Kryeministri Rama na e pohoi në mënyrën e tij se ka marrë 50 milionë euro rryshfet nga Guvernatori Fullani
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Sigurimi i Shtetit duket se e quajti të parakohshme arratisjen e montuar të Maksit në Perëndim, për shkak se nuk ishte krijuar ende legjenda, siç thuhej në fjalorin e Sigurimit të Shtetit, e Maksit si disident. Për këtë gjë duhej që atij t? i bëheshin disa kritika publike nga regjimi komunist.
Kur Maksi u bë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në 1969, atij i dhanë një studio personale si piktor, nga ato që nisën të ndërtohen posaçërisht në tarracën e pallateve, në vitet gjashtëdhjetë. Ky ishte një privilegj, se studio iu jepej vetëm piktorëve të afirmuar dhe Maksi nuk ishte i tillë. Por duket se Maksit ia dhanë studion që ta përdorte për të thirrur atje njerëz, të cilët mund të survejoheshin. Maksi rrëfen për rrethin e miqve të tij që mblidheshin atje në fillim të viteve shtatëdhjetë: ?U mblodhëm te studioja ime. Ish Teodor Laçoja, Dhimitër Xhuvani, Anastas Kondoja, Vath Koreshi, Faik Ballanca dhe unë.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 51)
Në vitin 2000, kur Maksi i shkruante këto gjëra, ai e dinte se së paku dy nga të ftuarit e tij qenë spiunë të sigurimit të Shtetit, Teodor Laço dhe Vath Koreshi. Të tretin Anastas Kondon, Maksi e përmend si një nga njerëzit e besuar të vijës së ashpër dogmatike që vendosi Komiteti Qendror i PPSH në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve pas periudhës së quajtur si liberale. Maksi shkruan në kujtimet e tij: ?Më 24 dhe 25 korrik [1973] u mbajt plenumi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Dhimitër Shuteriqi lirohet nga detyra e kryetarit, emërohet Dritëro Agolli, po ashtu hiqen Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Hamide Stringa. U vunë Xhemal Dini, Kujtim Buza, anastas Kondo. Fillon periudha më e errët e Lidhjes.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 68)
Një tjetër nga gjashtë miqtë e rrethit të studios së tij, Faik Ballanca do të vriste veten pak kohë më pas, në rrethana ende të pasqaruara, por të gjitha gjasat janë se vrau veten nga frika e arrestimit prej Sigurimit të Shtetit. Merret vesh, rrethi i miqve që mblidhej në studion e Maksit ka qenë diçka më i ndërlikuar se sa na e paraqet ai në kujtimet e tij.
Maksi në Tiranë kishte reputacionin e njeriut që iu ulej të tjerëve në tryezë në kafeteri, i paftuar. Të tillë njerëz shiheshin si spiunë në atë kohë. Maksi e pohon vetë këtë sjellje të tij, kur tregon një episod te Kafe ?Tirana?: ?Pashë që në tavolinën e dytë majtas, tek dritarja ishin ulur ?tre shokët? Roberti, Pjetri, Agimi. Ish viti 1961, dhe sapo kish dalë nga shtypi romani ?Tre shokët? i Remarkut? Robertin ma njohu në vitin 1953 Pjetër Rodiqi. Ata ishin tre shokë: njëri çifut Roberti, tjetri katolik Pjetri, dhe i treti mysliman Agimi. Shkova u ula në tavolinën e tyre. Biseda po bëhej për tavolinën e San Remos.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 39)
Maksi nuk thotë se e ftuan të ulet në tryezë, por se ishte ai që shkoi u ul në tryezën e tyre. Robert Shvarc është përkthyesi i njohur, Pjetër Rodiqi është burri i së ndjerës Vaçe Zela. Në intervistën për revistën arkitekturore italiane ?Domus?, në 2006, Maksi është pyetur nëse e ka takuar ndonjëherë Enver Hoxhën. Përgjigjia e tij ishte:
?Jo, unë nuk e takova kurrë Enverin, vetëm gruan e tij, Nexhmijen, kam takuar, sepse unë projektova kopshtin e tyre.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 194)
Maksi në atë kohë nuk ishte një arkitekt aq i njohur sa të ngarkohej me detyrë për të punuar projektin e ndërtimit të kopshtit të shtëpisë së Enver Hoxhës. Por duket se ai ka hyrë në grupin e arkitektëve që punuan për këtë projekt, në sajë të Sigurimit të Shtetit, i cili donte që ta rriste profilin profesional të Maksit për qëllimet e punës së tij. Nën dritën e asaj që Maksi ka thënë më lart, është kundërthënie qesharake ajo që Maksi deklaron në të njëjtën intervistë: ?Unë nuk isha një anëtar i Partisë, se babai im ishte parë gjithmonë pak si me dyshim, sepse ai kishte studiuar në Francë.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 194)
Këtu Maksi kërkon të thotë se edhe atë vetë regjimi komunist e shikonte me dyshim, për shkak se ishte djali i njeriut që shihej me dyshim. Dhe përse shihej me dyshim i ati, sipas Maksit. Sepse kishte studiuar në Francë. Në atë kohë, ata të cilët kishin studiuar në Francë qenë të vetmit njerëz që kishin studiuar në Perëndim dhe që nuk shiheshin a priori me dyshim nga regjimi komunist. Kuptohet se kjo ndodhte për shkak se në Francë kishte studiuar vetë diktatori, Enver Hoxha. Nga ato që thotë Maksi më lart, del se ai mund të ishte bërë komunist, por kjo nuk ndodhi për shkak të qëndrimit të regjimit komunist ndaj të atit të tij. Në të vërtetë Maksi nuk u bë anëtar partie për shkak se në qendrat e punës kishte qenë ai, dhe në rrethin e njerëzve të profesionit që kishte ai, numri i të pranuarve në parti ishte i ulët. Regjimi komunist nuk e gjente të nevojshme të shtonte shumë rradhët e komunistëve me inxhinierë e arkitektë të instituteve qendrore të projektimit, të cilët shiheshin si njerëz të prirur për t? u prekur nga virusi i burokracisë, që shihej si i papranueshëm për një komunist.
