web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatos Lubonja njollos duart me gjakun e Artan Santos

11 Korrik 2014, 21:42, Opinione CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Në 8 korrik 2014, Fatos Lubonja ka botuar në gazetën ?Panorama? shkrimin me titull ?Jo vetëm kush dhe si, por edhe pse u vra Artan Santo?. Ky shkrim i Lubonjës përbën rastin më kompromentues dhe flagrant të vënies së një opinionisti në shërbim të interesit privat të pronarit të gazetës ku ai ka botuar shkrimin. Shkrimi i Lubonjës vjen menjëherë pasi pronari i gazetës ?Panorama?, Irfan Hysenbelliu u thirr dhe u pyet nga Prokuroria, në lidhje me hetimet për vrasjen e Artan Santos, si një njeri që kishte pasur një konflikt të ndërlikuar për çështje biznisi me viktimën. Sigurisht se ky nuk është një shkak që Lubonja të mos ketë të drejtë të shkruajë për vrasjen e Artan Santos, por integriteti i Lubonjës si opinionist i shtypit dhe si intelektual e kërkonte që, me rastin kur Lubonja të bënte një shkrim, ku do të analizonte pistat mbi autorët e vrasjes së Santos, të përmendte dhe të analizonte dhe pistën që ka të bëjë me pronarin e gazetës ku boton ai shkrimet e tij. Aq më tepër këtë gjë duhet ta bënte Lubonja, që ka marrë përsipër rolin e moralistit të madh të medias, në televizion dhe në shtyp. 
Por Lubonja nuk vepron kështu. Në shkrimin e tij Lubonja merret vetëm me një pistë të autorësisë së vrasjes dhe këtë e shpall si pistën më të mundshme për vrasjen. Kjo është pista azere. Sa për faktin që një nga pistat për vrasjen e Santos lidhet me pronarin e gazetës ku boton Lubonja shkrimet e tij, ky i fundit nuk thotë asnjë fjalë të vetme në shkrim. Kjo temë është një tabu për Lubonjën. Dhe për këtë arsye, i gjithë shkrimi fiton një nënkuptim të çuditshëm, sipas ligjit të pasojës së padëshiruar. Se çdo lexuesi i cili përfundon së lexuari shkrimin e Lubonjës, i krijohet përshtypja e pashmangshme se titulli i nënkuptuar i shkrimit të Lubonjës në fakt është: ?Santon nuk e ka vrarë pronari i gazetës sime?. 
Në këtë kontekst, qëllimi i shkrimit të Lubonjës është që pistën azere, e cila ndonëse është një nga pistat që të çojnë te autorët e mundshëm të vrasjes së Santos, ngjan të jetë megjithatë si pista më pak e besueshme, ta paraqesë si pistën kryesore. Për pistën azere, Lubonja thotë se ka të bëjë ?me hakmarrjen apo paralajmërimin e mafies apo biznesmenëve azerë, pasi banka ?Credins? u ka bërë ca hile që lidhen me privatizimin e ARMO-s? E përsëris, mund të mos jetë kjo pista e vrasjes, por është një pistë që është marrë një shqyrtim si një aferë që mund të çojë deri në vrasje dhe kjo pistë do të duhej të na nxiste fuqimisht të flisnim e të hetonim mbi shumëçka që lidhet me sistemin tonë?.(Gazeta ?Panorama?, 8 korrik 2014)
Në të vërtetë, pista azere, ndonëse është një nga pistat në të cilën duhet hetuar është ajo që ka më pak gjasa që të çojë te e vërteta e vrasjes. Kjo për faktin se azerët nuk kishin arsye përse të vrisnin Artan Santon, për shkak të konfliktit që ata kishin me një biznismen shqiptar, për të cilin pretenduan se i mashtroi me rastin e blerjes së kompanisë publike ARMO, gjë të cilën mundi ta bëjë falë 75 milionë eurove të depozituara prej azerëve në Bankën ?Credins?. Banka ?Credins? nuk mund ta kushtëzonte kalimin e parave të depozituara nga azerët, në emrin e blerësit shqiptar të ARMO-s, me kalimin e një pjese të aksioneve të ARMO-s, në emër të azerëve, kjo për arsye se, që të mund të blihej ARMO nga biznismeni shqiptar që kishte bërë marrëveshje me azerët, duhej që Banka ?Credins? t? ia jepte paratë e azerëve këtij biznismeni. Por me marrjen e parave dhe blerjen e ARMO-s nga ky biznismen, Banka ?Credins? humbte çdo mundësi për të ndikuar mbi veprimet e këtij biznismeni dhe gjithçka varej se sa do t? i qëndronte ai marrëveshjes me azerët. Shkurt, Banka ?Credins? nuk kishte asnjë instrument ligjor për ta detyruar Rezart Taçin që t? i ofronte