Shoqëria shqiptare, ose është në prag të një ndryshimi ta madh, ose në prag të një fundosjeje tërësore
Nga Spartak NGJELA Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shq...
HABERET E MITROS
Nga Mitro CELA
Vajza e Azemit. Më 10 shtator 1999, shkova në shtëpinë e Azem Hajdarit, së bashku me Besnik Mustafain. Shtëpia është më shumë se një muzeum. Foto. Libra. Kompjuteri. Djali i vogël, që nuk ka mbushur vitin, të kujton më shumë se kushdo babain, sepse edhe emrin e ka Azem. Fatmira kur mendon për shkollën e Kirit në Francë, ëndërron të jetë një Azem i dytë. Po vajza?
Besniku:- Vazhdon të shkruash?…Ajo:- Po…Besniku:- Kur të mbarosh ndonjë cikël me vjersha, dua t?i lexoj…Ajo:- Nuk bëj më vjersha. Po shkruaj kujtime për babin…
Ishte një bisedë e thjeshtë, që për një çast më ngacmoi. Por vetëm një çast, sepse duke vështruar disa foto të vjetra, biseda e Besnikut me vajzën e Azemit, më doli nga mendja. Vetëm kur u ktheva në shtëpi truri im u vu në lëvizje. Si e tha? Si shkruan? Çfarë mund të shkruajë një adoleshente!? Raporti midis vajzës dhe babait… Eskili… Kompleksi i Edipit… Krimi.
Si e parafytyron një fëmijë ndëshkimin? Hapa kompjuterin. Nisa të shkruaj me mendjen tek vogëlushja: Ishte një ëngjëll që më nxiti idenë për të bërë një libër për Azem Hajdarin…
Një pjesë të shënimeve i kam botuar, të shpërndara në kronika të ndryshme. Nuk më pëlqyen të shpërndara, ndaj i bashkova. Shto ujë e shto miell dhe janë bërë nja 100 faqe. Po më tej? Nuk është kaqë e lehtë që ato që shkruan ti botosh në një libër!
Unë do të dëshëroja të ?imitoja? librin e Fan Nolit ? Betoveni dhe revolucioni?. Noli shkruan se Betoveni, më i madhi i muzikantëve që ka nxjerrë bota, ishte i shëmtuar, shurdh, pijanec, qeflli grash, kurnac, vuante nga sifilizi… Siç tregon vetë Noli, një kritik i paska thënë: ? Pse duhet të ?pikturosh? antiportretin e Betovenit? Ai është gjeni…? Noli i është përgjigjur: ?Po të mos kishte Betoveni ?antiportertin si muzikant?, ndoshta botës do ti mungonte sinfonia numër nëntë!?…
Pas Dhjetorit ?90 së bashku me Azemin kemi ndënjur ditë e netë të tëra. Kemi shkuar disa herë në Romë dhe Athinë. Jo rrëllë, të dy kemi pirë sa jemi bërë ?thumb?!… Pse, mund të pijë një Hero si Azemi, mund të më qërtoi ndonjë militant?…
Unë, siç dihet, kam dobësi për bjondet edhe pse jam i martuar më një ezmerkë! Kur ishim të dy dha na kalonte ndonjë bjonde e kolme, koka më vinte vërdall si ?lule dielli?. Azemi më thoshte: ?Nuk je pa shije, skuth!?…Pse mund të bisedoi për femrat një Hero si Azemi, do të vërë kujën ndonjë demokrat i orëve të para!…
Një burrë i mirë, në vitin 1999-të donte të bëntë një libër për Azemin. I thashë se duhet të takonte edhe Arben Imamin, Neritan Cekën, Genc Pollon, Maks Haxhinë a Arben Likën…Ata kanë shumë kujtime të bukura nga jeta e Azemit. ?Je në vete,- më tha! Ka mundësi një Hero si Azemi të ketë pasur miqësi me ?tradhëtarë? të tillë të PD-së!…?
Po unë pse nuk e botoj librin? Fatkeqësia qëndron brenda meje: Pena ime nuk mund të ?matet? me kollosin e letrave shqiptare, me Nolin e madh, që të ?guxoj? ta përshkruaj Azemin si student i ardhur nga një provincë e largët, si politikan, si tribun, si qytetar, si njeri i zakoshëm, si hero! Ndaj edhe një pjesë e mirë e shënimeve për Azem Hajdarin ?flenë? në kompjuter!… Presin kur të më ?dali lepuri nga barku?, kur të ?pushkatoj autoçensurën?, dmth. kur lexuesit të kuptojnë se Herojtë e Demokracisë si Azem Hajdari nuk kanë asgjë të përbashkët me herojtë e realizmit socialit: Të bukur, të gjatë, gjithë muskuj, trima, të mënçur, filozofë, të ?virgjër? nga çdo ves… si personazhet e librit sovjetik: ?Si u kalit Çeliku!?…
Nga Spartak NGJELA Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shq...
Nga Leonard OLLINë traditën shoqërore jo vetëm në Shqipëri, ...
Prof. Agim VincaNë shtator të vitit 2007, duhet të ketë qenë...
Nga Kastriot MyftarajAldo Bumçi dhe Imzot Luigj BumçiAldo Bu...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...
Arrestimi i Guvernatorit Fullani nuk është rrjedhim logjik i...
Mbrëmjen e kaluar, Kryeministri Rama, duke folur në emisioni...
Nga Kastriot MYFTARAJJeta private e një njeriu, qoftë ky edh...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 5 shtator në Çorovodë të Skraparit d...
HABERET E MITROSNga Mitro CELANjë javë më parë isha në dasëm...
HABERET E MITROSNga Mitro CELADitën e premte kish një mik të...
HABERET E MITROSVjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro. Si ng...
Nga Kastriot MYFTARAJPikësëpari duhet të jetë e qartë nuk ka...
Nga Astrit PATOZIAksioni antikanabis i policise ne Dukagjin,...
Nga Artan FUGAUne nuk e di se si do te ndahen investimet ne ...
Nga Kastriot MYFTARAJKur shikon drejtuesit e lartë të Bankës...
Nga Kastriot MYFTARAJ“Hero i Popullit” ishte titulli më i la...
Nga Mero BazeNëse ka një debat që i bën dëm qeverisë, qoftë ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjithçka që ka arritur në jetë Koço Kok...
Nga Mero BazeKam ndjekur reagimet ekstreme ndaj një editoria...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...