Pse duhet të arrestohet Ardian Fullani
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Kastriot Myftaraj
Ajo që duhet të kuptojë pa vonesë Prokuroria e Përgjithshme është se praktika e magazinës së kooperativës bujqësore me të cilën janë bërë punët në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, nuk është një rast i veçuar, por është praktika standard me të cilën janë bërë të gjitha punët në Bankën e Shqipërisë. Dhe nga kjo pikëpamje duhet të nisë një hetim i përgjithshëm në bankën qendrore, jo vetëm për vjedhjen në Thesarin e saj. Ky hetim mund të nisë nga shumë pika, por unë këtu po paraqes një, që është me shumë rëndësi, Regjistri Kombëtar i Kredive. Në vitin 2008 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani shpalli me bujë të madhe, në prani të përfaqësuesve të FMN dhe Bankës Botërore, bërjen prej Bankës së Shqipërisë të Regjistrit Kombëtar të Kredive, gjë që ai e quajti si një arritje të madhe. Por e vërteta është se Fullani kishte qenë përgjegjës i drejtpërdrejtë që ky regjistër nuk ishte bërë vite më parë, si dhe për atë që, kur ky regjistër u bë, ai u bë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Regjistri Kombëtar i Kredisë është një dokument dhe instrument themelor për funksionimin e sistemit bankar të një vendi dhe madje është një nga mekanizmat kryesore në bazë të të cilëve mbikqyret stabiliteti financiar dhe makroekonomik i një vendi dhe tekefundit edhe arrihet ky stabilitet. Në Regjistrin Kombëtar të Kredive paraqiten të gjithë kredimarrësit në banka të ndryshme të nivelit të dytë, jepen të dhëna për pozitën e tyre si kredimarrës, në ç? pikë janë me shlyerjen e kredisë, etj. Kështu, bankat, nëpërmjet regjistrit mund të informohen për gjendjen financiare të klientëve të tyre. Institucionet ndërkombëtare financiare që asistojnë Shqipërinë, e kanë kërkuar prej kohësh, bërjen e regjistrit kombëtar të kredive, madje janë ofruar ta financojnë këtë projekt. Para vitit 2004, kur Fullani u bë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, do të thotë kur ai ishte kryetar i Shoqatës së Bankierëve, dhe drejtor i përgjithshëm i Bankës Italo-shqiptare, ai kishte pikëpamjen se Regjistrin kombëtar të kredive duhet ta bënte Shoqata e Bankierëve të Shqipërisë (një OJF), dhe jo Banka e Shqipërisë. Fullani e mbronte këtë pikëpamje me argumentin se kështu do të minimizohej ndikimi i shtetit dhe e politikës në realizimin e këtij projekti delikat. Por kuptohet se me këtë Fullani donte që ta kishte nën kontrollin e vet këtë projekt, pasi ai ishte kryetar i Shoqatës së Bankierëve të Shqipërisë. Në atë kohë GTZ (Agjencia qeveritare gjermane për bashkëpunim teknik) ofroi një grant prej 300 mijë dollarësh për të bërë Regjistrin kombëtar të kredive në Shqipëri, dhe si partner për ta bërë këtë zgjodhi shoqatën e Bankierëve të Shqipërisë të drejtuar nga Fullani.
Përveç GTZ do të kontribuonin në financimin e këtij projekti edhe bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet Shoqatës së Bankierëve, si dhe Banka e Shqipërisë. Por çuditërisht Fullani e sabotoi projektin për realizimin e Regjistrit kombëtar të kredive, duke thënë se shuma e parave e siguruar për realizimin e këtij projekti ishte e pamjaftueshme për të angazhuar një kompani serioze ndërkombëtare, të tillë që të kishte punuar për projekte të ngjashme. Kështu që ky grant u dogj dhe projekti mbeti pa u realizuar. Arsyeja se përse Fullani e bëri këtë ishte se ai tashmë kishte marrë premtimin e Fatos Nanos se do të bëhej Guvernator i bankës qendrore kur t? i mbaronte mandati Guvernatorit në detyrë. Kështu që Fullani donte ta zhvillonte vetë këtë projekt.
