Jo Erik, nuk je ti fajtori!
Nga Mero BazeNë historinë e tij politike Sali Berisha ka pas...
Nga Elvi FUNDO
E nisa thjesht si një status në FB, por miqtë dhe komentet me cuan drejt këtij shkrimi. E nisa si status për një fenomen që ndoshta duket pak, por është shfaqur kudo si një sëmundje që po zë çdo ditë e më shumë politikën dhe shoqërinë shqiptare. Fenomeni i neimizimit apo çilizimit të shoqërisë. Them neimizim pasi i referohem emrit të vërtetë të Henri Çilit. Emrin e vërtetë të tij, pasi llagapin ?Henry? ia ka vendosur gazetari Edison Ypi, pasi me Neim ishte i bindur se Çili s?do kishte këtë sukses.
Pse çilizim apo neimizim i shoqërisë?
Në Bankën e Shqipërisë, ka një këshill mbikëqyrës ku nuk mungon edhe përfaqësuesi i Neimit; e kam fjalën për profesorin e nderuar Ardian Civici. Profesori është president i UET, në moment ka qenë dekan, rektor e pozicione të tjera të ngjashme. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Neimit, me pak fjalë. Së fundmi Civici votoi kundër shkarkimit të Fullanit, por foli pro përgjegjësive, njësoj si Çili që ha darkë në PD dhe më pas natën vonë shkon e fle ?në krevatin? e Ramës.
Këtu fillojmë të servirim faktet. Ligjin për arsimin e lartë, trumbetuar me të madhe nga qeveria e ka përgatitur një grup i cili u përzgjodh nga Çili dhe gjithçka është në favor të universitetit të tij privat. Dhjetëra takime me njerëz afër Ramës dhe ligji merr formën që do Neimi, një aktivitet i sponsorizuar prej tij në hotelin ?Sheraton?, një kompani konsulente e paguar prej tij dhe na rroftë ligji i Neimit, i cili në dhjetor nuk harroi ta dridhte menjëherë duke shpallur kryeministrin Edi Rama si njeriun e vitit për 2013. Kjo ishte dhe shenja e parë e afrimit të Neimit dhe kastës së tij me Ramën, ndërkohë që nga viti 2007 e në vazhdim i shërbeu Berishës dhe PD, ku dhe si të mundte, duke u përfshirë thellë edhe në fushatë elektorale, më 2009 dhe 2011. Në vitin 2007, Çili ishte një nga mbështetësit e flaktë të Ramës ashtu sikundër është edhe sot.
Dashuria është aq e madhe sa Çili propozon edhe kontrollin ligjor të universiteteve duke kaluar vetë i paprekur nga asgjë, ndërkohë që konkurrentët e tij në treg mbyllen më shpejtësi. Këtu s?e kam fjalën për kioskat, por për universitete të cilat kanë përvojë, staf shumë herë më cilësor dhe nivel shumë më të lartë se godina e Çilit, dhuruar nga Rama e sponsorizuar nga i ndjeri Santo. Këtu e kam fjalën për universitetet ?Bedër?, ?AU? apo UAT që janë listuar shumë e shumë më lart se Çili në nivel europian e botëror.
Një nga faktet që mund të përmendësh për UET, që nuk ju hoq licensa, është mosplotësimi i kushteve në infrastrukturë. Sipas legjislacionit në fuqi, sipërfaqja në metër katror për çdo student duhet të jetë 4.5 – 5 m2/student në shkencat shoqërore dhe 7.5 m2/student në shkencat ekzakte, ndërkohë që UET, i Neimit, aktualisht i ka 2.28 m2/student; janë deklaruar rreth 9100 m2 ndërkohë që aktualisht në UET studiojnë rreth 4000 studentë. Shkelje të ligjit nga UET janë disa, të cilat i përkasin një tjetër shkrimi.
PD i dha Neimit licencën e universitetit, që për ta marrë çfarë nuk bëri Neimi i shkretë. E bëri Genc Pollon çun xhaje, ditë e natë e nxirrte nëpër media, suport ku të mundej për atë licencë. Genc Pollo ia dha dhe sot Çili është një nga njerëzit që e do dhe e mbron më shumë ish-ministrin e Arsimit; që të dy në fakt i bashkon diçka e ndyrë, lufta ndaj Sokol Olldashit. Neimi në vitin 2007 duke mbështetur Ramën, i dyti duke u përplasur në qeveri pasi donte të merrte me garuzhde apo kovë çdo gjë që i dilte përpara. Rasti i fibrës optikë dhe digjitalizimi i TVSH, janë rastet më skandaloze të Pollos, të cilat Çili shpesh i mbyllte kur mundej.
Në PD udhëheq Neimi, megjithëse ashtu siç thashë më lart gjumin e bën në mbrëmje me qeverinë. Në zgjedhjet e vitit, Çili vendoset afër Bashës me iniciativën për Tiranën – një lëvizje që i solli jo pak pikë PD dhe kandidatit të saj. Ai gjithashtu shkon në Korçë dhe Elbasan, ku në fakt merr disa mijëra euro dhe thjesht dështon me sukses.