Një gjë që të bën përshtypje në librin me kujtime të Maks Velos është se ai ?harron? të thotë atje që në vitin 1970 u emërua pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve), në degën e pikturës. Kjo gjë thuhet edhe në jetëshkrimin zyrtar të Maksit në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar: ?Në vitet 1970-73 pedagog i perspektivës në Institutin e Lartë të Arteve.? (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2008, vëllimi 3, f. 2869)
Arsyeja për të cilën Maksi ka harruar që ta thotë këtë gjë në kujtimet, është se ai kërkon që t? i paraqesë gjërat sikur në vitet shtatëdhjetë kishte nisur ?përndjekja? e tij nga diktatura komuniste. Është e vërtetë se Maksin e kritikuan si piktor për disa tablo të tij raportin e mbajtur në plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve nga kryetari i ri Dritëro Agolli si dhe në raportin që mbajti Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë për Tiranën, politbyroisti Manush Myftiu, në raportin e mbajtur në mbledhjen e aktivit të Partisë për Tiranën, në nëntor, 1973. Por, po aq e vërtetë është se Maksi megjithëse kishte arritur që të hapte disa ekspozita, nuk ishte shquar sadopak si piktor me një farë profili, aq sa të mund të tërhiqte vëmendjen e regjimit komunist me kritika të tilla. Këtë e pohon vetë Maksi në kujtimet kur thotë se pas kritikave i shkoi Dritëro Agollit në zyrë dhe i tha duke dashur të shfajësonte veten: ?Unë nuk jam piktor profesionist, i thashë. Lidhja nuk më ka dhënë asnjëherë as leje krijuese, as çmime, as tituj. Lidhja nuk më ka dhënë studio. Vërtet që merrem me pikturë, por krijimtaria ime nuk është nga ato që ka zënë vend të rëndësishëm nëpër ekspozitat kombëtare. Nuk kam mbaruar Institutin e Artit dhe zyrtarisht kam tjetër profesion, kështu që kritika juaj më duket pak e tepruar.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 69)
Për një gjë këtu Maksi gënjen, se atij tashmë i kishin dhënë një studio personale si piktor gjë që e ka pohuar edhe vetë, çka e kam cituar më lart. Gjithsesi, në fragmentin e cituar më lart Maksi pohon me gojën e tij se ai ishte vetëm një piktor amator pa ndonjë arritje të veçantë. Atëherë përse u kritikua Maksi në atë mënyrë? Kjo ndodhi se Sigurimi i Shtetit ishte duke përgatitur legjendën për arratisjen e Maksit në Perëndim, të cilën ai do të mund ta përdorte atje ku do të shkonte, duke u paraqitur si disident. Por natyrisht që Sigurimi i Shtetit nuk kishte pse ia thoshte Maksit këto gjëra. Pikërisht në kuadrin e legjendimit të tij si disident, ai u dërgua si dënim, që të punonte përkohësisht në kooperativën bujqësore të Ndroqit në Tiranë.
