Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses/ Vihet në pranga 28-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e demokratëve të zakonshëm. E thonë me dëshpërim, e thonë zemërthyer, e thonë të shqetësuar. E thonë, jo pse dëshirojnë që Luli të rrëzohet, por sepse duan që PD të ngrihet. Me gjithë zhgënjimin masiv të njerëzve ndaj Rilindjes, me gjithë kontrollin mediatik, me gjithë blogjet e pilotuara, me gjithë opinionistët e sponsorizuar, Luli fatkeqësisht nuk po e ngre dot?
E thonë mbështetësit e tij, e thonë edhe armiqtë e tij. Por çka është më e rëndësishmja e thonë anëtarët e thjeshtë, ata që në fakt janë aksionerët e vërtetë të PD, aksionerët të cilëve Luli u dërgon ?aksionistët/koordinatorët? për t?i ringritur?
Po çfarë duhet të bëjë Luli që ta ngrejë partinë?
Ka dy forma se si mund të ringrihet PD; e para është duke gjeneruar frymëzim, e dyta është duke krijuar rregulla.
Për vite PD është drejtuar si një lëvizje që frymëzonte. Frymëzonte mbi idealet e Dhjetorit. Frymëzonte nga karizma e Berishës. Frymëzonte se mbartte vlerat e shembjes së një regjimi shtypës duke ndërtuar mbi vlerat e lirisë.
Ata që e njohin (qofshin këta miq, përfshirë këtu edhe artikullshkruesin, apo armiq të kryetarit të ri), nuk vënë dot asnjë bast mbi karizmën e tij. Fatkeqësisht, Lulin nuk e njohin si një njeri të fjalës së dhënë e aq më pak asaj të mbajtur. Nuk e njeh njeri as edhe si ndjekës deri në fund i betejave, të paktën i atyre politike. Fatkeqësisht, shembulli i Bashkisë së Tiranës (që duhet të ishte kapitali më i rëndësishëm politik i tij dhe i PD-së) provoi lënien përgjysmë të një beteje politike që duhet të ishte kali i fitores së 2013-s, por që u kthye në një çyryk bashkie me një çyryk administrate, shkaktare kryesore e humbjes së thellë në Tiranë. Madje edhe aksioni politik i kryetarit të ri, i ngjan një gjelle, që po mos të ketë as piperin e liderit historik, mbetet pa kripë dhe pa shije.
Qartazi, frymëzimi nuk do të jetë menyja e pritshme për ringritjen e PD-së, edhe pse PD ka njohur ringritje të tilla më parë.
Forma tjetër është krijimi i rregullave, ndërtimi i standardit dhe kritereve, afrimi i vlerave, hapja e partisë. Kjo kërkon guxim, por siguron jetëgjatësi. Nëse kryetari i PD synon rikthimin e besimit, duhet t?u drejtohet mbështetësve pa frikë dhe pa kompleksin e të qenët në opozitë. Në pushtet vjen dhe aksidentalisht, por PD nuk mund t?i ketë sytë tek aksidentet që mund të ndodhin në mazhorancën e sotshme. Por, mbi të gjitha, e sigurt është që nuk vjen në pushtet duke nxjerrë në ballë profilin e shkaktarëve të humbjes së zgjedhjeve, profilin e të ?fortëve? përballë të ?fortëve? të Rilindjes, apo blerjet e merkatos së verës nga kampi rozë.
PD është para provave të vështira, por që nëse i adreson siç duhet, ka shansin e rikthimit të besimit të gjysmës së shqiptarëve.
Këto janë në thelb modelet se si mund të ringrihet Partia. Nëse e bëjmë debat publik, edhe mund ta stërhollojmë me detaje, nënkategori apo nënskema. Por në fakt, modelet janë këto dhe janë lehtësisht të identifikueshme. Kështu që nuk mund të thuhet se Luli nuk po e ngre dot, ngaqë nuk di. Luli nuk po bën asnjë përpjekje serioze për t?iu futur punës. Nuk po përvesh mëngët, nuk po heq këpucët lustrafine, nuk po përplaset, nuk po bëhet me baltë, nuk po rrëzohet, nuk po ringrihet, nuk po e ngre zërin, nuk po shkund, nuk po tremb, nuk po frymëzon. Kjo të bën të besosh, se Luli nuk po e ngre se nuk do, ose se nuk e lënë (më duhet ta konsideroj si opsion edhe se urrej të mendoj që kryetari i PD nuk është i lirë).
Ringritja e PD-së do të kalojë përmes kthimit te principet, rregullat e lojës dhe sidomos përmes hapjes ndaj mbështetësve të saj. Halli i PD është që të gjejë forca të ringrihet, halli i individit është të sigurojë pjesën e vet të pushtetit. Është më e rëndësishme që PD të ringrihet sesa të komandohet. Dhe ringritja do të vijë vetëm me ndihmën e bazës së gjerë të mbështetësve, aksionerëve të vërtetë të PD-së.
Gazeta Shqip
Nga Kastriot MyftarajNismëtari i Kupës së Botës në futboll, ...
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...