Fariu dhe biznesmeni qe pagoi 20 mije euro
Nje ngjarje qe nga pak njerez dihet dhe nuk perflitet ne qar...
Krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, vazhdon të jetojë ne botën e tij. Njeriu i cili quhet Koco Kokedhima, që prej gati një viti mban mandatin e deputetit, ka braktisur hallet e zgjedhëzve në zonë dhe për më tepër ndjehet i bezdisur kur ata i qajne hallet dhe i kërkojnë punë. Për justifikim Koco na thotë që njërzit nuk janë gati, duan vetëm shtetin, nuk dinë të punojnë, nuk kanë zotësi dhe aftësi. Jo vetëm nuk I respekton por edhe I fyen publikisht. Këta nuk vlejnë por vlen rregullimi i burgut, pa i hyrë këtu debatit se cfarë do deputeti Koco, në dhomat e paraburgimit, ku ndaj njerëzve të ndryshëm zhvillohen ende hetime.
Duke ju kthyer bezdisjes së tij nga hallëxhinjtë, për dicka ka të drejtë Kocoja, që shteti ska vende për të gjithë, por harron premtimet para 23 Qershorit. Harron që premtoi punë, punë dhe vetëm punë, ulje taksash, zhvillim etj etj etj etj, premtime të cilat tashmë në Sarandë I dinë të gjithë. Por Saranda ska asnjë ndryshim, për më tepër turizmi është në nivel më të ulët, për këtë mjafton një interesim në hotele e restorante, të gjithë deklarojnë ka një rësnie të madhe të punës dhe xhiros. Saranda ka mare disa thërime qesharake nga buxheti dhe investimet janë në nivelin më të ulët historik.
Kocoja, kurrë nuk mund të jetë për banorët e Sarandës të cilët i qajnë hallin. Ai atje është për turizëm, këtë e shef në dy statuset e tij në FB. Deklaron të zgjidhë hallet e të burgosurve me investime dhe mërzitet kur sarandiotët i qajnë hallin, paradox alla Koco.
Ja si shprehet për punësimin Kocoja:
Nonsensi i disa kërkesave për punë
Sa herë “zbres” në zonë është i jashtëzakonshëm, dhe në disa raste agresiv, presioni i njerëzve për punësim. Vështirësia kryesore nuk është e lidhur me faktin që vendet e punës që hapen janë të pamjaftueshme. Shumë njerëz janë të pa përgatitur për këtë kohë që ka ardhur. Nuk dinë të punojnë, nuk kanë zotësitë dhe aftësitë, por më e keqja nuk kanë as dëshirë e as vullnet për të punuar e mësuar. Ata përgjithësisht refuzojnë të punësohen në ndërmarrjet private, duan vetëm në ato shtetërore.
Është një shumicë e frikshme ajo që me kërkesën për punësim nënkupton thjeshtë një rrogë që duhet t’ia japë shteti shpërblim për militantizmin partiak. Dhe kjo situatë nuk mund të ndryshojë pa bashkëpunimin dhe përpjekjen e njerëzve në nevojë për punë; për të qenë të vlefshëm për organizatat private dhe publike të biznesit, për të qenë të dobishëm, për të punuar me përkushtim dhe ndershmëri, për të merituar plotësisht pagesën që presin dhe kërkojnë.
Shqipëria do të ndryshojë me shpejtësi dhe tregjet e punës do të zhvillohen gjithashtu, por kjo nuk do të thotë se ekonomia dhe jeta e këtyre njerëzve, për të cilët fola më lart, do të përmirësohet vetvetiu.
Koco Kokedhima ne FB
Në wall-in e tij, gjen të postuar pak më parë edhe tekstin për të burgosurit
Në qelitë e paraburgimit, Sarandë
Sot vizitova mjediset e paraburgimit në Sarandë. Një i burgosur nga matanë hekurave kërkoi që ta dëgjoja. ?Jam nga Shëndëllia?, ? më tha, – ?jam skulptor, në 23 qershor u nisa për në Tiranë dhe policia më ndaloi e më gjeti një automatik në makinë. Nuk kam mbajtur kurrë armë. Dikush ma ka bërë me keqdashje. Kërkoj drejtësi?. Një tjetër ishte dënuar 25 vjet në Gjykatën e Shkallës së Parë. I treti u ankua për kushtet shumë të vështira në paraburgim, ku mungon ajri dhe qelitë janë të mbipopulluara.