Por kjo ishte dje; të sjellim fakte për sot. Grida Duma, një nga prurjet e reja në PD, futet dhe ngjit shkallët me mbështetjen totale të Neimit; për t?u ngritur si imazh sponsorizohet nga ky i fundit dhe një bankë privatë në çdo dalje të saj publike. Grida është produkt alla Çili. Por më tej ka edhe emra të tjerë. Një nga koordinatorët, i vendosur së fundmi pasi u hoq nga një detyrë në bashki është produkt dhe menaxher i klubit të UET. Ky individ i përdorur nga Neimi në disa fushata ishte një nga mbështetësit e Bashës dy vite më parë që premtoi e mashtroi pafund, kryesisht në Korçë, megjithëse prejardhjen e ka nga një zonë e thellë e këtij rrethi. Së fundi po shitet si intelektual e njeri mediatik, por në fakt disa dokumente për të po i le për më vonë. Por po themi një fakt: shkoi në UET se nuk fitoi dot në universitetin publik. Kaq mjafton si argument. Sot ky personazh i cili rëndom në bashkinë e Tiranës thirrej Mr. Bean, po ngrihet më mbështetjen e Çilit në PD. Shumë drejtues të PD, kanë filluar punë si pedagogë në UET apo kanë kohë që punojnë atje. Shumë njerëz që kanë marrë master janë mbështetur nga Çili të marrin strukturat drejtuese të PD. Një rast konkret është edhe ai i Aldo Manos në Korçë i cili ka bërë master në UET dhe Çilin e kishte mbështetës në fushatën e 2011, strategun e fushatës siç e quante Mano. Këtu Neimi e Pollo bëheshin bashkë pasi Andrea (ose Aldo, se ka dy emra), më parë ishte kryetari i PDR në kohën kur Pollo dhe njerëzit e tij punonin kundër Berishës.
Një gazetar i rikthyer tek shtypi i shkruar i cili punon për median e Neimit, median Mapo, së shpejti pritet të jetë anëtar tek AMA, me mbështetje totale nga PD dhe do jetë përfaqësuesi i saj në këtë institucion. Kandidatura tjetër është nga Irfani, por kjo e fundit është mbushëse e përkohshme për interes të Çilit, pasi edhe kjo është vartëse dhe punonjëse e Neimit në UET. Të dy kandidatet për tek AMA, i rikthyeri dhe kandidatja me lidhje me Irfanin, janë propozuar nga Cili dhe do mbrohen nga Genc Pollo e opozita. Të dy kandidatet janë tek keshilli i botimeve UET.
Lidhja me PD dhe këta që kam përmendur vjen së fundmi në një darkë zhvilluar buzë liqenit të Pogradecit. Kryetari i PD, Lulzim Basha është në praninë e Neim Çilit, Aldo Manos, Mr. Bean-it dhe dikujt tjetër. Kjo ka ndodhur 3 net më parë dhe sot Çili e hap ?Mapon? me analizë për rikthimin e Berishës: ?ka ikur apo jo?, etj. etj.? Pikërisht pas kësaj mbrëmjeje që përfundoi me largimin e Bashës dhe qëndrimin e Neimit në Pogradec. Le të mos bëjmë akuza të drejtpërdrejta se shkrimi i sotëm i Mapos ka dalë nga kjo tavolinë atë mbrëmje buzë liqenit, por duke njohur Neimin dhe intrigat që thur e kupton lehtësisht se përse është biseduar. Pse Neimi është shqetësuar për pushtetin e Berishës? Në PD të gjithë e dinë dhe zyra e Berishës po ndërtohet në katin e dytë dhe s?ka asnjë sekret. Doktori njihet si njeri me mbështetje maksimale nga baza dhe militantët e PD; pa mbështetjen e këtij të fundit Basha sot nuk do ishte në krye të PD dhe Çili nuk do kishte mundësinë të thurtë intriga pas koranit dhe ngjalave të liqenit. Dhe ç?është e vërteta, në liqen ka më shumë nepërka.
Të gjitha faktet e përmendura janë lehtësisht të verifikueshme, të gjitha t?i thonë në PS apo në PD. Si ka mundësi që Neimi i Labinotit doli kaq i zoti në karrierë dhe lojëra politike duke manipuluar të dyja palët? Një fakt tjetër janë edhe borxhet e tij prej miliona eurosh tek banka ?Credins?, apo ndarja me grupin liberal ku ishte Hasimja, Kajsiu, Nurellari, të gjithë aksionerë në UET, të përcjellë jashtë falë intrigave të Çilit.
Kjo tregon jo pak kush është ky personazh që sot është dukë u kthyer në fenomenin e neimizimit apo çilizimit të shoqërisë sonë. Intrigat, servilizma, bythëlëpirjet, borxhet, licencat e qokat të bëjnë me pushtet sa këndej dhe andej.
Nga Mero BazeNë historinë e tij politike Sali Berisha ka pas...
Nga Sali BerishaKeto dite ne kuadrin e pseudo reformes ne ar...
Analiza ime e djeshme me titull “Marrëveshja e Kryeministrit...
Nga Kastriot MyftarajMë në fund, në 6 gusht 2014, saktësisht...
Nga Kastriot MYFTARAJ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ...
Nga Pëllumb KullaJemi spektatorë të një teatri fantazmagorik...
Nga Kastriot MyftarajAjo që duhet të kuptojë pa vonesë Proku...
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Elvi FundoMë në fund doli dhe foli, Guvernatori Fullani....
HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...
Nga Elvi FUNDOKoco Kokedhima si gjithmone u kujtua te beje z...
Nga Kastriot MyftarajVideoregjistrimin e nxjerrë nga telekam...
Nga Erget CENOLLILindja fëmijës së çiftit kryeministror, të ...
Nga Kastriot MyftarajEmri i përzgjedhur nga Kryeministri Ram...
Nga Mero BazeShumica humbi sot kuorumin e saj prej 84 votash...
Armand ShkullakuOpozita lodhet më kot duke numëruar ditët ku...
Nga Kastritot MyftarajKufoma e bankierit dhe pronarit mediat...
Krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, vazhdon të jetojë ...
Nje ngjarje qe nga pak njerez dihet dhe nuk perflitet ne qar...
Një pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një shëtitjeje në ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...