Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses/ Vihet në pranga 28-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Nga Pëllumb Kulla
Gjej rast tani që një vendim i padrejtë dënoi dhe do të lerë 10 ditë të gjata larg mikrofonit orakullin e tranzicionit shqiptar.
Kjo, ama, nuk është veçse një paradhënie, një test i shkurtër për kohën kur Shqipërisë do t?i mungojë përgjithmonë Goja e të vërtetave të pakundërshtueshme, Goja e poezisë politike, Goja rapsodit të shenjtë popullor. Se do të vijë ajo ditë! Si për cilindo, edhe për ne të tjerët! Po ne?Phë! Ç?humbje do të jemi ne?! Punë e madhe fort!
Po si do t?i bëhet kur të mungosh ti, orakull i shtrenjtë, o zbuluesi i tërë të vërtetave të atij vendi mëkatar. Nga kush do t?i presë të vërtetat ai komb, ai popull, ajo shoqëri njerëzore. Kush si ti, mundi të shqiptojë të vërteta të patundura, të pakundërshtueshme, ato që të mbërthejnë me garancinë, me sigurinë dhe vërtetësinë mahnitëse.
Është e nevojshme mungesa që të lexohen vlerat.
Ne do ta quajmë veten fatlumë që jetuam në një kohë me ty, o orakull legjendar. Ti solle një shkollë, solle një sistem moral të pakrahasueshëm në politikë. Ti edukove breza të tërë me mënyrën e re të komunikimit, me të shara nga nëna, që mund të duken sit ë pista por janë gjithë hir. Të vërtetat e tua tanimë do të jenë pjesë e Eposit të Veriut. Ti je shndërruar në legjendë. Nesër në gjykatoret shqiptare njerëzve që gjykohen do t?u kërkohet me ngulm besnikëria tek e vërteta, dhe ata nuk do të betohen më as mbi Kod Penal, as mbi Ungjill e as mbi Kuran, por mbi fotografinë tënde në kornizë ari. Parlamentarët e brezave që vijnë do të bëjnë pelegrinazh te varri yt dhe kur të betohen për mandatet, atë rit nuk do ta bëjnë më në salla kuvendi, por në varreza dhe do të venë duart solemnisht mbi gurin tënd të mermertë.
Oh, orakull i pazëvendësueshëm! Kombi të është borxhli për këtë brez politikanësh që na edukove gjatë këtyre viteve. Ty shpesh kundërshtarë banalë të akuzuan për një të kaluar tënde të shkurtër në radhët e partisë enveriane, por ata nuk arritën kurrë të kuptojnë se sa kohë ishe atje ti nuk bëre asnjë mëkat. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se ti e shfrytëzove atë stazh në të mirë të kombit, ti e shfrytëzove atë parti, ti nuk more nga ajo as tharmin diktatorial, as egërsinë klasore. Ti i more asaj, ia përvetësove dhe na e prure tek ne tiparin e vetëm të pastër që kishte partia e komunistëve të hoxhës: besnikërinë e shenjtë ndaj të vërtetës! Dhe e vure në zbatim.
Oh, orakulli ynë historik, sa shumë do të përmendesh ti në shekujt që vijnë. Kombi shqiptar do t?u tregojë fëmijëve që rriten jo përrallat e dala boje me kësulkuqe, me dhi, keca dhe ujq, por historitë e tua, oratoritë e tua poetike. Ti do të kujtohesh për tërë ato që ke thënë për shokët e tu të themelimit të partisë në Sheshin e Studentëve, do të jesh i paharruar për të vërtetat e piramidave të Sudes, të vërtetat e nevojave sërbe për naftë, të vërtetat për Rugovën, për Zogun. Pa do të këndojnë njerëzit me çifteli fjalët e tua të arta për Nolët dhe Janullatosët, për UÇK-në dhe grushtet e shtetit në bulevard. Brezat do të këndojnë epopenë e 21 janarit tënd të lavdishëm, kur fshive tërë filmimet dhe u ngjite në lartësitë e Kalifit Omar, i cili dogji bibliotekën e Aleksandrisë me fjalët lapidare ?Digjini tërë këto libra, se kemi Kuranin!? Njësoj, ti the: ?zhdukini tërë filmimet, a nuk ju mjafton e vërteta ime?!? Ti do të mbetesh në histori për shpikjen e të vërtetave tranzitore, ato që asnjë burrë shteti nuk ka arritur deri tani të zbulojë. Nuk është e domosdoshme që të ketë të vërteta të betonuara. Ato sipas nevojave mund të ndërrojnë kahje, por duhet një njeri i shenjtë, sikurse je ti, ta bëjë këtë lëvizje. Ishte plotësisht e natyrshme tek ty që për Ahmet Zogun të kesh një herë urrejtje dhe pastaj Madhëria e Tij pa u ngritur nga varri e pa bërë asgjë të bëhet shumë I dashur. Kujt ia merrte mendja se bashkëthemeluesi i partisë tënde do të ishte pesë vjet bashkëpunëtori yt, dy vjet bashkëpunëtor i Sigurimit dhe, pastaj, deri në përjetësi, hero legjendar i këtij vendi! Aq të përkohëshme janë të vërtetat, sa këtë hero, herë pas here, vite pas vitesh, sipas teje, e vrasin në atentat urdhërues dhe njerëz të ndryshëm. E thua ti, se ta thosh dikush tjetër, të gjithë këtë histori do ta kujtonim për marrëzi të klasit më të lartë.
E çfarë të të përhiroj më parë ty, orakull lavdimadh, o dashnor i të Vërtetës Absolute! Çfarë të të këndoj më pare, o arkivist besnik i vrasjeve, vjedhjeve, mashtrimeve, aksidenteve që bëhen rretheqark teje. A do të mundet njeri në të ardhmen të tregojë me përpikmëri se kush kreu vrasje, me cilën armë, me cilin kalibër, apo nga cila tytë doli plumbi? Kurrë s?do të munden! Njerëz që do të dëshmojnë vrasjet do të ketë, sigurisht, por jo aqë shkreptimthi sikurse dëshmon ti, që i denoncon këto teksa ka dalë plumbi nga arma, por ende nuk ka arritur te viktima!
Ah, këto mendime bëhen edhe më të dhimbshme sapo të atakosh fantazinë, kur atij populli do t?i mungosh ti.
Jepua këtë paradhënie dhjetëditore! Nuk je ti i dënuari. Janë ata! Dënoi këto dhjetë ditë me mungesën tënde! Mungesa dëshmon vlerat, sikurse hija dëshmon diellin. Le ta shohin se sa parlament i mërzitshëm, do të duket! Le ta shohin kur një popull i tërë do t?u kthejë kurrizin transmetimeve televizive të kuvendit. Është e natyrshme. Cili shqiptar do t?i përfillë më ato pamje televizive, ato, ku askush nuk mund t?u tregojë këtyre njerëzve të papunë, por ma të etur për të ditur cilat janë kurvat, cilat janë prostitutat, kush tregton mishin e bardhë, kush tradhëton të shoqen, çfarë bëhet nëpër motelet e vendit tonë të lavdishëm, kush rri pa brekë dhe kush është gati t?i zhveshë ato.
Kush do t?u a thotë këto pas teje, o orakull i vyer, o burrë i lartë i racës së fisme arbërore!
Nga Mero BazeKa të paktën tre qëndrime të Partisë Demokratik...
Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e dem...
Nga Kastriot MyftarajNismëtari i Kupës së Botës në futboll, ...
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...