FALCONE & BORSELLINO / Rrëfim për simbolet e antimafias
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Kastriot Myftaraj
Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publikut në Shqipëri ishte e përqëndruar në largimin e LSI nga koalicioni qeverisës, që ishte shpallur katër ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konsensusin e të gjitha palëve, një ligj që kaloi pa jehonë mediale. Është fjala për Ligjin nr. 112 ?Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë?. Ky ligj zëvendësoi ligjin e miratuar në kohën kur PD ishte herën e parë në pushtet, Ligjin nr. 8113, dt. 28 mars 1996, ?Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë?, i cili ishte ligji i parë i miratuar pas vitit 1990 për këtë çështje. Gjatë kohës që PS ishte në pushtet, në vitet 1997-2005, Ligji nr. 8113, dt. 28 mars 1996 mbeti në fuqi me vetëm disa ndryshime të vogla. Neni 3 i Ligjit nr. 8113 përcaktonte se:
Presidenti i Republikës jep këto dekorata:
1. Urdhri i Flamurit Kombëtar
2. Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
3. Urdhri “Nderi i Kombit”
4. Urdhri “Mjeshtër i Madh i Punës”
5. Urdhri “Nënë Tereza”
6. Urdhri “Naim Frashëri”
7. Medalja e Artë e Shqiponjës
8. Medalja “Martir i Demokracisë”
9. Medalja “Pishtar i Demokracisë”
10. Medalja “Për Shërbime Ushtarake”
Me ligjin nr. 112 dt. 4 prill 2013 janë bërë disa ndryshime thelbësore në emërtime. Neni 7 i Ligjit nr. 112, dt. 4 prill 2013 thotë:
Llojet e dekoratave dhe titujve të nderit
Dekoratat dhe titujt e nderit në Republikën e Shqipërisë, sipas rëndësisë, janë:
1. “Dekorata e flamurit kombëtar”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar.
2. Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë.
3. Dekorata “Nderi i kombit”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
4. Dekorata “Nënë Tereza”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit.
5. “Dekorata e artë e shqiponjës”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje.
6. Dekorata “Pishtar i demokracisë”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë.
7. Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.
8. Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar.
9. Titulli “Martir i demokracisë”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
10. Titulli “Mjeshtër i madh”, i cili u jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit.
11. Titulli “Naim Frashëri”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse.
12. Titulli “Për merita të veçanta civile”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikën e Shqipërisë.
Siç shihet, janë zhdukur krejtësisht URDHRAT. Urdhri i Flamurit Kombëtar është bërë Dekorata e Flamurit Kombëtar, Urdhri ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? është bërë dekorata ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?, Urdhri ?Nderi i Kombit? është bërë Dekorata ?Nderi i Kombit?, Urdhri ?Nënë Tereza? është bërë Dekorata ?Nënë Tereza?, Urdhri ?Naim Frashëri? është bërë Titulli ?Naim Frashëri?.
Çuditërisht, ndonëse në sistemin e dekoratave nuk figurojnë fare Urdhri i Flamurit kombëtar dhe Urdhri ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?, në nenin 7, të ligjit nr. 112, dt. 4 prill 2013, pika 7 dhe 8, figurojnë këta tituj nderi:
?7)Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë.
