Erdogani dhe mësimet e hidhur të lidershipit mysliman modern
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Kastriot Myftaraj
Historia juridike e PS nisi detyrimisht në 6 dhjetor 1946, ditën kur Kuvendi Popullor (parlamenti komunist) miratoi Ligjin nr. 370, ?Mi [mbi] formimin e partive politike dhe shoqatave kulturore, shkencore, profesionale etj., dhe mi mbledhjet publike?. Sipas këtij ligji, procedura e formimit të një partie ishte e tillë: Grupi nismëtar për krijimin e partisë duhet të paraqiste në Ministrinë e Punëve të Brendshme kërkesën për formimin e partisë, së cilës duhet t? i bashkëngjiteshin programi, statuti dhe rregullorja e partisë, si dhe 100 firma të personave që e mbështesnin këtë nismë. Ligji 370 u miratua që të shërbente si ekspedient për legalizimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Neni 31 i Ligjit nr. 370 kishte këtë përmbajtje: ?Partitë dhe organizatat politike si dhe shoqatat e ndryshme që ekzistojnë para hyrjes në fuqi të kësaj ligje duhet t? u konformohen urdhërimeve të kësaj ligje brenda gjashtë muajve nga data e shpalljes së saj në Gazetën Zyrtare.? (Gazeta Zyrtare nr. 115, Tiranë 23 dhjetor 1946, f. 3)
Kjo dispozitë e këtij ligji ishte formuluar në atë mënyrë që të zgjidhte problemin juridik që kishte PKSH, e cila vazhdonte të ekzistonte si parti ilegale, edhe pasiqë kishte ardhur në pushtet, në 29 nëntor 1944. Këtu duhet saktësuar se në Statutin (Kushtetutën) e Republikës Popullore të Shqipërisë që u miratua në fillim të vitit 1946, PKSHnuk figuronte fare, as si forcë udhëheqëse në sistemin e pushtetit, as në ndonjë mënyrë tjetër.
Neni 31 i Ligjit 370 nisej nga pikëpamja e saktë se çdo parti ka një datëlindje politike dhe një një datëlindje juridike. Datëlindja politike është dita kur mblidhet një grup nismëtar dhe merr vendimin politik për krijimin e partisë. Datëlindja juridike është dita kur partia njihet dhe miratohet nga autoriteti përkatës shtetëror. PKSH u krijua si një parti ilegale në raport me ligjet dhe pushtetin fashist, çka ishte një gjë e natyrshme. Datëlindja politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë është pra në 8 nëntor 1941, kur përfaqësuesit e grupeve komuniste të mbledhur në Tiranë vendosën që të krijonin Partinë Komuniste. Datëlindja juridike e kësaj partie duhet të ishte natyrisht pas çlirimit të vendit, kur do të bëhej një ligj si ai nr. 370. Me çlirimin e vendit dhe ardhjen e PKSH në pushtet, duhej që kjo parti të kishte një datëlindje juridike.
Dhe neni 31 i Ligjit nr. 370, i krijonte mundësi PKSH-së që të legalizohej brenda gjashtë muajve, nëse donte ta bënte këtë gjë. Sipas nenit 32 të ligjit nr. 370, ky ligj hynte në fuqi në ditën që do të shpallej (botohej) në Gazetën Zyrtare. Ky ligj u shpall me dekretin nr. 241 të Presidiumit të Kuvendit Popullor që doli në dt. 6 dhjetor 1946.(Gazeta Zyrtare nr. 115, Tiranë 23 dhjetor 1946, f. 1) Ligji u botua në Gazetën Zyrtare në 23 dhjetor 1946. Tashmë PKSH kishte kohë deri në 23 qershor 1947, pra gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, për ?t? ju konformuar kërkesave të kësaj ligje?. Brenda këtij afati PKSH duhet të bënte një kërkesë për legalizim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. As deri në 23 qershor 1947 dhe as më vonë, Partia Komuniste e Shqipërisë nuk dorëzoi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, as kërkesën për legalizimin, as kopje të statutit e të programit, siç e kërkonte Ligji nr. 370. Partia vazhdoi të mbetej ilegale deri në nëntor 1948, kur u vetëshpall e legalizuar në Kongresin I të saj. Moskryerja nga ana e PKSH e detyrimeve për t? ju konformuar Ligjit nr. 370, me përfundimin e afatit ligjor, i jepte fund ekzistencës ligjore së kësaj partie, duke shënuar kështu 23 qershori 1947 ditëvdekjen juridike të PKSH.
Partia Komuniste, duke mos dorëzuar në Ministrinë e Brendshme brenda 23 qershorit 1947, statutin dhe programin e saj, konsumoi veprën penale të parashikuar në nenin 27 të Ligjit nr. 370, që thoshte: ?Kushdo që shkel dispozitat e kësaj ligje në lidhje me lajmërimin për formimin e partive politike dhe të mbledhjeve publike që kanë karakter politik, dënohet me gjobë gjer në 500 franga përveç kur vepra formon faj penal më të rëndë?.(Gazeta Zyrtare nr. 115, Tiranë 23 dhjetor 1946, f. 3)
Dispozitat e këtij ligji i kishte shkelur hiç më pak se vetë kryeministri dhe sekretari politik i PKSH-së, Enver Hoxha, si dhe krejt anëtarët e Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror të PKSH-së, që ishin forumet drejtuese të kësaj partie. PKSH duhet të kishte përmbushur dhe detyrimet që i dilnin nga neni 11 i Ligjit nr. 370 që thoshte: ?Çdo parti politike detyrohet të çpallë një herë në vit burimin, sasinë dhe përdorimin e t? ardhurave të saj?.(Gazeta Zyrtare nr. 115, Tiranë 23 dhjetor 1946, f. 2)
PKSH, si parti ekzistuese, në bazë të nenit 31 të Ligjit nr. 370, kishte detyrim që ta bënte për herë të parë këtë gjë, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, pra brenda 23 qershorit 1947. Por, PKSH nuk përmbushi brenda 23 qershorit 1947, asnjë nga detyrimet që kishte ndaj Ligjit nr. 370, madje nuk i përmbushi kurrë ato sa kohë që ky ligj ishte në fuqi. Pas 23 qershorit 1947, pozita juridike e Partisë Komuniste të Shqipërisë u bë kriminale në raport me vetë ligjet në fuqi. Sipas ligjit nr. 370, i cili vazhdoi të ishte në fuqi deri në vitin 1952, në 24 qershor 1947, ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe duhet të urdhëronte ndalimin e veprimtarisë së kundërligjshme të PKSH, partisë ku ai ishte drejtuesi nr. 2 pas Enver Hoxhës. Neni 28 i Ligjit nr. 370 thoshte:
?Kushdo që shkel dispozitën e nenit 11 të kësaj ligje, ose bën çpallje që nuk i përgjigjen së vërtetës, dënohet me privim të lirisë personale gjer në 1 vit?.(Gazeta Zyrtare nr. 115, Tiranë 23 dhjetor 1946, f. 3)
Kjo do të thotë se të nesërmen e përfundimit të afatit të dhënë nga Ligji nr. 370, në 24 qershor 1947 Enver Hoxha dhe drejtuesit e tjerë të PKSH-së duhet të arrestoheshin dhe të dënoheshin me një vit burg. Por neni 29 i Ligjit nr. 370 përcaktonte diçka edhe më interesante: ?Kushdo që merr pjesë si nëpunës pranë partive politike ose shoqatave të palejuara, dënohet me privim të lirisë personale gjer në 1 vit, kurse anëtarët e këtyre partive, shoqatave dënohen me privim të lirisë personale gjer më tre muaj ose me gjobë gjer në 500 franga përveç rastit kur vepra e tyre formon faj penal më të rëndë?.(Gazeta Zyrtare nr. 115, Tiranë 23 dhjetor 1946, f. 3)
Kjo do të thotë se të gjithë punonjësit e atyre që quheshin aparati i PKSH në qendër (Komiteti Qendror) dhe në nivel lokal (komitetet e partisë), duhej të dënoheshin me burg, ose me gjobë. Madje duhet të dënoheshin edhe të gjithë anëtarët e PKSH, të cilët në 1947 qenë mbi 12 mijë veta.
