Tani po i përdhunojmë ne!
Nga Mero BazeNëse ka një debat që i bën dëm qeverisë, qoftë ...
Nga Kastriot MYFTARAJ
?Hero i Popullit? ishte titulli më i lartë i nderit që jepte regjimi komunist i Enver Hoxhës për ata që kishin kryer akte trimërie. Kuptohej se ky titull do t? u jepej më së shumti pjesëmarrësve të së ashtuquajturës Luftë Antifashiste Nacional-çlirimtare që për regjimin komunist ishte ngjarja më e madhe në historinë e Shqipërisë.Sipas kësaj logjike del se ajo betejë e kësaj lufte, për pjesëmarrjen në të cilën janë bërë më shumë Heronj të Popullit, është beteja më e rëndësishme dhe më e madhe në Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare. Dhe kështu del se beteja më e rëndësishme në Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare është Beteja e Vigut, e 21 gushtit 1944, në Mirditë. Në këtë ditë, në këtë vend u vranë pesë komunistë, të cilët më pas të gjithë morën titullin ?Hero i Popullit?. Për këtë betejë, në botimin zyrtar historik të regjimit komunist për Luftën e Dytë Botërore, ?Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të Popullit Shqiptar?, thuhet:
?Më 21 gusht të pesë partizanët u gjendën të rrethuar nga 200 xhandarë dhe mercenarë të tjerë. Thirrjeve të armiqve për t? u dorëzuar ata u përgjigjeshin prerë: ?Partizanët nuk dorëzohen për së gjalli?. Kështu nga pozicionet ku ndodheshin të rrethuar luftuan deri në fund për atdheun e për popullin?. ?Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të Popullit Shqiptar?, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1989, Vëllimi IV, f. 239)
Nga sa thuhet këtu kuptohet se në Mirditë nuk kishte gjermanë, por vetëm ?xhandarë? (forcë policore që ruante rendin publik), si dhe ata të cilët quhen ?mercenarë të tjerë?, dhe që kuptohet se ishin fshatarë vendas të armatosur. Xhandarët shkuan në vendngjarje për shkak se ndodhi një konflikt mes fshatarëve dhe pesë komunistëve, të cilët këtu quhen ?partizanë?. Në Mirditë ishte hapur fjala se pesë horra të ardhur nga Shkodra, të cilëve u printe udhën telegrafisti i Milotit, ia kishin mësyrë Mirditës dhe i kishin zënë katundet me rradhë e i ftonin vajzat e reja në mbledhje natën për t? u mësuar këngë komuniste e për të bërë orgji me to. Fshatarët i ndalën të pesë komunistët dhe i pyetën se cilët ishin dhe ku po shkonin të armatosur në tokat e tyre. Pesë komunistët thanë se kishin ardhur në Mirditë për ta çliruar nga pushtuesit e huaj. Fshatarët mirditorë iu kthyen përgjigje se atje nuk kishte gjermanë dhe se Mirdita dhe krejt Shqipëria nuk kishin nevojë për çlirimtarë që mbanin yllin sovjetik në kapelet e tyre. Pas këtij shkëmbimi të hidhur fjalësh ndodhi një betejë e shkurtër ku u vranë të pesë komunistët, por asnjë nga rrethuesit.
Cilët ishin pesë komunistët që morën pjesë në këtë të ashtuquajtur betejë? Ahmet Haxhia kishte lindur në Shkodër, në vitin 1920. Në vitin 1940 përjashtohet nga Gjimnazi i Shkodrës, jo për arsye politike, por për shkak të sjelljes së tij të keqe. Në kohën e regjimit komunist, në vitin 1984, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të atdheut, u botua nga Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit një libër me titull ?Heronj të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare: përmbledhje dokumentesh?. Kapitulli për Ahmet Haxhinë në këtë libër hapet me letrën që Ministria e Arsimit i dërgon në 13 prill 1940 Drejtorisë së Gjimnazit të Shkodrës, se hidhet poshtë lutja e nxënësit Ahmet Haxhia për t? u ripranuar në shkollë pas përjashtimit të tij. Nuk thuhet se përjashtimi ishte bërë për arsye politike. (f. 51) Më pas rezulton se Ahmet Haxhia ka nisur punë si ndihmës i sekretarit të komunës së Tuzit.(f. 52) Ndoc Deda nga Miloti kishte qenë telegrafist i Milotit, një punë kjo që në atë kohë kishte rëndësinë që ka një specialist IT sot. Ndoc Mazi nga qyteti i Shkodrës ishte nëpunës. Naim Gjylbegu nga qyteti i Shkodrës ishte këpucar. Hydajet Lezha nga qyteti i Lezhës ishte murator.
