Një histori juridike e Partisë Socialiste të Shqipërisë: PS duhet të ndalohet si parti e paregjistruar ligjërisht
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Nga Astrit PATOZI
Unë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky komision, edhe sikur Edi Rama të heqë dorë nga idea e tij idiote për ta penguar. Kërkoj mirëkuptimin e grupit tim parlamentar për këtë dalje nga rreshti. Por tek e fundit, ky është thejsht një opinion personal . Madje, gjithmonë për mua, ne nuk kishim ndonjë arsye arsye të madhe për ta kërkuar këtë komision. Do t?jua shpjegoj se pse.
E para, se mendoj që ne nuk duhet të ekzagjerojmë me kërkesa të parreshtura, sepse do të zhvlerësonim institucionin e hetimit parlamentar, edhe sikur të gjitha cështjet, që ngrinim, të ishin të rëndësisë së vecantë. Por kjo është arsyeja më pa vlerë për të mos qenë entuziast për këtë komision.
Argumenti kryesor qëndron në faktin se unë këtu nuk shoh ndonjë nevojë për të hetuar. Ose, më mirë të themi, Partia Demokratike, është në gjendje që sot ta hartojë raportin dhe t?u faktojë shqiptarëve se kriminalizimi i administratës është tashmë një epidemi, që ka marrë përmasa gjigande. Dhe kjo vlen për të gjitha nivelet, që nga më i larti, e deri tek roja i shkollës.
Ne kemi bërë deri tani, në mos gabohem rreth 40 denoncime, ku rasti më i freskët ishte dje me kryetarin e Qarkut të Vlorës. Është një rezultat i admirueshëm edhe për komisionet investigative të Kongresit Amerikan. Dhe më shumë, si meritë të Partisë Demokratike, këtë e shoh si një përhapje me përmasa të frikshme të kësaj dukurie, saqë kudo që të hedhësh sytë rreth e rrotull, e konstaton dhe e gjen.
Sepse sado vigjilente të jetë opozita, ajo nuk bëhet dot as polici, as prokurori dhe as gjykatë. Jam i bindur se ne kemi zbuluar vetëm majën e ajsbergut, por kjo sërish mjafton. Janë me dhjetëra dhe me qindra ndoshta ata zyrtarët e tjerë të ?Rilindjes?, që presin me gjak të ngrirë cdo ditë se mos u shfaqet Laura apo Silvi në mëngjes me ndonjë deklaratë, ku mund të përmenden edhe emrat e tyre.
Ndaj edhe mendoj se, sado i thellë të jetë hetimi, ai nuk do të sjellë ndonjë përfudim tjetër, sesa këtë që e dimë dhe e njohim tashmë në detaje.
Por ka edhe një arsye më të fortë se kjo. Ne nuk kemi nevojë të rrëmojmë nëpër privinca dhe nëpër cepa të largët të atdheut, se mos kapim ndonjë peshk të vogël. Ne jemi deputetë dhe të gjithë e dimë se zgjatimet e krimit dhe të trafiqeve i kemi edhe brenda kësaj salle, kryesisht për meritë të Edi Ramës. Dhe kur mafia vjen në parlament, shtetit janë duke i nxjerrë themelet.
Më kujtohet thirrja e mikut tonë të ndjerë Sokol Olldashi në fjalimin e fundit, që ka mbajtur në këtë parlament, kur tha se në këtë sallë nuk mund të ketë vend edhe për deputetët, edhe për horrat. Njëra nga të dy katëgrotë duhet të hapë rrugë. Pyetja ime është: a janë duke hapur rrugë deputetët, apo jo? Dhe ketë pyetje e kam për të dy palët, jo vetëm për kolegët e mi në opozitë?
Unë mendoj se, ngrihet apo rëzohet ky komison parlamentar, sot është dita që Edi Rama duhet të shpjegojë arsyet se cfarë borxhi u ka ai kontigjenteve të errëta të krimit në Shqipëri, të cilët është i detyruar që t?i promovojë në poste të larta në administratë? Ai duhet t?u shpjegojë shqiptarëve, kryesisht 1 milion shuplakave, se përse në këto 9 muaj, dalëngadalë, po krijohet perceptimi popullor, se trafiku i drogës është një biznes si gjithë të tjerët, njësoj si të kesh fjala vjen, fabrikë këpucësh, apo dyqan me shumicë. Dhe nga ana tjetër, pse zyrtarët që vjedhin dhe xhvasin pa mëshirë për shkak të detyrës, po konsiderohen për ditë e më shumë si burra më të zotë se shqiptarët e tjerë?