Por edhe këtu Maksin nuk e dërguan për shkak të kritikave që iu bënë atij si piktor, por për shkak kritikave që iu bënë si arkitekt dhe që nuk ishin të gabuara. Si arkitekt, Maksi ka bërë marrëzi nga më të çuditshmet gjatë punës së tij që në kohën e regjimit komunist, marrëzi të cilat janë personale të tij dhe nuk kanë të bëjnë me marrëzitë e arkitektonikës komuniste, për të cilat nuk mund të fajësohet ai. Gjurmët e këtyre marrëzive të Maksit ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Një marrëzi, madje krim arkitektonik i Maksit është Teatri i Pionierëve në Tiranë që gjendet ende dhe sot brenda kalasë së Tiranës, në rrugën pedonale që lidh Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? me Rrugën ?George W Bush?. Maksi në kujtimet tregon për këtë projekt: ?Detyrën për projektimin e Teatrit në 1971 ma dha shefi i byrosë Koço Miho. Investitor ishte Ministria e Arsimit dhe e Kulturës.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 38)
Maksi bëri marrëzinë e madhe që ndërtesa e teatrit të mbështetej mbi murin e trashë të kështjellës antike të Tiranës, duke sajuar një gjë aq të shëmtuar saqë të gjitha ata të cilët e shikojnë sot, mendojnë se bëhet fjalë për një ndërtim pa leje të kohës së tranzicionit. Në fakt është fjala për një ndërtim të bërë me leje dhe me projekt të shqyrtuar e miratuar nga një zyrë shtetërore. Ky ishte një krim arkitektonik i kryer ndaj një monumenti kulture. Maksi rrëfen më tutje për këtë çështje: ?Kur e kam projektuar atë objekt kam bërë (i përkrahur edhe nga shefi i Byrosë ark. Koço Miho) një luftë të madhe që objekti të vendosej aty, të integrohej me murin e vjetër të kalasë.? (Maks Velo, ?Betonizimi i demokracisë?, Botim i UET press, Tiranë 2013, f. 109)
Nuk është nevoja që të jesh arkitekt profesionist për të kuptuar se ata të cilët e kundërshtonin këtë ide kishin të drejtë. Pikërisht për marrëzi të tilla arkitektonike më në fund Maksi e pësoi duke u larguar nga byroja e projektimeve, Ai shkruan për këtë: ?Në shtator 1973 u bë mbledhja e zgjeruar e byrosë, së bashku me seksionin komunal, për të gjykuar veprimtarinë time.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 75)
Maksi madje mund të kishte shkuar në burg për marrëzirat e tij arkitektonike, që ishin shndërruar madje deri në bëma kriminale, por me sa duket për to ishte në gjendje që ta mbronte Sigurimi i Shtetit, që nuk i quante si gjëra shumë të rënda. Por Sigurimi i Shtetit nuk mund ta mbronte Maksin deri atje sa ai të vazhdonte të punonte si arkitekt. Kështu që Maksi mori njëfarë ndëshkimi për të cilin ai thotë: ?Mbas një mbledhjeje të gjatë në kolektivin e Byrosë së Projektimit ku punoja, të drejtuar nga Sokrat Mosko, më transferuan në kooperativën bujqësore të Ndroqit. Kështu do të merrte fund edhe puna ime si arkitekt.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 70)
Në të vërtetë në atë kohë, në vitin 1973, kur e dërguan Maksin në Ndroq, në Shqipëri vazhdonte tashmë që prej shtatë viteve periudha e quajtur e qarkullimit të kuadrove, e dërgimit të tyre për të punuar në ndërmarrjet prodhuese. Maksi ishte një nga kuadrot që duhet të ishte kandidat për qarkullim në bazë, siç thuhej në fjalorin e kohës. Për më tepër që ai ishte i pamartuar, dhe siç pretendon edhe vetë, nuk kishte mbështetje. Megjithatë Maksi i kishte shpëtuar qarkullimit për shtatë vite. Pikërisht njerëz të tillë viheshin në shënjestër dhe u gjendeshin shkaqe për t? i kritikuar, me qëllim që t? i qarkullonin në prodhim, siç thuhej atëherë. Kjo ishte arsyeja kryesore për të cilën Maksi u kritikua për artin e tij, dhe për bëmat e tij arkitektonike.
Maksi kishte rënë shumë në sy në Tiranë për shkak se shoqërohej me një femër të huaj. Në atë kohë, në Shqipëri, të huajt, meshkuj dhe femra, binin shumë në sy për shkak të veshjes. Prandaj ndaj Maksit duhej të merrej një lloj mase. Dhe në fakt ndaj tij u mor një masë shumë e butë, nëse kihen parasysh bëmat e Maksit të cilat ai i pohon vetë. Por edhe në Ndroq Maksin nuk e dërguan si punëtor krahu, por e dërguan të punojë si inxhinier për ndërtimin e stallave të kooperativës. Në këtë kohë Maksi u martua me një vajzë të cilën më pas e ka akuzuar se kishte futur Sigurimi i Shtetit për ta spiunuar atë. Në të vërtetë Maksi nuk e meritonte nusen që mori. Në moshën 40 vjeç ai u martua me një vajzë 19 vjeçare, nga një familje shumë e mirë shkodrane, të quajtur Luçiana Naraçi. Babai i vajzës ishte një violinist i njohur i shkolluar në Austri dhe në Çekosllovaki, ndërsa nëna e vazës ishte austriake. Vetë vajza studionte për farmaciste. Që një vajzë 19 vjeçare të pranonte të martohej me një 39 vjeçar, i cili banonte në një shtëpi me të dy prindërit pleq dhe me dy motra që kishin mbetur të pamartuara, kjo do të thotë se kjo vajzë përveç dashurisë kishte dhe një përkushtim për të shërbyer prej një murgeshe që shërben në spitale. Por ky përkushtim i saj nuk gjeti aspak mirënjohje nga Maksi, i cili që në muajt e parë pas martesës, e la pas dore nusen e tij të re, duke e trajtuar praktikisht si një shërbëtore të shtëpisë, me të cilën kishte lidhje dashurie. Nga martesa, e cila zgjati vetëm për pak kohë, Maksit i lindi një djalë në vitin 1974, me të cilin sot Maksi nuk komunikon.
