VIDEO/ "Të jetë birrë vallë apo ujë?"
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publik...
Nga Mero Baze
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar me dëshirë dhe vetëdije në dorë të politikës fatin e tij. Ndërsa kritikat kishin nisur lidhur me votimet kompakte politike, në së paku 8 vota të identifkuara si kamikazë të Berishës, pak nga pak situata evoluoi dhe ata u kthyen në aktorë të betejës poltike.
Së pari, KLD nuk ka dhënë asnjë shenjë gjykimi profesional në raport me propozimet e qeverisë. Përkundër kësaj, ajo është blinduar si një çerdhe nepotizmi e gjyqtarëve, që kanë punësuar aty kunetër, baxhanakë dhe kushërinj dhe veprojnë si një sekt familjaro- politik. KLD ka hedhur poshtë të gjitha propozimet që rrezatojnë vullnetin politik të qeverisë dhe nuk ka lënë shans për asnjë këndvështrim gri për angazhimin politik të saj.
Së dyti, KLD u vu në provë për të testuar vullnetin e saj në luftën ndaj korrupsionit në drejtësi. Rasti i gjyqtarit Gjin Gjoni, kallëzuar nga ILDKP, si dhe disa gjyqtarëve të tjerë në rrethe, ishin raste flagrante, ku e ke shumë të vështirë t?i mbrosh. KLD jo vetëm që i mbrojti poltikisht akuzat për korrupsion, por sulmoi qeverinë për vullnetin e saj politik të shprehur në kërkesat për penalizim gjyqtarësh. KLD e ktheu mbrojtjen e Gjin Gjonit në një kazus politik, duke e ngritur stekën e lejimit të korrupsionit në nivele të frikshme.
Së fundmi, sot KLD hoqi të gjithë skrupujt dhe kërkoi në krah të saj Partinë Demokratike dhe ministrin e Berishës, të cilët praktikisht janë tutorët realë të korrupsionit në drejtësi. Eduard Halimi, i cili është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri për shkak të të qenit tutor i këtij sistemi, doli sot hapur si avokat i KLD dhe kateve të saj, duke mos lënë asnjë vend për debat profesional apo faktografik rreth korrupsionit në drejtësi dhe rolit kyç të KLD në këtë korrupsion.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është vetërreshtuar politikisht në këtë debat, si një trup i vetëm me Partinë Demokratike dhe tani nuk ka më kuptim asnjëlloj debati. Meqë debatin duan ta kanalizojnë tek politika, ajo duhet ta zgjidhë.
Dy partitë e mëdha të koalicionit qeveritar janë shprehur qartë se fati i KLD duhet të vendoset në Kuvend, ndërsa PD pretendon se ndryshimi i KLD synon mosdënimin e korrupsionit të ri në radhët e pushtetit.
Në fakt historia e mosndëshkueshmërisë së politikanëve dhe gjyqtarëve është një trashëgimi politike e Sali Berishës dhe radha e ndëshkimit duhet të fillojë me atë. Pastaj me radhë për sekserin e Gërdecit, që hapi 26 varre, për atë që zhduku lekët e Rrugës së Kombit, për ata që pushkatuan katër qytetarë të pafajshëm, për ata që pastruan para me Damir Fazlliçin dhe më tej, nëse kanë ortakë të rinj në këtë pushtet, natyrisht dhe me këta.
Do të ishte më dinjitoze për Shqipërinë që debati për reformën në drejtësi të niste mbi baza profesionale dhe të gjykohej në themel ndryshimi që duhej bërë. Por me sa duket Berisha e ka të qartë se çdo humbje e pozitave të pushtetit mbi këtë sistem, është i pafavorshëm për të dhe kërkon vetëm ta mbrojë politikisht. Kështu në fakt është më e lehtë për qeverinë. Duke zhvendosur betejën në parlament, KLD do ketë rastin të kuptojë se pse nuk duhet të bëhet barrikadë kundër vullnetit të shqiptarëve për drejtësi të pakorruptuar. Ose më thjeshtë, do ta kuptojë se po shkove pas Zenit, në pleh do përfundosh.
Nga Federico RampiniRekordi botëror për një honorar si folës...
Nga Kastriot Myftaraj Me vrasjen e bankierit Artan Sant...
Nga Kastriot MyftarajVrasja e bankierit Artan Santo është ng...
Nga Kastriot MyftarajViolinisti Tedi Papavrami ka qenë subje...
Nga Pëllumb KullaGjej rast tani që një vendim i padrejtë dën...
Nga Mero BazeKa të paktën tre qëndrime të Partisë Demokratik...
Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e dem...
Nga Kastriot MyftarajNismëtari i Kupës së Botës në futboll, ...
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit SHBA dhe Irani kanë kryer sulme k...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...