?Legalizimi? i kundërligjshëm i PPSH
Plenumi (mbledhja) IX i Komitetit Qendror të PKSH që u mbajt në Tiranë, në 13-24 shtator 1948 vendosi që t? i sugjeronte Kongresit I të partisë që do të mbahej në nëntor të atij viti: ?Të legalizohet menjëherë Partia Komuniste e jonë si Parti udhëheqëse e klasës punëtore, si forca e vetme drejtonjëse e të gjithë aktiviteteve të vendit tonë dhe që e drejton vendin për në Socializëm?.(?Dokumente kryesore të PPSH?, Botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë KQ të PPSH, Tiranë 1960, vëllimi I, f. 398)
Ndërsa Plenumi XI i kishte sugjeruar Kongresit të partisë legalizimin e Partisë Komuniste, kongresi vendosi legalizimin e? Partisë së Punës, kjo pasiqë Partia Komuniste ndryshoi emrin në kongres. Kongresi I i PKSH vendosi në rezolucionin (akt-vendimin) e tij, në 22 nëntor 1948: ?Të legalizohet menjëherë Partia e Punës e jonë si udhëheqëse e klasës punëtore dhe e gjithë masavet punonjëse të qytetit dhe të fshatit, si forca e vetme drejtonjëse e të gjithë aktivitetit të vendit tonë dhe që e drejton vendin me vendosmëri për në socializëm?.(?Kongresi i I-rë i Partisë Komuniste të Shqipërisë?, Botim i Partisë së Punës të Shqipërisë, Tiranë 1950, f. 633)
Ky ishte legalizim në aspektin politik. Nga pikëpamja juridike vlera e vendimit të Kongresit I, të një forumi politik të një partie, deri në atë kohë ilegale, ishte vetëm që u pohua gjendja e flagrancës, tashmë të hapur, të ekzistencës së kësaj partie, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Me këtë u pohua se Partia Komuniste kishte ekzistuar në kundërshtim me Ligjin nr. 370 që prej 23 qershorit 1947 dhe se tashmë do të vazhdonte të ekzistonte në kundërshtim me ligjin në gjendjen e flagrancës së hapur.
4 korrik 1950: PPSH vendoset në Kushtetutë, por Ligji 370 mbetet në fuqi!
Deri në vitin 1950, Partia e Punës së Shqipërisë nuk figuronte në Kushtetutën e vendit. Me ndryshimet kushtetuese që u bënë në korrik 1950, PPSH zuri vend në Kushtetutë, në terma që ishin përkthim i fjalëpërfjalshëm i nenit përkatës të Kushtetutës së Bashkimit Sovjetik. Neni 21 i Kushtetutës shqiptare të vitit 1950 ishte thjesht përkthim nga rusishtja i nenit 126 të Kushtetutës së Bashkimit Sovjetik. Neni 21 i Kushtetutës së Shqipërisë thoshte:
?Për të zhvilluar inisiativën e masave punonjëse në fushën e organizimit dhe aktivitetin e tyre politik, shteti u siguron shtetasve të drejtën që të bashkohen në organizata shoqërore: Fronti Demokratik, Bashkimet Profesionale, Kooperativat, organizatat e Rinisë dhe të Gruas, organizatat sportive dhe të mbrojtjes, shoqatat kulturale, teknike dhe shkencore; shtetasit më aktivë dhe më të ndërgjegjshëm të klasës punëtore dhe të masave të tjera punonjëse bashkohen në Partinë e Punës të Shqipërisë, pararoja e organizuar e klasës punëtore dhe e gjithë masave punonjëse në luftën e tyre për ndërtimin e bazës së socializmit dhe bërthama udhëheqëse e të gjitha organizatave të punonjësve, si shoqërore ashtu dhe shtetërore?.
Tashmë PPSH qe forca drejtuese në shtet dhe në shoqëri. Nuk është ironi e vogël, që një parti e cila ekzistonte në kundërshtim me ligjin të përcaktohej në ligjin themeltar të shtetit si drejtuese e shtetit! Por ekzistenca e ligjit nr. 370 e bënte nul nenin 21 të Kushtetutës. Edhe me standardet e së ashtuquajturës ligjshmëri revolucionare këto dy realitete juridike qenë të papajtueshme. Prandaj, në 4 shtator 1952, Presidiumi i Kuvendit Popullor, mbi propozimin e qeverisë, nxori dekretin nr. 1536 mbi abrogimin e disa ligjeve, një prej të cilëve ishte Ligji nr. 370, dt. 6 dhjetor 1946 ?Mi formimin e partive politike dhe shoqatave kulturore, shkencore, profesionale etj., dhe mi mbledhjet publike?. Sipas nenit 2 të dekretit ai hynte në fuqi menjëherë.(Dekret nr, 1536, ?Mbi abrogimin e disa ligjeve, dekret-ligjeve dhe dekreteve? (Gazeta Zyrtare, nr. 16, 6 tetor 1952, f. 537-538)
Në të vërtetë, abrogimi në vitin 1952 i Ligjit nr. 370 nuk e ndryshonte realitetin juridik të ekzistencës së kundërligjshme të PPSH. Fakti që Ligji nr. 370 kishte qenë në fuqi deri në 1952 do të thoshte dënim me vdekje juridike për PKSH (PPSH). Neni 370 do të ishte fantazma juridike që do ta përndiqte PPSH-në përgjatë gjithë ekzistencës së saj. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 1950 pozita e kundërligjshme e PPSH thjesht mori përmasa groteske juridike, duke u fiksuar në dispozitat kushtetuese ekzistenca me status të privilegjuar e një partie që ekzistonte në mënyrë të kundërligjshme.
17 dhjetor 1990: shfaqet fantazma e Ligjit nr. 370 të vitit 1946
Kur Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia iu desh të përpilonte së bashku me këshilltarët e tij juridikë dekretin nr. 7442, të datës 17 dhjetor 1990, ?Për krijimin e e organizatave dhe të shoqatave politike?, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, me të cilin u lejua krijimi i partive politike, ai u kujtua për Ligjin 370, dt. 6 dhjetor 1946 ?Mi formimin e partive politike dhe shoqatave kulturore, shkencore, profesionale etj., dhe mi mbledhjet publike?, madje e nxorri nga arkivi këtë ligj dhe e kopjoi atë. Mjaft që të krahasosh dekretin e dhjetorit 1990 dhe ligjin e dhjetorit 1946 që të bindesh për këtë gjë. Natyrisht se dy ligje të ngjashme në përmbajtje do të kenë përkime, por në këtë rast bëhet fjalë për një përkim strukturor: nenet me të njëjtin numër kanë të njëjtën përmbajtje. Kjo gjë u ka rënë në sy edhe vetë përpiluesve të Dekretit 7442, të cilët kanë bërë ndonjë zhvendosje në radhën e neneve në dekret, çka më tepër ka bërë që të evidentohet ngjashmëria me Ligjin 370, sesa e ka shmangur atë.
Neni 1 i Dekretit 7442 thotë: ?Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, në bazë të nenit 54 të Kushtetutës, shtetasve u njihet e drejta të formojnë organizata (parti) ose shoqata politike e shoqërore.?
Neni 1 i Ligjit 370 thotë: ?Për zhvillimin e aktivitetit politik, kultural dhe shoqëror të masave të gjëra të popullit shtetasve të Republikës Popullore të Shqipërisë ju garantohet e drejta që të formojnë parti politike dhe shoqata kulturale, shkencore, profesionale, sportive, etj.?
Siç shihet, fjala ?garantohet? është bërë ?njihet?.
Neni 2 i Dekretit 7442 thotë: ?Veprimtaria e partive ose shoqatave politike mund të shtrihet në një a disa rrethe ose në gjithë territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.?
Neni 2 i Ligjit 370 thotë: ?Veprimtaria e partive politike ose t? organizatave politike mund të shtrihet në rrethin e një ose më shumë Prefekturave ose në gjithë Shqipërinë.?
Kjo dispozitë u kopjua me papërgjegjshmëri të madhe, se bartte rrezikun që të shërbente për të krijuar parti regjionale, separatiste. Përse ishte e nevojshme që të specifikohej se mund të kishte parti regjionale kur një parti mund ta ushtronte veprimtarinë e saj në një pjesë të caktuar të vendit, pa u përcaktuar si parti krahinore? Në Ligjin 370 të vitit 1946 këtë dispozitë separatiste e vunë jugosllavët, të cilët kishin në plan ta coptonin Shqipërinë në dy republika kur t? i bashkohej Jugosllavisë.
Neni 3 i Dekretit 7442 thotë: ?Shtetasit që dëshirojnë të formojnë parti ose shoqatë politike, detyrohen t? i drejtojnë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë duke paraqitur programin dhe rregulloren ose statutin e partisë apo të shoqatës së tyre.?
Neni 3 i Ligjit 370 thotë: ?Shtetasit që dëshirojnë të formojnë parti politike detyrohen t? i drejtojnë një kërkesë organit shtetëror kompetent duke paraqitur programin dhe rregulloren ose statutin e partisë së tyre.?
Neni 4 i Dekretit 7442 thotë: ?Kërkesa për formimin e një partie ose shoqate politike duhet të nënshkruhet të paktën nga 100 shtetas, kur veprimtaria e kësaj partie a shoqate do të shtrihet në një ose në disa rrethe, dhe mbi 300 shtetas, kur veprimtaria e tyre do të shtrihet në gjithë territorin e vendit.?
Neni 4 i Ligjit 370 thotë: ?Kërkesa për formimin e një partie politike duhet të nënshkruhet të paktën nga 50 zgjedhës kur veprimtaria e kësaj partie do të shtrihet në rrethin e një ose dy Prefekturave dhe nga 100 zgjedhës kur veprimtaria e saj do të shtrihet në rrethin e tre ose më shumë prefekturave ose në gjithë Shqipërinë.?
