web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cfarë humbet Cakrani nga reforma territoriale?

26 Gusht 2014, 21:42, Opinione CNA

Nga Artan FUGA

Une nuk e di se si do te ndahen investimet ne nje bashki si Fieri, qe eshte dhe zone industriale, qender e madhe biznesi ne rajpnin e jugut, por dhe nje bashki qe do administroje dhjetra fshatra bujqesor.

Duke u nisur nga kjo, me duhet te them, se komuna ime aktuale Cakrani, do te penalizohet nga investimet. Ne gjykimin tim kjo do te ndodh pasi, kjo komune eshte me popullsi te madhe, eshte zone agro-bujqesore, me siperfaqe toke te punueshme mijera hektare. Pra kjo komune sot ka nevoje imediate per: kanale vaditese dhe kullimi per gjithe siperfaqen e madhe tokesore. Ka nevoje per infrasteukture rrugore qe fermeri te shkoje prane tokes se vet me mjete teknologjike. Ka nevoje per qendra shendetesore ne shume fahatra, arsim me te mire, sherbime sociale, sherbime komunitare dhe shume sherbime te tilla. Kjo eshte komune bujqesore dhe te ardhurat e vetme qe ka jane taksat qe paguajne fermeret per token. Nderkohe Fieri si bashki, ka marre nen ombrellen e vet administrative dhe komuna te tjera bujqesore. Gje qe do te thote se kjo bashki do te perballet qe ne momentin e pare me probleme te njejta ne te gjithe territorin qe mbulon. Pse? Sepse te gjitha komunat bujqesore kane pak a shume te njejtat kerkesa. A do i pergjigjet dot nevojave te te gjithe Fshatrave bashkia e Fierit njekohesisht?? Une besoj se jo! Nderkohe dikush mund te jap argumentin dhe te thote po, sepse duke u zgjeruar do ket me shume te ardhura. Mirepo ketu ngrihet pyetja se me zgjerimin e rajonit do rriten te ardhura, proporcionalisht nese imagjinpjme aktualisht ai nje rajon te mirqene, apo me zgjerimin e bashkise, po te njejtat para qe administrojne komunat sot, qe neser do jene nen ombrellen e bashkise, do administrohen, dhe ketu krijohet iluzioni se busheti i bashkise do jete me i madh, nderkohe qe buxheti eshte i madh jo sepse jane shtuar te ardhurat po sepse i eshte shtuar dhe buxheti i komunave te meparshme qetashme jane shkrire me njesine perkatese?? Pra ketu na del nje ngerc i madh, mendoj une. Gjithashtu, po te marrim anen tjeter te medalies, ate qe mbrojne ata qe po bejne reformen, se bashkia do kete me shume mundesi per investime nese do jete me e madhe, une dua te supozoje dicka tjeter. Aktualisht, justifikimi me i madh i atyre qe po bejne reformen eshte pikerisht pamundesia e disa bashkive per te kryer investime, dhe mbajtja e administrates se disa komunave me rroga, nderkohe qe keto nuk realizojne te ardhurat. Ateher, une dyshoj se nese bashkimi me komuna i disa bashkive do shtoj investimet ne komuna. Patjeter we mund te shtohen investimet ne disa bashki, sepse eshte e natyrshme qe sa me i madh te jete buxheti i nje bashkie aq me i madh do te jete investimi ne qytet, nese fondet nuk shperdorohen. Pra, situata e sotme na tregon se realisht bashkite nuk kane kryer dot investime ne territorin qe ato mbulojne, por ama, nese ato do kene buxhet me te madh, e vetmja gje qe do bejene eshte shtimi i investimeve ne qytete. Kjo eshte llogjika. A mund te me thote dikush, se nevojat qe ka qyteti jane te njejta me ato qe ka fshati?? Disa po jane te njejta, por shume te tjera jo. Qytetit i duhen investime per luks, psh, per bulevard qe qytetari te shetis ne kohen e mbremjes, ndersa ne fshat fermeri do investime per te shkuar ne are?? A mund te me thote dikush se ne kete rast cili do jete prioritet i kryetarit te Bashkise, ndertimi i bulevardit per qytetaret apo ndertimi i nje rruge ne fushe qe ai fermeri te coje makinerite bujqesore?? Nese dikush me jep nje pergjigje logjike e mirepres. Gjithashtu, une ne fshat si fermere, kam nevoje urgjente per ate kanalin e vaditjes se tokes me uji, ndersa une si qytetar ne Fier kam nevoje urgjente per pastrimin e lumit Gjanica, nderkohe kerkesen time si fshatar e kane dhe shume fshatra te tjera, qe qeverisen nga bashkia. Kush do jete primar ne kete rast per kryetarin e bashkise. Nderkohe, mos harroni qe kryetari do e kete primar qytetin, sepse qytetari parimisht paguan me shume taksa, pasterim, gjelberim, ndricim, mirembajtje hapsirash publike e shume e shume taksa te tjera, nderkohe ne fshat shume prej ketyre taksave nuk paguhen, sepse kurresesi nuk ofrohet ky sherbim. Ketu lind diskriminimi, pasi qytetari ka te drejten legjitime se si kontribues i madh taksash ne arken e bashkise do kerkoi edhe me shume investime. Por a do kete mundesi fshatari te jete i barabart ketu?? Jo, sepse ai nuk pagauan aq saper te kerkuar investime te medha.

