që ishte duke lexuar në greqisht, duke kërkuar tek tekstet antike qetësinë e shpirtit që ia kishte marrë dështimi i përvojës së tij komuniste dhe që nuk e gjente gjëkundi… Pas 8 shtatorit kur u lirua dhe grupi i fundit i të internuarve të Ventotenes, Lazar Fundo zbriti në bregun puliez, kaloi në Shqipëri, u njoh me partizanët komunistë duke u thënë kush ishte dhe që po vinte të luftonte me ta, por u vu pas murit dhe u pushkatua. Ishte a s’ishte dyzetë vjeç. Dua të shpresoj se përveç meje ka ndonjë shqiptar në botë që e kujton”. Këto rreshta të mbushura me nostalgji dhe emocion i shkruan antifashisti italian Spineli, duke mos harruar të dëshmojë edhe bashkautorësinë e tij, si edhe të Ernesto Rosit, Stavro Skëndit e Zai Fundos në hartimin e Manifestit të Ventotenes më 1941. Manifesti “Për nje Evropë të lirë e të bashkuar” ose Manifesti i Ventotenes është një deklaratë politike që u përfundua në qershor 1941 dhe u bë pas vitesh programi i Lëvizjes Federaliste Evropiane. Ky dokument inkurajonte krijimin e një federatë të shteteve evropiane, e cila ishte menduar që të mbante vendet e Evropës larg luftës. Manifesti bëri thirrje për të formuar një sistem të ri politik dhe u paraqit si projekti më i mirë për gjendjen e pasluftës në Evropë.
Siç shkruan Spineli në kujtimet e veta, Fundo u kthye në Shqipëri në shtator 1943 për t’u bashkuar me partizantë shqiptarë dhe për të marrë pjesë në luftë me ta. Bashkëpunoi me vëllezërit Kryeziu, Sait, Hasan e Gani si edhe me forcat e misionit britanik të përfaqësuara nga koloneli Hiberdin gjatë periudhës dhjetor 1943 deri shkurt 1944. Zai Fundo ishte bërë mbështetës i frymës së nacionalistëve shqiptarë, e shihte të ardhmen e Shqipërisë krah orintimit perëndimor dhe demokracisë së atyre vendeve. Në shtator 1944 u kap nga partizanët jugosllavë në Bytyç të Malësisë së Gjakovës dhe iu dorëzua partizanëve shqiptarë, si i akuzuar për aktivitetin e tij kundër Stalinit, si i përjashtuar nga Kominterni dhe si trockist. Në një dokument të zbuluar kohët e fundit nga gazetari Blendi Fevziu, vërtetohet se Enver Hoxha dha urdhër për ta eliminuar fizikisht Zai Fundon, pas torturash çnjerëzore: “Zain e Fundos ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni. T’ i kërkoni të japë shpjegime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë? Kush e ka dërguar me ç’ direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë shpjegim për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe për tradhtinë e tij. Depozitimet e Zait na i dërgoni këndej me një njeri të sigurt. Zain e vrisni andej. Enver” Me gjithë urrejtjen që kishte, diktatori nuk mundi që të fshihte të vërtetën në lidhje me Zai Fundon. Në librin “Kur lindi Partia”, faqe 25, Hoxha shkruan: “Zai Fundo ishte njeri i zgjuar e me kulturë, i gojës dhe i penës.”
Porosia u zbatua përpikmërisht, më datë 30 shtator 1944 nga forcat e Shefqet Peçit. Fryma e fundit la amanetin që çantën, të cilën e kishte me vete, t’ia dërgonin nënës, bashkë me foton që gjendej brenda. Dhe derimë sot, pasardhësit e tij ruajtën vetëm atë fotoportret të tij dhe asnjë pamje tjetër të Zait, pasi çdo material, fotografi apo dokument u zhduk dhe u shkatërrua me internimin e familjes Fundo pas vitit 1944. Ka mbërritur vetëm një letër, letra e fundit që Zai i dërgon familjes, ku shkruan: “Afati kaloi. S’di më ç’të them. S’mund të shpif për të shpëtuar kryet. Nuk mund ta shkel ndërgjegjen time. Prandaj po vulos vdekjen time. Lutem në është e mundur fotografitë që kam në çantë, t’i çohen nënës timë, në qoftë se rron.” Pas kërkimesh të shumta, në vitin 1995 u gjendën eshtrat në Kolesjan të Kukësit, të cilat me një ceremoni të veçantë u sollën në Korçë më 19 nëntor dhe u vendosën në varrezën familjare të Fundove, në parcelën e dytë, pranë varrezave publike të Korçës. Po atë vit, Zai Fundos iu akordua titulli “Martir i demokracisë” dhe për herë të parë u fol publikisht për aktivitetin dhe biografinë e tij. Sot një rrugë në Korçë, nën një tabelë të thjeshtë përkujton emrin e Zai Fundos, si postulat me vlerë historike e shoqërore, të mbrujtur më frymë idealiste.
Shkrimet e Fundos janë me shumë vlerë. Studimet, artikujt, esetë mbi figurat e shquara të Rilindjes, vlerësimet për shkrimet e Mitrush Kutelit, të cilin e ka çmuar shumë për vlera në veprat e tij. Fundo për të pasuruas letërsinë tonë, solli të përkthyer në shqip edhe Defonë, Niçen, Cvajgun, Bodlerin, Dostojevskin. Por,me vdekjen tragjike të tij, humbën edhe shumë vepra që ai kishte përkthyer. Kanë shpëtuar derimë sot vetëm disa poezi, te krijuara në vite e vende të ndryshme.
Nga Niko Kotherja
Botuar tek Gazeta Shqiptare 30/09/2013
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Nga Mero BazeAi është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë...
Nga Mero BazeNjë gjest i dy grave militante të Partisë Demok...
Nga Mitro Çela QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQNë vitin 1981 ish...
Nga Mero Baze – Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ...
Nga Mero Baze-Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyroh...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevzi...
Me vendimin nr. 117 dt. 5 shtator 1945, të Kryesisë së Këshi...
PËRMBAJTA E HABEREVE 1.QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ CICA PËR...
Agjencia zyrtare e kontrollit të pasurive zyrtarizoi një kër...
Nga Roger MyersonA ka ndonjë armë të fshehtë Presidenti i Ru...
Kemal DervişIsh Ministër i Cështjeve Ekonomike i Turqisë dhe...
Fareed ZakariaGjatë 2 muajve të fundit, kemi parë atë që duk...
Nga Mero BazeSaimir Tahiri bëri mirë që nuk u tundua nga bet...
“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...