E vërteta e ngjarjes së Divjakës
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqipëri Arvizu, në fund të prillit deklaroi publikisht se shteti shqiptar nuk ishte i implikuar në trafikun ajror të narkotikëve, duke iu bashkuar kështu qëndrimit të Qeverisë ?Rama?, me ç’ rast vuri në lojë emrin dhe reputacionin e vendit të madh që ai përfaqëson në Shqipëri, duhej pritur që ai të ndalej dhe të fliste gjerësisht dhe fuqishëm për ngjarjen e Divjakës. Në të vërtetë, ajo që bëri ambasadori amerikan, pas ngjarjes së Divjakës, ishte që të thoshte diçka, sa për të mos krijuar përshtypjen e padëshiruar se përse ai e kaloi në heshtje ngjarjen. Arvizu tha se ajo që kishte ndodhur në Divjakë ishte një ngjarje misterioze dhe duhej hetuar.
Në kohën që foli Arvizu për ngjarjen e Divjakës, ishte bërë tashmë e qartë se Qeveria ?Rama?, me anë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe duke pasur asistencën e Prokurorisë të vënë totalisht nën urdhrat e Televizionit proqeveritar Top Channel, si zyrë informacioni selektiv, po kërkonte të mbulonte të gjitha provat, faktet, që tregonin se nuk bëhej fjalë thjeshtë për një trafik ajror me cannabis sativa nga Shqipëria, por edhe për një trafik me kokainë në Shqipëri. Per të gjitha këto fakte dhe prova kam treguar gjerësisht në dy shkrime të mia të mëparshmet ?E vërteta e ngjarjes së Divjakës? (14 maj) dhe ?Si është kapur në flagrancë Qeveria ?Rama? duke fshehur faktin se aeroplani që zbriti në Divjakë solli kokainë? (15 maj).
Arvizu, në emër dhe me porosi të Washingtonit sigurisht, mund t? i kishte ofruar Qeverisë së Shqipërisë edhe asistencë më të të specializuar amerikane për hetimin e ngjarjes, siç ka ndodhur në raste të tjera. Kjo nuk ndodhi. Pas deklaratës së ambasadorit amerikan në fund të prillit, ku ai mohoi që Shqipëria të ishte e implikuar në trafikun ajror të narkotikëve, duhej pritur që së paku punonjësit e FBI që gjenden në Shqipëri të atashuar pranë Ambasadës së SHBA të kishin vizituar vendngjarjen në Divjakë dhe të kqyrnin avionin. As kjo gjë nuk ndodhi. Arsyeja është e thjeshtë. Ekspertët amerikanë nuk mund të vinin në Shqipëri për të hetuar mbi një ngjarje të vërtetën e së cilës agjencitë e specializuara të SHBA e dinë tashmë, pra se avioni i ardhur në Divjakë solli kokainë dhe do të merrte cannabis sativa.
Që kur nisën të vinë dëshmitë nga zona të ndryshme të Shqipërisë për avionët e vegjël sportivë të cilët uleshin në aeroporte ushtarake dhe në pista të improvizuara, shkarkonin diçka dhe merrnin diçka tjetër? Që nga fillimi i muajit shkurt të këtij viti. Çfarë ndodhi në fillim të muajit shkurt? Protestat në Ukrainë sapo ishin shkallëzuan deri në luftë të armatosur kundër shtetit. Në fillim të shkurtit, opozita ukrainase bëri thirrje publike për krijimin e forcave paramilitare, të quajtura të vetëmbrojtjes. Shteti nisi të humbte kontrollin mbi territorin. Perëndimi, SHBA dhe vendet e mëdha të Bashkimit Europian kishin marrë vendim prej disa muajsh së paku që Ukrainën ta shkëpusin me forcë nga vasaliteti ndaj Rusisë, ku e kishte çuar Janukoviç. Për këtë Perëndimi e mbështeti opozitën ukrainase që praktikisht të krijonte një ushtri paralele prej dhjetëra mijëra njerëzish të armatosur. Por për këtë gjë duheshin para. Nga do të vinin paratë? Për këtë operacion gjigand në Ukrainë duheshin miliarda euro. Merret vesh, SHBA dhe vendet e mëdha të Bashkimit Europian nuk mund ta financonin luftën e armatosur të opozitës në Ukrainë nga burimet zyrtare shtetërore. Paratë që mund të kanalizoheshin nëpërmjet OJF-ve nuk mjaftonin aspak. Operacioni për shkëputjen me forcë të Ukrainës nga Rusia donte një financim të shpejtë. Prandaj, ashtu siç kishte ndodhur në luftën kundër komunizmit në Amerikën Latine, u mor vendim që paratë të vinin nga trafiku i drogës, të shitur me shumicë. Ishte e njëjta logjikë me të cilën u vendos partneriteti i CIA-s me kartelet e drogës të Amerikës Latine në vitet 70-89. CIA dhe Qeveria e SHBA e dinin mirë se sado që të luftohej narkotrafiku përsëri do të infiltronte një sasi e madhe e drogës në SHBA. Atëherë përse të mos merrej nën kontroll shtetëror narkotrafiku dhe të nxirreshin të ardhura prej tij, që do të lehtësonin peshën që mbante SHBA për financimin e luftës kundër komunizmit në Amerikën Latine? Edhe tani, duke e ditur se me gjithë luftën kundër drogës përsëri ajo do të depërtojë në vendet e Bashkimit Europian, u vendos që së paku të kontrollohet një pjesë e tregut dhe paratë të përdoren për të financuar opozitën ukrainase. Cili vend do të zgjidhej tjetër për këtë operacion përveç vendit që u zgjodh për të pritur armët kimike siriane vitin e kaluar? Për të kryer këtë operacion u gjet Shqipëria. Meqënëse Shqipëria nuk shërbeu për këtë qëllim, le të shërbente për operacionin e Perëndimit në Ukrainë. Parapërgatitjet qenë bërë që më parë, për krijimin e linjave të trafikut nga Shqipëria, që disa muaj para se të nisnin të funksiononin këto linja. Dhe në shkurt të këtij viti nisi trafiku ajror i drogës në Shqipëri në sasi të madhe.