Nëse Maksi nuk do të kishte pasur mbrojtjen speciale të Sigurimit të Shtetit ai do ta kishte pësuar shumë keq me rastin e një ngjarjeje që ndodhi në Ndroq. Ai shkruan për këtë: ?Në janar të 1975 ndodh një fatkeqësi natyrore. Bie borë e madhe dhe mbas saj shkrep rrufeja, e cila godet një kapriatë në stallën e re të Pezë-Helmësit. Ç? tensionohen dhe bien tre kapriata dhe një pjesë e çatisë, plagosen katër lopë që theren. Alarm, vjen hetuesia. Gjatë diskutimeve në kryesi dhe në organizatën e partisë, Nexhati, revizori i kooperativës q ëish ngarkuar nga Sigurimi të më survejonte, tha se Maksi ka bërë sabotim? është e qëllimshme. Më thirrën në hetuesinë e Tiranës. Shpëtova se ishin rrëzuar dhe tre kapanone të tjerë me atë tip kapriate në Kombinat, Lundër dhe Tufinë. Shpëtova përndryshe do kisha ngrënë sabotim bashkë me agjitacion.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 87)
Që Maksi të akuzohej për krimet e sabotimit dhe të agjitacion-propagandës, do të thoshte që të dënohej me pushkatim. Pavarësisht se në atë kohë qenë rrëzuar dhe tre kapanone të tjerë të cilët qenë ndërtuar me atë tip kapriate si dhe kapanoni i ndërtuar nga Maksi, praktika e rëndomtë e Sigurimit të Shtetit ishte që dikush të përzgjidhej për tu akuzuar për sabotim, që regjimi të shfajësohej për cilësinë e dobët të materialeve të ndërtimit. Maksi ishte kandidati më i mirë për t? u përzgjedhur se ai ishte dërguar në Ndroq për dënim, shoqërohej me një franceze që vinte shpesh në Shqipëri, sapo ishte kritikuar për frymë moderniste (e papranueshme nga regjimi) në pikturat e tij, si dhe kishte refuzuar të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Për një njeri të tillë ishte e natyrshme që të dyshohej se ishte sabotator. Këtë herë Maksi mund të ketë shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e Mihallaq Ziçishtit.
Është interesante se Maksi vetë e pohon se as në rrethana të tilla shumë të vështira për të ai sillej me një shkujdesje të palejueshme për një 40 vjeçar që duhet të ruante veten për të mos i dhënë diktaturës as shkakun më të vogël që të merrej me të. Maksi thotë në kujtimet: ?Dhe pikërisht në këtë kohë bëj një të pabërë. Kuptohet gjithmonë në mes është një femër. Më dënojnë me punë në prodhim, një vit në brigadën e Pezës? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 87)
Pikërisht në kohën që Maksi sapo ishte martuar me një vajzë të re, me të cilën kishte 21 vite diferencë moshe, ai bënte aventura me femra të tjera në Ndroq. Kjo u bë shkak që gruaja e tij të kërkonte divorcin. Në gjyqin e divorcit, vjehrra e Maksit tha se dhëndrri e trajtonte vajzën e saj si dashnore dhe jo si bashkëshorte. Në atë kohë veprime të tilla qenë të mjaftueshme madje që personi përgjegjës të internohej si immoral. Meqënëse Maksi shoqërohej paralelisht edhe me mikeshën e tij franceze e cila vazhdonte të vinte në Shqipëri, ai vështirë se do t? i kishte shpëtuar internimit si një njeri imoral, nëse nuk do të kishte pasur mbrojtjen e Sigurimit të Shtetit. Por Maksin jo vetëm që nuk e internuan, por shumë shpejt, në gusht 1977, e lejuan që të largohet nga Ndroqi, madje duke i dhënë një dokument (karakteristikë siç quhej në gjuhën e kohës), nga organizata e partisë e kooperativë, ku thuhej se tashmë ai kishte ndryshuar sjellje dhe mendësi, ishte ndrequr dhe mund të rikthehej për të punuar përsëri në profesionin e tij, atë të arkitektit. Ja se si e citon vetë Maksi karakteristikën në librin e tij me kujtime: ?Mendimi ynë është se kjo periudhë ka bërë që ai të kuptojë gabimet që ka bërë, ka reflektuar mbi to dhe ka përfituar nga qendrimi në prodhim. Prandaj ne mendojmë që ai të vendoset prapë në punë në profesionin e tij.?(Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 88)
Kuptohet se karakteristika ishte bërë nën ndikimin e Sigurimit të Shtetit. Maksi do të ishte rikthyer në profesionin e tij, nëse me afrimin e prishjes me Kinën, Sigurimi i Shtetit nuk do të kishte një plan tjetër për të. Nga ato që shkruan Maksi në kujtimet kuptohet se ai e ndjeu që qëndrimi i diktaturës ndaj tij kishte ndryshuar. Ishte në stilin e diktaturës komuniste që njerëzit si Maksi, t? i përdorte për një kohë të gjatë dhe pastaj t? i godiste befasisht. Kështu këta lloj njerëzish e përmbushnin edhe me rënien e tyre misionin e terrorizimit të shoqërisë për të cilin i përdorte diktatura. Është shumë kërshërore mënyra se si Maksi i shikon gjërat pas largimit nga Ndroqi. Ai shkruan në kujtimet: ?Por në profesion nuk më kthyen, më lanë shtatë muaj pa punë. E kuptova që do të më arrestonin. Herë mbas here më ndiqnin? Mbas prishjes me Kinën në mars të ?78-ës pata një periudhë shumë të vështirë. Isha i bindur se do të më arrestonin.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 88)