Siç shihet formulimi është i njëjtë, ndryshon vetëm numri i personave.
Neni 5 i Dekretit 7442 thotë: ?Ministria e Drejtësisë, kur vëren se nuk janë zbatuar rregullat e caktuara në këtë dekret, e kthen kërkesën për plotësimet përkatëse.?
Neni 5 i Ligjit 370 thotë: ?Kërkesa për formimin e një partie politike i drejtohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kur konstaton mungesa formale, u? a këthen paraqitësave për t? i plotësuar ose korigjuar.?
Neni 6 i Dekretit 7442 thotë: ?Ministria e Drejtësisë duhet të miratojë ose të refuzojë formimin e partisë a të shoqatës politike brenda 30 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të kërkesës. Në rast se brenda këtij afati nuk përfundon shqyrtimi i kërkesës, ajo konsiderohet si e pranuar.?
Neni 6 i Ligjit 370 thotë: ?Ministria e Punëve të Brendshme duhet brenda 30 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të kërkesës, të aprovojë ose të refuzojë formimin e partisë politike. Në rast se brenda këtij afati, nuk është marrë ndonjë vendim, atëherë kërkesa konsiderohet si e pranuar.?
Neni 7 i Dekretit 7442 thotë: ?Organi kompetent nuk miraton formimin e partive ose të shoqatave politike dhe ndalon vazhdimin e veprimtarisë së tyre, kur ato kanë karakter fashist, racist, luftënxitës, antikombëtar, ose nxitin urrejtjen kombëtare, si dhe kur synojnë përmbysjen me dhunë të rendit të vendosur në Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ndalohet formimi dhe veprimtaria e një partie a shoqate politike, kur themeluesit ose ata që bëjnë pjesë në udhëheqjen e saj frymëzohen nga idetë e përmendura në këtë dispozitë.?
Neni 7 i Ligjit 370 thotë: ?Organet shtetërore kompetente do të ndalojnë formimin dhe veprimtarinë e partive politike që kanë për qëllim të ndryshojnë ose të rëzojnë rendin Konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë, ose kanë karakter antidemokratik, ose janë t? organizuara me bazë fetare, ose kanë qëllim dhe shërbejnë për të mbjellur urrejtje dhe grindje në mes të kombësive, racave dhe feve. Gjithashtu ndalohet formimi dhe veprimtaria e një partie politike kur themelonjësit, ose ata që bëjnë pjesë në kryesin e saj, frymëzohen nga parimet e përmendura më sipër.?
Si për variacion, por edhe për diskrecion, në Dekretin 7442 u është ndryshuar vendi me njëri-tjetrin neneve 8 dhe 9 të Ligjit 370, që të mos përkonin numrat e neneve për ndalimin e partive politike.
Neni 8 i Dekretit 7442, që është pothuajse kopje e nenit 9 të Ligjit 370 thotë: ?Nuk mund të marrin pjesë në formimin e një partie ose shoqate politike dhe as të jenë anëtarë të tyre, shtetasit e huaj dhe shtetasit shqiptarë që nuk kanë vendbanim të përhershëm në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.?
Neni 9 i Ligjit 370 thotë: ?Nuk munt të marrin pjesë në formimin e një partie politike ose të jenë anëtarë të sajë shtetasit e huaj si dhe shtetasit shqiptarë që nuk gëzojnë të drejtën e votës.?
Neni 9 i Dekretit 7442, që është kopje e nenit 8 të Ligjit 370 thotë: ?Kundër aktit të Ministrisë së Drejtësisë që refuzon kërkesën për formimin e një partie a shoqate politike ose që ndalon vazhdimin e veprimtarisë së tyre, mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit, në Gjykatën e Lartë, e cila brenda 15 ditëve merr vendim të formës së prerë.?
Neni 8 i Ligjit 370 thotë: ?Kundra vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme mi refuzimin e kërkesës për formimin e një partie politike, ose mi ndalimin e vazhdimit të veprimtaris së saj, mund të bëhet ankimi brenda 15 ditëve që nga dita e njoftimit të vendimit përpara Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë që vendos në formë të prerë brenda 15 ditëve. Ankimi i dërgohet Gjykatës së Lartë me anën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.?
Neni 10 i Dekretit 7442 thotë: ?Rregullorja a statuti i partive ose shoqatave politike, ndër të tjera, duhet të përmbajë emrin e partisë a shoqatës, organizimin e brendshëm, qëllimin e krijimit, qendrën e tyre dhe territorin në të cilin do të zhvillojnë veprimtarinë, si dhe burimin e mjeteve materiale që do të përdorin.?
Neni 10 i Ligjit 370 thotë: ?Regullorja ose statuti i partive politike duhet të përmbajnë emrin e partisë, organizimin e brendshëm, burimin e mjeteve materiale që do të përdorë për zhvillimin e veprimtarisë së saj dhe selin e saj.?
Neni 11 i Ligjit 7442, sa për variacion, kopjoi nenin pasardhës të Ligjit 370, pra nenin 12, duke ndryshuar thjesht radhitjen numerike të neneve në ligj. Neni 11 i Dekretit 7442 thotë: ?Partitë ose shoqatat politike janë persona juridikë. Ato do të kenë pasuri të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë dhe shtypin e tyre, si dhe do të administrojnë të ardhurat që vijnë nga pagimi i kuotave të anëtarësisë dhe nga burime të tjera të ligjshme. Partive dhe shoqatave të tjera politike u ndalohet të marrin drejtpërsëdrejti ose tërthorazi ndihma financiare nga jashtë, si: shtete, parti, organizata, institucione, individë të huaj ose nga shqiptarë që nuk janë me banim të përhershëm në Shqipëri. Në rast të kundërt shteti bën konfiskimin e këtyre ndihmave.?
Neni 12 i Ligjit 370 thotë: ?Partitë politike janë persona juridike. Atom und të kenë pasuri të patundëshme të nevojëshme për qëllimet e partisë, lokale për mbledhje dhe shtypin e tyre. Këto parti administrojnë t? ardhurat që rjedhin nga pagimi i kuotave të anëtarësisë si dhe nga burime të tjera të ligjëshme.?
Në nenin 12 i Dekretit 7442 u kopjua neni 11 i Ligjit 370. Neni 12 i Dekretit 7442 thotë: ?Partitë dhe shoqatat politike detyrohen të shpallin një herë në vit burimin, sasinë dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të tyre.?
Neni 11 i Ligjit 370 thotë: ?Çdo parti politike detyrohet të çpallë një herë në vit burimin, sasinë dhe përdorimin e t? ardhurave të saj.?
Dekreti 7442 ndryshon nga Neni 370 se në Dekretin 7442 mungon një dispozitë kalimtare, siç është në Ligjin 370 neni 31 (Dekreti 7442 nuk i ka kopjuar nenet e tjera të këtij ligji se ato kanë të bëjnë me shoqatat jopolitike dhe me mbledhjet publike), që thoshte: ?Partitë dhe organizatat politike si dhe shoqatat e ndryshme që ekzistojnë para hyrjes në fuqi të kësaj ligje duhet t? u konformohen urdhërimeve të kësaj ligje brenda gjashtë muajve nga data e shpalljes së saj në Gazetën Zyrtare.?
Arsyeja për cilën mungon një dispozitë e tillë në Dekretin 7442 është e qartë: PPSH kështu do të pohonte se kishte ekzistuar në mënyrë të kundërligjshme gjatë gjithë kohës që kishte qenë në pushtet dhe se po legalizohej vërtet vetëm në dhjetor 1990. PPSH nuk kishte ndërmend që të përsëriste dy herë gabimin e bërë me Ligjin 370. Kështu që kjo parti mbeti një parti e kundërligjshme në raport me ligjet në fuqi.
Meqënëse sipas Dekretit 7442 Ministria e Drejtësisë kishte tagrin ligjor për të mbikqyrur pajtueshmërinë e partive politike me ligjet, dekreti 7442 duhet të kishte pasur edhe një nen ku të përcaktohej se brenda një afati të caktuar dokumentet e partive ekzistuese (në fakt partisë së vetme ekzistuesee), duhet t? i kalonin Ministrisë së Drejtësisë. Mungesa e një neni të tillë në dekretin e dhjetorit 1990 nuk ishte një harresë, se Ramiz Alia ishte i vetëdijshëm për problemin juridik që kishte PPSH. Mungesa e një neni të tillë ndodhi pikërisht për të shmangur që të zbulohej ekzistenca e kundërligjshme e PPSH. Kështu që PPSH nuk iu nënshtrua asnjë lloj procedure juridike sipas dekretit 7442, duke u marrë si e mirëqënë ekzistenca e saj juridike. Por, në fakt PPSH nuk kishte pasur kurrë status legal, pasi nuk qe regjistruar në zyrat e shtetit, para datës 17 dhjetor 1990. Që prej datës 17 dhjetor 1990, PPSH kishte detyrimin ligjor që të ndërpriste veprimtarinë e saj.