8. Titulli “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar?.
Ky është një shembull i idiotësisë legjislative. Se nuk mund të ketë titull ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut?, apo ?Kalorës i Urdhrit të Flamurit?, kur në ligj nuk figurojnë asnjë nga këta urdhra! Madje një ?urdhër i Skënderbeut? nuk ka ekzistuar as me ligjin paraardhës, por ka qenë Urdhri ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?. Meqënëse jemi këtu në tekstin e ligjit, në origjinal, shkruhet dy herë me gërma të vogla togfjaleshi “flamurit kombëtar”, kur në gjithë botën fjala emërtimi i ?urdhrit? shkruhet me gërma të mëdha. Në tekstin e ligjit të vitit 1996 shkruhej me të madhe ?Urdhri i Flamurit Kombëtar?. Personin që ka qenë redaktor gjuhësor i Kuvendit në kohën kur u miratua ligji i prillit 2013, unë e njoh dhe e kam mik. Ai i përket një familjeje shqiptarësh nga Kosova, të ardhur në Shqipëri, në kohën e Enver Hoxhës, e cila provoi burgime dhe internime. E pushuan nga puna të majtët tani që erdhën në pushtet. Unë jam i bindur se ky person (Sh.K.) nuk mund të mos e vinte re këtë ?gabim?, por ishte mbi fuqinë e tij që ta ndryshonte atë. Por këtij njeriu që sot nuk është më në punë dhe që shkruan shpesh në shtyp i duhet të flasë tani. Në vitin 1996, kur u miratua ligji paraardhës, ku shkruhet me të madhe ?Urdhri i Flamurit Kombëtar?, redaktor gjuhësor i Kuvendit ishte profesor Pandeli Koçi, një tjetër mik imi, dhe specialist i letërsisë së Kosovës. Pandeliut i kanë ngarkuar shumë faje për të shkuarën e tij, por për mua ai i ka shlyer ato kur ka shkruar me të madhe ?Urdhri i Flamurit Kombëtar?. Ky miku tjetër ka marrë përsipër një faj të madh kur ka pranuar të shkruajë me të vogël fjalën ?Flamurit? pas fjalëve ?dekoratë? dhe ?urdhër?.
Zhdukja e Urdhrave nga sistemi shtetëror i dekoratave të Republikës së Shqipërisë është një AKT I TRADHTISË SË LARTË se Urdhri është shkalla më e lartë e dekoratës që jep çdo vend i botës. Në Shqipëri, Urdhri ka qenë në sistemin e dekoratave në të gjitha regjimet, që nga Monarkia, në kohën e regjimit komunist dhe pas tij. Këtu duhet shënuar se ky ligj u miratua me konsensusin e të gjitha palëve në Kuvend.
Dy nga Urdhrat që ekzistonin në ligjin e vitit 1996, kanë ekzistuar edhe në Ligjin paraardhës, Ligjin nr. 6133, dt. 12 shkurt 1980, ?Për titujt e nderit dhe dekoratat e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?. Në këtë ligj ekzistojnë Urdhri i Flamurit dhe Urdhri i Skënderbeut, të cilët janë i katërti dhe i teti në radhë në hierarkinë e dekoratave të larta shtetërore. Me ligjin e vitit 1996. Urdhri i Flamurit u bë Urdhri i Flamurit Kombëtar, Urdhri i Skënderbeut u bë Urdhri ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? dhe u ngritën në hierarkinë e dekoratave të larta shtetërore në radhën e parë dhe të dytë. Pra, siç shihet ka një lloj vazhdimësie midis ligjit të vitit 1980 dhe atij të vitit 1996. Ligji i vitit 2013 përbën një shkëputje tërësore nga legjislacioni paraardhës. Në mënyrë sa konfuze aq edhe ironike, ky ligj përmend Urdhrin e Skënderbeut, i cili ka ekzistuar në ligjin e vitit 1980, por nuk ka ekzistuar më pas, dhe nuk ekziston as në vetë Ligjin nr. 112 të vitit 2013?!
Një nga marrëzitë e mëdha të Ligjit nr. 112, dt. 4 prill 2013 është se ai ka përmbysur në mënyrë qesharake dhe absurde hierarkinë e dekoratave. Në çdo ligj të ngjashëm të botës, renditja e dekoratave tregon dhe shkallën e rëndësisë së tyre. Der ku ishte në fuqi ligji i vitit 1996, renditja që iu bënte ai dekoratave, përcaktonte dhe shkallën e rëndësisë së tyre, që përgjithësisht ishte e logjikshme dhe serioze, me një përjashtim të vetëm, rangu që i jepej Urdhrit ?Nënë Tereza?. Renditja ishte:
1)Urdhri i Flamurit Kombëtar;
2)Urdhri ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?;
3)Urdhri Nderi i Kombit;
4)Urdhri ?Mjeshtër i Madh i Punës?;
5)Urdhri ?Nënë Tereza?;
6) Urdhri ?Naim Frashëri?.
