web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E vërteta e darkës së prishur të datëlindjes së Tedi Papavramit

21 Qershor 2014, 18:11, Opinione CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Violinisti Tedi Papavrami ka qenë subjekt i një wikileaks në shkurt 2008. Jo për ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Ambasada amerikane në Shqipëri thjesht ka bërë një portret të tij, sipas praktikës së rëndomtë diplomatike që në raportet diplomatike jepen të dhëna për personat me ndikim të vendit përkatës. Por Tedi Papavrami me siguri që ka qene subjekt i një tjetër raporti diplomatik amerikan, shumë më interesant, të shkruar rreth mesit të muajit maj të vitit 2014, me rastin e incidentit që ndodhi në darkën e datëlindjes së Papavramit. Se për atë që ndodhi në darkën e datëlindjes së Papavramit nuk mund të mos ketë bërë një raport ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu. Që ngjarja ka ndodhur pikërisht ashtu siç e përshkroi Berisha nga foltorja e Kuvendit, këtë gjë e di shumë mirë ambasadori amerikan, i cili të nesërmen e ditës që foli Berisha, reagoi kundër këtij të fundit, duke folur për ?komedinë? që ndodh çdo të enjte në Kuvend. Ironikisht, Berisha, i cili gjatë këtyre 23 viteve që ka qenë deputet, ka thënë shumë herë gënjeshtra nga foltorja e Kuvendit, u dënua për herë të parë, kur tha një të vërtetë!
Sa i përket ambasadorit amerikan, komedia, nëse ka një të tillë, është se ambasadori amerikan nuk ndoqi traditën e paraardhësve të tij në Shqipëri, të cilët kur janë dhunuar gazetarë të njohur nga politikanët kanë reaguar personalisht. Kështu bëri ambasadori amerikan Jeffrey në vitin 2003, kur Ilir Babaramo u dhunua nga Luan Rama, në atë kohë ministër i Rendit Publik, apo edhe kur Tom Doshi dhunoi një gazetar. Madje ambasadori amerikan Withers e bëri të madhe incidentin mes Mero Bazes dhe Rezart Taçit në 2009. Por kështu nuk ndodhi këtë herë kur Adi Krasta u qëllua me, për ta thënë në një term eufemik, eating utensils nga Kryeministri Rama, gjatë darkës së datëlindjes të Papavramit. ?Eating utensils? që u përdorën nga Kryeministri qenë një pjatë e ndjekur nga thikë tryeze, ose e kundërta. Për korrektësi duhet thënë se Kryeministri Rama nuk është një gjuajës i sprovuar me thikë, se këtë sport ka nisur ta ushtrojë vetëm në drekat dhe darkat politike në rreth të ngushtë, kështu që kontakti ndodhi vetëm me pjesën e parrezikshme të thikës. 
Nëse ka ndonjë enigmë në të gjithë këtë histori, kjo është se a ka qenë vërtet Krasta shkaku i vërtetë i zemërimit të Edi Ramës. Asgjë nga ato që ka thënë e ka bërë Krasta nuk mund të ishte shkak që Edi Rama ta humbte vetëkontrollin në atë mënyrë, megjithëse në rastin e ngjarjeve të tilla të tilla shkalla e vetëkontrollit të tij është e ulët. Por nëse Edi Rama nuk do të ishte në gjendje që ta përmbante vetveten në prani të Adi Krastës, me ato që ka thënë ky i fundit, atëherë Mero Baze duhet të kishte përfunduar në morg nga drekat dhe darkat që ka pasur me Edi Ramën, duke konsideruar ato që ka shkruar e ka thënë Meroja për Edi Ramën. 
