LULI NUK PO E NGRE DOT…?!
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e dem...
Nga Mero Baze
Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e Lazaratit dhe qendrën e fshatit dhe ka nisur krehjen e çdo shtëpie, duke nisur nga pjesa juglindore, faqja e fshatit që duket nga Derviciani. Deri në orën 18:00 policia e kaloi kurrizin e kodrës, duke kontrolluar afërsisht 50 shtëpi. Të gjitha shtëpitë ishin të braktisura nga banorët, përveç njërës ku u gjetën dy të moshuar. Policia ka gjetur thuajse në çdo shtëpi prova penale, ku hyjnë droga, armët dhe farë hashashi. Nuk ka pasur rezistencë, përveç ditës së parë ku autoblinda e policisë është goditur me dhjetëra plumba mbi sipërfaqen e saj të blinduar. A. Zyberi, komisari i policisë që ka drejtuar autoblindën e parë, duket i qetë dhe nuk ka asnjë mëdyshje tek suksesi i operacionit. Ai më tregoi se si dje plumbat kërcisnin si kokrra breshëri mbi autoblind, por vendosmëria e policisë bëri që armët të heshtnin. Policia kapi pastaj pikat dominuese të fshatit dhe qendrën e tij, ndërsa nisi operacionin e krehjes së çdo shtëpie.
Në postbllokun kryesor, ku bashkohet rruga e fshatit me rrugën kryesore, ka një autoblindë dhe dy makina policie, që kontrollojnë çdo makinë që del dhe hyn në fshat. Banorët duken të ambientuar me këtë situatë dhe janë të qetë me policinë dhe bezdinë e kontrollit fizik.
Ndërkohë që shumica e makinave që dalin janë plot me gra dhe fëmijë e të moshuar, ata që hyjnë janë thuajse bosh. Në fshat ndërkohë duken rreth dhjetë vatra zjarri të mëdha. ?Kasollet? e bagëtive, pa bagëti brenda, janë zhytur në flakën që u kanë vënë vetë pronarët me qëllim që të mos gjenden gjurmët e drogës, ndërsa dhe vetë policia ka ndezur një vatër ku asgjëson hashashin e sekuestruar, pasi e regjistron si provë.
Fshati nga jashtë duket i qetë dhe herëpashere ndonjë e shtënë arme nga dritaret, është më shumë për t?i nxjerrë frikën vetes se sa për të trembur policinë. Zyrtarisht fshati është nën kontrollin e policisë, edhe pse do t?i duhet ndoshta dhe tre- katër ditë kohë të kontrollohet çdo shtëpi dhe të asgjësohet çdo parcelë.
Banorët nuk para flasin me gazetarët, të cilët shikohen si një e keqe më e madhe se policia në fshat. Më të rrezikuar janë disa punëtorë të mbetur në fshat, nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Duke qenë se ata nuk janë të rrezikuar nga policia, shikohen me dyshim nga banorët vendas si spiunë dhe janë agresuar. Një prej tyre nga Kuçova, dhe tjetri nga Pogradeci, janë plagosur nga gjuajtës të paidentifikuar dhe janë çuar në spital.
Policia ngjan e qetë, e sigurt dhe e motivuar. Komisar Zyberi, i cili kishte çarë rrugën me autoblind, duket se nuk kishte ndonjë ndjesi rreziku dhe ishte i sigurt se ata që qëlluan, ishin persona në kërkim, që fshihen në Lazarat dhe që mund të jenë larguar. Të shtënat sporadike nga brenda fshatit nuk japin asnjë shenjë se janë të organizuar dhe mund të kundërsulmojnë.
Është hera e dytë që e shikoj këtë fshat në këtë gjendje. Hera e parë ka qenë gushti i vitit 2004, dhjetë vjet më parë, kur dikush nga këta banorë kishte qëlluar një helikopter të forcave italiane, që ishte afruar mbi fshat të fotografonte. Ishte një situatë tragjikomike. Fshati ishte grumbulluar i gjithi tek klubi në mes të fshatit në mbrëmje dhe ishin në ankth se si do reagonte shteti. Shteti ishte mbledhur tek Rogneri në Tiranë dhe diskutonte ku mund të ishte Fatos Nano atë uikend dhe çfarë do bënin. Së bashku me avokat Ngjelën po kthehesha nga Zagoria dhe deshëm të furnizojmë makinën tek karburanti poshtë fshatit, kur dy djem, pa shumë mirësjellje, na hynë në makinë pasi na e mbushën plot me karburant, dhe po pa shumë takt na thanë të ngjiteshim lart në fshat se ishte mbledhur fshati. Aty mësuam se ata kishin qëlluar helikopterin. Na u desh të lajmëronim dy miqtë tanë, Rajmond Kolën dhe Roland Bejkon të vinin pas nesh, pasi po shkonim në Lazarat. Fshati ngjante i trembur dhe i pasigurt. Prisnin se një gjë do t?u ndodhte. Por në fjalitë e tyre kishte gjithmonë doza humori dhe kujdes për të fshehur të vërtetën.