Gabimi në këtë ligj ishte se Urdhri ?Mjeshtër i Madh i Punës?, që ishte një transformim i titullit ?Hero i Punës Socialiste?, ishte para Urdhrave ?Nënë Tereza? dhe ?Naim Frashëri?. Por Ligji 112 i 4 prillit 2013 ka një renditje tërësisht qesharake dhe absurde. Në këtë ligj titujt ?Kalorës i urdhrit të Skënderbeut? dhe ?Kalorës i urdhrit të flamurit kombëtar? janë pas dekoratës ?Pishtar i demokracisë?! Në çdo vend të botës dekoratat që u përkasin urdhrave janë në krye të hierarkisë së dekoratave, ku zenë vend urdhrat. Kur në fakt, dy urdhrat, siç e kam thënë më lart, janë inekzistentë në ligj.
Në emër të qeverisë, në seancën parlamentare të datës 4 prill 2013, foli ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi i cili tha: ?Në Republikën e Shqipërisë kuadri ligjor që rregullon marrëdhënien e dekoratave, titujve të nderit dhe medaljeve është një kuadër ligjor i vjetër, i larmishëm dhe i shpërndarë në të gjitha institucionet. Në kuadër të përmirësimit të këtij legjislacioni, ne në shtator të vitit të shkuar ngritëm një komitet, i cili do të trajtonte këto çështje. Aty merrnin pjesë të gjitha institucionet, që nga Parlamenti, Presidenca, Ministria e Mbrojtjes dhe të gjitha ministritë e linjës, në mënyrë që të bënin një projektligj, i cili të ishte i standardeve ndërkombëtare dhe morëm modelin e Kongresit Amerikan, sa i përket fushës së veprimtarisë së Parlamentit, dhënies së titujve që jep parlamenti dhe kryetari i tij, po ashtu dhe i Kongresit Amerikan në rastin konkret. Ne morëm modelin italian, sa u përket titujve që jep Kryeministri dhe Presidenti i vendit atje, dhe modelin francez, sa i përket mënyrës se si funksionojnë institucionet kryesore. Në këtë projektligj ne parashikojmë dhënien në mënyrë të qartë të titujve; cilat do të jenë procedurat për dhënien e dekoratave; cilat do të jenë procedurat e ndjekura nga parlamenti, Presidenti, Kryeministri dhe nga ministrat përkatës, duke profilizuar edhe rastin e ministrave, siç është ai i Brendshëm dhe i Mbrojtjes. Në llojet dhe titujt e dekoratave për herë të parë ne po profilizojmë pikërisht llojet e dekoratave dhe titujve të nderit, të cilat sipas rëndësisë janë ato të: Flamurit Kombëtar; dekorata Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dekorata Nderi i Kombit, dekorata Nënë Tereza, Dekorata e Artë e Shqiponjës, Pishtari i Demokracisë, Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut. Kemi bërë një përjashtim, kemi marrë vetëm njërin nga rilindësit: Naim Frashërin. Rilindësit e tjerë nuk i kemi përfshirë. Jemi të hapur në propozime. Se kujt do t?i bjerë titulli për rilindësin, kjo çështje i takon Presidentit. Unë mendoj se kjo është një nismë shumë pozitive. Falënderoj opozitën në përkrahjen e këtij projektligji, edhe pse nuk ishte e domosdoshme vota e saj. U kërkoj deputetëve ta miratojnë projektligjin!?
Z. Halimi gënjeu trashë, kur tha se ishte marrë modeli italian sa iu përket llojit të dekoratave. Italia e ka edhe sot ?Urdhrin? si dekoratën më të lartë në sistemin e saj të dekoratave. Kështu Italia ka: Urdhrin e Meritës ndaj Republikës Italiane, (Ordine all Merito della Repubblica Italiana), Urdhrin e ?Yllit të Italisë?(Ordine della Stella d? Italia), Urdhrin për Merita të Punës (Ordine al Merito di Lavoro), Urdhrin e Vittorio Veneto Ordine di Vittorio Veneto (ekzistoi deri në vitin 2010).