Dhe për të qenë i sinqertë dhe i drejtpëdrejtë. Ne ishim në pushtet para një viti dhe unë nuk marr përsipër të them se administrata jonë ishte tërësisht e imunizuar nga fenomene të tilla. Po ju tregoj një rast, nga eksperienca ime. Kam shpenzuar 6 muaj për të shkarkuar një drejtues të vogël lokal, pasi kishte të dhëna për implikim gjatë kohës që kishte qenë në emigracion. U desh deri ndërhyrja e kryeministrit, se nuk e shkarkonte drejtori i Përgjithshëm. Po iku, gjithësesi, më në fund. Pra, edhe nëse kishte raste, ato ishin ekzotike, edhe po të ndodhte, kishte një reagim.
Ndërsa tani, Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një republikë të pashpresë, ku për shkak se ka rënë totalisht sistemi, qytetarët, jo pa intuitë, nxitojnë të rreshtohen me hajdutin më të sigurt, që vjen apo qëndron në pushtet.
Po jua shpjegoj më poshtë pse kam një arsye shumë të fortë për ta treguar gishtin kryesisht tek Edi Rama. Ju kujtohet besoj të gjithëve, pak muaj para zgjedhjeve,? mea culpa? e tij për bashkëfajësinë në miratimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Në një farë mënyre, e quajti si gabim historik, apo nënën e të gjitha të këqijave, që sipas tij rrodhën, pas asaj dite.
Por menjëherë pasi erdhi në pushtet, e ka dëgjuar njeri Edi Ramën t?i kthehet kësaj teme? Kurrë. Cfarë nuk kemi dëgjuar në këto 10 muaj, brenda dhe jashtë kësaj salle, por asnjëherë më pendesën për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Reformë në arsim, reformë në bujqësi, shëndetësi, reformë kudo, madje edhe në TOB, dhe padyshim në drejtësi, për të ardhur tek qëllimi i të gjitha qëllimeve, që është padyshim reforma territoriale. Por hesht si peshku për ish hallin e të gjitha halleve, që e kishte përcaktuar vetë si të tillë.
Pse? Cfarë ka ndodhur? Është fare e qartë. Edi Ramës nuk i intereson më ajo cështje. Dhe si një politikan, që shkëlqen në përdorimin e dy standarteve, është tërësisht brenda natyrës së vet, në këtë pozicionim të ri.
A e patë dje në qëndrimin për statusin? Ishte i qeshur dhe nuk e mbante dot gëzimin. Ashtu e pafsha gjithmonë, se nuk e kam armik. Por në fakt, është i njëjti personazh që nuk la gur dhe tullë pa lëvizur, që kjo ngjarje të shtyhej sa më shumë dhe mundësisht të mos ndodhte kurrë. Dhe si për ironi, edhe batutën e fundit, e gjeti nga fondi i Enver Hoxhës. A thua se nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër, por edhe dje gjeti një mënyrë që të tallet me Europën dhe Brukselin.
Por le të kthehemi në temë. Atij i intereson statuskuoja, sepse tani në pushtet, ajo e ndihmoi që të emëronte një qeveri personale Saimirësh dhe sejmenësh. I intereson, gjithashtu, se edhe administratën e trajton si ndërmarrjen e vet private, ku e vetmi kriter për t?u ngjitur është raporti me atë që kanë bërë këta individë për ta sjellë Edi Ramën në pushtet. Ndaj edhe tani është më lehtë që personat në kërkim t?i gjesh në zyrat e shetit, sesa nëpër burgje. Dhe ky është fundi i një rendi demokratik.
Por unë mendoj se i intereson edhe për një arsye tjetër. Që të mos bëjë zgjedhje më në parti, por të tallet me këdo që i kujton statutin, sepse statuskuoja e ndihmon kryetarin që të jetë vetë firmë dhe vetë vulë. Madje për këtë sjell shembullin e Toni Blerit, packa se ky i fundit, ka kohë që ka dalë me dëshirën e vet në pension, ndërkohë që Edi Rama nuk iku edhe pasi humbi zgjedhjet. Dhe po të shikoni, sot nuk ka më asnjë solist në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Janë shuar të gjitha zërat e spikatur me një barrë ekperiencë në të majtë dhe ka mbetur vetëm njëri. Edi Rama. Ai që thonte dje se ishte thjesht i pari mes të barabartëve. Tashmë i bie të jetë i pari dhe i fundit, jo mes kolegëve të politikës, por mes atyre banditëve, që con në zyrat e shtetit, nga cepi në cep të Shqipërisë.
Po citoj, duke i kërkuar ndjesë, Ben Blushin, i cili përdor termin ?izolatrik? për të portretizuar një kategori shqiptarësh, që po bëhen përditë e më të pushtetshëm në këtë vend. Po e përmend, duke qenë i sigurt se po ta bënin këtë kolegët e tij në Partinë Socialiste, do ta kishin pisk punën. Po. Është e vërtetë. Në atdheun tonë të përbashkët, sic thotë zoti Ruci, po shtohen me shpejtësi ?izolatrikët? dhe ky, sipas meje, është një kërcënim kombëtar.
