web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lazarati kris qëndrimet mes Berishës e Bashës

18 Qershor 2014, 21:11, Opinione CNA

Nga Mero Baze

Ka të paktën tre qëndrime të Partisë Demokratike ndaj Lazaratit, të cilat në disa raste krejtësisht të kundërta. Qëndrimi i Sali Berishës, i cili po sillet si kryeplaku i fshatit Lazarat, dhe që po bën ç?është e mundur të përplasë banorët me policinë, duke bërë thirrje për rezistencë. Ai nuk ka mbështetur në asnjë rresht dhe fjali Policinë e Shtetit, por po sulmon median prezente në Lazarat dhe aksionin e policisë.

Ka një qëndrim zyrtar të zëdhënëses së Partisë Demokratike, e paraprirë dhe nga një deklaratë e Flamurit, që e paraqet aksionin e policisë si kaotizëm dhe si luftë për të kontrolluar tregun e drogës. Sipas kësaj logjike, Partia Demokratike dhe Flamuri i saj i Lazaratit, pranojnë që e kanë pasur ata tregun e drogës dhe tani po ua marrin këta të rinjtë. Është pak a shumë një ankesë, sikur t?i drejtohen Autoritetit të Konkurrencës, për krijim monopolesh.

Ka dhe një qëndrim të Lulzim Bashës, që është krejt i kundërt nga këto qëndrime. Ai e quan sukses ndërhyrjen e policisë, por këtë sukses ia dedikon ?presionit? të Partisë Demokratike për të luftuar kundër trafikut të drogës.

Kjo e fundit ka plot vend për humor si deklaratë, por nga ana tjtër ka plot vend për ta parë si një kundërvënie ekstreme ndaj qëndrimit të Berishës dhe qëndrimit ku u përpoq ta fusë ish- ministri i Brendshëm, që ka prodhuar dhjetë mijë ton drogë gjatë vitit të kaluar.

Edhe pse në dukje qëndrimi i opozitës ndaj çështjes së Lazaratit është si sjellja e një njeriu që e ka zënë hashashi, kjo larmi qëndrimesh është provokuar nga një aksion, i cili ka fituar mbështetje maksimale kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërhyrja në Lazarat është kthyer në një lakmues për të testuar deri ku është ndotur politika me drogën në Shqipëri, dhe lakmuesi provoi se së paku Sali Berisha dhe ish- ministri i tij i drogës, janë kokë e këmbë të përfshirë në këtë histori. Informacioneve që Berisha iu referohet, janë raportime konfidenciale kriminelësh në kërkim, që po e përdorin atë si zëdhënës të tyre, ndërsa thirrjet e tij për rezistencë janë përveçse antiligjore, dhe dëshpëruese për fundin e tij.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Lulzim Bashës jo vetëm që është diametralisht i kundërt nga ai i Berishës, por dhe politikisht kundër aksionit opozitar të Berishës. Në angazhimin e tij publik si zëdhënës i grupeve kriminale në Lazarat, Berisha synon të mbrojë bastionin e tij politik, që ata të mos ndjehen të braktisur. Në kundërshtim me të, Basha jo vetëm që mbështeti policinë, por ose nga naiviteti, ose nga dëshira e tij, mori përsipër që edhe kishte nxitur operacionin në Lazarat në emër të Partisë Demokratike. Ai tha se kjo ndërhyrje u bë falë presionit të opozitës në luftën kundër drogës. Kjo në një farë mënyre është një çarmatosje e grupit të gatshëm të Lazaratit, duke ia lënë në derë vetëm Berishës dhe Flamurit.

Kaotizmi opozitar ndaj çështjes së Lazaratit, nuk duhet marrë vetëm si paaftësi e tyre. As mbrojtja e Berishës për ta nuk duhet të na nervozojë. Çdo betejë ka nevojë për përfaqësuesit e saj publik, dhe në këtë rast Berisha e di mirë se çfarë bën. Ai ka atje bastionin e tij 23- vjeçar, dhe është duke i dalë zot. Ata që po luftojnë kundër policisë dhe nuk po dorëzojnë armët, kanë nevojë për një krah politik që t?i mbështesë, dhe kjo tani është marrë përsipër nga Sali Berisha. Lajmi është që opozita është e ndarë në mbështetjen ndaj tyre. Së paku, kryetari formal i opozitës jo vetëm që u distancua prej tyre, por e quajti sukses të tij ndërhyrjen e policisë kundër tyre. Është ende e paqartë nëse Basha gjeti rastin të ishte në anën e shumicës së opinionit publik, apo gjeti rastin të ishte kundër Berishës në një çështje kaq të ndjeshme. E sigurt është se qëndrimi opozitar ndaj Lazaratit sot përfaqësohet vetëm nga Berisha. Ai është në anën e atyre që po rezistojnë. Basha, qoftë dhe formalisht, iu bashkua atyre që po e çlirojnë Lazaratin. Kështu që Lazarati nuk është se ka humbur një betejë me Policinë e Shtetit, por ka humbur betejën me selinë e SHQUP, atë që ia ka mundësuar ?pavarësinë? për kaq vite.





22:40 Opinione

Për(Mbahu) Lazarat!

Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...

Lajmet e fundit nga