Në të vërtetë, prishja me Kinën ndodhi në korrik 1978, jo në mars siç thotë Maksi. Maksi nuk e thotë se përse ai ishte i bindur se do ta arrestonin. Pse pikërisht tani Maksi ishte i bindur se do ta arrestonin? Këtë gjë ai nuk e thotë kur rrëfen se e thirri Sigurimi i Shtetit në 1967 dhe i propozoi që të bëhej bashkëpunëtor dhe ai refuzoi, ndonëse e dinte se shoqërimi i tij me vajzën franceze ishte një provë e mjaftueshme që ai të arrestohej dhe të dënohej me shumë vite burg. Këtë gjë Maksi nuk e thotë as kur rrëfen se si refuzoi që shtëpia e tij të bëhej qendër votimi në 1968. Këtë Maksi nuk e thotë as kur rrëfen se si shkoi në plazh në Sarandë, në 1969, duke pasur me vete dyshekun prej gome të cilin ia kishte dërguar me postë e dashura e tij nga Franca. Këtë gjë madje Maksi nuk e thotë as kur u shembën stallat e ndërtuara prej tij në Ndroq. Për këtë rastin e fundit ai thotë madje se e thirrën në Hetuesi dhe se mund ta kishin akuzuar edhe për sabotim, përveçse për agjitacion-propagandë, por çuditërisht nuk thotë se pati frikë se mund ta arrestonin në këtë rast. Pse pikërisht atëherë kur Maksi u kthye nga Peza me një karakteristikë me shkrim shumë pozitive për të organizatës së partisë të kooperativës, ai thotë se tani ishte i bindur se do ta arrestonin? Maksi e dinte mirë se kjo karakteristikë me shkrim për të nuk ishte bërë pa miratimin e Sigurimit të Shtetit. Atëherë ngase u shkaktua bindja e Maksit se atë tani do ta arrestonin? Këtu ka diçka që Maksi nuk na e thotë. Maksi tani ishte i bindur se do ta arrestonin se kur ai u kthye nga Peza, Sigurimi i Shtetit nuk po i jepte më detyra ndaj francezes Odile Daniel, e cila vazhdonte të vizitonte Shqipërinë si studiuese. Në të vërtetë, Sigurimi i Shtetit kishte hequr dorë nga plani për ta përdorur Maksin në një mision në Francë, duke qenë se ai u gjykua përfundimisht si më tepër ekcentrik se ç? mund të toleronte shërbimi i fshehtë të ishte një agjent i tij, me natyrë artisti.
Gjithashtu, duket se Maksi, i cili ishte i vetëdijshëm se karrierën profesionale e kishte bërë në sajë të Sigurimit të Shtetit, tani që ky i fundit nuk po e mbështeste më për t? u rikthyer në karrierën profesionale, e kuptoi se e quanin si kartë të djegur. Në këtë kohë Maksi thotë se dogji edhe pikturat e tij disidente, ndër të cilat le të kuptohet se kishte dhe disa ?kryevepra?. Por, duke pasur parasysh pikturat që ka bërë Maksi në këtë çerekshekullin e periudhës paskomuniste, nuk mund të thuhet se pikturat e djegura qenë ndonjë humbje për artin, aq më pak për atë botëror. Në të vërtetë tablotë e djegura të Maksit qenë imitime diletante të Matisse. Si piktor Mattise shihej si një nga themeluesit e rrymës së quajtur Fauvism, anëtarët e së cilës njiheshin si Le Fauves (bishat e egra). Në të vërtetë, Maksin e tërhiqte te Fauvisme tradita sarakaçane.
Sigurimi i Shtetit e kishte zakon që të bënte me viktimat e tij lojën e maces me miun. Që kjo loja ka funksionuar në rastin e Maksit, kjo kuptohet kur ai shkruan: ?Kalojnë pesë muaj, më emërojnë në Gurrë. Shpëtova, mendova, kot i dogja.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 89)
Pikërisht atëherë kur Maksi u bind për të kundërtën, pra se nuk do ta arrestonin, atë e arrestuan. Ironikisht Maksin e arrestuan pikërisht ditën kur ai bëri një gjest për të treguar përkushtimin e tij ndaj regjimit komunist, shkoi të shikonte traktorin e parë të prodhimit shqiptar, që ishte ekspozuar te Ekspozita ?Shqipëria Sot?. Maksi e tregon kështu këtë gjë që ndodhi në 14 tetor 1978. ?Ish 14 Tetori, ditë e bukur me diell. Kur po kthehesha pashë traktorin e parë, e kishin nxjerrë ta shihte populli. Ish prodhuar për ditëlindjen e udhëheqësit më 16 tetor. Atë ditë më arrestuan.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 90)
Përse e arrestuan Maks Velon? Ishte koha kur sapo ishte shpallur prishja me Kinën dhe shumë njerëz në Shqipëri mendonin se Enver Hoxha, pavarësisht atyre që thoshte, do të ishte i detyruar që ta hapte vendin kah Perëndimi. Për t? i bërë njerëzit të kuptonin se nuk do të kishte hapje kah Perëndimi në të gjithë Shqipërinë u bënë disa arrestime politike domethënëse. Një prej arrestimeve të tilla ishte ai i Maksit. Ky i fundit ishte shoqëruar publikisht për rreth 13 vite me një femër franceze në Tiranë. Prandaj arrestimi i tij do të ishte një sinjal i qartë për intelektualët të cilët kishin iluzione për hapje ndaj Perëndimit.