investitorit azer një pjesë të aksioneve të ARMO-s. Merret vesh, azerët nuk mund të prisnin që Artan Santo t? i bënte presion apo ta kërcënonte Taçin, në mënyrë që ky t? i qëndronte paktit me azerët. Tekefundit kjo nuk ishte detyra e një bankieri. Azerët më pas e paditën në Gjykatën e Tiranës biznismenin shqiptar, si dhe Bankën ?Credins? duke kërkuar dhe arritur madje edhe vendosjen përkohësisht të sekuestros mbi këtë bankë. Por kjo ndodhi pjesërisht për arsye se biznismeni shqiptar që kishte blerë ARMO-n pas një marrëveshjeje me azerët zotëronte një pjesë të vogël të aksioneve të kësaj banke, si dhe pjesërisht për arsye të absurditeteve që ndodhin në gjykatat shqiptare, si pasojë e korrupsionit të gjyqtarëve. Merret vesh, Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, e cila ishte paditëse, një bankë me shumicë kapitali shtetetëror, e një vendi shumë të pasur me naftë, që është pronë e familjes sunduese Alijev, ka mundësi të pakufizuara financiare për të korruptuar gjyqtarët në vende si Shqipëria. Por të gjitha këto kanë ndodhur në 2012. Kjo çështje u zgjidh në 2013, kur Ministri i Financave Florion Mima i krijoi kanalin e nevojshëm ligjor Rezart Taçit që të bënte kalimin e aksioneve që zotëronte te ARMO për te një kompani azere me qendër në Ishujt Virgine, një off-shore britanik. Kështu që azerët nuk kishte arsye që një vit më pas të vrisnin një bankier në Tiranë. Merret vesh, meqënëse azerët kanë vendosur që të investojnë në Shqipëri, ata nuk duan që t? i kenë duart e përlyera me gjak. Biznisi i madh ndërkombëtar i shmang sa më tepër që të jetë e mundur kufomat nga këmbët e tij, aq më tepër ato të shquara, si ajo e Santos. 
Lubonja, pak a shumë i di të gjitha këto. E megjithatë, ai ka shkruar ato që ka shkruar. E vetmja arsye që ka pasur Lubonja për të shkruar kështu për vrasjen e Santos, duke nxjerrë pistën azere si kryesoren ishte se këtë gjë ia ka kërkuar pronari i gazetës ku shkruan ai, Irfan Hysenbelliu. Merret vesh, këtij të fundit i intereson shumë që të pompohet pista azere e vrasjes, se Prokuroria e Shqipërisë nuk mund të bëjë asgjë kundër autorëve azerë të vrasjes së Santos. Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit është bankë ku shumicën e aksioneve i ka shteti azer, i cili nga ana e tij është pronë e familjes sunduese Alijev. Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë nuk mund të kërkojë arrestimin njerëzve të rrethit familjar të diktatorit azer Alijev, të përzier në këtë krim, nëse autorësia e krimit është azere. Kështu që çështja ?Santo? mbyllet dhe nën hijen e pistës azere mbulohen pista të tjera dhe sidomos ajo që i intereson më së shumti Lubonjës që të mbulohet dhe që ka të bëjë me pronarin e gazetës ku ka botuar shkrimin ai. 
Pas vrasjes së Santos, Irfani u betua se gazetat dhe televizioni në pronësi të tij do të bënin gjithçka për të zbardhur vrasjen e ortakut të tij Santo. Rezultat i këtij premtimi solemn është ky artikull i Fatos Lubonjës. Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se me çfarë e ka detyruar Irfan Hysenbelliu moralistin e madh të medias shqiptare, Fatos Lubonjën, që të shkruante këtë artikull. Unë jam i sigurt se Lubonja nuk ia ka bërë këtë shërbim Hysenbelliut, për faktin se ky është pronari i gazetës ku boton shkrimet Lubonja, as për shpërblimin financiar që ky i fundit merr për shkrimet e tij. Dhjetë vite më parë Fatos Lubonja pati një konflikt të bujshëm, shumë të mediatizuar, me pronarin e gazetës ?Shekulli?, Koço Kokëdhima, çka solli largimin e Lubonjës nga gazeta ?Shekulli?. Në një debat që patën në atë kohë Lubonja dhe Kokëdhima, në emisionin e Fevziut, në Tv Klan, Kokëdhima tha se shkaku i largimit të Lubonjës ishte se ai i kishte kërkuar Lubonjës që të ndërpriste artikujt kritikë ndaj ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak. Lubonja, nga ana e tij pretendonte se shkaku i vërtetë ishte qëndrimi i tij kritik ndaj Edi Ramës. 