Kur Fullani erdhi në krye të Bankës së Shqipërisë, në 2004, çështja e Regjistrit Kombëtar të Kredive ishte bërë emergjente. Me t? u ulur në kolltukun e guvernatorit Fullani ndryshoi pikëpamjen dhe tha se një projekt kaq delikat dhe i rëndësishëm si Regjistri kombëtar i kredive nuk mund t?i/ besohej një OJF-je si Shoqata e Bankierëve, por duhej të realizohej nga banka qendrore, Përveç kësaj thoshte Fullani, Shoqata e Bankierëve ka dhe konflikt interesi në këtë çështje se janë bankierët e nivelit të dytë ata që janë të implikuar në problemet e kredive të këqija. Banka qendrore, thoshte Fullani, i ka kredencialet për ta realizuar këtë projekt në mënyrë të besueshme, si arbitri financiar në vend që është dhe si institucioni që është përgjegjës për stabilitetin financiar në vend. Për më tepër, thoshte Fullani, kjo bankë është e vetmja që i ka të gjitha kapacitetet për ta bërë atë. Me këtë Fullani e pohoi praktikisht se ai ishte një njeri joserioz, që ishte tallur me një projekt kaq të rëndësishëm dhe e kishte sabotuar atë qëllimisht. Në një vend serioz vetëm kjo deklaratë e Fullanit do të mjaftonte që ai të shkarkohej nga posti që mbante, por në Shqipëri, ku këtë gjë e ka në dorë parlamenti, nuk ndodhi kështu.
Sipas projektit që kishte GTZ, për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Kredive do të bëhej një tender i hapur ndërkombëtar dhe do të angazhohej një kompani e specializuar perëndimore. Kompanitë e specializuara ndërkombëtare natyrisht se kërkojnë shumë para për të bërë punë të tilla. Dhe për këtë projekt ia vlente që të mos kurseheshin paratë, aq më tepër që Fullani, në vitet 2006-2008 pati shpenzuar shuma tepër të mëdha për kompensim ushqimor të punonjësve, shpenzime sportive, ekskursione, festa. Fullani-guvernator, ndryshoi mendim dhe sa i përket aspektit të fundit të qëndrimit të Fullanit-kryetar i Shoqatës së Bankierëve, për këtë projekt. Fullani tashmë nuk donte që të bënte një tender të hapur ndërkombëtar, por ta përzgjidhte kompaninë me prokurim të drejtpërdrejtë. Pas qëndrimit të ri të Fullanit, GTZ hoqi dorë nga financimi i projektit. Me tërheqjen e GTZ humbi çdo shpresë që të realizohej një projekt serioz. Me largimin e GTZ, gjithë shpenzimet do të rëndonin mbi buxhetin e bankës qendrore do të thotë mbi buxhetin e shtetit.
Fullani nuk bëri tender të hapur ndërkombëtar, por në korrik 2007 ngarkoi me prokurim të drejtpërdrejtë kompaninë nga Kosova ?PRONET? për të bërë Regjistrin Kombëtar të Kredive të Shqipërisë. Fullani e justifikoi këtë veprim të vetin me tre arsye:
1)Kjo kompani ofronte një çmim mjaft të arsyeshëm për këtë shërbim (250 mijë dollarë), çka e lehtësonte shumë barrën e këtij projekti për buxhetin e Bankës së Shqipërisë.
2)Kjo kompani kishte realizuar të njëjtin projekt për bankën qendrore të Kosovës.
3)Regjistri është një çështje teknike që kryesisht ka të bëjë me teknologjinë e informacionit, kështu që edhe kjo kompani mund ta kryejë mirë atë, nëse zotëron teknologjinë më të fundit informatike.