Gjithsesi, fakti që PPSH ekzistonte në kundërshtim me ligjin, nuk e cënon juridikisht krijimin e partive në Shqipëri që prej dhjetorit 1990, se PPSH nuk kishte qenë subjekt politik pjesëmarrës në zgjedhjet e vitit 1987 nga ku kishte dalë legjislatura që miratoi Presidiumin e Kuvendit Popullor i cili nxorri dekretin e pluralizmit politik në dhjetor 1990. Në zgjedhjet për Kuvendin Popullor që prej vitit 1945 merrte pjesë vetëm Fronti Demokratik.
Në 29 prill 1991, Kuvendi Popullor me rastin e miratimit të ligjit të ri kushtetues (Dispozitat Kryesore Kushtetuese) shfuqizoi Kushtetutën e vitit 1976. Neni 45 i Dispozitave Kryesore Kushtetuese thoshte: ?Kushtetuta e RPSSH, e miratuar më 28. 12. 1976, si dhe ndryshimet e mëvonshme të saj shfuqizohen.?
Kjo do të thoshte se me këtë shfuqizohej e vetmja referencë ligjore e PPSH, që ishte neni 3 në Kushtetutën e vitit 1976. Ky nen i Kushtetutës së vitit 1976 thoshte: ?Partia e Punës e Shqipërisë, pararoja e klasës punëtore, është forca e vetme udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë.?
Ndonëse edhe neni 3 i Kushtetutës së vitit 1976 nuk e kishte rregulluar ekzistencën ligjore të PPSH, tashmë kjo parti cdo lloj të drejte ekzistence ligjore, për arsye se ajo nuk ishte njohur si parti politike në bazë të Dekretit 7442. Me këtë u finalizua komedia juridike e PPSH. Kështu, 29 prilli 1991 është dita kur PPSH bëri coup de grace juridike. Me miratimin nga Kuvendi Popullor të ligjit të ri kushtetues, Dispozitave Kryesore Kushtetuese, në 29 prill 1991, në të njëjtën ditë me shfuqizimin e Kushtetutës së vitit 1976, PPSH u vu përfundimisht në pozitë antikushtetuese se Neni 6 i Dispozitave Kryesore Kushtetuese përcaktonte se: Partitë politike dhe organizatat e tjera krijohen dhe e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin?.
PPSH nuk e ushtronte veprimtarinë e saj në përputhje me ligjin, se kërkesa e parë e ligjit për ekzistencën e një partie ishte që ajo të kishte qenë krijuar në pajtim me ligjin. PPSH nuk ishte krijuar as në bazë të Dekretit 7442, as të Ligjit nr. 370, të cilët qenë dy ligjet e vetme, në bazë të të cilëve mund të ishte krijuar një parti politike.
Shndërrimi i PPSH në PS u bë sipas të njëjtës mënyrë, se si ishte bërë shndërrimi nga PKSH në PPSH, pra në shpërfillje të plotë të ligjit. Në Kongresin e qershorit 1991 u zgjidh vetëm aspekti politik i transformimit. Në Kongresin X të PPSH, në 12 qershor 1991, kjo parti e ndryshoi emrin në Partia Socialiste. Përmbajtja e vendimit të kongresit fjalë për fjalë është: ?Të miratojë ndryshimin e emrit të PPSH në: Partia Socialiste e Shqipërisë?.(?Kongresi i 10 i PPSH-përmbledhje dokumentesh?, botim i PSSH, Tiranë 1991, f. 140)
Kjo është e vërteta faktike, të tjerat janë vetëm mitologji politike. Mit politik është edhe çka shkruhet te ?Fjalori Enciklopedik Shqiptar?, një botim zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: ?Kongresi X dhe i fundit (qershor 1991) vendosi t? i japë fund veprimtarisë së PPSH dhe të themelojë Partinë Socialiste të Shqipërisë si një parti e re me një program e statut të ri?.(?Fjalori Enciklopedik Shqiptar?, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2009, vëllimi 3, f. 1944)
Ky është një shembull që tregon se si ata që duhet të shkruajnë si shkencëtarë shkruajnë si sharlatanë, se vendimi i sipërcituar i Kongresit X flet qartë se çfarë u bë në fakt atje. Gjithashtu, ?Fjalori Enciklopedik? thotë se: ?PS u formua më 12 qershor 1991?.(po atje: f. 1947)
Por, në qershor 1991, për formimin e një partie kishte modalitete ligjore, të përcaktuara në dekretin 7442, të përmendura më lart, dhe asnjë procedurë ligjore nuk ndodhi me këtë rast. Datëlindja politike e Partisë Socialiste është 12 qershori 1991. Në këtë datë ka ndodhur një ngjarje politike që është se Partia e Punës së Shqipërisë, në Kongresin X të saj, vendosi të ndryshojë emrin në PS. Por ky vendim politik u bë i vlefshëm kur u miratua me një urdhër të ministrit të Drejtësisë. Data 15 gusht 1991, kur doli ky urdhër është datëlindja juridike e Partisë Socialiste.
17 korrik 1991: Shkresa nr. 1167 e Fatos Nanos
Në 17 korrik 1991, në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë shkoi një shkresë e formuluar në 3 korrik të atij viti dhe që thoshte fjalë për fjalë:
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
KOMITETI DREJTUES
Tiranë, më 3. 7. 1991
Ministrisë së Drejtësisë
Tiranë
Ju njoftojmë se në bazë të Vendimeve të Kongresit të 10-të të PPSH si parti politike e njohur, veprimtaria dhe marrëdhëniet e saj si person juridik do të vazhdojnë me emrin Partia Socialiste e Shqipërisë.
KRYETARI I PARTISË SOCIALISTE
FATOS NANO
Kjo është përbajtja e plotë e shkresës të protokolluar në Ministrinë e Drejtësisë me nr. 1167 dhe origjinali i së cilës, që prej vitit 2000, sipas Ligjit nr. 8580, dt. 17 shkurt 2000, ?Për partitë politike? ruhet në arkivin e Gjykatës së Faktit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shkresa e dërguar nga Fatos Nano në Ministrinë e Drejtësisë ishte një akt absolutisht i pavlefshëm, i përpiluar në mospajtueshmëri të plotë me kërkesat e ligjeve në fuqi. Përmbajtja e shkresës është kontradiktore sa nuk ka ku të vejë më, se, ndonëse thuhet që PPSH si parti është personi juridik, e me këtë edhe subjekti që ka titullin për të dalë në qarkullimin civil, sic thuhet në gjuhën juridike, shkresa niset nga Partia Socialiste, në emër të kryetarit të saj, kur që të ekzistonte një person juridik me emrin ?Partia Socialiste? duhej miratimi i Ministrisë së Drejtësisë. Dërguesi i shkresës ishte plotësisht i vetëdijshëm për problemet që kishte shkresa. Kjo gjë kuptohet nga fakti se në shkresën e mësipërme, të dërguar nga Fatos Nano në Ministrinë e Drejtësisë, nuk ka asnjë referencë në ndonjë ligj, madje as që përdoret fjala ?kërkesë?. Nuk mund të mos të të bjerë në sy se shkresa nuk i referohej asnjë neni të asnjë ligji.
Por në shkresë përdoret fraza juridike ?parti politike e njohur?, duke iu referuar PPSH-së, e cila frazë gjendet në Ligjin nr. 7502, dt. 25 korrik 1991, ?Për partitë politike?, i cili ligj nuk ishte miratuar ende në kohën kur Fatos Nano nisi këtë shkresë, por ishte vetëm projekt-ligj dhe do të miratohej nga Kuvendi Popullor tetë ditë pasi në Ministrinë e Drejtësisë të dërgohej shkresa e përmendur më lart, nga ana e Fatos Nanos. Fatos Nano dhe këshilltarët e tij juridikë, kur patën diskutuar se kur do ta nisnin shkresën, kishin llogaritur që kërkesa e tyre do të shqyrtohej nga Ministri i Drejtësisë në bazë të ligjit 7502, i cili do të ishte miratuar në ndërkohë. Për këtë arsye Kuvendi Popullor ku shumicën e kishte PPSH, e cila në Kongresin X kishte ndryshuar emrin në PS bëri që ky ligj të hynte në fuqi menjëherë. Neni 30 i këtij ligji shfuqizonte Dekretin nr. 7442, dt. 17 dhjetor 1990 ?Për krijimin e organizatave dhe shoqatave politike?, në bazë të së cilit rregullohej ekzistenca dhe veprimtaria e partive politike deri në këtë kohë. Kështu që, kërkesa do të shqyrtohej në bazë të Ligjit nr. 7502, dt. 25 korrik 1991, ndonëse ishte dërguar para miratimit të këtij ligji. E gjithë kjo manovër e ndërlikuar juridike u bë se Dekreti nr. 7442, dt. 17 dhjetor 1990 ?Për krijimin e organizatave dhe shoqatave politike?, i cili ishte i vetmi akt ligjor në fuqi për krijimin dhe funksionimin e partive politike, ishte konceptuar në atë mënyrë që të mundësonte vetëm krijimin e partive të reja.