Sido që të ketë qenë e vërteta, Lubonja atëherë u largua pa ngurim nga gazeta ?Shekulli?, duke e akuzuar pronarin e gazetës si hipokrit që kërkonte të ndikonte në artikujt e një opinionisti të lirë si ai. Por Lubonja u soll krejt ndryshe kur një tjetër pronar gazete, Irfan Hysenbelliu, qartësisht ndikoi mbi opinionistin ?e lirë? Lubonja, madje për një temë kaq delikate, siç ishte vrasja e bankierit dhe e bashkëpronarit të një kompanie mediatike. Pra, me çfarë e detyroi Irfan Hysenbelliu Lubonjën që të shkruante artikullin e botuar në 8 korrik, në gazetën ?Panorama?? Duket se Irfan Hysenbelliu ka pasur nevojë për një shkrim si ai që botoi Lubonja, dhe të shkruar pikërisht nga Lubonja. Hysenbelliu ka pasur nevojë për këtë shkrim si një person që është nën hetim për vrasjen e Santos. Dhe Lubonja e ka bërë artikullin e tij pikërisht me qëllimin të cilin bën kinse e mohon, kur shkruan: ?këto më poshtë janë thjesht reflektime në funksion të interesit publik, dhe jo sugjestion për hetuesit, që jam i bindur se dinë shumë më tepër se sa unë?. (Gazeta ?Panorama?, 8 korrik 2014)
Në të vërtetë, Lubonja ka shkruar thjesht në funksion të interesit të Hysenbelliut, me qëllim që të ndikojë hetimet, pra duke u krijuar përshtypja se shtypi, madje njerëz me profil të lartë në të, kërkojnë që hetimet të përqëndrohen te pista azere, për të cilën Lubonja ankohet se po lihet qëllimisht në hije.
Nëse Lubonja do të kishte pasur vërtet si qëllim që në këtë rast të shkruante në funksion të interesit publik, ishte dashur që ai ta niste duke shqyrtuar seriozisht pistën implikimit të pronarit të gazetës ?Panorama? në vrasjen e Artan Santos. Dhe vetëm pasi të tregonte se përse kjo pistë nuk qëndronte, sipas mendimit të tij, Lubonja mund të kishte kaluar te pista azere. Por Lubonja nuk veproi kështu. Dhe kjo gjë është shumë domethënëse. Se Lubonja nuk guxon as që t? i qaset pistës së implikimit të pronarit të gazetës ku shkruan ai, qoftë edhe për të treguar se ajo nuk qëndron aspak si pistë e vrasjes. 
Lubonja nuk mund ta shkruante artikullin e botuar në 8 korrik në gazetën Hysenbelliut, përveçse i detyruar nga një shantazh që i bëhej atij prej pronarit të gazetës. Këtë herë, ndryshe nga rasti i dhjetë viteve më parë, kur Lubonja refuzoi që të sillej ashtu siç i kërkoi pronari i gazetës ?Shekulli?, Kokëdhima, dhe u largua nga gazeta e tij, Lubonja nuk mund t? ia lejonte vetes luksin e një qëndrimi të tillë etik se pronari i gazetës ?Panorama? e shantazhonte me diçka shumë të rëndë. Në gjuhën shqipe fjala ?shantazh? ka hyrë nga gjuha franceze. Në anglisht kjo fjalë është ?blackmail? që do të thotë ?dërgesë postare e zezë?, në kuptimin e diçkaje kompromentuese që i dërgohet dikujt për ta detyruar të bëjë një veprim të caktuar, të cilin personi në çdo rast tjetër nuk do ta kishte bërë me vullnetin e tij të lirë. Me çfarë mund ta ketë shantazhuar Hysenbelliu Lubonjën? Familja Hysenbelliu ka pasur marrëdhënie me Gadaffi-n, diktatorin libian, dhe shpresonte shumë që të siguronte prej tij kapitale për investime në Shqipëri. Është folur edhe për një vizitë të pronarit të ?Panoramës? në tendën e Gadaffi-t, së bashku me disa gazetarë, njëri prej të cilëve mund të ketë qenë Lubonja. Pista më e mundshme për shantazhim është një video me Lubonjën të ulur para gjunjëve të Gadaffi-t. Në asnjë rrethanë tjetër Lubonja nuk do të shkruante një artikull si ai i 8 korrikut. 