Këta të pestë njerëz të cilët kishin braktisur shkollat të cilat ua kishin mundësuar ?regjimet antipopullore? të kohës, shkuan në Mirditë t? u bënin propagandë fshatarëve të kësaj zone dhe t? u hapnin sytë për të mirat e komunizmit. Koha tregoi se të drejtë nuk kishin ata por fshatarët e Mirditës të cilët i injoruan, i ftuan të largohen nga viset e tyre dhe në fund i ndëshkuan si terroristë. Komunizmi rezultoi tw ishte një utopi shkatërrimtare e përgjakshme.
Ekziston një moment shumë domethënës në këtë të ashtuquajturën Luftë të Vigut. Para se të niste lufta, mes fshatarëve dhe komunistëve u zhvillua një debat i nxehtë për pikëpamjet e të dy palëve. Komunistët mbronin me forcë pikëpamjet e tyre komuniste dhe kërkonin që t? i bindnin fshatarët për të mirat që do t? u sillte komunizmi. Fshatarët mirditorë përgjigjeshin se ideja komuniste vinte nga Rusia e Serbia, dhe përgjigjeshin me vargjet e At Fishtës nga ?Lahuta e Malcis?, për luftën e përjtshme mes shqiptarëve dhe shkijeve, të cilat i dinin përmendësh pothuajse krejt fshatarët e Veriut.
Regjimi komunist e hiperbolizoi të ashtuquajturën luftë të Vigut, duke i bërë Heronj të Popullit të pestë komunistë që u vranë në Vig. Me këtë regjimi komunist tërthorazi pohoi qëndrimin konseguent antikomunist të popullit të Mirditës, se kështu dilte që heroizmi më i madh për komunistët ishte që këmba e tyre të shkelte në Mirditë. Gjermanët, merret vesh, u larguan nga Shqipëria tre muaj më pas, pa mundur të mësojnë gjë për ?luftën e madhe? që ishte bërë në Vig.
Lufta e Vigut vazhdoi deri në 1991 se, me ardhjen e pushtetit komunist, në Mirditë u ushtrua terror i madh në familjet e pjesëmarrësve antikomunistë në këtë luftë. Qindra e qindra njerëz u dënuan me vdekje, me burgime të gjata, dhe me internim, se ata vetë ose familjarë të tyre kishin marrë pjesë në luftën e Vigut. Për ta poshtëruar qytetin antikomunist të Shkodrës regjimi komunist vendosi në qendër të qytetit monumentin e pesë heronjve të Vigut, që megjithatë në Shkodër u bë objekt ankedotash të pafundme antikomuniste.
Nga Mero BazeNëse ka një debat që i bën dëm qeverisë, qoftë ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjithçka që ka arritur në jetë Koço Kok...
Nga Mero BazeKam ndjekur reagimet ekstreme ndaj një editoria...
Nga Mero BazeNuk e konsideroj fajtor Koco Kokëdhimën për atë...
Nga Kastgriot MYFTARAJNë fund të vitit 2013 (31 dhjetor) në ...
Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë, e cila zbukuron sheshin qen...
Nga Kastriot MyfrarajSipas faqes zyrtare online të Bankës së...
Nga Elvi FUNDOE nisa thjesht si një status në FB, por miqtë ...
Nga Mero BazeNë historinë e tij politike Sali Berisha ka pas...
Nga Sali BerishaKeto dite ne kuadrin e pseudo reformes ne ar...
Analiza ime e djeshme me titull “Marrëveshja e Kryeministrit...
Nga Kastriot MyftarajMë në fund, në 6 gusht 2014, saktësisht...
Nga Kastriot MYFTARAJ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ...
Nga Pëllumb KullaJemi spektatorë të një teatri fantazmagorik...
Nga Kastriot MyftarajAjo që duhet të kuptojë pa vonesë Proku...
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Elvi FundoMë në fund doli dhe foli, Guvernatori Fullani....
HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...
Nga Elvi FUNDOKoco Kokedhima si gjithmone u kujtua te beje z...
Nga Kastriot MyftarajVideoregjistrimin e nxjerrë nga telekam...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...