Drejtori, Arqile Vaso, më tregoi se kishte një projekt për rikostruksionin e qelive, por nuk e mbante mend koston e projektit. I premtova të burgosurve dhe Arqilesë se do të interesohem për përmirësimin e menjëhershëm të kushteve në qelitë e të burgosurve.
Koco Kokedhima ne FB
Koco Kokedhima nuk bën gjë tjetër ai vetëm po ?punon? aq shumë po ?punon?, sa ska kohë të meret më hallet e njerëzve. Ai ska kohë, se meret me punët e tij të mëdha. Për këtë i thërrasim pak kujtesës.
Askush nuk mund të harrojë privatizimet e bëra nga Kokëdhima në qeverisjen e parë të socialistëve ku ai privatizoi 10 mije m2 në frigoriferin e Durrësit për 333 mijë lekë. Mund të kujtojmë mjaft mirë filmimet dhe denoncimet e emisionit Fiks Fare, për rrugët e ndërtuara nga Koco dhe firma e tij 2 K. Askush nuk mund të harrojë sesi Koco u fut si biznesmen tek reklamat e Tiranës, nuk mund të harrojmë akuzat e koleksionistit nga Korca, Gjergji Thimio, i cili akuzoi Koco Kokedhimën se i kërkoi ikona të vjetra, dhuratë për Kryeminsitrin Rama, ky refuzim e coi pas hekurave, deklaron Thimio. Pa lene menjane ate qe perflitet ditet e fundit ne media si shqetesim i SHBA-ve, per investimet ne jug dhe pengesat qe vijne nga Kokedhima. Këto janë pak, por thonë shumë se për cfarë shqetësohet e punon Kocoja.
Koco nuk mund ta mohojë se drejtori i 2 K Endri Puka është bërë drejtor i Albpetrol dhe që se fundi vetë Koco po fut hundët edhe ne dixhitalizim.
Koco Kokedhima ish-sekretari i pare i rinisë në kohën e PPSH, nuk ka marrë mandat për të dëgjuar e zgjidhur hallet e njerzve, ai e tegon qartazi në postimet e tij, mandatin e e mori për veten e tij dhe kompanitë që ka dhe këtë duhet ta shohim vit pas viti sesi do rriten fitimet dhe punët që do marrin. Koco është ai që ka qënë, sot në qarqet e PS, deklarohet si këshilltari më i afërt i Edi Ramës, njeriu që zgjidh problem ku ka problem, kuptohet atje ku intereson, ai nuk ka kohë të meret me zgjedhësit, ka punë të tjera. Turizëm, të takojë të burgosur, shëtitje në Janinë, të meret me koleksione etj etj. Ndiqeni si flet e sillet, lehtësisht e kupton se cfarë individi ke përpara. Dicka ma afron shumë me një përsonazh tjetër të medias, Fahri Balliun. Të dy përfliten njësoj në qarqet politike dhe mediatike. Sa afër dhe larg, njëri ? tjetrit, si dy pika loti.
Koco jeton për ti thënë Edi Ramës ?biri im?, jo për PS-në, jo për militantët, jo për zgjedhësit e zonës. Ai është thjesht fenomeni ?biri im?. Prandaj ata (militantët, zgjedhësit, hallexhinjtë), nuk kanë pse mërziten tani do e shohin katër vite Koco Kokedhimen, dhe cdo ditë do e kuptojnë cfarë lloj produkti është ai. Këtë tja lemë kohës dhe zgjedhësve. Koha vonon por nuk harron.
Nje ngjarje qe nga pak njerez dihet dhe nuk perflitet ne qar...
Një pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një shëtitjeje në ...
Nga Kastriot Myftaraj Protestuesit shqiptarë në Maqedoni...
Nga Kastriot MyftarajNë 8 korrik 2014, Fatos Lubonja ka botu...
pjesa e dyte Për të bërë një fushatë larg PD, Mano merr një ...
pjesa e pareNjë pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një sh...
Nga Mero BazeKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar me dë...
Nga Federico RampiniRekordi botëror për një honorar si folës...
Nga Kastriot Myftaraj Me vrasjen e bankierit Artan Sant...
Nga Kastriot MyftarajVrasja e bankierit Artan Santo është ng...
Nga Kastriot MyftarajViolinisti Tedi Papavrami ka qenë subje...
Nga Pëllumb KullaGjej rast tani që një vendim i padrejtë dën...
Nga Mero BazeKa të paktën tre qëndrime të Partisë Demokratik...
Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e dem...
Nga Kastriot MyftarajNismëtari i Kupës së Botës në futboll, ...
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...