Kokaina që sillej nga Amerika Latina me avionë, pasi kalonte nëpër Afrikën Veriore depozitohej në Shqipëri. Prej këtu një pjesë hynte në tregun europian, pjesa tjetër dërgohej në Ukrainë. Atje pjesa më e madhe e saj iu dorëzohej grupeve kriminale ukrainase. Në luftën e shtetit me opozitën e armatosur, në perudhën vendimtare të shkurtit të këtij viti diferencën e bëri qëndrimi i atyre që quheshin ?Titushka?, sipas emrit të një grupi kriminal të njohur ukrainas. Titushkat qenë njerëz të botës së krimit të cilët qenë mobilizuar nga Policia e Janukoviçit për të mbështetur atë në aksionet kundër protestuesve. Titushkat infiltronin mes protestuesve, i provokonin, i intimidonin ata. Titushkat rreshtoheshin bashkë me kordonët e Policisë para ndërtesave shtetërore. Titushkat qenë më të frikshëm se Policia për protestuesit. Opozita, me anë të boksierit me famë botërore Vitali Klitschko, të cilin titushkat e adhuronin, arriti që në shkurt të bënte një marrëveshje me pjesën më të madhe të tyre, duke i bindur që të kalonin me opozitën. Klitschko iu ofroi titushkave para dhe sasi të mëdha droge, duke përfshirë edhe kokainë, që tashmë mund të hynin në vend shumë më lehtë se më parë, për shkak të dobësimit të kontrollit të shtetit mbi territorin.
Kështu u arrit që të financohet krijimi një force të madhe paramilitare nga opozita ukrainase, e cila e çoi shtetin në kolaps të plotë duke shkaktuar largimin e Janukoviçit nga pushteti dhe madje nga Ukraina. Opozita e armatosur ukrainase erdhi në pushtet. Perëndimi e kishte parashikuar reagimin e Rusisë në Ukrainë. Rusia do të nxiste dhe mbështeste popullsinë ruse dhe rusofone të Ukrainës lindore për t? u ngritur një një rebelim të armatosur separatist. Qeveria e re ukrainase nuk mund ta luftonte këtë rebelim me forcat e Policisë dhe të Ushtrisë të paguara keq. Për t? i motivuar ato duhet t? u jepeshin policëve dhe ushtarakëve shpërblime shtesë. Gjithashtu duhet të krijoheshin dhe forca paramilitare, duhet të thirreshin mercenarë, të cilët duhet të paguheshin mirë që të qenë të motivuar. Të gjitha këto kërkonin shumë para. Dhe këto para do të vinin nga trafiku i drogës në linjën e përmendur më lart. Forcat paramilitare qeveritare, që në një masë të madhe përbëheshin nga titushkat, do të paguheshin edhe në natyrë, me kokainë. Prandaj linja e trafikut ajror nga Shqipëria vazhdoi në mars, në prill, në maj.
Atyre që pyesin se përse ndodhi që në kulmin e akuzave të opozitës në Shqipëri për trafikun ajror të drogës, një përpjekje për trafik u bë në Divjakë, pra si nuk trembej Qeveria ?Rama?, mund t? u thuhet si përgjigje se praktikisht ky ishte një operacion i NATO-s ku Edi Rama, Saimir Tahiri, Artan Didi, ata të cilët qenë në dijeni nxirrnin edhe vetë disa përfitime, si homologët e tyre në Kolumbi në vitet 70-80. Për këtë arsye ambasadori amerikan doli dhe bëri avokatin e Qeverisë ?Rama? në fund të prillit, duke mohuar trafikun ajror të drogës në Shqipëri.