Merret vesh, duke u përdorur termi ?parti politike e njohur? në shkresën e dërguar nga Fatos Nano, kërkohej të thuhej se, meqënëse Partia e Punës së Shqipërisë ishte një parti ekzistuese, e njohur ligjërisht, atëherë ajo po vinte në dijeni Ministrinë e Drejtësisë mbi ndryshimet e bëra prej saj, ashtu siç parashikonte Ligji i ardhshëm nr. 7502 mbi bazën e të cilit do të shqyrtohej kërkesa e dërguar nga Fatos Nano. Por, sipas nenit 12 të Ligjit nr. 7502, vetëm PPSH si parti që supozohej të ishte e njohur ligjërisht, kishte të drejtë t? i bënte një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë ku të kërkonte që të miratoheshin ndryshimet e bëra në Kongresin X të saj. Në nenin 12 të Ligjit të sipërpërmendur, thuhej:
?Kur partitë politike të njohura bëjnë ndryshime të rëndësishme në program, statut apo në emërtimin e tyre, vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për të kryer veprimet përkatëse.
Kur Ministria e Drejtësisë vëren se këto ndryshime vijnë në kundërshtim me rregullat e këtij ligji, vendos mospranimin e tyre dhe brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës, njofton organin e interesuar.?
Sipas kësaj dispozite të ligjit, Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t? i adresohej një shkresë nga Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila nuk ekzistonte ligjërisht, por që fitonte ekzistencën juridike vetëm pas lëshimit të urdhërit nga ministri i Drejtësisë. Partia Socialiste nuk mund t? i adresohej Ministrisë së Drejtësisë me anë të një forumi të saj, siç ishte Komiteti Drejtues dhe me anë të kryetarit të kësaj partie, për arsyen e thjeshtë se Partia Socialiste, forumet e saj, dhe kryetari i kësaj partie, si elementë statutorë, fitonin të drejtën e ekzistencës ligjore vetëm pasiqë Ministria e Drejtësisë të kishte miratuar Statutin e kësaj partie, me miratimin e kërkesës së Partisë së Punës së Shqipërisë për njohjen e ndryshimeve të bëra prej saj në emërtimin, statutin dhe programin e saj. Me shkresën që i ishte dërguar Ministrisë së Drejtësisë në 17 korrik 1991, Partia Socialiste e Shqipërisë (Komiteti Drejtues i saj) njoftonte Ministrinë e Drejtësisë se Partia e Punës e Shqipërisë kishte ndryshuar emrin në Partia Socialiste e Shqipërisë!!! Nonsens! Madje më tepër se kaq. Kërkesa ishte nul nga pikëpamja juridike. Vetëm pasiqë Ministri i Drejtësisë të nxirrte urdhrin përkatës për miratimin e ndryshimeve, atëherë PPSH fitonte titullin juridik për të përdor emrin Partia Socialiste. Që Partia Socialiste t? i dërgonte, me anë të një forumi të saj, një shkresë si ajo e përmendur më lart Ministrisë së Drejtësisë, kjo është njëjtë sikur në zyrën e gjendjes civile të shkojë një njoftim nga ana e një fëmije të porsalindur ku të thuhej se prindërit e tij kanë lindur një fëmijë dhe të kërkohej regjistrimi i këtij fëmije me emrin me të cilin e kanë quajtur prindërit!
Duke qenë se ligji 7502 i njihte të drejtën vetëm Partisë së Punës së Shqipërisë për t? ju drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë për ndryshime në statut, emërtim dhe program, atëherë këtë të drejtë e kishte Komiteti Qendror i PPSH dhe Sekretari i Parë i Komitetit Qendror, të cilët qenë dy instancat partiake të cilët i kishte zëvendësuar Komiteti Drejtues dhe kryetari i partisë. Pra, Ministria e Drejtësisë duhet të pranonte që të shqyrtonte vetëm një kërkesë që i adresohej nga Komiteti Qendror i PPSH, të firmuar në emrin e tij nga Sekretari i Parë i këtij Komiteti. Meqënëse, Sekretari i Parë, Ramiz Alia, kishte dhënë dorëheqjen që në maj 1991, pasi ai u zgjodh President i Republikës, atëherë mbetej që kërkesën ta firmonte ai që e zëvendësonte përkohësisht Ramiz Alinë sipas Statutit të PPSH-së. Fatos Nano nuk ishte veçse një nga anëtarët e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe sipas Statutit të PPSH-së nuk kishte të drejtë që të dërgonte një kërkesë të tillë.
Për të studiuar çështjen e kërkesës që do t? i bëhej Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e ndryshimeve të bëra në Kongresin X të PPSH qe ngritur një grup pune ku bënin pjesë njerëz që e kuptonin mirë problemin, se në grupin e punës bënin pjesë juristë të njohur si Luan Omari, Arben Puto, apo edhe Fehmi Abdiu, deputet i PS-së që më pas do të bëhej Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Grupi i juristëve në fakt kishte diskutuar që në përfundim të Kongresit X për mënyrën sesi do të përpilohej kërkesa për Ministrinë e Drejtësisë. Juristët binin dakord se i duhej dërguar Ministrisë së Drejtësisë një kërkesë në emër të PPSH-së, si parti e njohur, që të miratoheshin ndryshimet e bëra në Kongresin X të kësaj partie. Aq më tepër kur Kongresi X i PPSH-së përmendet shprehimisht edhe në shkresën që iu dërgua më në fund Ministrisë së Drejtësisë, si forumi që kishte kryer ndryshimet. Por juristët që ishin ngarkuar për të përpiluar kërkesën kishin frikë se nëse në Ministrinë e Drejtësisë do të shkonte një kërkesë e tillë, atëherë shumë njerëzve do t? u ndizej një llampë në tru, si të thuash, dhe do të pyesnin se si ishte një parti e njohur ligjërisht kjo PPSH, pra do të kërkonin të dinin më tepër mbi ekzistencën ligjore të PPSH-së. Se PPSH në këtë shkresë duhet të tregonte se si ishte një parti e njohur ligjërisht, pra duhet të tregonte datën ligjore të krijimit të saj, pra atë datë se kur një autoritet shtetëror kishte vendosur mbi fillimin e ekzistencës ligjore të kësaj partie, pasiqë i ishte paraqitur një kërkesë nga personat të cilët kishin inicuar krijimin e një partie.
Data 23 qershor 1947 kishte lënë një ?minë? të kronometruar juridike për PS-në. Duke qenë se Partia e Punës së Shqipërisë ishte trashëgimtare juridike e Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila e ndryshoi emrin nga PKSH në PPSH, në Kongresin I të saj, në 1948, ekzistenca e PPSH ishte e ligjshme për aq sa ekzistenca e PKSH ishte e ligjshme. Kjo sillte dy pyetje-kyç për natyrën e trashëgimisë juridike në linjën PKSH- PPSH-PS. Pyetja e parë-kyç është: Cila ishte trashëgimia juridike e PS nga PPSH? Përgjigjia e kësaj pyetjeje ishte e thjeshtë: Trashëgimia juridike në linjën PKSH-PPSH-PS ishte ekzistenca e kundërligjshme. Partitë amë nga të cilat PPSH e kishte dhuratë këtë, Lidhja e Komunistëve e Jugosllavisë (Partia Komuniste e Jugosllavisë), nuk do ta kishin këtë shqetësim juridik. Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë e pati mbyllur tashmë llogarinë duke u shpërbërë në fillim të vitit 1990. Këtë fat do ta kishte dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, e cila do të ndalohej me ligj të posaçëm në gusht 1991, nga parlamenti rus.
Fatos Nano, ashtu si dhe këshilltarët e tij, pati qenë i vetëdijshëm mbi problemin juridik që kishte PPSH, e cila nuk mund të bënte një kërkesë, as sipas Dekretit 7442 të dhjetorit 1990, as sipas Ligjit nr. 7502, dt. 25 korrik 1991, ?Për partitë politike?, se kjo parti nuk figuronte të ishte e regjistruar ligjërisht, sipas ligjeve të kohës kur kjo parti ishte në pushtet. Me shkresën e datës 17 korrik 1991, Partia e Punës e Shqipërisë u soll sikur ndryshimet e bëra nga Kongresi X i saj të kishin vlerë ligjore. Pra, PPSH u soll njëjtë ashtu siç ishte sjellë gjithmonë, kur kishte shpërfillur ligjet.