A nuk e kuptojnë Lubonja dhe Hysenbelliu se, duke shkruar Lubonja, me kërkesën e pronarit të gazetës, një artikull për vrasjen e Santos, si ai i 8 korrikut, në fakt nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë bërë një xhiro me motorin e vrasësve të Santos, por me fytyrat e zbuluara! Unë jam i sigurt se Lubonja e kupton shumë mirë se sa kompromentues është për të artikulli i 8 korrikut, por ai ishte i detyruar që ta shkruante pas ngulmimit të pronarit të gazetës ?Panorama?. Dhe kjo gjë, ndër të tjera tregon për një panik të çuditshëm që e ka zënë këtë të fundit pasi u mor në pyetje nga Prokuroria mbi vrasjen e Santos. Ku qëndron sekreti i ndikimit të Hysenbelliut ndaj Lubonjës, ndikim që qenka aq i madh sa për ta detyruar që të bëjë një artikull që për Lubonjën është vetëvrasje morale? Përgjigjia e kësaj pyetjeje duket se ka të bëjë me jetën e Lubonjës në Itali (Lubonja e kalon në Itali pjesën më të madhe të vitit), ku duket se pronari i gazetës së tij ka një rol okult në financimin e jetesës së Lubonjës, duke kanalizuar te ai para me prejardhje të dyshimtë. Nuk duhet harruar se edhe pronari i gazetës ?Panorama? jeton një pjesë të vitit në Itali, ku ka shtëpi dhe interesa biznisi.
Lubonja thotë në shkrimin e tij se pistat e vrasjes së Santos janë si degët e një peme, që kur krasiten (pra kur Prokuroria i skarton pistat), mbetet trungu. Lubonja në shkrimin e tij i përmend të gjithë pistat e mundshme, edhe ato krejt të pabesueshme, siç është pastrimi i parave (sot procesi i pastrimit të parave është sofistikuar shumë dhe banka është hallka e fundit në këtë proces), por le pa përmendur pikërisht atë pistë që implikon pronarin e gazetës ku shkruan ai. Kjo do të thotë se Lubonja kërkon që pas degëve të mos shohim trungun. Por trungu nuk mund të mos shihet se Lubonja dhe pronari i gazetës së tij, ashtu të hutuar siç janë, në vend se ta fshehin trungun, e ndriçojnë atë me dritën e shkëlqyer të fjalëve të Lubonjës. 
Prokuroria antimafia në Itali, bëri një përparim domethënës në botën e ndërlikuar të mafias kur nisi të marrë në pyetje edhe gazetarët të cilët shkruanin në atë mënyrë që të mbulohej e vërteta e vrasjeve të njerëzve të rëndësishëm, krime këto ku ndërthureshin interesa të shumëfishta. Prandaj dhe Prokuroria e Tiranës do të bënte mirë që ta merrte në pyetje Lubonjën në lidhje me këtë shkrim, duke kërkuar të dijë se çfarë e shtyu atë që të kompromentojë reputacionin e tij si gazetar, duke shkruar ashtu si ka shkruar për një krim për të cilin ishte marrë një pyetje pronari i gazetës ku shkruan ai. Natyrisht se pyetja e Lubonjës mund të bëhet me takt, në këtë linjë. Në këto raste, Prokuroria pyet qoftë edhe për të zbuluar se mos ndoshta gazetari ka pasur presion për të bërë një shkrim të tillë.
Gjithsesi, sido që të veprojë Prokuroria e Tiranës, artikulli i Lubonjës për vrasjen e Santos arriti pikërisht efektin e kundërt me atë të dëshiruar nga autori dhe porositësi i shkrimit. Lubonja dhe pronari i gazetës ku u botua artikulli donin që ky shkrim të ndikonte për përjashtimin e pronarit të gazetës nga rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Santos. Në të vërtetë, pas këtij shkrimi, porositësi i shkrimit doli në krye të listës së të dyshuarve. I shkreti Fatos Lubonja, i cili kishte 35 vite, nga viti 1979, që, sa në oborret e burgjeve të komunizmit, aq në faqet e gazetave dhe ekranet televizive pas vitit 1991, përpiqej që praktikisht t? i bindte të tjerët se ai nuk kishte dorë në vdekjen e shokëve të tij të burgut, Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani. Tani, në moshën 63 vjeç, Lubonja i njollosi duart me gjakun e Artan Santos, dhe, në pjesën e mbetur të jetë, dikur ndoshta do të përpiqet të shfajësohet për këtë gjë.
Artikulli i Lubonjës i datës 8 korrik tregon se në Shqipëri procesi i kriminalizimit, do të thotë i implikimit me krimin, ka përparuar tashmë aq shumë sa ka përfshirë deri edhe opinionistët moralistë të shtypit dhe të televizioneve, si Lubonja. Kriminalizimi i medias, i cili ka nisur që herët, kur njerëz nga bota e krimit u bënë pronarë të televizioneve dhe gazetave, si dhe kur biznismenët që investuan në media u implikuan në krime, përparoi deri në atë pikë sa gazetarët u bënë bashkëpunëtorë të kriminelëve. Prandaj është koha që t? ju bëhet një bojkotim total gazetave dhe televizioneve në Shqipëri, të cilat për aq sa nuk janë të kriminalizuara, janë në shërbim të interesave të biznisit të pronarëve të tyre, dhe aspak në shërbim të interesave publikë.





22:40 Opinione

Për(Mbahu) Lazarat!

Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...

Lajmet e fundit nga