Koço Kokëdhima në 70 vjetorin e varjes në litar nga gjermanët të hallës së tij, Persefoni Kokëdhima
Nga Kastriot MYFTARAJGjithçka që ka arritur në jetë Koço Kok...
Nga Mero Baze
Nëse ka një debat që i bën dëm qeverisë, qoftë dhe sikur të vazhdojë kot, është debati mbi ngjarjen e Sarandës. Edhe pse qeveria ka si konsulent për marrëdhëniet publike një nga ?tigrat? e kësaj fushe, si Alastair Campbell, me sa duket e ka nënvlerësuar këtë çështje. Vetëm dy ministra të saj kanë vepruar shpejt dhe me efiçencë për të qenë në anën e duhur. Saimir Tahiri, që i hodhi prangat perversit ende pa u publikuar videoja, dhe Erion Veliaj, që shkoi aty dhe së paku u gjend në anën e fëmijëve që po dhunohen tashmë publikisht.
Për ta mbyllur atë debat, do të mjaftonin gjeste të ngjashme si këto të dy ministrave, përunjësi ndaj viktimës së pushtetit dhe toleranca zero ndaj përdhunuesit.
Por çfarë po ndodh?
Media e grupit Koëkdima dhe partnerët e tij, në vend që ta shuajnë këtë valë zemërimi me heshtje, po bëjnë betejë me viktimën. Ndaj saj po adresohen fyerje, po akuzohet publikisht si prostitutë, po thirren dëshmitarë si në kohën e Frontit Demokratik, po merret mendimi i bazës në fshat për përdhunuesin dhe po e nxjerrin njeri të mirë, njësoj siç e thoshte në biografinë fillestare zoti Kokëdhima, që e quante ushtarak të spikatur, familjar shembullor dhe komandant brigade.
Pas asaj i janë vërsulur medias që e përkrah atë, më janë turrur mua dhe kolegëve të mi, duke na bërë dhe aleatë me Berishën në këtë histori. Kanë thirrë në ndihmë opinionistë vullnetarë dhe komentues anonimë, dhe po e bëjnë këtë punë, siç dinë ta bëjnë gjithë mediokrit, me një gjuhë të rëndomtë propagande dhe denoncimi, sikur të ishin në Byronë e Komitetit të BRPSH në Fier.
Unë jam një mbështetës i qeverisë, qoftë dhe me kritikat e mia, i kësaj qeverie që kemi pas 23 Qershorit, dhe ndihem keq të vazhdoj jashtë dëshirës sime një debat që i bën dëm kësaj qeverie. Urrej të jem gazetar pa pozicion në këtë vend. Pavarësinë time e përdor gjithmonë për të qenë i qartë. Dhe jam i qartë pro shumicës në pushtet, por me standardet e mia.
Në dorën time si gazetar është të jem në anën e opinionit publik, të shumicës që dënon sinqerisht aktin dhe distancohet prej asaj që ka ndodhur duke u përpjekur të rikuperojë dëmin. Dhe kjo qeveri nuk ka pse e humbet shumicën me dëshirë.
Edhe pse formalisht qeveria po tregohet e kujdesshme, pushteti i Kokëdhimës, i identifikuar si simbol i qeverisë, po tregohet jo vetëm agresor, por tashmë dhe i neveritshëm, njësoj si përdhunuesi ndaj fatit të kësaj viktime. Deri para një jave, ajo grua ka qenë nën tmerrin e dhunës fizike, seksuale dhe financiare të disa batakçinjve në Sarandë, por prej ditës që ngriti zërin, është nën dhunën verbale të atyre që po dëshmojnë se u dhimbset më shumë ai që është në qeli se sa kjo që është e lirë.
Kjo e shumëzon me zero përpjekjen serioze të ministrit të Brendshëm për t?i hedhur hekurat dhe kurajon e Erion Veliajt për të qenë në krah të fëmijëve të saj dhe vetë asaj. Ajo që po bën instiktivisht pushteti i Kokëdhimës në Sarandë ndaj saj, e zbeh atë që po bën me vetëdije shteti dhe qeveria pro saj.
Duket se një mëri e madhe ekziston me atë grua, me atë fatkeqe që duket se po gjykohet dhe për mbijetesën e saj si nënë e katër jetimëve. Nuk kam parë në shtypin e Kokëdhimës dhe partnerëve të tij, asnjë shkrim kritik për perversin, përveç biografisë së spikatur si ushtarak. Nuk kam gjetur për shembull fakte nga jeta e tij si ushtarak, nga problemet që ka pasur në fund të viteve tetëdhjetë me histori të ngjashme zboristesh, apo ndërrimin e identitetit të tij në Greqi. Duket se për ta, problemi qëndron veëm tek ajo grua që ua ?dogji? njeriun e tyre.