Vendimi i gjyqit me të cilin është dënuar Maks Velo në prill 1979, është me të vërtetë një rast unik në të gjithë jurisprudencën penale të diktaturës komuniste të Shqipërisë, se është i vetmi vendim gjyqësor ku thuhet se i pandehuri kishte krijuar pa lejen e autoriteteve shtetërore marrëdhënie shumë të afërta me një shtetase të huaj, të një vendi perëndimor e cila vinte shpesh në Shqipëri, dhe megjithatë ky i pandehur nuk dënohej për spiunazh por vetëm për agjitacion dhe propagandë. Emri i francezes Odile Daniele përmendet dy herë në vendimin e gjyqit të Maksit. Në vendim thuhet: ?Disa nga punimet e tij i pandehuri ua ka dhuruar personave të ndryshëm. Kështu, francezes Odile Daniele, e cila ka ardhur disa herë në Shqipëri për studime albanologjike, ky i ka dhuruar tre piktura e kjo si këmbim i ka dhënë disa libra të piktorëve reaksionarë.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 155)
Por, meqënëse u arrit deri te përmendja e emrit të francezes në vendimin gjyqësor, atëherë sipas praktikës së zakonshme të Sigurimit të Shtetit në raste të tilla duhet të dilte se kjo Odile Daniele duhet të ishte agjentja e spiunazhit të huaj nga e cila merrte udhëzime Maksi për të kryer veprimtari agjenturore në Shqipëri. Fakti që nuk ndodhi kështu tregon se Maksi lidhjet me Odile Daniele i kishte vendosur me porosi të Sigurimit të Shtetit.
Në procesin hetimor dhe gjyqësor të Maksit ka një ironi të madhe. Pothuajse të gjithë ata persona mbi bazën e dëshmive të të cilëve është dënuar Maksi, kanë qenë të krishterë ortodoksë. Emrat e tyre i jep vetë Maksi në kujtimet e tij: Dhimitraq Trebicka, Dhimitër Gogollari, Hektor Dule, Kostandin Stavri, Andrea Nikolla, Mihal Hanxhari, Edison Gjergo, Aristotel Papa. Maksi në kujtimet e tij përmend dhe emra të tjerë denoncuesish ortodoksë, të cilët Hetuesia nuk i nxorri në gjyq, gjë që bëhej për t? i ruajtur për veprimtari të mëvonshme: ?Në hetuesi më lexuan denoncime të tjera që nuk u paraqitën në gjyq si për shembull të mikrobiologut Robert Andoni, të kirurgut Leonidha Konomi.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 149)
Gjithashtu, Maksi në kujtimet thotë se një nga ata që e kishte spiunuar ishte dhe piktori i njohur Llambi Blido, një tjetër i krishterë ortodoks, të cilin Sigurimi i Shtetit e ruajti dhe nuk e nxorri në gjyq: ?Hetuesi po më sillej me njerzillëk, kish mbaruar punë. Ndezi një cigare. Më ofroi edhe mua një cigare. Heshtje. Pastaj foli.
-Llambi Blidon nuk do ta zesh në gojë në gjyq.
-Nuk ka përse ta zë në gojë përderisa për 6 muaj nuk e kemi përmendur.
Edhe ashtu bëra. Në gjyq nuk u përmend Llambi Blidoja. Dega donte ta ruante.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 204)
Nga të gjithë ata të krishterë ortodoksë të cilët ata kanë dëshmuar kundër Maksit në procesin hetimor dhe atë gjyqësor, asnjë nuk është vlleh sarakaçan. Me sa duket, ata me dëshmitë e tyre kundër Maksit kanë shprehur dhe urrejtjen e trashëguar ndaj llojit të tij. Në përfundim të gjykimit Maksi u dënua me dhjetë vite burg, dhe llogaritja e dënimit duhet të niste që nga data 14 tetor e vitit 1978. Në jetëshkrimin zyrtar të Maks Velos në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, i cili është shkruar nga Josif Papagjoni, por me siguri mbi bazën e të dhënave të vetë Maksit, thuhet kështu për periudhën që kaloi Maksi në burg në kohën e diktaturës komuniste: ?Në vitet 1973-75 u kritikua haptas për ndikime të huaja në art dhe arkitekturë derisa u burgos (1978-1991).?(Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2008, vëllimi 3, f. 2869)
Në të vërtetë Maksi është liruar nga burgu në janar 1986, duke iu falur mbi dy vite dënim me amnistinë e atij viti. Kjo gënjeshtër në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar është shënuar me siguri nën ndikimin e Maksit, i cili e do atë për t? ua treguar librin të huajve, si burim serioz zyrtar, se ai ka bërë 13 vite burg në kohën e regjimit komunist dhe është liruar vetëm me ndryshimet politike në Shqipëri.