Sa i përket argumentit të parë të Fullanit, kostos së realizimit të projektit, ai është në kundërshtim me argumentin standard të Fullanit për të justifikuar shpenzimet e mëdha që ka bërë këto dhjetë vite nga paratë e buxhetit të bankës qendrore për cështje administrative, teknologji, sistemet e sigurisë etj., dhe që ka qenë se të gjithë bankat serioze nuk i kursejnë paratë për gjëra të tilla, se pastaj kjo ka një kosto shumë më të madhe në të ardhmen. Këtë praktikë Fullani bëri kinse e harroi vetëm në rastin e Regjistrit Kombëtar të Kredive. Kur Fullani bën kinse shqetësohet për buxhetin e Bankës së Shqipërisë, këtu ka një hile të madhe nga pas. Në vitet 2006-2008 Fullani shpenzoi 105 milion lekë të reja vetëm për kompensim ushqimi të punonjësve të Bankës së Shqipërisë gjatë orarit të punës, shpenzime sportive dhe ekskursione, pra katër herë më tepër se shuma e ndarë në buxhetin e bankës qendrore për projektin e Regjistrit Kombëtar të Kredive. Madje ironia është se vetëm shpenzimet e bëra nga Fullani dhe zyrtarët e tjerë të Bankës së Shqipërisë, për punën përgatitore për hartimin e Regjistrit Kombëtar të Kredive, duke llogaritur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit për konsulencë, konferenca për këtë çështje, dieta, dreka, darka etj., bëjnë afërsisht sa kostoja e projektit prej 250 mijë dollarë! Atëherë pse u tregua Fullani ?dorështrënguar? me paratë e Bankës së Shqipërisë, në rastin e Regjistrit Kombëtar të Kredive? Fullani e bëri këtë gjë se ai kishte arsyet e veta përse nuk donte të bënte një Regjistër kombëtar të kredive sipas standardit më të mirë ndërkombëtar. Fullani donte një Regjistër Kombëtar të Kredive, që të ishte i konceptuar si një instrument i pushtetit të tij personal, me të cilin ai të mbulonte ata njerëz që donte dhe të linte zbuluar të tjerë, të cilët nuk kishin rëndësi për të, ose që kishte arsye t? i ekspozonte ndaj rrezikut të të qenit persona të papëlqyer për bankat si kredimarrës. Se çarë është në të vërtetë Regjistri Kombëtar i Kredive, do të zbulohet kur në vendin e Fullanit të jetë dikush tjetër. Por me siguri që atëherë Fullani do të shfajësohet duke thënë se Regjistri u realizua me shpenzime minimale.
Sa i përket argumentit të dytë të Fullanit, se kompania kosovare kishte realizuar të njëjtin projekt për bankën qendrore të Kosovës ky gënjeu rëndë kur tha se kompania ?Pronet? kishte realizuar Regjistrin e Kredive për bankën qendrore të Kosovës. Në të vërtetë Kosova nuk kishte ende një bankë qendrore në vitin 2007. Banka Qendrore e Kosovës u krijua me vendim të Kuvendit të Kosovës vetëm në vitin 2010. Në vitin 2007 ekzistonte vetëm Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës, një institucion financiar me kompetenca shumë më të kufizuara se një bankë qendrore. Pra, kompania ?Pronet? nuk kishte punuar për asnjë projekt të ngjashëm me bankat qendore dhe projekti i realizuar në Kosovë nga kjo kompani mund të konsiderohet një nga faqet e këqija të abuzimeve të UNMIK në Kosovë. Kosova e ndërtoi Regjistrin e Kredive para Shqipërisë për shkak të vonesave që bëri Fullani në të dy detyrat e tij, si kryetar i Shoqatës së Bankierëve dhe Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Dhe pastaj Fullani pati paturpësinë që të merrte një kompani diletante nga Kosova për të bërë të njëjtin projekt në Shqipëri, kur kjo kompani nuk ofronte si kredencial asgjë tjetër veç faktit që e kishte realizuar këtë projekt në Kosovë!
Për të kuptuar se kush ishte Kompania ?Pronet? mjafton të thuhet se në faqen on-line të saj, në vitin 2007 ishte ky vetëprezantim: ?PRONET është kompani kosovare me seli në Prishtinë e themeluar në fillim të vitit 1997. Ofrojmë zgjidhje të kualitetit të lartë në lëminë e teknologjisë informative dhe të telekomunikimeve, paisje të prodhuesve më të njohur botëror, zgjidhje origjinale hardverike dhe softverike, konsallting informatik, përkrahje dhe mirëmbajtje të sistemeve?.
Të gjithë e dijnë se si ishte situata në Kosovën e pragluftës kur u krijua kjo kompani, dhe se si kanë qenë vitet në vazhdim pas luftës deri kur nisën të ecin disi gjërat. Është ironi e madhe që në Kosovë të shkojnë nga Republika e Shqipërisë qindra njerëz të punësuar nga UNMIK, në sektorë të ndryshëm publikë, duke përfshirë dhe ngritjen e sistemit financiar, ndërsa banka qendrore e Shqipërisë angazhon një kompani nga Kosova, për të bërë një gjë kaq delikate dhe të rëndësishme, si Regjistri kombëtar i kredive! E të mendosh se këtë projekt e bën një kompani që në tekstin e vetëprezantimit të saj on-line ka termat ?konsallting informatik? dhe ?softverike?! Ose ta shkruanin shqip ?konsultim informatik?, ose nëse donin ta shkruanin patjetër anglisht, le ta vinin siç shkruhet dhe jo siç lexohet, se kjo është një marrëzi e habitshme! Njëjtë edhe fjala ?softverike?, e cila është shkruar sipas rregullave gjuhësore të serbishtes, ku mungon grupi i zanoreve ?ue? që shkruhet ?ve?. Serbët thonë ?vikend? dhe jo ?uikend?.