Por në Shqipëri veprojnë edhe shërbime të tjera të fshehta veç atyre amerikane dhe të vendeve të tjera perëndimore. Aktivë janë natyrisht edhe shërbimet e fshehta ruse. Këto të fundit kanë edhe mbështetjen e njerëzve në poste të larta shtetërore duke përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët vijnë nga familje tradicionalisht filoruse, me ardhjen e PS-së në pushtet. Duke marrë edhe paratë ruse këta njerëz motivohen më tepër për të bashkëpunuar me shërbimet e fshehta ruse. Dhe kështu u arrit deri te operacioni i shërbimeve të fshehta ruse, ku avionit italian të ngarkuar me kokainë iu krye një sabotim në mënyrë që t? i dëmtoheshin masat e sigurisë së ngarkesës duke bërë që ajo grudualisht të peshonte në njërën anë, çka do të kishte pasoja gjatë zbritjes se avioni do të shbalancohej dhe do të kishte një zbritje të pakontrolluar, me ç? rast do të mbetej në tokë. Masat e sigurisë së ngarkesës mund t? i jenë dëmtuar që në aeroportin e Tiranës, dhe ngarkesa ka dalë gradulisht nga kontrolli deri kur gjatë zbritjes ka shbalancuar kontrollin. Ekspertët janë në gjendje t? i bëjnë lehtë këto gjëra. Gjithashtu, njerëz të shërbimeve të fshehta ruse kanë sabotuar edhe automjetin e ngarkuar me drogë që priste avionin. Kështu mbetën si në një skenë filmi komik, avioni dhe automjeti me drogë. Tani bota pa faktet se Shqipëria bën trafik ajror droge shtetëror. Them shtetëror se nga dita e shtunë kur ka ndodhur ngjarja, Qeveria dhe Policia e Shtetit janë angazhuar në një aksion të verbër vetëdemaskues për të fshehur provat e trafikut ndërkombëtar ajror të kokainës në Divjakë. Dhe duke vepruar kështu, Qeveria nuk e kupton se vepron si ai struci që fut kokën në rërën e Divjakës, e nuk e sheh se ka zbuluar bythën kompromentuese.
Unë jam një ndër ata njerëz në Shqipëri që në shkrimet e mia kam pasur një qëndrim koherent antirus në pikëpamjen gjeopolitike. Unë do të isha i lumtur nëse Ukraina do t? i ikte vasalitetit rus duke ruajtur tërësinë territorial. Por unë jam absolutisht kundër që për interesat perëndimore në Ukrainë të paguajë Shqipëria e vogël një kosto shkatërruese. Se edhe Kolumbisë kështu i thanë dikur, që për interesat e botës së lirë, të luftës kundër komunizmit, shteti duhet të lejonte kultivimin dhe trafikimin e kokainës, se nga kjo gjë do të kishte përfitime edhe ekonomia e vendit, dhe nënkuptohet edhe politikanët që do t? i merrnin këto vendime. Kjo gjë kuptohet se iu tha konfidencialisht disa politikanëve të lartë në atë kohë. Më pas iu thanë, kur rreziku komunist të ketë kaluar, mund ta ndërprisni kur të doni kultivimin e drogës dhe t? i eliminoni me anë të Ushtrisë kartelet e drogës që do të krijohen me këtë rast. Por doli se ishte një ndërmarrje shumë e vështirë dhe me shumë kosto në jetë njerëzore, para etj., që të ndalohej kultivimi i kokainës dhe të eliminoheshin grupet kriminale që merreshin me trafikun e saj. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Shqipërinë. Nga kjo pikëpamje ?Kolumbia? e viteve 80-90 të shekullit të kaluar, mund të na presë në në të ardhmen tonë.
Gjithsesi, tani që loja u zbulua keq, nuk ka kuptim më që Ambasadori amerikan, Kryeministri Rama, Ministri Tahiri, Drejtori Didi, të bëjnë strucin me kokën e ngulur në rërën e Divjakës dhe me bythën kriminale të zbuluar e të ngritur përpjetë. Është mirë që z. Arvizu të largohet sa më shpejt nga Shqipëria, se i ka mbaruar edhe mandati, dhe të marrë me vete Ramën, Tahirin, Didin. Rama le të rikthehet atje nga erdhi në 1998, në Sheshin Trokadero të Parisit, vendi i artistëve bohemë ekcentrikë. Saimir Tahiri le të kthehet në klinikat e deintoksikimit se duket që nuk paskan bërë punë paratë e shumta që ka shpenzuar familja për ta cliruar nga skllavëria prej drogës. Didi le të kthehet në SHBA ku jetonte si emigrant deri në 2013.
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Nga Mero BazeAi është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë...
Nga Mero BazeNjë gjest i dy grave militante të Partisë Demok...
Nga Mitro Çela QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQNë vitin 1981 ish...
Nga Mero Baze – Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ...
Nga Mero Baze-Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyroh...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevzi...
Me vendimin nr. 117 dt. 5 shtator 1945, të Kryesisë së Këshi...
PËRMBAJTA E HABEREVE 1.QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ CICA PËR...
Agjencia zyrtare e kontrollit të pasurive zyrtarizoi një kër...
Nga Roger MyersonA ka ndonjë armë të fshehtë Presidenti i Ru...
Kemal DervişIsh Ministër i Cështjeve Ekonomike i Turqisë dhe...
Fareed ZakariaGjatë 2 muajve të fundit, kemi parë atë që duk...
Nga Mero BazeSaimir Tahiri bëri mirë që nuk u tundua nga bet...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...