web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ditë kryeqytet i ortodoksëve

1 Qershor 2014, 22:08, Opinione CNA

Nga Mero Baze

Tirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdoksëve. Patriarku Ekumenik Bartholomeu I, i cili është dhe kleriku më i rëndësishëm i fesë ortodokse, si dhe kryepeshkopët e Greqisë, Serbisë, Jeruzalemit, Polonisë dhe vendeve të tjera, i dhanë Tiranës shansin të fokusohet si një kryeqytet i fesë ortodokse më 1 qershor. Shenjtërimi i Kishës së re, Katedralja ?Ngjallja e Krishtit?, e cila po ashtu i ka dhënë një dimension të ri jo vetëm urban Tiranës, është një nga ato ngjarje që lënë gjurmë në historinë e një kryeqyteti.

Rëndësia e kësaj ngjarje ka të bëjë në thelb me historinë e ortodoksëve, por dhe me historinë politike të Shqipërisë. Për vende të vogla si Shqipëria dhe të margjinalizuara nga historia, paragjykimet zënë vend më shpejt se e vërteta dhe ngjarje të tilla janë një rast i mirë për të përmbysur gjithçka.

Ndaj Shqipërisë ekzistojnë paragjykime të frikshme, si një vend taleban dhe po ashtu dyshime për një vend ku harmonia fetare është nëj fallcitet. Një ngjarje kaq e madhe e zhvilluar në mes të kryeqytetit, dëshmoi se vendi jo vetëm që e ka tolerancën fetare dimension kombëtar, por dhe që nuk ka asnjë kompleks ndaj personaliteteve fetare që kanë pasur edhe rol politik kundër shqiptarëve në histori.

Rasti më i pastër që dëshmon tolerancën tone reale fetare është ai me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Serbe, Irenej dhe disa mbështetës të tij primitivë. Irenej është dhe klerik, por në themel të karrierës së tij ka qenë lufta kundër shqiptarëve. Ai nuk është një serb normal, nuk është një intelektual serb mendjehapur, apo një politikan serb demokrat dhe tolerant. Ai në vetvete është një mbëshetës i nacionalizmit më të egër serb, atij nacionalizmi që i ka ngrënë kokën Serbisë dhe e bëri këto dy dekada problemin e Ballkanit dhe Evropës. Irenej hyn tek ata që i ka vënë zjarrin Ballkanit. Ai ka qenë mbështetës fanatik i Millosheviçit, dhe një frymëzues i genocidit kundër shqiptarëve. Thjesht, është një fosil primitiv, i cili nuk hyn tek serbët e shquar mendjehapur apo intelektualë. Dhe si i tillë, ai besoj ka qenë njeriu më i shqetësuar nga kjo ceremoni në Tiranë. Njerëz si ai në Serbi, që ja kanë kushtuar jetën një çështje e cila në fund të jetës së tyre jo vetëm që nuk ka dështuar, por ka triumfuar, shuhen të xhindosur. Ky njeri ka 25 vjet që lufton kundër shqiptarëve dhe Kosovës dhe tani është në orën e zilisë dhe zemërimit, se ata ja kanë dalë dhe kanë bërë shtetin e tyre, falë dhe marrëzive të këtij njeriu.

Si i tillë, ai ka zilitë e veta me shqiptarët. Zilia e tij e madhe është që Kosovën e bëri shtet Perëndimi, ai Perëndim që fosile si ky deshën t?i mbushnin mendjen se janë një komb mysliman, pa vlera perëndimore.

Zilia e tij e dytë e madhe lidhet me Shqipërinë, ku së paku disa qytete të rëndësishme të saj, siç i ka përshkruar Kadareja, kanë moshën e Romës. E tillë është Shkodra dhe Durrësi. Në Serbi moshën e Romës e kanë vetëm kullotat e deleve.

Zilia e tij e tretë mund të kenë qenë dhe shkronjat latine të shqipes sot, në një kishë ku të ftuarit më të rëndësishëm jetojnë në vende me alfabete cirilike.

Por, kryezilia e madhe është dita e sotme, kur Tirana është praktikisht kryeqyteti i ortodoksisë. Kjo është një fotografi që ai nuk ka dashur ta shikojë kurrë. Dhe u përpoq të bënte diçka të shëmtuar, me shpresë se do ta ndizte zjarrin. Nxorri ca serbë të frustruar me një flamur, të cilët dolën në foto, a thua se këtu i ka ndaluar njeri të dilnin në foto edhe pa ardhur Irenej. Pastaj foli në një intervistë për Top Channel, si një pasardhës i Millosheviçit dhe një hierark i Kishës Ortodokse. Dhe prapë nuk ndodhi gjë.

Ka plot nacionalistë të tërbuar që duan t?i tregohet vendi. Ka plot debat dhe zemërim dhe në Kosovë për atë që ai tentoi të bëjë. Por, ai gëzohet nga gjithë këto. Ajo nga e cila ai mërzitet, është që Tirana ishte sot kryeqtet i ortodokësve të gjithë botës dhe di të sillet si një kryeqytet i tillë, pavarësisht se çdo shtëpi e ka një dru të shtrembër brenda saj. Shpresoj të jetë larguar i mërzitur nga kjo gjë. Është ajo që nuk donte të shikonte, sidomos pas provokimeve të shpifura.





22:00 Opinione

Mushkonja nr. 193

Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...

Lajmet e fundit nga