Pasi Italia kaloi nga regjimi monarkist në atë republikan në 1946, u eliminuan urdhrat e krijuar nga Monarkia, por jo ?Urdhri? si dekoratë. Është e vërtetë se ka ndonjë vend, siç është edhe SHBA, që nuk e ka Urdhrin në sistemin e dekoratave, por kjo ka të bëjë me të shkuarën e këtij vendi, përkatësisht me Luftën Civile. Urdhrin e përdorte Konfederata (Jugu), që u mund në luftë. Në Shqipëri kemi një traditë të ?Urdhrit? në sistemin e dekoratave, në të gjitha regjimet që ka pasur shteti shqiptar në këto 100 vite. Pastaj, SHBA nuk u përmend si model nga Halimi për llojin e dekoratave, por vetëm për ato që jepte Parlamenti, në rastin amerikan Kongresi. Një tjetër gënjeshtër e Halimit ka të bëjë me medaljet. Në sistemin zyrtar të dekoratave në Itali ekzistojnë edhe medaljet, të cilat ligji shqiptar i vitit 2013 i ka fshirë. Emërtimi i medaljeve ka ndryshuar: Medalja e Artë e Shqiponjës është bërë Dekorata e Artë e Shqiponjës. Medalja ?Pishtar i Demokracisë? është bërë Dekorata ?Pishtar i Demokracisë?. Medalja ?Martir i Demokracisë? është bërë Titulli ?Martir i Demokracisë?. Medalja ?Për Shërbime ushtarake? është hequr fare.
Në Itali ekzistojnë shumë lloje medaljesh, ndër të cilat: Medalja për Kurajë Civile (Medaglia al Valor Civile), Medalia për Kurajë Ushtarake (Medaglia al Valor Militare) etj.
Meqënëse është se qartë se nuk është marrë Italia si model, atëherë u lind detyrimi atyre që votuan ligjin, dhe në radhë të parë atyre që janë përgjegjës për miratimin me konsensus, pra Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës, që të na thonë se nga cili vend është marrë modeli për këtë ligj. Këto nuk janë gjëra të thjeshta, as që kalojnë lehtë, sado e çuditshme t? i ngjajë ndokujt që beson se edhe kjo do të harrohet si të tjerat. Të gjitha këto gjëra mblidhen në dosjen e TRADHTISË së LARTË dhe një ditë legjitimojnë ndëshkimin popullor për ata që kanë përgjegjësi për këtë. Sistemi zyrtar i dekoratave shpreh ligjërisht dinjitetin e Popullit të Shqipërisë që në preambulën e Kushtetutës i ngarkon zyrtarët që ta mbrojnë atë. Prandaj Antikushtetueshmëria e këtij ligji është aq flagrante dhe e rëndë, saqë Prokurori i Përgjithshëm duhet të nisë çështjen penale ndaj të gjithë deputetëve që e kanë votuar këtë ligj. Këtu s? kanë të bëjnë pallavrat se deputeti nuk mban përgjegjësi për veprimet që bën në ushtrim të detyrës, apo se nuk ka përgjegjësi kolektive. Deputeti nuk mban përgjegjësi për veprimet që bën duke respektuar kuadrin kushtetues, se për të tjerat mban përgjegjësi dhe shumë madje. Sipas kësaj logjike deputetët mund ta zëvendësojnë Shqiponjën në flamurin kombëtar me një gaforre dhe pastaj të thonë se nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet tona. Në raste të tilla si ai i ligjit nr. 113 është e kundërta, janë qytetarët ata që nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet me të cilat do ta venë në vend dinjitetin kombëtar e Republikës të nëpërkëmbur nga deputetët që kanë miratuar këtë ligj. Nëse 140 vetë mblidhen dhe vendosin të krijojnë një organizatë mafioze, a mbajnë përgjegjësi sipas Kodit Penal apo mund të shfajësohen me atë se nuk ka përgjegjësi kolektive. Sigurisht që mbajnë përgjegjësi. Në mënyrë të ngjashme mbajnë përgjegjësi edhe 140 deputetë. Dinjiteti kombëtar dhe i Republikës vlen madje më tepër se jeta e të gjithë deputetetëve të cilët e kanë miratuar këtë ligj, madje, madje vlen edhe më tepër se jeta e të gjithë pjestarëve të Policisë së Shtetit që eventualisht do të mbrojnë jetën e këtyre njerëzve që kanë kryer tradhti të lartë.
