Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Nga Mero Baze
Një gjest i dy grave militante të Partisë Demokratike në opozitë në Panairin e Punës, më shumë se shkaktoi një debat në opinionin publik rreth punësimit, nxori në pah një plagë reale që ka të bëjë me mjetet, me të cilat bëhet politikë në vend.
Qeveria në të vërtetë ka shpallur si prioritet punësimin, por në këtë kohë krize dhe rënie ekonomike, punësimi nuk është çështje administrative. Në këtë pikë, unë i kuptoj përpjekjet e stërmundimshme të ministrit Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, që hapin zyra pune dhe duan të rrisin besimin tek to, në kërkim të punësimit, por ato nuk janë zgjidhje. Në të vërtetë ato janë si ato dyqanet bosh të komunizmit në fund të viteve tetëdhjetë, që ofronin komposto dhe konserva të mbetura, por nuk rrezatonin tregun.
Unë nuk mund ta kritikoj ministrin Veliaj pse po përpiqet shumë në këtë drejtim, por nuk entuziazmohem nga perspektiva e zhdukjes së papunësisë përmes zyrave të punës. Në këtë pikë qeveria është duke u fokusuar me një stres të panevojshëm, në një pikë për të cilën nuk është shumë përgjegjëse për gjendjen. Punësimi është një proces që vjen nga rritja ekonomike dhe tregu dhe jo nga mungesa e informacionit apo infrastruktura e punësimit. Ato janë doemos të rëndësishme dhe të nevojshme, por jo të mjaftueshme. Të rëndësishme janë nismat ekonomike që nxisin punësimin, siç është projekti për fasonët, që zbut varfërinë ekstreme në qytet, ku ka rënë zia e punës, siç janë ish- qytetet industriale të Shqipëirsë komuniste, si dhe disa masa efikase në promovimin e turizmit dhe zhvillimit bujqësor, duke u garantuar bujqve shqiptarë blerjen e prodhimit.
Në këtë pikë opozita mund të bënte një betejë të besueshme. Duke qenë e sigurt në rënien ekonomike dhe stanjacionin e ekonomisë shqiptare, opozita mund të bëjë një spekulim politik rreth papunësisë në vend. Edhe pse s?ka të drejtë morale, është në të drejtën e saj politike të bëjë luftë politike me këtë gjë. Sipas INSTAT, papunësia është rritur, dhe sipas parandjenjës sonë, kjo mund të shkojë dhe më keq, derisa ekonomia të fillojë kthesën reale.
Por pikërisht kur opozita i ka gjithë shanset të bëjë betejë politike për punësimin, ajo e shpërdoron këtë betejë, duke bërë simbol të papunësisë dy militante të PD-së, tepër të njohura dhe të nderuara si të tilla në oborrin e PD, pa asnjë kualifikim profesional, përkundrazi me penalitete familjare për histori penale. Edhe pse i respektoj ato si militante të PD-së, kthimi i tyre me vetëdije në simbol të të papunëve shqiptarë është një fyerje për të papunët e vërtetë të këtij vendi, dhe një mungesë idesh nga opozita për të bërë betejë politike. Të dy gratë, si ajo që ka qenë shitëse djathi problematike, dhe tjetra që ka punuar tek patentat, dhe që vjen nga një familje që ka prodhuar patenta fallco më shumë se sa shteti shqiptar, janë shembuj të këqij të asaj se çfarë ofron opozita si model papunësie. Shumë vetë e kanë kritikuar Erion Veliajn për batutën e tij për ?kingen?, që i ofroi punë 1 mijë euro, por ai është një moment i vërtetë politik i tij, shumë më real se beteja e tij e lodhshme me rregulimin e zyrave të punës. Ai është një moment, kur opozita në vend ta vërë qeverinë me shpatulla për muri, bën qeverinë më të besueshme se veten, duke tentuar të bëjë spektakël me dy gra, që nëse nuk do t?i fuste partia në punë, ose do shisnin djathë tek 1 Maji, ose do shisnin patenta fallco tek firma ?Sora?, tek Rruga e Kavajës.
Ky është dhe problemi real që ka raporti i politikës me papunësinë në vend. Politika shqiptare nuk ka detyrë vetëm të fusë njerëz në punë për arsye politike. Atë le ta bëjë, por ajo është një shkëmbim vende punësh për rreth 20 mijë vetë në gjithë Shqipërinë. Ajo as ngre dhe as ul gjë në mirëqenien e shqiptarëve, përveç disa dramave të vogla, kryesisht marifetexhinjsh, që humbasin apo përfitojnë privilegje nga ky shkëmbim. Shqipëria reale ka nevojë që politika të hapë vende pune përmes zhvillimit të vendit, përmes fuqizimit të sektorëve jetikë si bujqësia, turizmi dhe industria fasone, si dhe për fuqizimin e biznesit të vogël të vetëpunësimit si një shans për një ekonomi të qëndrueshme. Opozita duhet t?ia bëjë betejën qeverisë pikërisht këtu, dhe jo tek shkëmbimi i vendeve të punës. Ai do të ndodhë, dhe nuk është ndonjë dramë e madhe. Bujar Nishani dhe Lulzim Basha kanë hequr dhe pastrueset e banjave nga Bashkia dhe Presidenca, dhe nuk ua merr njeri për të madhe. Shqipëria e vërtetë nuk e ka mendjen tek ato 20 mijë vende pune që shkojnë e vijnë bashkë me pushtetin, por tek një treg real pune që vjen vetëm nga zhvillimi i vendit. 1 milion vota nuk janë dhënë për 20 mijë vende pune, por për heqjen e frikës nga papunësia.
Nga Mitro Çela QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQNë vitin 1981 ish...
Nga Mero Baze – Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ...
Nga Mero Baze-Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyroh...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevzi...
Me vendimin nr. 117 dt. 5 shtator 1945, të Kryesisë së Këshi...
PËRMBAJTA E HABEREVE 1.QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ CICA PËR...
Agjencia zyrtare e kontrollit të pasurive zyrtarizoi një kër...
Nga Roger MyersonA ka ndonjë armë të fshehtë Presidenti i Ru...
Kemal DervişIsh Ministër i Cështjeve Ekonomike i Turqisë dhe...
Fareed ZakariaGjatë 2 muajve të fundit, kemi parë atë që duk...
Nga Mero BazeSaimir Tahiri bëri mirë që nuk u tundua nga bet...
“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...