15 gusht 1991: Urdhri nr. 36/1 i Ministrit të Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë i kohës të cilit i vajti shkresa e Fatos Nanos në 17 korrik 1991 ishte juristi Shefqet Muçi, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate, të kryesuar nga Skënder Gjinushi në qeverinë e koalicionit, të quajtur ndryshe ?Qeveria e Stabilitetit?. Nëse Ministri i Drejtësisë do të kishte vepruar sipas Ligjit nr. 7502, dt. 25 korrik 1991, ?Për partitë politike?, çka ishte detyrimi ligjor i tij si ministër, ai do ta kishte kthyer mbrapsht shkresën duke thënë se atij duhet t? i vinte një kërkesë nga ana e Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila mund të konsiderohej ?parti e njohur? sipas Ligjit nr. 7502, dt. 25 korrik 1991, ?Për partitë politike?. Në vend që të vepronte kështu, ministri i Drejtësisë i kohës, Shefqet Muçi, me një urdhër të përpiluar në 14 gusht 1991 dhe të firmuar prej tij të nesërmen në 15 gusht, miratoi ndryshimet që iu kërkua të miratonte në shkresën e dërguar nga Fatos Nano. Formulimi i titullit të urdhrit përkatës të ministrit të Drejtësisë na zbulon nonsensin që qëndron dhe në thelb të përmbajtjes së urdhrit dhe që e bën atë një akt juridik absolutisht të pavlefshëm. Titulli i urdhrit është: ?Për regjistrimin e programit e të statutit të ndryshuar të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe të emërtimit të saj të ri?.
Por nuk ishte Partia Socialiste ajo që kishte marrë një emërtim të ri, dhe as që kishte ndryshuar programin dhe statutin, por ishte Partia e Punës e Shqipërisë ajo që i kishte bërë këto gjëra, duke marrë emrin e ri ?Partia Socialiste?. Nonsensi vazhdon dhe në përmbajtjen e urdhrit, që në fjalinë e parë të tij:
?Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste me shkresën nr. 1167 datë 3. 7. 1991 ka njoftuar këtë ministri, se pas Kongresit X të Partisë së Punës së Shqipërisë, emërtimi i saj do të jetë ?Partia Socialiste e Shqipërisë?.
Pra, ministri i Drejtësisë Shefqet Muçi thoshte se Partia Socialiste e pati njoftuar atë se Partia e Punës e Shqipërisë kishte ndryshuar emrin në Partia Socialiste! A mund të mos e kuptonte ministri i Drejtësisë, që ishte jurist dhe që duhej ta shqyrtonte kërkesën së bashku me një grup ekspertësh, se ishte duke thënë një nonsens të plotë? Partia Socialiste që supozohej të ekzistonte vetëm nëse ai miratonte ndryshimet e bëra nga Partia e Punës, nuk mund ta njoftonte atë për ndonjë veprim të kryer nga Partia e Punës. Vetë Komiteti Drejtues ishte një forum i ri, që mund të ekzistonte sipas Statutit të ri të partisë, për të cilin i kërkohej Ministrisë së Drejtësisë që ta shqyrtonte nëse ishte në pajtim me ligjin?! Komiteti Drejtues fitonte të drejtën e ekzistencës ligjore vetëm pasiqë ministri i Drejtësisë të nxirrte një urdhër me të cilin të miratonte ndryshimet e kryera nga PPSH. Merret vesh, Ligji nr. 7502, dt. 25 korrik 1991, ?Për partitë politike? nuk i jepte tagër Ministrit të Drejtësisë që të shqyrtonte një kërkesë që i adresohej atij nga një forum partiak i cili ekzistonte në një statut të ri për të cilin i kërkohej ministrit që ta shqyrtonte nëse ishte në pajtim me ligjin ose jo!!! Vetëm pasiqë ministri i Drejtësisë të kishte miratuar me një urdhër të tij ndryshimet e bëra nga PPSH, atëherë u mundësohej forumeve të reja të saj siç ishte Komiteti i Përgjithshëm Drejtues apo edhe Kryetari që të vepronin në emër të PS-së si person juridik.
Ministri i Drejtësisë i kohës, në urdhërin me të cilin u disponua mbi njoftimin e Fatos Nanos, e quan këtë të fundit ?kërkesë (?!)?, ndonëse fjala ?kërkesë? nuk përdoret në shkresën që i ishte dërguar atij nga PS, dhe kjo gjë nuk ishte një lapsus. Ata që kishin formuluar shkresën e kuptonin se PS nuk mund të dërgonte një kërkesë ku të kërkonte miratimin e vetvetes!!! Partitë e reja që krijoheshin dërgonin në Ministrinë e Drejtësisë një kërkesë nga ana e grupit nismëtar të tyre, por PS nuk ishte një parti e re. Në rastin e PS-së fjala ishte për një ndryshim që kishte bërë PPSH. Duket se ata që kishin dërguar shkresën qenë dakorduar privatisht me ministrin e Drejtësisë që ai ta konsideronte shkresën si kërkesë, dhe t? i përgjigjej sikur të ishte e tillë. Në vazhdim të urdhrit të tij, ministri i Drejtësisë thotë:
?Është bërë e ditur publikisht se në këtë kongres janë miratuar programi dhe statuti i ri i kësaj partie, kopja e të cilave i janë bashkëngjitur kërkesës së sipërpërmendur.?
Përsëri ministri i Drejtësisë flet për një kërkesë, kur nuk ka një të tillë. Ministri i Drejtësisë na thotë se Kongresi X i PPSH miratoi Statutin dhe programin e PS-së. Shumë bukur! Pra, Kongresi X i PPSH vendosi që Partia e Punës të bëhej Partia Socialiste dhe Komiteti Qendror të bëhej Komiteti Drejtues. A nuk e kuptonte Ministri i Drejtësisë se këto vendime partiake hynin në fuqi vetëm pasiqë të qenë miratuar nga Ministria e Drejtësisë? Nëse Komiteti Drejtues i PS-së, dhe kryetari i kësaj partie, kishin të drejtë të dërgonin kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë, atëherë ç? nevojë kishte që ministri i Drejtësisë të miratonte ndryshimet në statutin dhe emërtimin e kësaj partie, kur PPSH praktikisht i kishte marrë vetë kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë? Shkurt, PPSH kishte uzurpuar kompetencat e Ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë e merr si të mirëqenë të drejtën e PPSH-së për ta bërë këtë gjë. A mund të mos e kuptonte Ministri i Drejtësisë se këtu kishte diçka që nuk shkonte? Më tutje, në urdhrin e tij, ministri thotë:
?Pasi u njoha me këto materiale, konstatova se përmbajtja e tyre pajtohet me kërkesat e ligjit Nr. 7502 datë 25. 7. 1991 ?Për partitë politike?.
Materialet me të cilat u njoh ministri i Drejtësisë qenë, siç del nga përmbajtja e urdhërit të ministrit sipër këtij paragrafi, dhe që e kam cituar më lart, programi dhe statuti i Partisë Socialiste. Përmbajtja e programit dhe statutit të ri, natyrisht se qe në pajtim me Ligjin ?Për partitë politike?. Por ishte në mospajtim të plotë me këtë ligj dhe ligjin paraardhës, që Partia Socialiste të kërkonte nga Ministria e Drejtësisë miratimin e ndryshimeve një ndër të cilit qe dhe emri i ri ?Partia Socialiste?. Në vazhdim të urdhërit të tij, ministri i Drejtësisë thotë:
?Prandaj, mbështetur në nenin 12 të këtij ligji?
Neni 12 i ligjit Nr. 7502 datë 25. 7. 1991 ?Për partitë politike?, të cilit i referohet ministri i Drejtësisë, thotë:
?Kur partitë politike të njohura bëjnë ndryshime të rëndësishme në program, statut apo në emërtimin e tyre, vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për të kryer veprimet përkatëse.?
Ministri i Drejtësisë i cili ishte jurist, nuk mund të mos e kuptonte se, sipas këtij ligji vetëm një parti politike e cila tashmë ekzistonte ligjërisht kishte të drejtë të bënte ndryshime në emërtimin, statutin apo programin e saj. Termi ?parti politike e njohur?, që përdoret në këtë ligj, nga pikëpamja juridike, nuk ka kuptim tjetër veç atij që kjo parti tashmë ekzistonte në pajtim me ligjin e kohës kur ishte krijuar. Në zbatim të kësaj dispozite të ligjit, ministri i Drejtësisë kishte detyrim të verifikonte nëse PPSH, e cila kishte bërë këto ndryshime, ishte një parti politike e njohur, domethënë që kishte një ekzistencë ligjore që para se të bënte ndryshimet. Ministri i Drejtësisë nuk mund ta merrte si të mirëqenë ekzistencën ligjore të PPSH-së. Nga pikëpamja juridike, që PPSH të ishte një ?parti e njohur?, në kuptim të ligjit në fjalë, do të thoshte që PPSH të figuronte në regjistrin e partive politike të Ministrisë së Drejtësisë, që ishte hapur në këtë ministri me miratimin e dekretit të pluralizmit politik në dhjetor 1990. Por PPSH mund të kishte hyrë në këtë regjistër vetëm nëse ishte regjistruar në një kohë më të hershme, sipas ligjeve në fuqi. Nëse ministri i Drejtësisë do ta kishte kryer këtë detyrim ligjor, për verifikimin e ekzistencës ligjore të PPSH-së, ai do të kishte konstatuar se PPSH nuk ekzistonte ligjërisht dhe pas kësaj do të kishte detyrimin që të urdhëronte ndalimin e veprimtarisë së PPSH dhe shkrirjen e kësaj partie.
