web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Poshtërim publik i prokurorisë

29 Maj 2014, 21:44, Opinione CNA

Nga Mero Baze

Ambasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në një debat publik me Sali Berishën rreth akuzave të tij se motra e Mimi Kodhelit ka ndërhyrë në çështjen e arrestimit të një gjenerali, të akuzuar për korrupsion. Ambasada ka reaguar e ?skandalizuar? nga akuza, ndësa Berisha në përgjigjen e tij injoron ambasadën, duke pretenduar se ?faktet? që ai ka, do t?ia dëshmojë qeverisë së SHBA. Duke i qëndruar linjës së tij të vjetër, që ambasadori Arvizu nuk ?përfaqëson? sipas tij qeverinë e SHBA, ai, i kapur mat nga reagimi, pretendon se do të gjejë mënyrën t?ia dëshmojë faktet qeverisë së SHBA.

Debati është unik në historinë e këtij vendi për 23 vjet, por nuk është i rrezikshëm për vendin. Ai thjesht është një argument më shumë, se cili është problemi në këtë fushatë zjarrndezjesh para marrjes së statusit në Shqipëri.

Por në reagimin e Sali Berishës, ka një fjali, e cila implikon rëndë prokurorinë shqiptare, nëse nuk reagon. Berisha thotë në reagimin e tij se ?ajo ndërhyrje, që sipas saj është bërë në emër të OPDAT, është refuzuar nga prokurorët, tek të cilët ajo ka ndërhyrë?. Pra, kemi një pretendim publik se Berisha ka informacion konfidencial dhe të faktuar nga prokurorët e kësaj çështjeje, dhe se këto fakte ai do t?ia paraqesë qeverisë së SHBA dhe jo ambasadës në Tiranë, e cila reagoi publikisht.

Kjo është një deklaratë e rëndë, jo aq kundër SHBA, se sa kundër institucionit të prokurorisë në Shqipëri. Që polemika mes një plaku të rrjedhur dhe SHBA të mos bëjë gaz të botës Shqipërinë, prokuroria duhet të vendosë në vend dinjitetin e vet dhe duhet të reagojë zyrtarisht për këtë çështje. Këtu nuk është fjala as për informacione të rezervuara që Berisha ka për broçkullat që shpik dhe as sms të ardhura nga ndonjë qytetar, por për dëshmi që prokurorë të çështjes ia kanë dhënë atij.

Tani Adriatik Llalla duhet të shpjegojë qartë publikisht, së pari a kanë komunikuar prokurorët e kësaj çështje me Sali Berishën për t?i dëshmuar ?presionin? e zonjës në fjalë, dhe së dyti, nëse ka vërtet një presion nga OPDAT në çështjen e arrestimit të gjeneralit.

Ky sqarim publik është i detyrueshëm për të ruajtur dinjitetin e shtetit shqiptar, i cili në këtë rast po përdoret nga një njeri i papërgjegjshëm, për të ngritur akuza që implikojnë SHBA. Nëse nuk e bën, ky është një poshtërim publik që i bëhet prokurorisë shqiptare, nga dikush që duhet të ishte i akuzuari më i madh i saj për këto 23 vjet.

Nëse zoti Llalla pretendon se prokurorët e tij nuk i kanë raportuar Sali Berishës, dhe akoma më keq nuk ka ndonjë presion për këtë çështje, Sali Berisha duhet thirrur urgjent për të dëshmuar në prokurori për provat dhe faktet që ka, duke implikuar qeverinë e SHBA dhe programin OPDAT.

Reagimi tinzar i Berishës se provat do t?ia paraqesë qeverisë amerikane, ngajnë me mënyrën se si ai shmangu prokurorinë shqiptare në rastin e vrasjes së Azem Hajdarit. Për të fshehur të vërtetën përvëluese të nxjerrjes së Azemit në pritë, ai nuk dëshmoi kurrë në prokurorinë shqiptare, por i bëri një raport ambasadës së SHBA në Tiranë, duke e konsideruar bashkëpunim. Atëherë kishte arsyetim mosbesimin tek prokuroria dhe rrezikun për jetën, se vrasësit ishin të lirë. Tani ka prokurorin që ka zgjedhur vetë, ka prokurorinë që ka ndërtuar vetë, ka përballë shtetin që ka qeverisur dhe telendisur vetë këto 23 vjet, ndaj duhet marrë qoftë dhe zvarrë para prokurorëve të japë dëshmi për atë që pretendon se ka në këtë çështje.

Nëse Prokurori i Përgjithshëm, në këtë rast nuk ruan dot dinjitetin e institucionit të tij, është mirë që nesër në mëngjes ose të thërrasë Sali Berishën, ose të ikë në shtëpi me dinjitet dhe t?i hapë rrugën një kryeprokurori që së paku ka guxim të mbrojë dinjitetin e institucionit që përfaqëson.

Këtu nuk bëhet fjalë për dëmin që na sjell sherri Berisha- SHBA. Nuk na sjell më asnjë dëm. Na ka sjellë një herë në vitin 1996- 1997, por Shqipëria e tejkaloi mendjen e tij të ligë. Tani palët janë të qeta se mes SHBA dhe Shqipërisë nuk ka asnjë problem, përveç problemit Berisha. Kështu që i vetmi dëm është mungesa e seriozitetit të shtetit shqiptar, që lejon një njeri të papërgjegjshëm të shpifë kundër një ambasade të SHBA në Tiranë, dhe pastaj të gjejë arsyetim se do t?ia ?paraqesë provat? qeverisë së SHBA. Prokuroria shqiptare është palë në këtë akuzë. Ajo është pjesë e akuzës që ka bërë Berisha. Nëse ka prova Berisha, ka dhe prokuroria, dhe ajo duhet të flasë. Ndryshe do të marrë zvarr në zyrat e saj këtë burrec të lig, që mendon se ka imunitet të mos i verifikohet asnjë shpifje. I ka ecur për 23 vjet dhe mund t?i ecë gjithë jetën, po qe se nuk reagojmë si shtet normal, ndaj një njeriu anormal.





22:00 Opinione

Mushkonja nr. 193

Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...

Lajmet e fundit nga