Trump kërcënon Evropën me tarifa 100% për taksat ndaj kompanive amerikane të teknologjisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Nga Pëllumb Kulla
Jemi spektatorë të një teatri fantazmagorik.
Pas vitit 1990 në krye të atij vendi, u dërgua, u mboll dhe u selit një kastë kriminale, pa asnjë thërrime moraliteti, pa asnjë shkëndijë idealismi, pa asedhenjë shenjë altruizmi dhe heroizmi mëmëdhetar. Ata inskenuan me sukses teatrin politik paskomunist.
Në vendin të ashtuquajtur paradoksalisht të shqipeve, krakërima shurdhuese nënzogjëve mbulon huton dhe mashtron përditë një shoqëri njerëzore të shumëvuajtur.
Ka ca terma në analizat teatrale që janë të vlefshme të përdoren edhe këtu.
Në teatër, psh, kërkohet një fjalë që përfaqëson veprimin kryesor të dramës, veprimin e një personazhi apo të një grupi. Veprimi më përfaqësues në teatrin e vendit tonë të handakosur është vjedhje. Vjedhje, vjedhje, vjedhje!
Komunistët tanë qysh kur u shpallën të tillë e deri sot, në gusht të 2014, ia arritën ta ndyjnë fjalën e bukur dhe utopike komunizëm. E bënë plastikë për dorezat e tyre, me të cilat vodhën dhe po vjedhin përditë gjithëçka që ata na e mblodhën për të përbashkët, nëpër kooperativa, nëpër rezerva shteti, në thesarë edhe banka.
Është ulurimëndjellëse heshtja ndaj vjedhjes më të fundit, asaj më të dukshmes, asaj që ka gjuhën më popullore në botë, grabitje e bankës.
Të krijohet përshtypja se politikanët dhe mendjet e ndritura atje kanë rënë dakord që bashin e vendit nëpër media t?ia lenë temës së shterpësisë të realizmit socialist.
Dhe kjo ndodh kur në po këto ditë, një zyrtar paskrupuj e sheh me qetësi portretin e tij vanitoz me syze, të shpërndarë nëpër milionë kopje gazetash ekranesh dhe mikroekranesh dhe është hedhur këtej nga anët tona, nga ne, të vjedhurit, dhe tok me ne skandalizohet dhe ashtu siç bëjmë ne, edhe ai mallkon hajdutërinë kriminale të bankës së shqiptarëve, ndodhur për fajin e tij, e me shumë gjasa në interes të tij.
Zotërinj! Tre katër vjet para përmbysjes, për një hile që nuk i kalonte dhjetëmijë dollarët fitim, pat qenë pushkatuar artisti Gaspër Çurçija!
Zotërinj! Kjo bandë karakalecash që delegoi enver hoxha në arat me grurë të Shqipërisë, si akt të parë ligjor hoqi dënimin me vdekje, sikurse veprohet me vënien e sigurecës një arme që të mos të të vrasë kurrë. Banditët firmosën solemnisht aktin,u siguruan nga pushkatimi që i bënë Gaspër Çurçisë, përveshën mëngët dhe filluan kusarinë historike të tranzicionit.
Krakërima e tyre politike është teatër i gjallë. Shpërndarja e tyre në banda të ndryshme është teatër puro. Ata nuk kanë asnjë fijezë ndryshim në platformat politike, asnjë dallim të vërtetë ngjyrash, qëllimesh dhe synimesh. Ata vjedhin dhe krakërojnë. Ata shahen, mallkohen, urrehen? Por e gjitha kjo është shfaqje teatri. Në teatër tekstin e sharjeve e sjell nevoja e teatrit, rrahjet dhe përleshet i ujdis nevoja efektoze e teatrit. Aktorët përdorin akuza, pështyjnë njëri tjetrin, recitojnë oratoritë kërcënuese, sokëllijnë dhe shajnë, por thonë fjalë të teatrit! Asnjë zënie apo pështytje në skenën e madhe nuk i pengon ata, që pas mbylljes së perdes, të shkojnë dhe duke fshirë pështymat skenike, të ulen e të pijnë tok kafetë, në barin ngjitur me godinën e teatrit. Kështu e piu kafenë aktori Berisha me aktorin Nano, kështu lëvizi aktori Meta dhe piu kafe me Berishën dhe me Ramën dhe me shumë probabilitet do të pijë përsëri me Berishën.
Një mal krimesh monstruoze kanë ndodhur atje. Janë të prekshme me dorë dhe të para me sy. Dhe të forcojnë bindjen se nuk janë aspak thashetheme edhe kur provat e kusarive fshihen e sakatohen.
Qeveria në-vdekje-e-sipër e Ramiz Alisë u dha në dorë të lirë njerëzve të besuar valutë, që të luanin si rrugaçët nëpër sheshe për t?u marrë me kambizëm, gjoja në favor të shtetit! Në vitin 1991 në Zvicër, sipas dëshmisë të Xhon Megout u ulën aeroplanë ngarkuar me ar. Në vitin 1996 u inskenua vjelja e kursimeve shqiptare në piramidat. Në vitin 2000 u vodh thesari I Krrabës dhe u inskenua kapja e disa fshatarëve që, me shumë gjasa, as sot nuk kanë arritur të shohin ndonjëherë flori me sy. Dhe ja ku jemi me shtatë miljon eurot e vjedhura në mes të ditës, në sytë e të gjithëve dhe guvernatori kriminel përgëzohet që e zbuloi vetë gjëmën! Njësoj si një terrorist të kositë me plumba një çerdhe fëmijësh dhe të dekorohet sepse ishte bash ai që njoftoi policinë për krimin e tij!