Derisa ekzistenca legale e PS ishte e mundur vetëm falë të qenit të saj trashëgimtare legale e PPSH, ekzistenca e PS ishte dhe është legale për aq sa ekzistenca e PPSH ishte legale. Edhe urdhri i ministrit të Drejtësisë i datës 15 gusht 1991, me të cilin miratohej ndryshimi i emrit të PPSH-së në PS, i referohet trashëgimisë juridike në linjën PPSH-PS, kur i referohet PPSH-së si parti e njohur tashmë, për të justifikuar faktin që ai po urdhëronte regjistrimin e PS-së në regjistrin e partive politike në Ministrinë e Drejtësisë. Nëse PPSH nuk kishte qenë një parti e njohur ligjërisht, atëherë urdhëri përkatës i ministrit të Drejtësisë është dyfish null and void, e thënë ndryshe, një akt juridik absolutisht i pavlefshëm. Gjëja e parë që ishte dashur t? u kërkonte Ministri i Drejtësisë përfaqësuesve të PPSH, si parakusht që të legjitimoheshin për të paraqitur kërkesën për miratimin e ndryshimeve ishte paraqitja prej tyre e aktit të regjistrimit si parti politike. Pas konstatimit të mungesës së një akti të tillë kësaj, Ministria e Drejtësisë, jo vetëm që nuk duhej të regjistronte ndryshimin e emrit të PPSH në PS, por kishte detyrimin që të konstatonte mosekzistencën juridike të PPSH
Por ministri i Drejtësisë nuk kishte asnjë dëshirë për të kryer këtë detyrim ligjor, për arsyen e thjeshtë se ai ishte krejt i vetëdijshëm që PPSH nuk kishte një ekzistencë ligjore. Kjo kuptohet dhe nga përmbajtja e urdhrit, e cituar më lart, ku ministri i Drejtësisë vepron si avokat i PPSH (PS) dhe jo si zyrtar i shtetit që ka detyrim të shqyrtojë pajtueshmërinë ose jo me ligjet, duke përfshirë dhe ato kushtetuese, të ekzistencës së kësaj partie. Dispozitivin e urdhrit, ndryshe pjesën urdhëruese, ministri i Drejtësisë e ka formuluar sikur të ishte fjala për një kërkesë që ia kishte adresuar atij Partia e Punës e Shqipërisë:
?Urdhëroj
Pranimin e kërkesës dhe regjistrimin e programit e të statutit të miratuar në Kongresin e X të PPSH dhe të ndryshimit të emërtimit të saj në ?Partia Socialiste e Shqipërisë?, në regjistrin përkatës, si dhe depozitimin e akteve në arkivin e kësaj ministrie.?
Këto fjalë të ministrit të Drejtësisë, do të kishin kuptim nëse atij do t? i ishte adresuar një kërkesë nga ana e PPSH-së. Por ministri i Drejtësisë ishte duke i kthyer përgjigje një njoftimi (Ndonëse përsëri ministri i Drejtësisë flet për një ?kërkesë?, kur atij nuk i është bërë asnjë e tillë) nga ana e Partisë Socialiste, për të cilën ai në dispozitivin e urdhërit të tij thotë se urdhëron pranimin e kërkesës për marrjen e këtij emërtimi?! Nonsens pas nonsensi. Ministri i Drejtësisë, në shkelje flagrante të nenit 12 të Ligjit Nr. 7502 datë 25. 7. 1991 ?Për partitë politike?, të cilit ai i referohet si bazë ligjore për urdhërin e tij, miratoi ndryshimet e bëra nga PPSH në Kongresin X të saj, mbi një ?kërkesë? të Partisë Socialiste!!!
?Regjistri përkatës? për të cilin flet ministri i Drejtësisë në dispozitivin e urdhërit të datës 15 dhjetor 1991, është regjistri i partive politike, i çelur në Ministrinë e Drejtësisë në dhjetor 1990, fill pas daljes së Dekretit 7442, dt. 19 dhjetor 1990, ?Për miratimin e organizatave dhe shoqatave politike?. Në këtë regjistër figuronin vetëm partitë politike të krijuara që prej datës 19 dhjetor 1990, domethënë që komisionet nismëtare te tyre, kishin bërë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë që prej kësaj date. Në këtë regjistër nuk figuronte Partia e Punës e Shqipërisë se kjo parti konsiderohej si parti ekzistuese. Paragrafi i dytë i Nenit 16 të ligjit 7502, dt. 25 korrik 1991, ?Për partitë politike? thoshte: ?Partitë politike nuk mund të kryejnë veprimtarinë e tyre pa u regjistruar.?
Kjo dispozitë e penalizonte dhe vetë PS-në, pasi kjo parti, edhe nga pikëpamja e qënies trashëgimtare juridike e PPSH-së, nuk provonte dot se qe e regjistruar në zyrat e shtetit. Që PPSH të mund të kishte të drejtë të regjistronte në Ministrinë e Drejtësisë ndryshimet në emërtim dhe në statut, ishte dashur që ajo së paku të paraqiste dokumente që vërtetonin ekzistencën e saj në pajtim me ligje të mëhershme se dekreti i dhjetorit 1990. Madje, Ministria e Drejtësisë në 1991 nuk mund të regjistronte as ndryshimet e bëra nga një parti që mund të ishte krijuar në kohën kur ishte në fuqi ligji i vitit 1946, se me shfuqizimin e këtij ligji, në 1952, nuk kishte më bazë ligjore për ekzistencën e partive, që mund të ishin krijuar sipas tij, kështu që veprimtaria e kësaj partie do të kishte marrë fund me shfuqizimin e këtij ligji. Shkurt, PPSH nga pikëpamja ligjore kishte mbetur një parti që ekzistonte në kundërshtim me ligjin.
Me Urdhrin nr. 36/1 të Ministrit të Drejtësisë të datës 15 gusht 1991, me të cilin u miratua PS, në fakt u bë legalizimi i kundërligjshëm i PPSH, ajo gjë që kjo parti nuk e kishte bërë brenda datës 23 qershor 1947 dhe që kishte sjellë vdekjen e saj juridike nga pikëpamja e vetë ligjeve të shtetit komunist. Mënyra sesi u miratua PS nga Ministria e Drejtësisë në 1991 është njëjtë sikur një person i cili ka një kompani tregtare të paregjistruar të paraqitet në Gjykatë dhe të kërkojë të ndryshojë emrin e saj. Ose sikur një person të paraqitet me një fëmijë të paregjistruar në zyrat përkatëse dhe të kërkojë të ndryshojë emrin e tij. Natyrisht se kjo gjë është e pamundur të bëhet. PS, për shkak të trashëgimisë juridike në linjën PKSH-PPSH është fëmija bastard i Kominternit.
Ligji nr. 8580 dt. 17 shkurt 2000
Ligji i sotëm në fuqi, ?Për partitë politike? është ligji nr. 8580, dt. 17 shkurt 2000. Sipas nenit 27 të këtij ligji:
?Brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria e Drejtësisë i kalon gjykatës së shkallës së parë të rrethit të Tiranës dokumentet e partive politike të regjistruara prej saj deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Gjykata e shkallës së parë të rrethit të Tiranës bën kalimin në regjistrin e saj të veçantë për partitë politike brenda 90 ditëve nga marrja në disponim e dokumentacionit.?
Natyrisht se kjo periudhë kohe prej 90 ditësh që prej momentit kur Gjykata merrte dosjet e partive nga Ministria e Drejtësisë nuk ishte vendosur më kot nga ligjvënësit, por kjo ishte bërë që Gjykata të shqyrtonte dokumentacionin e çdo partie. Kështu që Gjykata e Tiranës kishte detyrimin që të kqyrte që për secilën nga partitë që do të regjistronte të ekzistonte vendimi për miratimin e kërkesës së grupit nismëtar të partisë përkatëse, në pajtim me ligjin e kohës, mbi ç? bazë duhet të ishte bërë regjistrimi i saj. Neni 14 i Ligji nr. 8580, dt. 17 shkurt 2000, ?Për partitë politike? thotë se:
?Dispozitat e këtij ligji për regjistrimin e partive politike janë njëlloj të vlefshme për ndryshimet dhe fshirjet në regjistrimet e mëparshme.?
