Një PD e t(k)urrur?!
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Mero Baze
Opozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tetë vitesh pushtet, po përjeton iluzionin që të jep një oxhak artificial, të cilit mund t?ia komandosh flakën sipas dëshirës. Të rehatuar në zyrat që i dhanë vetes, duke i vjedhur javën e fundit të qëndrimit në pushtet, dhe të shqetësuar se një muaj më pas Shqipëria mund të marrë statusin duke ndryshuar përgjithmonë historinë e saj, ata po tentojnë përditë të ndezin vatra zjarresh artificiale, të cilat nuk janë të mjaftueshme as për të ngrohur sadopak shpresat e tyre të vakëta. E nisën këtë me paralajmërimin për Aleancën Kundër Drogës, por shumë shpejt mund të provohet se kush kanë qenë kokat e vërteta të këtij trafiku në selinë e SHQUP. E vazhduan me një grevë banale urie nga disa fatkeqë, që kanë zënë radhën për ripunësim së paku tetë vjet para kohe, po vazhdojnë me disa figurina dallaverexhinjsh, që fyejnë të përndjekurit politikë duke i përfaqësuar ata me zor, dhe po vazhdojnë deri tek Presidenti Nishani, i cili ashtu siç është në hall të vet, i jep dhe ai një dorë kësaj fushate.
Kjo fushatë, siç duket, mund të vijojë më tej. Artistët që takuan Bujar Nishanin, mund të pasohen nga bletërritësit, këpucarët, marangozët apo sazexhinjtë, duke kërcënuar po ashtu me grevë urie. Duke mos qenë diçka që vjen nga fryma e shoqërisë, por nga stimulimi artificial i Berishës dhe Bashës, kjo nuk është shqetësuese për vendin dhe as për imazhin e tij. Në një këndvështrim më cinik, bile kjo mund ta ndihmojë qeverinë, të marrë një mbështetje më të shpejtë dhe më të sigurt nga Perëndimi, për t?i ikur sindromit të urisë, që të pangopurit e tetë viteve të fundit në pushtet, tentojnë t?i injektojnë shoqërisë.
Fushata e protestave me porosi, është një fushatë marketingu politik dhe jo një frymë e përfaqësuar, dhe si e tillë ajo shërben vetëm për ekrane. Ajo është ekzaktësisht si ajo flaka artificiale në zyrat luksoze të Bashës, e cila nuk të ngroh, por vetëm të krijon imazhin e zjarrit.
Si e tillë, kjo nuk përbën ndonjë shqetësim serioz për shoqërinë.
E vetmja gjë joserioze në këtë histori është përfshirja e Presidentit të Republikës. Ky i fundit nuk ka ndonjë dilemë që është ushtar i Sali Berishës, por zyra e Presidentit të Republikës nuk është zyrë sindikatash, ku ai të presë grupe interesi të pakënaqura me qeverinë. Ato mund të adresohen me protestën e tyre në sheshe, në çadra apo diku tjetër. Fakti që Presidenti i është bashkëngjitur kësaj fushate për të ndezur vatra zjarri sa më shumë para datës 28 qershor, tregon se opozita po përdor çdo institucion të marrë prej saj për të dëshmuar të kundërtën e asaj për të cilën akuzon qeverinë, pra kapjen e institucioneve. Ajo, për të prodhuar një imazh artificial lufte, si në filma, po përdor si figurant me mustaqe Presidentin e Republikës. Ky është një gjest që tregon se sa seriozisht janë të shqetësuar se mos Shqipëria merr vërtet statusin më 28 qershor dhe kauzat e tyre shuhen njëra pas tjetrës.
E vërteta e hidhur është se Shqipëria ka plot probleme sociale dhe politike, të trashëguara në 23 vite demokraci dhe 50 vite komunizëm, dhe opozita duhet të jetë avokate e tyre, edhe pse është përgjegjëse për to. Por kauzat nuk duhen konsumuar si dekor, por duhen përfaqësuar. Opozita e ka gabim që ngutet duke harxhuar gjithë fishekët para 28 qershorit me shpresë se do t?ia dalë të festojë për dështimin e Shqipërisë. Duhet ta marrin më shtruar dhe t?i lënë kauzat të piqen që t?i përfaqësojnë ato me dinjitet. T?i lënë të përndjekurit të marrin ato këste që po i jep qeveria, më shumë se sa u ka dhënë Berisha, dhe të ikin me sa më pak dhimbje nga kjo jetë. T?i lënë të hequrit nga puna në hall të tyre, se sot ka së paku 1 milion shqiptarë që e urrejnë Sali Berishën, që i ka hequr nga puna këto 23 vjet. T?i lënë artistët dhe profesionistët shqiptarë të konkurrojnë dhe të mbijetojnë si artistë dhe jo figurantë të burrit me mustaqe. Kjo qeveri dhe ky vend pjell aq shumë probleme, sa mund t?i vënë zjarrin vetë vetes. Nxitimi për të ndezur zjarre artificiale, nuk ngroh askënd. As ata që e shikojnë sa fort shndrit e sa pak ngroh.
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Nga Mero BazeAi është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë...
Nga Mero BazeNjë gjest i dy grave militante të Partisë Demok...
Nga Mitro Çela QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQNë vitin 1981 ish...
Nga Mero Baze – Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ...
Nga Mero Baze-Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyroh...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevzi...
Me vendimin nr. 117 dt. 5 shtator 1945, të Kryesisë së Këshi...
PËRMBAJTA E HABEREVE 1.QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ CICA PËR...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...