web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e ka blerë vendin e gjyqtares në Gjykatën e Lartë Arjana Fullani me paratë e vjedhura nga burri i saj guvernator në Bankën e Shqipërisë?

12 Shtator 2014, 19:59, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Në 8 gusht 2008, në muajin e pushimeve vjetore, Presideti i Republikës, për kohën, z. Bamir Topi, me dekretin nr. 5791 emëroi Arjana Fullanin gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Tre javë më pas, në 29 gusht 2008 (ishte ende muaji i pushimeve vjetore) burri i së emëruarës gjyqtare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian (Adrian) Fullani mblodhi Këshilli Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, kryetar i të cilit ishte vetë ai. Në këtë mbledhje Këshilli Mbikqyrës, me vendim nr. 56 të datës 29 gusht 2008 bëri: ?Miratimin e përdorimit të procedurës së prokurimit të drejtpërdrejtë për blerjen dhe marrjen me qira të ambienteve të reja për nevoja të Bankës së Shqipërisë?.
Në këtë vendim thuhet:
?me propozim të Departamentit të Administrimit dhe të kryetarit të Entit prokurues, këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,
VENDOSI:
1. Të miratojë përdorimin e procedurës së prokurimit të drejtpërdrejtë me kandidatin shoqëria ?Halili? sh.p.k., për realizmin e blerjes dhe shërbimit të marrjes me qira të ambienteve të punës, për nevoja të Bankës së Shqipërisë.
2. objekti që do të prokurohet në zbatim të pikës 1 të këtij vendimi do të jetë:
a) Blerje ambientesh me sipërfaqe përafërsisht 1900 (njëmijëenëntëqind) m² në kompleksin ndërtimor në rrugën e Dibrës, përballë ?Vilës Gold?, nga të cilat:
(i) ambiente për zyra, me sipërfaqe përafërsisht 1500 (njëmijëepesëqind) m²;
(ii) ambiente nën tokë, me sipërfaqe përafërsisht 400 (katërqind) m²;
(iii) marrje në pronësi të sipërfaqes përkatëse ndërtimore (truallit mbi të cilin janë ngritur ambientet), që i përket ambienteve të mësipërme.
b) Marrje me qira ambientesh me sipërfaqe përafërsisht 1800 (njëmijëetetëqind) m² në kompleksin ndërtimor në rrugën e Dibrës, përballë ?Vilës Gold?, nga të cilat:
(i) ambiente për zyra, me sipërfaqe përafërsisht 1500 (njëmijëepesëqind) m²;
(ii) ambiente nën tokë, me sipërfaqe përafërsisht 300 (treqind) m².?
Për ata që nuk i njohin mirë prapaskenat e komedisë që luane Ardian Fullani në Bankën e Shqipërisë, duhet ditur se shefi i Departamentit të Administrimit që ka bërë propozimin për këtë vendim, është Agron Skënderaga, të cilin guvernatori Fullani e solli me vete në Bankën e Shqipërisë nga Banka Italo-Shqiptare, ku ndodhën pak nga të gjitha ngjyrat, siç thonë italianët, që nga ngjyra e kuqe e gjakut të drejtorit italian ?të vetëvrarë? tek historitë gri dhe të zeza me paret e pista, deri edhe me kreditë e marra nga politikanët, të cilët nuk i kanë shlyer ende dhe sot. Vendimi i mësipërm ka dalë nga arsenali i bëmave tek Banka Italo-Shqiptare. 
Duke lexuar vendimin e mësipërm të bën përshtypje së pari fakti se është vendosur që blerja dhe marrja me qira e ambienteve, siç thuhet (në fakt termi i saktë duhet të jetë ?apartamente?, se kështu quhet çdo sipërfaqe ndërtimore pavarësisht përse përdoret), është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë. Nëse marrim një hartë të qytetit të Tiranës dhe vendosim majën e një kompasi në ndërtesën e Bankës së Shqipërisë (atë në Sheshin ?Skënderbej?, jo atë te ish-selia e VEFA-s që kishte marrë me qira Fullani) dhe heqim një perimetër me rreze të rrethit sa distanca mes selisë së Bankës dhe Vilës ?Goldi?, do të shikojmë se brenda këtij rrethi në atë kohë gjendeshin shumë pallate cilësore, pronarët e të të cilëve nëse do të shpallej një tender i hapur, do të kishin mundësi të bënin oferta me një çmim më të lirë. Pse duhej atëherë që të bëhej me prokurim të drejtpërdrejtë blerja dhe marrja me qira? Merret vesh, duhej proceduar me prokurim të drejtpërdrejtë që blerja të bëhej pikërisht nga Refik Halili, miku i Bamir Topit, që ky i fundit pastaj të merrte shpërblimin për emërimin e gruas së Guvernatorit. 