Askush nuk e akuzoi Kokëdhimën si pedofil apo përdhunues. Askush nuk bëri asnjë aludim që manjaku porosiste femra për të, apo dikë tjetër. Askush nuk mund të bëjë fajtor Kokëdhimën pse në stafin e tij ka infiltruar një pervers, kritikat ndaj Kokëdhimës janë vetëm tek demonstrimi i superpushtetit që inkurajon perversë të tillë, ta përdorin atë pushtet për qëllime personale.
Por tani situata po ndryshon. Tani ne kemi një linçim publik të viktimës. Dhe ky linçim tashmë ka emër. Ka emrin e tij. Dhe na bën të gjithëve fajtorë nëse heshtim. Tani që përdhunuesi fizik është në burg, përdhunuesit jemi ne që flasim dhe heshtim duke parë si linçohet viktima.
Nëse ka diçka që i shërben më së shumti Berishës në këto momente, është pikërisht kjo. Kjo e bën atë të harrojë që Ylli Pangon e riemëroi drejtor, që Mziun e ngriti në detyrë dhe e bëri kryetar të PD në Kamëz. Sjellja ndaj viktimës në Sarandë, e bën Kokëdhimën aktualisht aleatin më të madh të Berishës kundër qeverisë, dhe burimin e një debati që realisht dëmton shumicën në pushtet. Gërmimi në arkiva i rasteve të ngjashme të PD, i pedofilëve të kthyer nga SHBA e të bërë kryetarë komunash, apo i perversëve të zyrave të tij, po përdoret gati si alibi që dhe këta paskan të drejtë të bëjnë diçka të tillë e të mos e pësojnë. Kjo është më e pakta navitet dhe mediokritet njerëzish të PR, dhe më e keqja, mentalitet pervers.
Nuk dua të zgjatem pastaj tek demonstrimi i ?stafeve? vullnetare të tij, që ëshë vazhdim i mungesës së transparencës dhe një kovë benzinë mbi zjarrin që ka ndezur vetë.
Akoma më e pështirë është shpikja e atyre që duan ta justifikojnë këtë debat me idenë që është shpikur se duhet të harrohet debati për Fullanin.
Jo të dashur miq, nuk ka asnjë lidhje. Aleati dhe avokati më i madh i Fullanit ka qenë po Koço Kokëdhima. Ai e mbrojti atë si deputet socialist në Komision të Ekonomisë, ai heshti në gazetën e tij dhe mediat partnere, ai ishte më i qarti dhe i sinqerti në anën e tij. Nuk di çfarë i lidh, por nuk besoj që ai për të shpëtuar Fullanin shpiku skandalin e Sarandës dhe po e vazhdon akoma. Di që kundër Fullanit dhe kundër asaj që po ndodh në Sarandë, është e njëjta pjesë e opinionit publik. Na është shtuar vetëm Berisha kundër Koços, por dhe atë e ka hedhur në anën tonë ajo që Kokëdhima dhe fryma e tij, po vazhdon të bëjë në Sarandë kundër viktimës.
Nuk kam ndonjë recetë për ta ndihmuar qeverinë në këtë rast, përpos asaj që kam thënë për respektin që duhet treguar ndaj viktimës. Për më tepër jam krejt i pafuqishëm ta mbroj këtë qeveri, nëse ajo është prekur nga dashuria për fenomenin Kokëdhima. Jo unë, por askush nga miqtë e mi gazetarë nuk mund të jetë xheloz për këtë raport. Asaj ?dashurie? nuk i ka rezistuar askush që ka humbur në këtë vend.
Nga Kastriot MYFTARAJGjithçka që ka arritur në jetë Koço Kok...
Nga Mero BazeKam ndjekur reagimet ekstreme ndaj një editoria...
Nga Mero BazeNuk e konsideroj fajtor Koco Kokëdhimën për atë...
Nga Kastgriot MYFTARAJNë fund të vitit 2013 (31 dhjetor) në ...
Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë, e cila zbukuron sheshin qen...
Nga Kastriot MyfrarajSipas faqes zyrtare online të Bankës së...
Nga Elvi FUNDOE nisa thjesht si një status në FB, por miqtë ...
Nga Mero BazeNë historinë e tij politike Sali Berisha ka pas...
Nga Sali BerishaKeto dite ne kuadrin e pseudo reformes ne ar...
Analiza ime e djeshme me titull “Marrëveshja e Kryeministrit...
Nga Kastriot MyftarajMë në fund, në 6 gusht 2014, saktësisht...
Nga Kastriot MYFTARAJ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ...
Nga Pëllumb KullaJemi spektatorë të një teatri fantazmagorik...
Nga Kastriot MyftarajAjo që duhet të kuptojë pa vonesë Proku...
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Elvi FundoMë në fund doli dhe foli, Guvernatori Fullani....
HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...
Nga Elvi FUNDOKoco Kokedhima si gjithmone u kujtua te beje z...
Nga Kastriot MyftarajVideoregjistrimin e nxjerrë nga telekam...
Nga Erget CENOLLILindja fëmijës së çiftit kryeministror, të ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...