Në vitin 2007, të vetmet arritje të kompanisë ?Pronet? qenë se ajo kishte punuar për UNMIK në projekte për instalimin e Internetit dhe rrjeteve kompjuterike në shkolla, spitale e zyra në Kosovë, të cilat janë punë krejt të rëndomta në fushën e IT dhe që asesi nuk mund të llogariten si përvojë në bazë të së cilës një kompani mund të kualifikohet, apo të kvalifikohet si thuhet në gjuhën e ?Pronet?, për të realizuar projekte të një banke qendrore.
Jo më në vitet 2007-2008, por as sot në vitin 2014, Kosova nuk ka një kompani të aftë për të realizuar një projekt kaq delikat sa Regjistri Kombëtar i Kredive. Me kompaninë absolutisht joserioze kosovare ?Pronet? as që mund të besohet se Fullani ka bërë Regjistrin Kombëtar të Kredive, sipas parametrave ndërkombëtare. Kjo kompani nuk kishte as kredencialet më minimale për ta bërë një punë të tillë dhe fakti që ajo ka bërë regjistrin e kredive në Kosovë, nuk mund të jetë tjetër veç provë e papërgjegjshmërisë së burokracisë ndërkombëtare në Kosovë, në bërjen e punëve, derisa një gjë kaq delikate për ekonominë kosovare, siç është regjistri i kredive, iu ngarkua një kompanie vendore që bënte për herë të parë punë të tilla. Është paradoks domethënës që në Kosovën e asaj kohe, ku për projekte shumë më pak të rëndësishme angazhoheshin ekspertë ndërkombëtarë në projekte me kosto të madhe financiare që i llogaritej Kosovës si asistencë teknike, për një projekt kaq të rëndësishëm ngarkohej çuditërisht një kompani vendore! Me sa duket, për rastin e Kosovës kanë influencuar lobet e dyshimta që në bashkëpunim me burokratë ndërkombëtarë, donin të fshihnin punët e tyre të pista në ekonominë kosovare. Dhe pastaj kjo kompani kosovare e përdori bërjen e regjistrit të kredive në Kosovë si kredencial për të marrë përsipër të njëtin projekt për llogari të Bankës së Shqipërisë, e cila është krijuar në vitin 1925, plot 85 vite para krijimit të bankës qendrore të Kosovës! Fullani, i cili për restaurimin e ndërtesës ku është selia qëndrore e Bankës së Shqipërisë në Tiranë, shpalli një tender të hapur ndërkombëtar, për regjistrin kombëtar të kredive procedoi me prokurim të drejtpërdrejtë në favor të një kompanie sharlatane nga Kosova!
Si për t? i përgënjeshtruar argumentet e Fullanit, kompania ?Pronet?, që nga koha kur bëri Regjistrin Kombëtar të Kredive në Shqipëri, në prezantimet e saj, nisi ta shënonte këtë projekt të parin, dhe atë të Kosovës të dytin! Merret vesh, ata ?Pronet?
Kompania ?Pronet?, e përdori realizimin e projektit për Regjistrin Kombëtar të Kredive në Shqipëri, për të rritur reputacionin e saj dhe për t? u bërë partneri në Kosovë i një kompanie polake që vepron në Ballkan. Në nëntor 2009, rreth dy vite pasiqë kompania ?Pronet? realizoi këtë projekt në Shqipëri, ajo iu bashkua grupit ASSECO SEE, si partneri i tij në Kosovë.
Sa i përket argumentit të tretë të Fullanit, se Regjistri është një çështje teknike që kryesisht ka të bëjë me teknologjinë e informacionit, Regjistri Kombëtar i Kredive, ndryshe nga ç? thoshte Fullani, nuk ishte thjesht një çështje e teknologjisë së informacionit, se këtu bëhej fjalë për një projekt të ndërlikuar ku duheshin përpunuar programe të posaçme që t? i shërbenin një projekti të tillë specifik financiar. Pra nuk kërkohej thjesht ekspertizë e llojit të teknologjive të informacionit, por diçka më tepër. Merret vesh, Kompania ?Pronet? nuk ishte në gjendje të ofronte asgjë të tillë, dhe nuk ofronte si kredencial realizimin e asnjë projekti serioz të ngjashëm.
