Mbi debatin Arvizu - Berisha
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Alan Posener
Eshtë një shuplakë në fytyrën e establishmentit europian. 30 % e vendeve në parlamentin europian të sapozgjedhur u shkojnë partive që janë kundër vetë projektit të Europës. Pra 6 % më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Dhe euroskeptikët i kanë bastionet në dy shtetet më të rëndësishëm të BE pas Gjermanisë: Britani dhe Francë. Për më tepër, shumica e votuesve që mbështesin këto parti nuk jetojnë në demokracitë e brishta periferike, por mu në zemër të Europës ? në eurozonë dhe shtete të tjerë perëndimorë.
Po, diçka është kalbur në Europë. Dhe reagimi i politikanëve në blloqet e mëdhenj politikë e bën të qartë se ku është problemi. Përballë forcë së populistëve antiBE, thonë politikanët në të dy anët e spektrit, ne do të na duhet të punojmë më fort së bashku. Kjo do të thotë: Establishmenti po forcon radhët dhe po bën një vesh shurdh. Parlamenti Europian dëshiron të mbizotërojë mbi qeveritë e shteteve, ndërkohë që qeveritë e shteteve e shohin delegjitimimin e BE, me kënaqësinë që buron nga fatkeqësia e tjetrit.
Partitë e qendrës në të majtë e në të djathtë janë duke lyer në mure fantazmat e ekstremizmit të djathtë. Ata mendojnë që është në interesin e tyre të veprojnë kështu. Populistët janë si fëmijët e rrugës në Europë ? jo nga ata fëmijë me të cilët do të doje të luaje. E megjithatë, partitë kundër establishmentit nuk janë aspak një bllok i bashkuar. Për shembull, Fronti Nacional i Marine Le Penit në Francë është një parti e ekstremit të djathtë, e cila vetëm kohët e fundit e ndërroi antisemitizmin, me një armiqësi ndaj islamit më të pranueshme nga shoqëria.
Por UKIP në Britani lëviz brenda spektrit të politikës konservatore: Ajo është kundër imigracionit dhe kundër anëtarësimit të Britanisë në BE, por nuk është raciste apo nacionaliste ekstreme, dhe nuk do të ketë të bëjë fare me Le Penin. Për partinë gjermane AfD, nga ana tjetër, armiqësia e UKIP ndaj Europës është shumë e tepruar. AfD kritikon euron pikërisht sepse beson që monedha e përbashkët po e shkatërron BE-në.
Thjeshtë përjashtimi i përfaqësuesve të partive populiste është kundërproduktiv. Eshtë i barazvlefshëm me injorimin e votuesve. Këta janë humbësit e Europës moderne, që tallen prej atyre që fitojnë më shumë dhe janë më të kualifikuar. Por, së pari, Europa nuk duhet të prodhojë kaq shumë humbës, dhe së dyti, demokracitë, ndryshe diktaturat nuk munden që të largojnë njerëzit nga ekuacioni, thjeshtë sepse nuk u shkon për shtat. Europa duhet t?i kushtojë vëmendje atij 30 përqindëshi, nëse do që projekti i BE të mbijetojë.
Pjesë e rëndësishme e kësaj është rikthimi i kompetencave vendim-marrëse tek parlamentet kombëtarë, rajonalë dhe lokalë. Sërish, nuk ka nevojë të thuhet që BE s?ka pse përfshihet në çështje të tilla si forma e kastravecave dhe sa shumë rrymë elektrike përdorin llampat: një treg i përbashkët kërkon standarte uniformë.
Në raste të tillë, një legjislacion i vetëm i BE në vend të 28 legjislacioneve të qeverive anëtare nënkupton më pak, dhe jo më shumë burokraci. Por në fusha të tjera, si taksimi, shërbimet socialë, apo arsimi, Brukseli nuk duhet të përfshihet. Përkundrazi, këtu duhet të gjejë zbatim parimi i sistemeve konkurues. Dhe nuk duhet të jetë tabu të ngrihet pyetja nëse euro e ndihmon apo e pengon konkurencën.
Këto zgjedhje sollën qartësi për një sërë çështjesh, duke përfshirë faktin që europianët nuk duan një Union edhe më të ngushtë, të paktën jo për momentin. Dhe në të ardhmen e afërt nuk do të ketë Europë federale të bazuar mbi shembullin gjerman, siç kanë propozuar disa politikanë gjermanë. Jo vetëm Britania është kundër kësaj ? francezët nuk e duan, as italianët, për të mos përmendur ?Europën e re? të lindjes.
Martin Schulz dhe Jean-Claude Juncker mund të besojnë se e ardhmja e Europës varet nga njëri prej tyre që bëhet president i Komisionit, gjë që do të forconte kompetencat e Parlamentit Europian, por nuk do të ndryshonte asgjë. Në fakt, e ardhmja e Europës varet nga siguria që do të ofrojë në politikën e jashtme, nga një politikë energjetike e përbashkët dhe solide, nga rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës, si dhe nga më shumë demokraci. Cdo gjë që u shërben këtyre objektivave ka kuptim, dhe çdo gjë që nuk u shërben nuk ka kuptim, edhe pse tani po na ofrohet me një dozë patosi.
Die Welt/Bota.al
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Nga Mero BazeAi është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë...
Nga Mero BazeNjë gjest i dy grave militante të Partisë Demok...
Nga Mitro Çela QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQNë vitin 1981 ish...
Nga Mero Baze – Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ...
Nga Mero Baze-Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyroh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...