web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi debatin Arvizu - Berisha

30 Maj 2014, 20:57, Opinione CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Si kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 viteve qëkurse në Shqipëri ekziston Ambasada e SHBA, ditën e djeshme në 29 maj 2014, kjo ambasadë reagoi në terma shumë të ashpra ndaj përmendjes në debatin politik mes opozitës dhe qeverisë të emrit të një personi shqiptar që punon në këtë Ambasadë për një program të sponsoruar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, që quhet OPDAT. Fjala është për motrën e Ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e cila quhet Alba Ibrahimi. Kjo e fundit u akuzua nga ish-Kryeministri Berisha se ka keqpërdorur pozicionin e saj si punonjëse e një programi të Qeverisë amerikane për asistencë ndaj Prokurorisë, që të ushtrojë presion ndaj prokurorëve që këta të arrestonin një general të Ushtrisë Shqiptare. Reagimi i Ambasadës ishte një kundërshtim kategorik i akuzave. Në njoftimin e Ambasadës thuhet:
?Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e skandalizuar me pretendimin e pabazë ngritur ndaj një punonjësi të Ambasadës sot nga z. Sali Berisha, anëtar i parlamentit. Z. Berisha pretendoi se një punonjës shqiptar i Ambasadës ishte përpjekur të ndërhynte në një çështje hetimi penal në process, thjesht mbi bazën e marrëdhënies së punonjësit të Ambasadës me një anëtar të Këshillit të Ministrave. Pretendimi është tërësisht i pavërtetë dhe i pabazë. Ambasada e SHBA këmbëngul për nivelin më të lartë të integritetit dhe llogaridhënies të secilit anëtar të Misionit tonë. Ambasada e SHBA i bën thirrje zotit Berisha të reflektojë për sjelljen e tij.?
Ky ishte reagimi i Ambasadës së SHBA. Nëse Ambasada e SHBA është sadopak e sadopak e interesuar për të krijuar besueshmëri në ato që thotë dhe bën, atëherë ishte dashur që me këtë rast të thoshte se se do të bënte verifikimet e nevojshme dhe pastaj do të reagonte. Se, kur në OPDAT punonjësi kryesor nga pala shqiptare është motra e Ministres Kodheli, atëherë këtu krijohet a prirori dyshimi i arsyeshëm se zyrtarja shqiptare e OPDAT, motra e ministres, do të punojë për llogari të Qeverisë ?Rama?, jo ashtu si do të duhej të punonte në çdo rast tjetër. Shikoni tani se çfarë është OPDAT dhe cili është misioni i tij. Sipas faqes zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë (po citoj origjinalin në anglisht që të mos thuhet se kam bërë ndryshime në përkthim): ? The Departament of Justice sponsors two programs aimed at improving Albania?s criminal justice and law enforcement sectors- The Overseas Prosecutorial Development Asistance and Training Program (OPDAT) and the International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP)?. 
Gjithashtu, sipas faqes zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë, misioni i OPDAT është: ?OPDAT?s central mission is to assist the Albanian Government to Develop criminal justice and law enforcement structures, with particular emphasis on public corruption, organized crime and human trafficking. OPDAT is involved in reviewing criminal-justice legislation, training judges, polices and prosecutors; providing law enforcement equipment; and providing technical assistance aimed at establishing more effective law enforcement structures?.
Ky është me të vërtete një program shumë i rëndësishëm që financohet me një thes me para të taksapaguesve amerikanë. Por i gjithë ky program amerikan për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ndryshimeve në legjislacionin penal, trainimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve është në duart e motrës së Ministres së Mbrojtjes në Qeverinë ?Rama?! A mund të ketë besueshmëri se do të funksionojë ky program qeveritar amerikan, në raport me Qeverinë ?Rama?, kur personi-kyç në këtë program është motra e një anëtareje të Qeverisë? A mund të besohet se motra e Ministres Kodheli nuk do të ndikohet në punën e saj si zyrtare e Ambasadës së SHBA, nga fakti që motra e saj është anëtare e Qeverisë të cilën ajo supozohet që ta monitorojë me anë të këtij program? 
