Na fal që të lamë në dorë të pushtetit të Koços!
Nga Mero BazeNuk e konsideroj fajtor Koco Kokëdhimën për atë...
Nga Mero Baze
Kam ndjekur reagimet ekstreme ndaj një editoriali tim në gazetën Tema, që kanë pasuar ngjarjen e shëmtuar në Sarandë. Grupi i parë i të irrituarve janë ata që çuditen pse duhet t?i kërkojmë ndjesë një 14- vjeçare, kur nuk kemi bërë krim ndaj saj, ndërsa grupi i dytë kërkon të orientojë debatin tek fakti që nëna e saj është e përfshirë me vetëdije në raporte seksuale me perversin dhe se e ka futur atë në kurth. Ka pastaj që më hyjnë me libër shtëpie duke shpikur dhe dhjetëra histori për mua nga IP e Koços, por ata po i lë të kënaqen me fantazitë e tyre.
Unë ngul këmbë se Koço Kokëdhima nuk është fajtor për atë çfarë ka bërë perversi i zyrës së tij në Sarandë. Nuk më rezulton që Kokëdhima të ketë bashkëpunëtorë të tillë si tipologji, dhe as të ketë qenë një i përzgjedhur i tij. Dhe i vetmi problem që unë ngre dhe do të vazhdoj ta theksoj është se si degradon pushteti nga përfaqësimi real në përfaqësimin informal dhe çfarë pasojash politike ka.
Qytetarët në Sarandë nuk kanë votuar për Agron apo Andon Canen. As e kanë pasur fare në mendje më 23 qershor. Ai është një person që u bë i pushtetshëm në një qoshe jashtë shtetit zyrtar. Zyra e Kokëdhimës nuk është institucion shtetëror, nuk është zyrë e punës apo bashkisë, nuk është zyrë bamirësie apo jetimore. Ajo është një zyrë private, teorikisht me vullnetarë, por që kanë gjithë pushtetin jo vetëm në Sarandë, por kudo ku ekzistojnë.
Më 23 qershor njerëzit votuan me shpresë se kur t?u duhej punë, të shkonin në zyrat e punës dhe të gjenin punë atje e jo tek zyra private sekserësh. Më 23 qershor njerëzit votuan për të pasur besim tek shteti, dhe kur dikush t?i ngacmonte fizikisht apo seksualisht, të shkonin në polici dhe prokurori dhe jo në media. Kur një grua ka katër jetimë, që i mban në jetimore, ajo duhet të drejtohet për ndihmë tek zyrat e shërbimit social dhe jo tek sekserë pushteti. Ky është problemi i skandalit të Sarandës dhe jo lidhja perverse që bëjnë mes pedofilit dhe Kokëdhimës ata që jo vetëm nuk i dënuan perversët në pushtet, por i graduan. Ylli Pango nuk bëri asnjë ditë burg, përkundrazi u dënua Top Channel, ndërsa Xhelal Mziu u rizgjodh dhe kryetar PD-je edhe pse sms e tij dhunuese për një punonjëse bashkie, bashkë me dhunën fizike ndaj saj, janë denoncuar publikisht.
Reagimi i kritikëve të mi ndaj ndjesës sime reflekton arrogancën e pushtetit dhe maninë për të justifikuar skandalet. Perversiteti nuk justifikohet, ai vetëm dënohet. Kur ai ka përdorur dhe pushtetin tënd, duhet të kesh një ndjenjë përunjësie dhe të kërkosh ndjesë. Nuk mund të thuash që ka qenë oficer korrekt, komandant brigade apo zborist shembullor, se as ashtu nuk ka qenë. Por dhe sikur të kishte qenë, perversiteti dominon çdo biografi të tij, dhe pushteti duhet të tregojë një lloj përunjësie ndaj viktmës, për të qenë në anën e saj në mënyrë bindëse.
Duke qenë kritikë ndaj viktimës, duke qenë justifikues për perversin dhe duke u vetëlavdëruar me reagimin ndaj ngjarjes, në të vërtetë i irriton më shumë njerëzit dhe merr koston e perversitetit.
Në këtë pikë është edhe më e shëmtuar të merresh me biografinë e viktimës, nëse ishte e dashura e perversit apo jo. Çfarëdo që të jetë ajo, është jetë e saj, jetë e një gruaje që nëse ka bërë shërbime seksuale për të mbijetuar, e turpëron edhe më shumë pushtetin. Një shoqëri që i lë alternativë një nëne me katër fëmijë prostitucionin, nuk ka të drejtë t?i bëjë gjyq asaj, por duhet t?i bëjë gjyq vetes. Por në këtë rast nuk ka asnjë rëndësi edhe sikur të ketë trukuar. Ajo na provoi se përfaqësuesi i pushtetit ishte një pervers dhe këtu mbyllet debati. Duhet të merremi me problemin tonë.