Fullani në raportin vjetor që mbajti në Kuvend në 2008 e quajti një arritje të madhe bërjen e Regjistrit Kombëtar të Kredive, dhe shumica e deputetëve, dhe jo më e teleshikuesve që panë dhe dëgjuan nga ekranet, nuk e kuptuan se ku qëndronte problemi me këtë të ashtuquajtur arritje të madhe. Opozita e majtë e kohës, sot në pushtet, nuk tha asgjë për skandalin e bërjes së regjistrit kombëtar të kredive nga kompania diletante ?Pronet?, edhe pse ekonomistët dhe financierët e saj kuptonin shumë mirë rëndësinë që ka për sistemin bankar dhe ekonominë në përgjithësi regjistri Kombëtar i Kredive.
Regjistri Kombëtar i Kredive i Shqipërisë, i bërë nga kompania sharlatane kosovare nuk vlen dhe duhet bërë nga e para prej një kompanie serioze të huaj. Madje kjo është një gjë emergjente se Regjistri Kombëtar i Kredive ka të bëjë drejtpërdrejt me stabilitetin financiar të vendit. Por natyrisht se duhet të përgjigjen edhe ata që janë fajtorë që nuk kemi një regjistër të standardit ndërkombëtar perëndimor. Kush duhet të përgjigjet për këtë gjë? Sigurisht që Fullani dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës që morën vendimin që këtë projekt ta bënte kompania ?Pronet?. Për këtë gjë ata duhet të mbajnë deri përgjegjësi penale.
Prokuroria ka detyrimin që të hetojë edhe për aferën Banka e Shqipërisë- Kompania ?Pronet? dhe të bëjë procedimet penale përkatëse. Përgjegjësia personale penale e Fullanit është e drejtpërdrejtë dhe e dyfishtë, si Guvernator dhe si Kryetar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në të dy këto detyra të tij Fullani ka qenë vendimam-marrës që kompania kosovare të ngarkohet me realizimin e këtij projekti. Fullani nuk mund t? i ikë përgjegjësisë duke thënë se vendim-marrja e tij erdhi si pasojë e mendimeve që i dhanë ekspertët e departamenteve përkatëse të Bankës së Shqipërisë. Ekspertët të mbajnë përgjegjësinë e tyre, por Fullani, si guvernator dhe kryetar i Këshillit Mbikqyrës, pra si vendim-marrës i dyfishtë për këtë çështje ka pasur përgjegjësinë kryesore në vendim-marrje. Ai nuk mund të mos e dinte se një bankë qendrore si ajo e Shqipërisë, e cila për më tepër nën drejtimin e Fullanit bën shpenzime shumë të mëdha për projekte të ngjashme, nuk mund ta realizonte një projekt të tillë me një kompani kosovare pa asnjë përvojë në projekte të tilla. Rëndësia e problemit sa i përket stabilitetit financiar të vendit është e tillë, sa mosveprimi nga ana e Prokurorisë do të ishte me të vërtetë kriminal. Regjistri Kombëtar i Kredive është ?mina? që do të lerë pas Fullani në sistemin bankar të Shqipërisë.
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Elvi FundoMë në fund doli dhe foli, Guvernatori Fullani....
HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...
Nga Elvi FUNDOKoco Kokedhima si gjithmone u kujtua te beje z...
Nga Kastriot MyftarajVideoregjistrimin e nxjerrë nga telekam...
Nga Erget CENOLLILindja fëmijës së çiftit kryeministror, të ...
Nga Kastriot MyftarajEmri i përzgjedhur nga Kryeministri Ram...
Nga Mero BazeShumica humbi sot kuorumin e saj prej 84 votash...
Armand ShkullakuOpozita lodhet më kot duke numëruar ditët ku...
Nga Kastritot MyftarajKufoma e bankierit dhe pronarit mediat...
Krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, vazhdon të jetojë ...
Nje ngjarje qe nga pak njerez dihet dhe nuk perflitet ne qar...
Një pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një shëtitjeje në ...
Nga Kastriot Myftaraj Protestuesit shqiptarë në Maqedoni...
Nga Kastriot MyftarajNë 8 korrik 2014, Fatos Lubonja ka botu...
pjesa e dyte Për të bërë një fushatë larg PD, Mano merr një ...
pjesa e pareNjë pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një sh...
Nga Mero BazeKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar me dë...
Nga Federico RampiniRekordi botëror për një honorar si folës...
Nga Kastriot Myftaraj Me vrasjen e bankierit Artan Sant...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...