Në të vërtetë, Kryeministri Rama ishte i nervozuar për një arsye tjetër në darkën e datëlindjes së Tedi Papavramit. Edi Rama e përdori Adi Krastën si kanal shkarkimi, siç thuhet në psikoanalizë, duke shkarkuar mbi Krastën nervozizmin të cilin ndryshe do ta kishte shkarkuar mbi Tedi Papavramin, duke ia thyer në kokë violinën e çmueshme. Edi Rama e urren prej shumë viteve Tedi Papavramin për shkak se e quan atë fajtor që nuk ndodhi ?arratisja? e Edi Ramës në Perëndim, në kohën e diktaturës komuniste. Edi Rama disa herë ka folur për një joshje që ka pasur për t? u arratisur kur ka dalë për herë të parë në Perëndim, në vitin 1985, si sportist. Në atë kohë Sigurimi i Shtetit e kishte në praktikën e tij që herë pas herë të simulonte arratisje të njerëzve të ndryshëm, të cilët i përdorte për qëllimet e tij në botë. Por ndodhi ?arratisja? e Tedi Papavramit dhe kjo e prishi planin e Edi Ramës, se Sigurimi i Shtetit nuk mund t? i kryente shpesh operacione të tilla për shkak të përshtypjes që krijohej në vend dhe në botë. Kështu që Edi Rama e shikon Tedi Papavramin si fajtorin kryesor që ai nuk krijoi për vetveten legjendën e njeriut i cili u ?arratis? nga Shqipëria fill pas vdekjes së Enver Hoxhës, që pastaj të rikthehej në vend si hero në 1991. 
Kur Edi Rama pa Tedi Papavramin në darkën 14 majit, atij i kaluan në mendje të gjitha këto dhe duke u trembur se mos humbte vetëkontrollin me pasoja shumë më të këqija se ç? ndodhi në të vërtetë, shpejtoi të gjente një kanal shkarkimi. Dhe gjeti? Adi Krastën. Sharjet e Kryeministrit Rama ndaj të fejuarës së përjetshme të Ministrit Veliaj, Ajola Xoxës dhe Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro qenë në fakt përmbushje e shkarkimit të tij psikologjik. 
Kjo është komedia. Tragjikomedia është se SHBA dhe përfaqësuesi diplomatik i këtij vendi në Shqipëri, z. Arvizu, pak muaj më parë deshën t? i japin në dorë Edi Ramës arsenalin e armëve kimike të diktatorit sirian Assad. Imagjinoni se ç? mund të kishte bërë me to ky njeri me një ekuilibër psikik kaq të brishtë, për ta thënë në mënyrën më të butë. Nëse në SHBA do të ketë në të ardhmen një tjetër valë të wikileaks, atëherë do të njihemi edhe me raportin e ambasadës amerikane në Tiranë mbi darkën e datëlindjes së Tedi Papavramit dhe protagonizmin e Kryeministrit Rama atje.
Tedi Papavramit i cili si çdo artist i vërtetë ka një natyrë shumë të ndjeshme, me siguri që do t? i duhet shumë kohë për të kaluar traumën emocionale që pësoi nga sjellja e Kryeministrit. Në të vërtetë Tedi duhet ta ketë kuptuar mirë se ishte ai shkaku i vërtetë i zemërimit kryeministror. Por Tedi duhet të jetë i lumtur që darka e datëlindjes së tij u mbyll e prishur me atë që mund të quhet si skenari i rastit më të mirë të mendjes së çartur kryeministrore. Se skenari i rastit më të keq, që do të ishte realizuar nëse Edi Rama do të kishte qendruar në darkë, ndoshta ishte që Tedi Papavrami i zhveshur lakuriq t? i binte defit, Adi Krasta të kërcente Napolonin, ndërsa ?kurva? dhe ?prostituta? të duartrokisnin sipër tryezës. Në fakt, pas largimit nga darka e prishur, Kryeministri Rama u qetësua duke i rënë defit në tarracën e Kryeministrisë ku del dhe mediton shpesh për problemet shtetërore.





22:40 Opinione

Për(Mbahu) Lazarat!

Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...

Lajmet e fundit nga