Ajo që është shkruar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar për Maksin nuk mund të jetë një lapsus, se ky libër është një botim zyrtar i Akademisë së Shkencave dhe jetëshkrimet janë shqyrtuar nga redaksia e gjerë e ngritur me këtë rast. E megjithatë është lejuar kjo gënjeshtër. Ky libër i botuar me shpenzimet e takasapaguesve duhet të ribotohet me shpenzimet e Maksit dhe njerëzve të tjerë si ai, të cilët kanë thënë atje gënjeshtra për veten e tyre.
Maksi në kujtimet e tij thotë se atë e dërguan në burgun e Spaçit, që ishte një burg i vështirë, me regjim të rëndë pune, por nuk e thotë që atë pas vdekjes së të atit në 1982 e dërguan në burgun e Ballshit, ku mbaheshin ata që nuk punonin, kryesisht pleqtë dhe ku kushtet qenë shumë më të lehta e për më tepër qe shumë më e lehtë për familjarët e tij që ta vizitonin në burg, se nga Tirana në Ballsh mund të shkohej me tren dy herë në ditë.
Maksi u lirua nga burgu dy vite e gjysëm para kohe në janar 1986, me amnistinë që bëri në atë kohë Ramiz Alia. Maksi në kujtimet e tij rrëfen një episod shumë interesant që ka ndodhur në ditët e para pasi ishte liruar nga burgu. Por që të kuptohet domethënia e këtij episodi duhet që parë të citoj një tjetër episod nga kujtimet e Maksit, ku ai rrëfen për mikun e tij që nga koha e fëmijërisë, Teodor Laço: ?Mbas vdekjes së babait, kur mamaja vjen në takim në Spaç, më tregoi se për ngushëllime dhe në varrim kishin ardhur shumë pak njerëz.
-Laçoja erdhi.
-Jo.
Mbasi iku mamaja mendova se duhet të ketë qenë shumë i frikësuar megjithatë nuk ia fala.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 242)
Episodi tjetër që tregon Maksi ka të bëjë përsëri me Laçon dhe iu përket ditëve të para pasi Maksi doli nga burgu. Ai shkruan: ?Ditën e pestë mbas lirimit, shkova në këshillin e lagjes për punë. Ish janari i 1986. Këshilli i lagjes kish ndërruar godinë, ish vendosur në një vilë nga koha e Italisë, me një shesh përpara, lyer me të verdhë? Po rrija në rradhë për t? u futur në zyrën e punës, kur në korridor u duk Laçoja? U takuam. Unë u solla ftohtë dhe i hutuar. Në fakt nuk ia kisha falur që nuk shkoi në varrim por nuk i thashë gjë.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 242)
Maksi duhet ta ketë kuptuar që në atë moment se kjo ardhje e Laços në selinë e Këshillit të Lagjes pikërisht në kohën që atje kishte shkuar Maksi, nuk ishte e rastësishme. Laçon e ka dërguar atje Sigurimi i Shtetit për të biseduar me Maksin dhe për të raportuar qëndrimin e tij. Por Maksi e kursen mikun e tij të fëmijërisë dhe të periudhës së mëvonshme, dhe nuk e demaskon ashtu siç e meritonte. Ironia është se me Laçon shtohet lista e të krishterëve ortodoksë të cilët e kishin spiunuar Maksin. Në kohën që Maksi takoi Laçon, ky i fundit punonte si përgjegjës i seksionit të skenarëve për filma artistikë në Kinostudion ?Shqipëria e Re?, një post ky që e kishte fituar pasi kishte bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për dënimin e djalit të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkimit. Gjithsesi, Maksi nuk tregohet i sinqertë, që të tjerët i demaskon dhe Laçon e mbron.
Pas lirimit nga burgu Maksin e çuan të punojë në Uzina e lëndëve abrazive, në Tiranë. Ai shkruan: ?Gjatë kohës që qëndrova në uzinë, nga janari 1986 deri në korrik 1991 punova te brumi, te kontrolli, në magazinat dhe në transport.? (Maks Velo, ?Kohë antishenjë?, Shtëpia botuese ?Onufri?, Tiranë 2000, f. 206)
Për një ish-të burgosur politikë, kjo dinamikë e ndryshimit të vendeve të punës brenda uzinës, nuk mund të bëhej veçse me ndërhyrjen e oficerit operativ të Sigurimit të Shtetit për ndërrmarjen, emrin e të cilit Maksi çuditërisht nuk e përmend fare. E pra, Maksi përmend edhe emrat e dy oficerëve operativë të Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë asistuar në kontrollin e shtëpisë së tij, kur u arrestua. Në fillim Maksi ka punuar të përgatitja e brumit, që ishte punë e vështirë, fizike. Pastaj atij i kanë dhënë të bëjë punë jofizike, te kontrolli, magazinat, transporti. Meqënëse Maksi ka punuar në uzinë jo më tepër se katër vite e gjysmë (Ndonëse ai e ka marrë pagën atje deri në korrik 1991, në korrik 1990 kjo uzinë si pjesa më e madhe e industrisë në Shqipëri e ndërpreu punën duke marrë punonjësit 80% të pagës pa punuar.), atëherë del se ai këto punë i ka bërë gjatë katër viteve e gjysmë. Kjo do të thotë se ai ka bërë punë të rëndë krahu vetëm për pak muaj.
