web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një lider me sytë nga të tjerët

21 Maj 2014, 19:39, Opinione CNA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të qartë se si mund ta rrëzojë qeverinë. Në intervistën e tij me kolegen Ilva Tare, ai shpjegoi se rruga më e lehtë për ta rrëzuar qeverinë, është Ilir Meta, nëse ai largohet nga qeveria. Është kjo aryseja përse ai kohët e fundit ka përfshirë dhe Metën në ligjërimin e tij politik kundër pushtetit, duke iu referuar si dyshja Rama? Meta. Basha tha se: ?Meta? është njeriu që mban në këmbë këtë mazhorancë të zullumeve e mëkateve të shqiptarëve, nga mashtrimet e dështimet dhe gjëmën e madhe të zhytjes së Shqipërisë në narkotrafik. Të gjitha këto do të ishin të pamundura nëse zoti Meta nuk do ta mbante në këmbë, sepse Rama nuk i ka votat?.

Kjo që thotë është e vërtetë. Nëse Ilir Meta vendos të prishë koalicionin me Edi Ramën, vendi do të shkojë në zgjedhje. Nëse Ilir Meta bën koalicion me Lulzim Bashën, ky mund të vijë në pushtet. Nëse Ilir Meta mërzitet me Edi Ramën dhe Bashën, dhe del më vete në zgjedhjet që ëndërron Basha, ai mund të bëhet me dikë nga të dy bashkë pas zgjedhjeve. Nëse Ilir Meta? do, d.m.th mund ta shpëtojë Lulzim Bashën nga ky hall që i ka rënë duke ngelur në opozitë.

Kjo është një mënyrë origjinale e të menduarit të një njeriu që nuk ka për t?u bërë kurrë lider. Qysh kur filloi garën për kreun e PD, Basha e kishte opsion kryesor dhe diferencë të thellë me Olldashin qëndrimin ndaj Ilir Metës. Olldashi e quajti gabim faktin që PD nuk e kishte sulmuar Metën në fushatë, ndërsa Basha qysh atëherë la të kuptohej që një koalicion me të mund ta rikthejë PD-në në pushtet.

Tani që shqiptarët dinë të bëjnë aritmetikë, kjo nuk do mend. Të gjithë dimë të mbledhim dhe të zbresim, dhe të numërojmë deri në 140, sa ç?janë vende në Kuvend. Por Lulzim Basha nuk është bërë kryetar i Partisë Demokratike t?u mësojë demokratëve aritmetikën e pushtetit, por rrugën potlike si të bëhen të besueshëm për shqiptarët.

Me këtë disfatizëm që ai shfaq, dhe këtë pafuqi për të qenë ai lideri i opozitës, ai jo vetëm që dëshpëron realisht elektoratin e vet, por tregon dhe një ndjenjë të fortë inferioriteti ndaj një ish- aleati poltik, i cili ka kapitalin e vet politik dhe e përdor si do ai. Lulzim Basha është kështu lideri i rrallë në historinë e këtij vendi, që shpresat për rikthim në pushtet, nuk i ka tek vetja apo partia e tij, por tek çfarë do bëjë një parti tjetër.

Kjo mungesë e thellë besimi tek vetja, shikohet dhe në mënyrën se si ai u del zot kauzave të mëdha që shpall. Shikoni se ç?po bën me Aleancën kundër Drogës. Nga një anë e shpall si një gjë historike, të rëndësishme, që do përmbysë qeverinë, nga ana tjetër ia beson këtë kauzë një politikani në pension, i cili ka hyrë në historinë e poltikës jo si politikan betejash, por si poltikan pazaresh. Ai ka qenë faktor vendimtar për kalimin e votave të së majtës tek Berisha në 2005, dhe është pikërisht modeli që Basha adhuron dhe ëndërron për t?u kthyer në pushtet. T?u thuash shqiptarëve se po krijojmë një aleancë politike kundër drogës, të kesh në krah Mediun dhe të kesh kryetar Lufter Xhuvelin, është njësoj sikur të shkosh në Lazarat në ditët e korrjes së hashashit dhe të japësh leksione si të shmangin dhimbjen e kokës.

Nuk kam asgjë për krijimin e një kauze të tillë. Ajo mund t?i shërbente vërtet vendit dhe politikës për momentin. Por kauzat, nëse nuk i beson vetë lideri që i shpall, bëhen qesharake. Basha është i kompleksuar pikërisht nga fakti se nuk beson ato që thotë vetë. Ai në këtë pikë është shumë larg Sali Berishës, dhe tenton të imitojë fshehtaz me adhurim Edi Ramën opozitar. Kjo shikohet dhe tek diferenca që tenton të bëjë me Berishën në slogane. Berisha thotë ?Rama ik?, duke imituar betejën e tij kundër Nanos, Basha thotë ?Rama në shtëpi?, duke imituar thirrjet e Edi Ramës kundër Berishës një vit më parë.

Problemi i tij serioz është se ai nuk ka një kauzë të tij, një besim të tij dhe një ide të tij. Ai, duke mos besuar tek kauza e tij, ia beson atë për ta udhëhequr Xhuveli, duke mos besuar tek fuqia e tij, shpreson se do ta ndihmojë Ilir Meta, duke mos besuar tek idetë e tij apo sloganet e Berishës, kopjon me adhurim në heshtje Edi Ramën. Ky është i vetmi lider që kemi, i cili i mban sytë nga liderët e tjerë për të udhëhequr. Dhe natyrisht kur ikën rrugës me kokën dhe sytë nga të tjerët, gremisesh.





22:00 Opinione

Mushkonja nr. 193

Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...

Lajmet e fundit nga