-Pse e qëllove helikopterin, e pyeta atë që ma treguan si gjuajtësin, në konfidencë.
-Më erdhi m?u tek antena e televizorit mbi çati, tha, dhe më shikonin gruan pipinot.
Prisni pak, u thashë, dhe mora kallashin. Ua drejtova, po nuk i gjuajta në fillim.
-Po pse nuk i gjuajte, i thashë.
-Më binte helikopteri mbi shtëpi, tha?
Tek përgjigja e tij kishte humor, por dhe një qetësi prej qitësi të sprovuar. Na kapi e qeshura. Finalja ishte kur një burrë i vjetër iu afrua Avokatit dhe i qau hallin e djalit se i ?kishte ngelur brenda?.
-Po ç?ka bërë, i tha Avokati.
-Po hiç o ç?ka bërë, një plagosje, tha plaku. Ma lanë brenda. E kanë dënuar 17 vjet.
-Në çfarë burgu e ke, e pyeti Avokati.
-Po ç?burg a derëzi, a dëgjon që të them më ngeli brenda, tha plaku. Ja ku është djali, dhe tregoi me dorë. Ngeli brenda në fshat e kam fjalën. Nuk del dot si gjithë bota. Këtu kush do ta kapi?
Ideja se Lazarati është një vend i paprekshëm për të kërkuarit është një traditë, e cila duket se është forcuar akoma. Të kërkuarit nga gjithë Shqipëria e kanë kthyer këtë fshat në parajsën e tyre financiare dhe ligjore. Aty jetojnë të qetë, pasi ?brenda?, siç thoshte plaku, nuk ka kush të kap. Aty mbjellin drogë, punësojnë njerëz dhe përfshijnë gjithë fshatin në këtë biznes për të forcuar unitetin.
Sonte Lazarati ta jepte sërish këtë përshtypje, edhe pse banorët mund t?i shihje vetëm kur dilnin nga fshati. Të tjerët rrinë mbyllur në shtëpi. Ata janë nën presionin e atyre që e kanë kthyer fshatin në një geto të drogës, ku vetë bëjnë miliona dhe jetojnë të lirë, pavarësisht dënimeve, ndërsa fshati është inkriminuar në një proces, nga i cili do t?i duhet kohë të rifitojë normalitetin. Pasiguria duket gjithandej. Është një gjendje e prodhuar nga pafuqia për të provuar një jetë të re, pa këtë biznes, pa drogë dhe kriminelë nëpër këmbë. Është një mëdyshje e madhe njerëzore që këtij fshati ia kemi imponuar të gjithë, politika, shteti, por dhe opinioni publik me mitet që ka krijuar. Ata janë njerëz normalë, të cilët sot janë në dilemë nëse u vlen normaliteti, apo kostoja e ndarjes me një krim të imponuar. Vetëm veprimet e matura mund t?ua bëjnë më të lehtë vendimin për t?u ndarë nga kjo histori.
Ylli Rugova, një miku im i Partisë së Fortë në Kosovë, më ka dërguar ndërkohë një foto në email, një dizajn me humor ku në një faqe mali shkruhet ?Mbahu Lazarat?. Është një humor që vjen nga koha kur Shqipëria solidarizohej me Vietnamin kundër SHBA. Tani Lazarati ka nevojë vërtet të mbahet, të mos rrëshqasë në dhunë dhe papërgjegjësi. Duhet një modifikim i vogël dhe duhet shkruar ?Përmbahu Lazarat?.
Lazarat, më 17 qershor 2014
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e dem...
Nga Kastriot MyftarajNismëtari i Kupës së Botës në futboll, ...
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...