Partia Socialiste, e cila sot është në pushtet dhe që kur u miratua ky ligj ishte në opozitë, kishte pasur kohë që nga shtatori i vitit 2012, pra shtatë muaj, për t? i bërë një kritikë serioze projekt-ligjit, duke nxjerrë gënjeshtrën e madhe të mbështetjes te modeli italian. Në seancën parlamentare të 4 prillit 2013, në emër të Partisë Socialiste në seancën parlamentare foli Pandeli Majko, i cili, shkëmbeu këto fjalë me Kryetaren e Kuvendit Topalli:
?Zonja Kryetare! Sot nuk mendoj se është ndonjë ditë e bukur për të folur për titujt dhe dekoratat e nderit.
Jozefina Topalli: Pse, çfarë ka ndodhur?
Pandeli Majko:Mendoj se edhe për ju, edhe për ne s?është ditë e shënuar për të diskutuar rreth këtij projektligji, por dëshiroj të nënvizoj faktin se ne jemi dakord me projektligjin. Ai është një ligj rutinë, në thelb, sipas parimit: ?Më mirë të jetë, sa të mos jetë?. Presidenti i Republikës, ju deri në 23 qershor, edhe Kryeministri po ashtu, do të keni të drejtë të jepni dekorata.
Shprehemi dakord me këtë projektligj dhe japim miratimin tonë të plotë.? (Citohet sipas faqes zyrtare online të Kuvendit, Procesverbali i seancave plenare.)
Kështu foli për ligjin i cili përmbysi sistemin e dekoratave dhe të titujve të nderit në Shqipëri, Majko, njeriu i cili ka qenë dy herë Kryeministër i Shqipërisë. Natyrisht se kur Majko tha se jepte miratimin e plotë të grupit parlamentar të PS-së për ligjin, kjo do të thoshte se ishte Edi Rama ai që jepte miratimin e plotë për ligjin.
Ligji nr. 112, dt. 4 prill 2013 duhet shfuqizuar sa më parë që t? i rikthehet dinjiteti Republikës. Nëse këtë nuk e bën Kuvendi, ligji duhet atakuar në Gjykatën Kushtetuese, ku individët nuk kanë tagër ta bëjnë këtë gjë, ndryshe do ta kisha bërë unë. Nuk mund të mos bëhet pyetja: Kujt i prishte punë Ligji i vitit 1996, të cilin edhe e majta kur erdhi në pushtet e pranoi me ndryshime fare të vogla, por të arsyeshme? Nga kush erdhi sinjali se ky ligj duhej ndryshuar? Nuk mund të thuhet se kjo gjë u bë në kuadrin e përshtatjes së legjislacionit të Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian, pra si një lëvizje në procesin e integrimit, se ky ligj nuk bënte pjesë në paketën ligjore miratimin e së cilës Bashkimi Europian e kërkoi zyrtarisht, me tre ligjet e famshme. Vendet e tjera të regjionit që kanë hyrë në BE ose që aspirojnë të hynë nuk e kanë bërë një përmbysje të tillë në sistemin e tyre të dekoratave shtetërore. Atëherë përse ndodhi kjo gjë. Cila qendër ndërkombëtare e sugjeroi këtë ndryshim? Merret vesh, ata që duke u kamufluar me arsye të tjera duan të zhbbëjnë identitetin shqiptar. Në çdo vend europian ku do të kishte ndodhur diçka e ngjashme, do të kishte shkaktuar debat të madh. Në Shqipëri nuk ndodh asgjë, se këtu ka debat kur preken interesa dhe ky ligj nuk prek interesat e askujt. Por vendet ku nuk ndodh asgjë si reagim kur ndodh diçka shumë e rëndë, janë vende ku gjithçka ndodh menjëherë, befasisht.
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...