Iku kjo pjese. Kthehemi tek biznesi. Ne qytet biznesi paguan me shume taksa se sa ne fshat. Aktualisht ne Fier ka me qindra biznese te medha e te vogla, goxha kontribuese per budhetin e bashkise. Mirepo ne fshat jo vetem qe nuk ka kaq shume biznese, as qe shkohet ndermend, por ne fshat bizneset paguajne me pak per shkak te xhiros me te vogel. Ketu na lind nje problem i ri. Nje biznes i madh ne Fier qytet, dhe nje biznes i madh ne Cakran, rajon i Fierit, kane te njetjin problem. Jane te dy taksapagues te rregullt, repsektojne konkurencen etj etj. Kane te njejtin problem, si psh, te dy bizneset jane ne nje zone qe u duhet patjeter qe bashkia te hap nje rruge me qellim qe keta biznese te ushtrojne aktivitetin normalisht. Kush do jete prioritet i bashkise ai ne Cakran, 17 km larg qendres se Fierit, apo ai qe ndodhet disa qindra meter larg qendres se Fierit??! Une them se ai qe eshte me afer do ket me shume prioritet, nuk po i hy analizes, por kjo eshte llogjika. Eshte e thjesht fare. Merrni shembullin e qyteteve aktuale, me ndarjen ne njesi bashkiake. Te gjithe jemi koshinet, qe ne qender te Tiranes, po e marr si shembull, shkon inevstimi me i madh i gjithe buxhetit te bashkise. Ndersa ne periferi, ne lagjet periferike, maskimumi qe behet eshte hedhja e ndonje makine asfalt dhe kaq. Qendra e Tiranes apo cdo qytetit tjeter te madh ne Shqiperi, eshte me e privilegjuar, se sa periferia. Kjo ndodh sepse aty eshte edhe ceshtje biznesi, interesash dhe gjithefarelloje tjerash, por edhe ceshtje imazhi. Me reformen e re dhe me buxhetin e ri, fshatrat do jene vec periferi, ndersa periferia aktuale e qyteteve do jete qender dhe do kete si rrjedhoj investime me shume, dhe keto investime do jene ne kurriz te atij fshatarit te shkrete, qe gedhihet me diellin ne are dhe po me te ngryset. Pra ne perfundim te kesaj une mendoj se reforma nuk do rris mundesine per inevestime te barabarta, por do rrise pabarazine. Une mendoj me mire te shkriheshin komuna me komuna, se sa bashki me komuna, kjo perzierje mund te resultoj fatale per shume zona, ndoshta jo per disa te tjera. Une mendoj se komunat dhe fshatrat kurresesi nuk mund te kene nje ecje paralele dhe zhvillim te njetrajtshen, midis bashkive qytete, qendra biznesi dhe komunave fshatare qendra agrare. Pra korgjimi qe duhet te behet sipas meje, eshte pikerisht ky, shkrini komunat mesveti dhe lerini bashkite sic jane.krijoni komuna te medha qendra te medha bujqesore, dhe lerini qytetet qendra te medha industriale dhe biznesi.





08:23 Opinione

KONET E ZENGJINËVE

HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...

Lajmet e fundit nga