Ndjenja e të qenit të përunjur ndaj skandaleve të tilla, nuk është një leksion etik dhe asnjë rekomandim për PR e qeverisë, por një dimension natyral bindës që të rreshton me viktimën. Fryma justifikuese, gjetja e yçklave tek problemet e karakterit të nënës, biografia sovjetike e perversit si komandant brigade, qëndrimi armiqësor ndaj viktimës, publikimi i emrit të saj prej zyrës së deputetit dhe detaje të tjera si këto, vizatojnë një profil fallco të pushtetit pro viktimës dhe aspak bindës.
Asgjë e keqe nuk të vjen të jesh i përunjur dhe të kërkosh ndjesë, qoftë dhe për pafuqinë tënde për ta ndalur të keqen. Koço Kokëdhima nuk është as pedofil dhe as pervers seksual. Kush e thotë këtë, thjesht degradon debatin dhe ndihmon Kokëdhimën të jetë më i larë nga kjo histori. Kokëdhima është simbol i pushtetit në Sarandë dhe Vlorë, dhe arroganca e tij, deliri i madhështisë, shteti informal i tij, strukturat paralele, sekretarët dhe sekretaret e tij, tendarxhinjtë e tij apo njerëzit e pushtetit të tij, kur bëhen të gjithë bashkë në funksion të Koços dhe jo qytetarëve, krijojnë alergji, pakënaqësi ekstreme dhe bëhen fajtorë dhe kur ndodhin perversitet të tilla, për të cilat ata nuk janë fajtorë, por bëhen përgjegjës.
Përunjësia është rruga më e mirë për të qenë në anën e qytetarëve, dhe në këtë rast në anën e viktimës. Andej nga është shumica e shoqërisë.
Një nga arsyet përse Sali Berisha u bë i urryer në këtë vend ishte arroganca e tij. Ai vrau në Gërdec për paratë e djalit dhe nuk i kërkoi ndjesë askujt, as kunatës që e la pa burrë. Vrau më 21 janar dhe përdhosi kufomat. Vodhi dhe nuk u tërhoq nga beteja me gjyqësorin. Shumicës së shqiptarëve u mjaftoi dhe kjo sjellje për ta neveritur.
Kjo shumicë duhet të bëjë diferencën. Ajo ka reaguar institucionalisht mirë. Ka arrestuar perversin, ka angazhuar policinë pro viktimës, por politikisht duket se ka probleme që vijnë nga ndikimi i tepruar i Kokëdhimës në poltikbërjen e tyre.
Tentimi për të bindur shoqërinë të ndryshojë mendje, është mision më i pamundur se një ndjesë e sinqertë, e cila na bind se pushteti është në anën e viktimës. Dhe pastaj nuk ka nevojë të diskutojmë ç?e lidh Koçon me pedofilin se do bindemi që s?kanë lidhje.
Nga Mero BazeNuk e konsideroj fajtor Koco Kokëdhimën për atë...
Nga Kastgriot MYFTARAJNë fund të vitit 2013 (31 dhjetor) në ...
Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë, e cila zbukuron sheshin qen...
Nga Kastriot MyfrarajSipas faqes zyrtare online të Bankës së...
Nga Elvi FUNDOE nisa thjesht si një status në FB, por miqtë ...
Nga Mero BazeNë historinë e tij politike Sali Berisha ka pas...
Nga Sali BerishaKeto dite ne kuadrin e pseudo reformes ne ar...
Analiza ime e djeshme me titull “Marrëveshja e Kryeministrit...
Nga Kastriot MyftarajMë në fund, në 6 gusht 2014, saktësisht...
Nga Kastriot MYFTARAJ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ...
Nga Pëllumb KullaJemi spektatorë të një teatri fantazmagorik...
Nga Kastriot MyftarajAjo që duhet të kuptojë pa vonesë Proku...
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Elvi FundoMë në fund doli dhe foli, Guvernatori Fullani....
HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...
Nga Elvi FUNDOKoco Kokedhima si gjithmone u kujtua te beje z...
Nga Kastriot MyftarajVideoregjistrimin e nxjerrë nga telekam...
Nga Erget CENOLLILindja fëmijës së çiftit kryeministror, të ...
Nga Kastriot MyftarajEmri i përzgjedhur nga Kryeministri Ram...
Nga Mero BazeShumica humbi sot kuorumin e saj prej 84 votash...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...