Në bazë të kësaj dispozite Gjykata e Tiranës kishte të drejtë që të shqyrtonte edhe gjithë praktikën e mëparshme të veprimeve të partive politike, duke përfshirë ndryshimet në emërtim, statut etj. Partia Socialiste, e cila kishte shumicën në Kuvend në vitin 2000 kur u bë ky ligj, e vuri nenin 14 që të mund ta përdorte si armë të ngritur kundër partive të tjera, për t? u bërë shantazh atyre. Partisë Socialiste, qartësisht nuk i ka shkuar ndërmend se kishte ngritur përsëri një kurth vdekjeprurës juridik ndaj vetvetes. Kur Gjykatës së Shkallës së Parë, ndryshe të Faktit, në Tiranë i shkoi dosja që Ministria e Drejtësisë kishte për Partinë Socialiste, kjo gjykatë kishte detyrim që të shqyrtonte dhe veprimet e mëparshme të PS në Ministrinë e Drejtësisë. Dhe nëse do ta kryente këtë detyrim ligjor, Gjykata nuk mund të mos konstatonte se PS ekzistonte në kundërshtim me ligjin. Gjykata e dinte se që të ekzistonte ligjërisht një parti ajo duhet të kishte një datë kur ishte miratuar kërkesa e saj e bërë pranë institucionit të parashikuar nga ligji i kohës kur ishte bërë kërkesa. Kështu që Gjykata duhet ta kishte pezulluar regjistrimin e PS dhe të kërkonte që të ndreqej ky problem. Por, duke qenë se PS ishte në pushtet në vitin 2000, Gjykata e Tiranës veproi në kundërshtim me ligjin duke e regjistruar PS-në në regjistrin e partive. Gjithsesi, ky veprim i Gjykatës së Tiranës është në kundërshtim me ligjin dhe nuk i jep legalitet real PS-së.
Pozita e kundërligjshme e Partisë Socialiste mbetet e tillë deri në ditët e sotme. Kjo do të thotë se PS, ashtu si PKSH (PPSH) në vitet 1941-1991, mbetet një parti e kundërligjshme. Dispozitat Kryesore Kushtetuese të miratuara në vitin 1991, Kushtetuta e vitit 1998, Ligji për partitë politike i korrikut 1991, si dhe ligji për partitë politike i vitit 2000 përcaktojnë se një parti mund të ekzistojë vetëm pasi të jetë miratuar sipas procedurave ligjore. Këto detyrime ligjore i kanë përmbushur të gjitha partitë që ekzistojnë sot në Shqipëri me përjashtim të… PS.
Partia Socialiste nuk mund të legjitimohet nga vetë ekzistenca e saj për një kohë të gjatë. Partitë politike, sa u përket ekzistencës së tyre, nuk janë subjekte të ligjit të parashkrimit, në të drejtën civile. Aq më pak partitë politike mund të legalizohen si ndërtimet pa leje. Pozita juridike e PS është thjesht e pambrojtshme.
Gjykata Kushtetuese mund ta çlirojë rendin kushtetues nga anomalia e ekzistencës së kundërligjshme të PS-së
Ekzistencës së kundërligjshme të Partisë Socialiste mund t? i japë fund vetëm Gjykata Kushtetuese së cilës i ka dhënë tagër Ligji nr. 8580, dt. 17 shkurt 2000, ?Për partitë politike?. Sipas nenit 8 të këtij ligji:
?Veprimtaria antikushtetuese e partive është e ndaluar.
Konstatimi i veprimtarisë antikushtetuese të partisë politike dhe ndalimi i saj vendoset nga Gjykata Kushtetuese.?
Partia Socialiste e Shqipërisë është duke kryer veprimtari antikushtetuese të parashikuar nga neni 9 i Kushtetutës në fuqi të Republikës së Shqipërisë, i cili thotë në paragrafin e dytë:
?Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si dhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara me ligj.?
Partisë Socialiste i dalin dy probleme nga kjo dispozitë kushtetuese. Së pari, metoda kryesore e partive totalitariste ishte vënia e partisë mbi ligjet e shtetit të sunduar prej saj. Partia qëndron mbi ligjin, kjo mund të quhet si deviza e partive totalitariste. Metoda kryesore e partive totalitariste të cilën e përdorte edhe PPSH ishte shpërfillja e vetë ligjeve që ekzistonin në kohën kur këto parti qenë sunduese, duke u konsideruar partia, ndonëse pa asnjë bazë ligjore si një instancë që qëndronte mbi ligjet, të cilat megjithatë qenë formuluar në atë mënyrë që ishin detyruese edhe për vetë partinë. Pikërisht tek kjo metodë totalitariste e ka origjinën juridike pozita e kundërligjshme e PS, çka e bën atë një parti antikushtetuese. Fakti është se Partia Socialiste vazhdon të jetë në origjinën e saj juridike krijesë e kësaj metode totalitariste dhe këtë fakt nuk e ndryshon as urdhri i Ministrit të Drejtësisë i 15 gushtit 1991, as regjistrimi i saj në regjistrin e partive në Gjykatën e Tiranës në vitin 2000. Të gjitha këto janë akte absolutisht të pavlefshme. Në çdo rast, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që mund të zhvillohen mbi kuptimin e konceptit kushtetues të definuar si metodë totalitariste, mbetet fakti se ekzistenca e PS është e kundërligjshme.
Partia Socialiste e Shqipërisë gjendet në pozitën e flagrancës permanente antikushtetuese, për shkak ekzistenca e saj nuk ka një pikënisje juridike në pajtim me ligjet e kohës. Një subjekt i krijuar para hyrjes në fuqi të Kushtetutës, nuk mund të vazhdojë ekzistencën e tij legale nëse konstatohet se ai është krijuar në kundërshtim me ligjin e kohës. Do të mjaftonte një padi në Gjykatën Kushtetuese që kjo gjykatë të detyrohej të konstatonte ekzistencën e kundërligjshme të PS dhe që kjo parti të ndalohej si parti që ekziston dhe ushtron partinë e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet derivuese prej saj. Gjykata Kushtetuese nuk mund të japë asnjë lloj vendimi tjetër, nëse nuk do të deligjitimojë krejt sistemin ligjor dhe jurisprudencën në Shqipëri. Përderisa një parti e madhe, e cila vjen periodikisht në pushtet, ekziston në mënyrë të kundërligjshme, atëherë si mund t? u kërkohet qytetarëve të mos bëjnë ndërtime ilegale dhe të mos krijojnë biznese ilegale? Ligji nr. 8577, dt. 10 shkurt 2000, ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?, në nenin 57 të tij thotë:
?1)Për shqyrtimin e kushtetuetshmërisë së partive dhe të organizatave të tjera politike, si dhe të veprimtarisë së tyre, Gjykata Kushtetuese mund të vihet në lëvizje me kërkesë të Presidenti i Republikës, të Kryeministrit, dhe jo të më pak se një të pestës së deputetëve.
2)Kërkesa mund të paraqitet në cdo kohë në Gjykatën Kushtetuese.?
Siç shihet, ligji, aq sa ç? e ka kufizuar shumë rrethin e subjekteve që kanë të drejtë të ngrenë një padi të tillë, aq u ka lënë hapësirë të veprojnë në çdo kohë. Neni 58 i Ligjit 8577 është shumë kërshëror. Ky nen përcakton dy çështjet mbi të cilat mund të disponohet Gjykata Kushtetuese mbi kushtetuetshmërinë ose jo të një partie politike. Neni 58 thotë:
?Gjykata Kushtetuese shqyrton dhe vendos:
1)nëse partia dhe organizata politike është krijuar në përputhje me dispozitat kushtetuese.
2)nëse veprimtaria e partisë ose e organizatës politike përputhet me Kushtetutën.?
Le të imagjinojmë një situatë hipotetike kur Presidenti i Republikës, Kryeministri, ose një e pesta e deputetëve, i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të ndalojë veprimtarinë e Partisë Socialiste si një parti që nuk është krijuar në përputhje me dispozitat kushtetuese. Gjykata Kushtetuese do të kërkojë aktet e krijimit të Partisë Socialiste. Por, Partia Socialiste, si trashëgimtare e Partisë së Punës, nuk ka akte të krijimit të saj, por vetëm akte regjistrimi të ndryshimeve të kryera nga PPSH. Duke shqyrtuar këto akte, Gjykata Kushtetuese do të konstatojë se ato nuk janë në pajtim me ligjin kushtetues dhe atë derivativ. Por, Gjykata Kushtetuese ka detyrimin që t? i shkojë në origjinë çështjes së krijimit të PS dhe kështu do të shkojë pas në kohë në linjën PS-PPSH-PKSH. Si përfundimin, Gjykata Kushtetuese do të konstatojë ilegalitetin e PS, si trashëgiminë juridike të saj nga PPSH (PKSH). Neni 60 i Ligjit 8577 thotë në paragrafin e parë të tij:
?Kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se krijimi i një partie ose organizate politike, vjen në kundërshtim me Kushtetutën, ajo shfuqizon aktin e krijimit.?
Në rastin e Partisë Socialiste gjërat janë më të thjeshta për Gjykatën Kushtetuese. Ajo nuk mund të mos konstatojë mungesën e aktit juridik të krijimit të kësaj partie. Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ta çlirojë rendin kushtetues nga anomalia e ekzistencës së kundërligjshme të PS-së. Por që të mund ta bëjë këtë gjë Gjykata Kushtetuese, kanë detyrim Presidenti i Republikës, Kryeministri, ose një e pesta e deputetëve që ta venë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, duke i bërë kërkesën përkatëse.
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Nga Mero BazeAi është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë...
Nga Mero BazeNjë gjest i dy grave militante të Partisë Demok...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...