Pika 3 e vendimit thotë: ?fondi i nevojshëm për realizimin e objektit të prokurimit sipas pikes 2 të këtij vendimi të jetë jo më shumë se 595.000.000 lekë të reja, nga të cilat:
a) jo më shumë se 495.000.000 lekë për blerje ambientesh së bashku me sipërfaqen ndërtimore përkatëse, sipas shkronjës ?a?, të pikës 2, të këtij vendimi; dhe b) jo më shumë se 100.000.000 lekë për marrje me qira ambientesh sipas shkronjës ?b?, të pikës 2 të këtij vendimi?.
Të blesh 1900 metra katrore sipërfaqe ndërtimore, me prokurim të drejtpërdrejtë tek Vila ?Goldi?, me një çmim prej 495. 000. 000 lekë të reja, do të thotë që për kohën kur është marrë vendimi (gusht 2008), të kesh blerë me rreth 2200 euro për metër katror. Për më tepër dihet se për blerje në sasi kaq të madhe ka zbritje çmimi. E megjithatë nuk duket që të jetë bërë zbritje çmimi. Të marrësh me qira 1800 metra katrore, me prokurim të drejtpërdrejtë, tek Vila ?Goldi?, për tre vjet, me një çmim prej 100. 000.000 lekë të reja, do të thotë që, me kursin e kohës kur është bërë ky veprim, të kesh marrë përsipër të paguash një qira prej 1600 euro për metër katror në vit. Është e qartë se në këtë rast, si me blerjen, ashtu dhe me marrjen me qira, është abuzuar hapur me paratë e taksapaguesve, për interesa që do t? i shpjegoj më tutje. 
Por, në këtë aferë gjërat nuk përfundojnë këtu. Në pikën 6 të vendimi të Këshillit Mbikqyrës thuhet: 
?Ky vendim i prodhon efektet e tij juridike pasi shoqëria ?Halili? sh.p.k. të zotërojë dokumentet përkatëse për objektet e përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi?.
Kjo do të thotë se blerësi dhe qiramarësi, që është Banka e Shqipërisë, është e vetëdijshme në momentin e marrjes së vendimit se shitësi dhe qiradhënësi që është shoqëria ?Halili? nuk i ka në rregull dokumentet e pallatit që ka ndërtuar, dhe se ai është paregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. 
Pse është vendosur blerja dhe marrja me qira, të dyja me prokurim të drejtpërdrejtë, me një firmë e cila nuk i ka dokumentet në rregull me pallatin që shet dhe jep me qira, kur ka të tjera firma që i kanë në rregull? E gjithë kjo është bërë se paratë duhet t? i shkonin pikërisht shoqërisë ?Halili? dhe jo ndonjë tjetre. Në vendimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, nuk shënohet adresa e pallatit ku po blihen dhe po merren me qira mjedise, por shënohet si adresë ?përballë Vilës Goldi?. Kjo është shumë instruktive. Vila ?Goldi? është adresa e pronarit të shoqërisë ?Halili?. 
Natyrisht se Guvernatori Fullani, kur bëri këtë aferë të pistë, e dinte mirë se Kuvendi i Shqipërisë ku shumicën e kishte PD, do ta miratonte dekretin e Presidentit Topi, ndonëse PD në atë kohë ishte në marrëdhënie të këqija me Topin. Por kur ishte fjala për t? i bërë një të mirë Guvernatorit Fullani ishin dakord të dy palët. Fullani do të merret në punë edhe vajzën e Bamir Topit, ndonëse ajo ishte diplomuar nga një universitet privat i paakredituar ligjërisht në atë kohë. Normalisht, në institucionet publike nuk mund të punonin dhe as mund të punojnë njerëz me diploma të tilla, por për disa njerëz bëhen përjashtime.
Në të gjithë botën, emërimi i një gjyqtareje, aq më tepër në Gjykatën e Lartë, në këtë mënyrë, do të bënte bujë, do të shihej si skandal, dhe do të bëhej shkak për një nisjen e një hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme. Se në veprimet e përshkruara më lart, Guvernatori Fullani, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, si dhe Presidenti Topi, kanë kryer veprat penale të parashikuara nga së paku 5-6 nene të Kodit Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës, korrupsioni pasiv etj., etj.