Përmenda vetëm majat, kulmet e krimit me para. Nuk u ndala në ultësirat, ferrat dhe shkuret që mbushin historinë dhe gjeografinë e grabitjeve të tranzicionit shqiptar. Nuk u ndala në kreditë (ende të pashlyera!), lëshuar ?njerëzve tanë.? Nuk përsërita akuzën për shitje kombinatesh, fabrikash e magazinash ?njerëzve tanë?. Nuk rikujtova ligjin kriminal enverist nr. 7501! Nuk rreshtova vrasjet dhe blerjet e heshtjeve dhe ankimeve, nuk fola për plaka dhe pleq të shtypur me kryeveturat e politikës, për të cilët fatkeqë, janë blerë ankesat e familjarve dhe është paguar nga dymijë euro kilja e nënës dhe e babajt! Nuk përmenda gra të veja që u ofrohen veshje të shtrenjta zie dhe pako dhuratash të çmuara, shtrënguar me lidhëse të zeza mëndafshi, në këmbim të mbylljes së gojës.
Nuk fola për inflacionet e padive penale të ministrave të mbrojtjes,financave dhe të transporteve, për padi gjykatësish dhe për morinë e madhe të denoncimeve, që ndihmojnë njëra tjetrën të bëhen bashkë dhe të krijojnë klimën e mishmashit, që të çvlerësohen dhe harrohen. Nuk fola për padinë penale ngritur kundër komandantit të Gardës Kombëtare që paguan rroga të majme njerëzve që ndodhen vizita jashtë vendit dhe në mërgim. Nuk fola për milionerë pa sy, për pagesa invaliditetesh të paqena, teksa marrin para për mangësi fizike edhe kampionë të atletikës! Nuk shpluhurosa pensione lufte për njerëz që gjatë luftës nuk e patën kaluar prakun e portës së tyre? Oh, mjaft! Është një mizëri karkalecash në atë arën e madhe në cep të Ballkanit, karakleca që shfarosin drithë dhe lejohen të vazhdojnë kërdinë.
Mjat me teatër, zotërinj mëkatarë! Nuk ishte nevoja për treqind ditë më shumë për këtë palo teatër. Është e turpshme që të gjitha qeveritë vijnë ballëlart me premtimin e ndëshkimeve të hajdutërisë dhe ikin me ballin edhe më lart, pa i mbajtur ato premtime. Është shumë e qartë që mosndëshkimi i bashkon aktorët e këtij teatri të frikshëm. Është e vetmja besë që i mbajnë njëri tjetrit politikanët e tranzicionit arbëror, qofshin nga Tropoja apo edhe nga Gjirokastra.
Treqind ditë janë shumë për të përdorur alibinë e zënies e tërë institucioneve të pavarura nga kryemëkatari në favor të tij. Përmbysja dhe shkelmimi i tij ishte mbarëpopullor dhe spektakular. Druaj se ju përditë e më shumë po tregoheni të padenjë për ta merituar atë dëbim çlirues.
Treqind ditë janë tmerrësisht gjatë për të lënë të punojnë ende pompat e thithjes së parave në bankat e shqiptarëve!
Heshtja e krahëve të politikës e asaj politike mbushur me llapaqenër e llafazanë është dëshmia më bindëse për teatrin e madh që po luhet. Vini re sa teatral dhe sa i njëjtë është teksti i përgëzimit të Fullanit që zuri vetë vjedhjen! A nuk ju shkakton qeshje të hidhur njeriu të cilin nuk e ze gjumi nga dëshira e egër të destabilizojë Shqipërinë, thotë se ka frikë që po të flasë mos destabilizojë një parcelëz të Shqipërisë, sistemin bankar?!
Më falni për përpjekjet që kam bërë edhe vetë për të ndjelljë besimin se aty do të rregullohet gjendja. Kërkoj ndjesë për fryrjen e zjarrit perpelitës të shpresës, se në atë truall do të vijnë dhe do të hedhin shtat heronj të vërtetë historikë dhe jo aktorë të rinj. Aktorë të rinj, për atë teatër maskarenjsh!
Nga Kastriot MyftarajAjo që duhet të kuptojë pa vonesë Proku...
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Elvi FundoMë në fund doli dhe foli, Guvernatori Fullani....
HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...
Nga Elvi FUNDOKoco Kokedhima si gjithmone u kujtua te beje z...
Nga Kastriot MyftarajVideoregjistrimin e nxjerrë nga telekam...
Nga Erget CENOLLILindja fëmijës së çiftit kryeministror, të ...
Nga Kastriot MyftarajEmri i përzgjedhur nga Kryeministri Ram...
Nga Mero BazeShumica humbi sot kuorumin e saj prej 84 votash...
Armand ShkullakuOpozita lodhet më kot duke numëruar ditët ku...
Nga Kastritot MyftarajKufoma e bankierit dhe pronarit mediat...
Krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, vazhdon të jetojë ...
Nje ngjarje qe nga pak njerez dihet dhe nuk perflitet ne qar...
Një pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një shëtitjeje në ...
Nga Kastriot Myftaraj Protestuesit shqiptarë në Maqedoni...
Nga Kastriot MyftarajNë 8 korrik 2014, Fatos Lubonja ka botu...
pjesa e dyte Për të bërë një fushatë larg PD, Mano merr një ...
pjesa e pareNjë pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një sh...
Nga Mero BazeKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar me dë...
Nga Federico RampiniRekordi botëror për një honorar si folës...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...