A nuk duhej që Alba Ibrahimi të kishte dhënë dorëheqjen nga OPDAT qëkurse motra e saj u bë ministre? Madje, madje, për t? u respektuar ato standard që pretendon Ambasada Amerikane në njoftimin e saj, ishte dashur që Alba Ibrahimi të mos punonte për Ambasadën Amerikane as ku partia e motrës së saj ishte në opozitë, se qëndrimi i saj ndaj qeverisë së kaluar do të ishte i kushtëzuar nga pozicioni politik i motrës së saj. Dikush mund të thotë se kështu si shkruaj unë do të thotë që ata që kanë motrën ose vëllain e ndonjë të afërm tjetër politikanë të lartë, të privohen nga e drejta për të punuar. Jo, aspak nuk dua të them këtë. Nuk kam ndonjë kundërshtim që këta njerëz të ushtrojnë të drejtën për të punuar, sipas profesionit të tyre. Problemi është se rezulton gjithmonë që këta njerëz, të llojit të motrës së ministres Kodheli, pra të afërmit e politikanëve të lartë, rezulton që të kenë talent të posacëm për të mbajtur detyra në zyra të tilla me shumë privilegje dhe me paga të larta, të financuara nga ambasadat dhe fondacionet perëndimore në Tiranë. 
Problemi tjetër, edhe më serioz është se Ambasada e SHBA në Shqipëri, që prej vitit 1991 e këtej punonjësit e saj shqiptarë, si dhe ata që punojnë në programe të tilla me financim amerikan, i përzgjedh pothuajse ekskluzivisht nga familjet e ish-nomenklaturës komuniste, madje nga ajo pjesë e saj që është aktive me Partinë Socialiste. E di se shumëkush do të thotë se unë dashkam një luftë të re të klasave. Jo aspak. Se këtu nuk është fjala për ish-komunistë. Partia e Punës e Shqipërisë kishte 160 mijë anëtarë në 1990, do të thotë Shqipëria kishte 160 mijë komunistë. Nuk është kjo shtresa e shoqërisë shqiptare që u privilegjua nga ambasadat dhe fondacionet perëndimore të ardhur në Shqipëri pas vitit 1990. Në fakt u privilegjua jo më shumë se 3-4% e kësaj shtrese. Djali ose vajza e një ish-komunisti të thjeshtë, e 96-97% të ish-komunistëve, ndonëse me të njëjtin shkollim si të motrës së Mimi Kodhelit, as që mund të ëndërrojnë të zenë vendin e saj të punës në Ambasadën e SHBA, ose një vend pune të ngjashëm.
Nëna e Mimit dhe Albës, Lulzime Shabani (Vata) ka qenë pjesëtare e nomenklaturës komuniste. Nomenklatura komuniste përbëhej nga ata zyrtarë të niveleve të ndryshme, në rang qendror dhe vendor, të cilët kishin kompetenca të rëndësishme dhe një numër të madh njerëzish të tjerë në varësi. Lulzime Vata u dërgua nga regjimi komunist për të kryer studimet universitare për merceologji në Leningrad të Bashkimit Sovjetik. Kjo për Shqipërinë e kohës ishte njëjtë si dikush të shkojë sot në Universitetin e Harvardit. Në Shqipëri ka punuar si kryetare e Degës së Çmimeve në Ministrinë e Tregtisë, një detyrë kjo me shumë rëndësi në një ekonomi të centralizuar, ku shteti caktonte çmimet e çdo gjëje që shitej në treg i cili ishte vetëm shtetëror. Më pas ka punuar edhe si Drejtore e Drejtorisë së Tregtisë me Jashtë në kohën që tregtia e jashtme dhe ajo e brendshme kanë qenë të bashkuara në një ministri. Në kulmin e krizës ushqimore në vend, në vitet tetëdhjetë, Lulzime Vata ka qenë drejtoreshë e ndërmarrjeve ushqimore të Tiranës, post të cilin e mbajti qw nga viti 1986 deri kur PS (ish-PPSH) doli nw opozitw nw 1992. Për t? u kuptuar rëndësia e këtij posti duhet thënë se në atë kohë çdo lloj ushqimi shitej vetëm në dyqanet shtetërore.
Në kohën e regjimit komunist është dekoruar me Urdhrin ?Për shërbime të shquara shoqërore e shtetërore?. Këto shërbime i ka bërë në gjyqin ndaj eprorëve të saj të Ministrisë së Tregtisë, Kiço Ngjela dhe Vasil Kati. Gjithashtu është dekoruar edhe me ?Urdhrin e Punës?. Në fakt, ?puna? kryesore e Lulzimes ka qenë se kërcente vallen ruse ?Kamarinskaja?(E lin kakalin kamelja) në të gjitha dasmat, datëlindjet, mbrëmjet e vallëzimit që bëheshin nga kolegët e punës, ose nga qendra e punës. Lulzimja ishte dhe ndoshta është ende, se nuk e di a jeton, një rusofile ekstreme. Gjuha amtare me të cilën u ushqyen Mimi dhe Alba, me qumështin e nënës si të thuash, ka qenë rusishtja jo shqipja. Fëmijët e saj Lulzimja i brumosi, siç thuhej në atë kohë, me kulturë ruse. Mimi dhe Alba u bënë si nëna e tyre kërcimtare të shquara të valleve ruse. 
