web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mushkonja nr. 193

10 Maj 2014, 22:00, Opinione CNA

Nga Sami NEZA

Një mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në Divjakë në të njëjtën kohë që ka parkuar pranë saj një makinë ?Mitsubishi? me rreth 400 kile hashash. Nuk dihet ende nëse avioni i vogël që qeveria, për konspiracion, i thërret mushkonjë, është ulur nga ngarkesa e madhe e drogës, është ulur për të marrë drogën apo ka pasur defekt, por një gjë nuk do shumë mend për ta ditur; se parkimi në rërë i një avioni dhe një makine plot drogë, në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, nuk ka ndodhur për shkak të rastësisë një në një milion.

Avioni i djeshëm ka hedhur poshtë gjithë alibitë e ngritura nga qeveria që rrëzonin mundësinë e trafikut të drogës me avionë, duke konfirmuar deklaratat e opozitës lidhur me një rrjet trafikimi që ka përdorur edhe bazat ushtarake të qeverisë shqiptare. Edhe pse ka ndonjë socialist që si ushtari japonez në front ende rri në llogoren e falsitetit të deklaratave të opozitës, siç është deputeti Braçe, e vërteta nuk zbehet. Jo vetëm që nuk zbehet, por bëhet gjithnjë e më e madhe, duke tejkaluar fuqinë e faktit apo edhe të shumë fakteve. Ajo tregon tashmë një problem të madh të qeverisë, të maxhorancës parlamentare, të Policisë së vendit, e cila në vend që të hetojë trafikun, ka nisur një hetim parlamentar mbi akuzat e opozitës për trafikun e drogës.

Edhe dëshmitë më të fryra nga opozita janë sot shumë më kredibël se sa të gjitha deklaratat e Edi Ramës, Ilir Metës, Mimi Kodhelit e Saimir Tahirit lidhur me trafikun e drogës nëpërmjet Gjadrit, Divjakës, Kardhiqit etj.

Avioni në Divjakë, ngjitur me makinën e mbushur me drogë, ua kthen pështymën në fytyrë Edi Ramës dhe Ilir Metës. Atë pështymë që hodhën një ditë të tërë në Parlament kundër zyrtarëve të lartë të opozitës, Sali Berisha dhe Arben Imami. Mushkonjat ironike janë transformuar tashmë në insekte prej metali, të cilat do t?i pickojnë shumë më tepër e shumë më thellë që të dy drejtuesit e maxhorancës. Është një ditë që nuk i lë pikë nderi qeverisë, pikë besimi te të vërtetat që pretendojnë, ndërsa na rikthen opozitën si adresë kryesore për besimin shumë më shpejt se sa duhej të kishte ndodhur.

Edi Rama si Kryeministër dhe Ilir Meta si kryetar Parlamenti duhet të shpjegojnë disa momente të debatit për trafikun e drogës: kur bënë avokatin e ?mushkonjave?, a kishin dijeni të mjaftueshme për trafikun me avionë? Nëse ata nuk kishin dijeni por trafiku ziente, lind problemi te cilësia e qeverisë; a është ajo një qeveri që garanton vendin nga krimi i organizuar ndërkombëtar?

Por pasi ky informacion u bë publik, cila ishte arsyeja që Kryeministri dhe kryetari i Parlamentit tentuan ta fshehin duke e kthyer në një histori qesharake një prej historive më monstruoze të krimit në vend? Aq këmbëngulës ishin në humorin e tyre, sa në fakt ia dolën që për disa ditë të turpëronin opozitën për akuzat që ata bënë. Njerëzit filluan të besojnë se Berisha e të tjerët ia futin kot, falë këmbënguljes së Metës e fjalimit prekës të Ramës.  Për më tepër, duke kundërshtuar faktet e opozitës ia dolën të frikësojnë dëshmitarët dhe ndërkaq të ulin ritmin e hetimit të institucioneve përgjegjëse për këto çështje.  Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se kishte zero informacion për trafiqet nga bazat e Ushtrisë, ndërkohë që informacioni nga shërbimi sekret ishte në zyrën e saj. Cila është arsyeja që ministrja këmbënguli se nuk kishte trafik droge me avionë, ose minimalisht që asnjë avion i vogël nuk ishte ulur në territorin shqiptar? Cili ishte ai informacion që hidhte poshtë çfarëdolloj informacioni për trafikun e drogës dhe që e kishte Kodheli? A kanë fiksuar ndonjë avion të vogël repartet e saj dje? Apo për të ka nisur historia e strucit, ka thënë se kjo është një çështje e mbyllur dhe përderisa e thotë, është e vërtetë, edhe nëse nuk është mbyllur. Të sjellë ca betone edhe në Divjakë si në Gjadër, një masë qesharake, njësoj si ata që kur natën ecin në pyll, për të mposhtur frikën nisin e këndojnë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, policia e të cilit mposhtet edhe në futboll nga Lazarati, ende nuk ia ka dalë të zbardhë ndonjë prej ngjarjeve të cilat tashmë i dinë shumë mirë qindra banorë të Divjakës, Gjadrit dhe Kardhiqit. A i ka pyetur banorët hetimi policor për avionët e drogës, sa janë pyetur, sa kanë dëshmuar? Trafiku me avionë të vegjël është një krim që nuk mund të kryhet pa një procedurë shtetërore që nis te lejet e autoriteteve të aviacionit civil, radarët e kontrollit të hapësirave kufitare ajrore, vëzhgimet e përditshme të instalimeve ushtarake në disa zona të vendit si dhe në hapësirat bregdetare, patrullat e policisë lokale dhe bashkëpunimi me qytetarët, funksionimi i rrjetit të informacionit në polici dhe shërbimet sekrete. Kush ka njohur historinë e bosit të drogës Eskobar, e di mirë që ai u vra kur qeveria ia preu lidhjet me pushtetin.  Nëse qeveria thotë se avionët janë mushkonja, nuk ka asnjë arsye për trafikantët të shfaqen si avionë. Ata vazhdojnë të rrinë si mushkonja derisa Edi Rama dhe Ilir Meta i pranojnë si të tillë.  Mushkonja e djeshme, më shumë se lajm hit, ka qenë një lajm tronditës. Duke e parë atë shfaqje direkte, në fakt kemi hyrë në një zonë të errët të qeverisjes dhe shtetit shqiptar. Nëse shpjegimi i qeverisë është shpjegimi i Erion Braçes, gjendja është edhe më keq.





18:09 Opinione

HABERET E MITROS

“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...

Lajmet e fundit nga