Por ne nuk kemi pse të fajësojmë ata të vegjlit, nuk kemi c?tu kërkojmë atyre, qofshin doganierë, drejtorë rajonalë, kryetarë komunash dhe bashkish, po të doni, edhe deputetë. Ata po shtohen, se sot qeveris dhe është në krye të vendit ?kryeizolatriku?.
Sigurisht, do të isha hipokrit po të thoja se kryeministri ynë është injorant, ndaj edhe është problematik. Jo, Edi Rama, është njeri i lexuar, njeh mirë tre gjuhë të huaja, e përdor shumë mirë shqipen, është demagog i lindur, por kjo nuk e shpëton. Ai është njësoj si ata të tjerët e provincave të largëta për shkak të qëllimit të njëjtë për të ndërtuar një pushtet të fortë rreth vetes, pavarësisht cmimit, pavarësisht mjetit, në të gjitha rastet, duke shkelur mbi ligjin dhe rregullin. Dhe duke qenë se është në majë të piramidës është edhe shefi i tyre. Dmth ?kryeizolatriku?.
Ndaj akuzoj Edi Ramën drejtpërdrejt si përgjegjësin kryesor për këtë gjendje dëshpëruese të shoqërisë, ku mafia po kap me shpejtësi cdo qelizë të shtetit. Nëse do të kisha parë atë t?i kthehej temës së ndryshimeve kushtetuese, mund të kisha pasur një shpresë se ka vendosur të reagojë, por kjo me sa duket nuk ka për të ndodhur kurrë. Sepse, sipas meje, Edi Rama nuk ka asnjë interes tjetër, sepse tek ai nuk gjendet asnjë grimë misionari dhe asnjë një lloj vokacioni europian në mënyrën se si e koncepton dhe e ushtron pushtetin. Ai nuk ka as kurajon ta hapë si diskutim, e jo më ta shtyjë debatin përpara.
Mendoj kështu, se e di që Edi Rama nuk i qëndron kurrë fjalës. Por unë kam bindjen se kjo cështje është shumë më e rëndësishme, se sa legalizimet falas, shëndetësia falas, taksat më të ulta, ndonëse nuk ka qenë kurrë një premtim i mirëfilltë elektroal. Sepse ai është gati t?i kërkojë opozitës edhe absurditetin më të paimagjinushëm, por jo një bashkëpunim fair për themelet e shtteit.
Unë realisht nuk e di se cfarë do të bënte opozita në një rast të tillë, sepse PD është e vetmja, që nuk është prononcuar ndonjëherë për këtë temë. Edhe mund të mos i vijë kurrë rasti, për shkak se kryeministri është i kapur dhe nuk ia mban. Por një gjë është e sigurt. Ashtu, sic dëshmoi edhe Kastriot Islami, ato ndryshime u porositën prej tij për të asgjësuar partitë e vogla, kryesisht LSI-në dhe Ilir Metën personalisht.
Historia tregoi se vetëm gjysma e qëllimit u arrit. Partitë e vogla kryesisht u fshinë, përvec LSI-së, që mbijetoi. Ndërsa sot, sic e dimë të gjithë, ajo është më e fortë se kurrë dhe pjesë e sistemit trepolar në politikën shqiptare. Dhe jam shumë i sigurt që do të vijojë ttë fuqizohet sërish në të ardhmen, se është provuar si lundërtare e sprovuar, sa më shumë të zgjerohet llumi i kënetës. Dhe votat dihet se nga i merr. Natyrisht, Edi Ramës, as kjo nuk të intereson. Se ka halle më të mëdha. Ndaj edhe Shqipëria do të zvarritet, përsa kohë ky kryeministër do të ketë gjëra të mëdha në dorë.
Tani, unë e di se kjo është një temë shumë e nxehtë dhe që ky debat nuk mund të mbyllet kurrë me një diskutim. Por unë kisha një thirrje për të gjithë kolegët, pavarësisht flamujve të partive, që tundin aktualisht. Jemi ende më shumë se horrat, për ta ndalur këtë flamë. Jo thjesht në këtë sallë, por shumica jonë, pavarësisht bindjeve politike, përfaqësojmë, prapëseprapë, një publik, që ende shpreson se gjërat në Shqipëri mund të ndreqen pa revolucion. Cdo ditë që kalon, kur ne heshtim apo kthejmë krahët, punon për mbylljen e cdo shtegu, që mund të ketë mbetur akoma. Dhe aty ky mungon shteti, gjithmonë e merr kontrollin mafia.
Flaja në Kuvend, 5 qershor 2014
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Nga Mero BazeAi është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...