Burri i Lulzimes, Pjerin Vata, ka qenë edhe ai një person interesant në llojin e vet. Nga regjimi komunist u dërgua për studime në Bullgari, ku diplomoi për agronomi. Megjithatë punoi si drejtues në sektorin e medias, ose të mjeteve të propagandës, siç quheshin në atë kohë. Ai ka punuar për një kohë të gjatë, shtatë vite, si përgjegjës i redaksisë për vendet e Lindjes në Radio Tirana, në vitet 1974-1981. Dhe këtu duhet thënë se në atë kohë radioja kishte shumë më tepër rëndësi se sot. Kur në 1980 u vendos nga Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë që të krijohej Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, si një zyrë e specializuar që do të furnizonte qeverinë dhe partinë me analiza dhe studime për politikën e jashtme, Pjerin Vata u emërua shef i sektorit të Ballkanit në këtë Institut, që prej krijimit të këtij sektori, në 1981. Emërimet e Pjerin Vatës janë një nga misteret e regjimit komunist, se ai kishte studiuar për agronomi në Bullgari dhe në atë kohë kishte qindra njerëz të diplomuar në vendet e Lindjes për në fusha që kishin lidhje me detyrat që mbante ai. Pjerin Vata ishte sigurisht një pjesëtar i nomenklaturës të regjimit komunist. Duke qenë se bullgarishtja ishte shumë e afërt me rusishten, dhe se në shkollë në Shqipëri kishte mësuar edhe rusisht, ai kur shkoi në Bullgari, aq sa ç? mësoi bullgarishten, aq edhe perfeksionoi rusishten. Kështu që ai kompletoi mjedisin rusofil të familjes ku u rritën dy vajzat e tij, Mimi dhe Alba. 
Nuk mund të mos bësh pyetjen se si ka mundësi që edhe sot, kur SHBA dhe NATO-ja gjenden në një periudhë Lufte të Ftohtë të re me Rusinë, për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, Ambasada e SHBA betohet në luajaliten e minorancës rusofile të Shqipërisë, me origjinë nga ish-nomenklatura komuniste,çfarë është Alba Ibrahimi! Ajo është dyfish e lidhur me ish-nomenklaturën komuniste, se burri i saj Gent Ibrahimi është djali i Nesip Ibrahimit, kushëririt të Enver Hoxhës nga Gjirokastra. Nesip Ibrahimi ka mbajtur poste të rëndësishme në kohën e regjimit komunist, duke qenë disa herë deputet, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH, kryetar i Komitetit Ekzekutiv (organ i qeverisjes vendore të centralizuar të kohës) të Tiranës etj. Edhe Gent Ibrahimi është një nga ata që orbitojnë si të privilegjuar rreth Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe ambasadave e fondacioneve të tjera perëndimore. E përsëris, nuk them se njerëz si Gent Ibrahimi nuk kanë të drejtë të punojnë e të jetojnë me punën e tyre, madje edhe të përfitojnë nga projektet e ambasadave dhe fondacioneve perëndimore në Tiranë, pavarësisht nga origjina e tyre familjare. Por duket qartë se ata privilegjohen pikërisht për shkak të origjinës së tyre familjare. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i luftës së klasave të regjimit komunist, e përditësuar në version amerikan, në favor të minorancës së familjeve të ish-nomenklaturës komuniste.
Çfarë e mban të lidhur SHBA pas kësaj minorance? A thua SHBA mendon se kjo minorancë ka fuqi ta destabilizojë Shqipërinë nëse nuk trajtohet me privilegje? Por kjo politikë amerikane në Shqipëri do të çojë në mënyrë të pashmangshme deri në konflikt me pjesën aktive të shoqërisë shqiptare e cila përjeton një realitet kolonial me amerikanët si kolonizatorë cinikë të Shqipërisë. Nga kjo pikëpamje, reagimi i Ambasadës së SHBA ndaj Berishës ka rëndësi vetëm si simptomë e politikës amerikane në Shqipëri. Duke i kërkuar Berishës që të reflektojë, Ambasada Amerikane praktikisht e kërcënon se nëse ai nuk e bën këtë gjë dhe nuk ndryshon qëndrim, atëherë do të përfundojë në burg. Por këtu ka dhe një kumt për të tjerët që të bëjnë kujdes, se kur Berisha paralajmërohet kështu publikisht mendoni se çfarë mund t? u ndodhë të tjerëve, thotë mesazhi amerikan, në gjuhë të koduar, por aspak diplomatike.
Në të vërtetë, nëse është dikush që duhet të reflektojë sot, këtë duhet ta bëjë Ambasada e SHBA, dhe të gjitha zyrat që merren me Shqipërinë në SHBA, që një mëngjes, kur e gjithë Shqipëria të gdhihet e mbushur me grafite ?Vdekje pushtuesve amerikanë!? të mos thuhet: Si ndodhi kështu?! Madje ajo që do të ndodhë më pas do të jetë shumë më tepër e keqe. E nëse amerikanët mendojnë se në një situatë të tillë mund ta kontrollojnë Shqipërinë me anë të asaj elitës me origjinë nga ish-nomenklatura komuniste, të cilën e kanë privilegjuar gjatë çerekshekullit të fundit, koha do ta tregojë se sa i gabuar ka qenë ky iluzion. Se ato manualet e vjetra kominterniane të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit i njohin edhe të tjerë, madje njohin edhe burimin e tyre. Por për këtë do të shkruaj me hollësi një ditë tjetër. Boll më se janë bërë të padurueshëm Yankee-t!





22:00 Opinione

Mushkonja nr. 193

Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...

Lajmet e fundit nga