Në fund të vitit 1990, kur nisën ndryshimet politike në vend, Maks Veloja se ku gjeti një qen të madh, të ngjashëm me atë që mbanin dikur barinjtë sarakaçanë dhe shëtiste me të në Tiranë. Kjo ishte një shenjë e qartë frike nga ana e Maksit për shkak të bëmave të dikurshme të tij.
Pas vitit 1990, Maksi çuditërisht ka qenë për një kohë të gjatë ithtar i Sali Berishës. Ndonëse Berisha kur ishte President i Republikës e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, Maksi deri në 1996 ishte pjesëmarrës në çdo takim të Berishës me intelektualët, madje dhe një prej oratorëve të paracaktuar. Deri në fillim të viteve 2000 Maksi shkruante në gazetën ?55? të Fahri Balliut. Vetëm pas 11 shtatorit 2001 rrethi i intelektualëvë tëkrishterë ortodoksë i kryesuar nga Aurel Plasari, e tërhoqi Maksin për ta përdorur që të shante muslimanët me një fjalor të tillë të cilin ata nuk mund ta përdornin dot vetë.
Edi Rama, në fillim kur u bë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, bëri sikur e afroi Maksin si bashkëpunëtor, por në fakt e donte thjesht sa për imazh, si një piktor dhe arkitekt të përndjekur nga regjimi komunist. Edhe Maksi në fillim nuk ishte entuziast për Edi Ramën. Maksi u bë ithtar i Edi Ramës vetëm kur ky i fundit, pasi u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 nisi t? ju thotë biznismenëve të ndërtimit të cilët kërkonin leje ndërtimi, që ndonjë projekt për ndërtim pallati ta porosisnin te Maksi, që siç thoshte Edi Rama ?Të hajë edhe Maksi një copë bukë?. Që nga ajo kohë idetë e Maksit kanë ndryshuar sipas përthyerjes nën prizmin e interesave politike të Edi Ramës. Kështu në vitin 2010 Maksi nuk nguroi që të merrte pjesë në një drekë iftari që shtroi Edi Rama me rastin e Ramazanit.
Nëse Maksi do të urrente vetëm islamikët në Shqipëri, ai do të ishte për t? u nderuar e respektuar. Problemi me Maksin është se ai urren Shqipërinë, urren kombin shqiptar në tërësi. Maksi e shikon krijimin e shtetit shqiptar si një trick që Historia ia ka bërë atij personalisht, si një kurth i ngritur për t? u kapur ai në të fill pasi lindi. Bashkimin eventual me Republikën e Shqipërisë të Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare jashtë kufirit shtetëror, Maksi e shikon si një shumëfishim të kurthit të ngritur për të personalisht nga Historia, me krijimin e shtetit të Shqipërisë.
Epigrami për Maksi Velon do të ishte se në të gjitha fushat ku ai provoi të bënte diçka, në pikturë, arkitekturë, publicistikë rezultoi të jetë një nomad sarakaçan, që nuk arrin të bëjë diçka konsistente. I vetmi kujtim që do të lerë pas Maksi do të jetë si lehja e një qeni sarakaçan stani jehonën e së cilës e dëgjojnë udhëtarët në një shteg mali, edhe pasi vetë qeni ka mbetur tashmë larg dhe nuk shihet me sy.
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Te gjithe te siperpermendurit, ceshtjen Fullani e shofin obo...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 8 gusht 2008, në muajin e pushimeve ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAVajza e Azemit. Më 10 shtator ...
Nga Spartak NGJELA Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shq...
Nga Leonard OLLINë traditën shoqërore jo vetëm në Shqipëri, ...
Prof. Agim VincaNë shtator të vitit 2007, duhet të ketë qenë...
Nga Kastriot MyftarajAldo Bumçi dhe Imzot Luigj BumçiAldo Bu...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...
Arrestimi i Guvernatorit Fullani nuk është rrjedhim logjik i...
Mbrëmjen e kaluar, Kryeministri Rama, duke folur në emisioni...
Nga Kastriot MYFTARAJJeta private e një njeriu, qoftë ky edh...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 5 shtator në Çorovodë të Skraparit d...
HABERET E MITROSNga Mitro CELANjë javë më parë isha në dasëm...
HABERET E MITROSNga Mitro CELADitën e premte kish një mik të...
HABERET E MITROSVjeshtë e tretë 2007 më zuri në Kajro. Si ng...
Nga Kastriot MYFTARAJPikësëpari duhet të jetë e qartë nuk ka...
Nga Astrit PATOZIAksioni antikanabis i policise ne Dukagjin,...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...