Por veprimi i mësipërm ishte vetëm kësti i parë i pagesës që Fullanët i bënë Bamir Topit me paratë e Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet shoqërisë ?Halili?. Në 31 gusht 2010, në ditën e fundit të muajit zyrtar të pushimeve, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, i kryesuar nga Fullani, u mblodh për të marrë një vendim skandaloz. Me vendim nr. 58 të datës 31 gusht 2010, Këshilli Mbikqyrës i Bankës të Shqipërisë vendosi për ?Disa ndryshime në vendimin nr. 56, datë 29. 8. 2008 ?Për miratimin e përdorimit të procedurës së prokurimit të drejtpërdrejtë? për blerjen dhe marrjen me qira të ambienteve të reja për nevojat e Bankës së Shqipërisë». 
Pika 2 e vendimit thotë:
?Objekti që do të prokurohet në zbatim të pikës 1 të këtij vendimi do të jetë: Marrje ambientesh me qira me sipërfaqe përafërsisht 3890 (tremijë e tetëqind e nëntëdhjetë) m² në kompleksin ndërtimor në Rrugën e Dibrës përballë Vilës Gold, nga të cilat:
-ambiente për zyra, me sipërfaqe përafërsisht 3000 m²;
-ambiente nëntokë, me sipërfaqe përafërsisht 890 (tetëqind e nëntëdhjetë) m²?.
Pika 3 e vendimit thotë:
?Fondi i nevojshëm për realizimin e objektit të prokurimit, për marrje me qira ambientesh, sipas pikës dy të këtij vendimi, të jetë jo më shumë se 215 776 670 (dyqind e pesëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë lekë)?.
Tashmë nuk ia vlen të përsërit gjerësisht se marrja me prokurim të drejtpërdrejtë nga ana e Bankës së Shqipërisë e dyqaneve dhe apartamenteve të Refik Halilit, është një shpërdorim i pastër detyre nga ana e Fullanit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës. Tashmë nuk ia vlen të përsërit se pse duhet të bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë blerja dhe marrja me qira, kur nëse heqim një perimetër në hartën e qytetit të Tiranës, duke u nisur nga qendra-selia e Bankës së Shqipërisë, dhe me rreze të rrethit sa distanca mes selisë së Bankës dhe Vilës ?Goldi?, do të shikojmë se brenda këtij rrethi janë ndërtuar shumë pallate cilësore, të cilat mund të ofronin sipërfaqe ndërtimore me një çmim më të lirë. Tashmë nuk ia vlen të përsërit gjerësisht se në vendimin e mësipërm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, nuk shënohet adresa e pallatit ku po blihen dhe po merren me qira mjedise, por shënohet si adresë ?përballë Vilës Goldi?. Kjo është shumë domethënëse. Vila ?Goldi? është adresa e pronarit të shoqërisë ?Halili?, i cili do të kanalizonte te miku i tij Presidenti Topi paratë e shpërblimit për dekretimin e gruas së Guvernatorit në Gjykatën e Lartë. 
Nuk është vështirë që të kuptohet se për çfarë e donte Arjana Fullani vendin e lakmuar të anëtares së Gjykatës së Lartë, të fituar në këtë mënyrë. Për ta përdorur atë si një burim të ardhurash abuzive. Ironia më e madhe në këtë histori është se Arjana Fullani në momentin që u emërua në Gjykatën e Lartë, në 2008, ishte drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës, post të cilin e ka mbajtur me tre vjet ndërprejeje që nga viti 1995 deri në vitin 2008. Pra, Arjana Fullani ka qenë personi-kyç në përgatitjen e pjesës më të madhe të atyre që kanë marrë titullin e magjistratit në Shqipëri, në këto vite dhe që sot punojnë në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë. Nuk është e vështirë që të kuptohet se çfarë ndikimi ka ushtruar drejtoresha Fullani për kriteret e pranimit dhe diplomimit të atyre që shkonin në këtë shkollë. Kriteri parësor ka qenë pagimi i mitës (rryshfetit). 
Arjana Fullani ishte dashur që të jepte dorëheqjen pas arrestimit të burrit të saj. Por ashtu si burri i saj, edhe ajo ndjek parimin ?S? kam turp, s? keni ç? më bëni!? Por pavarësisht se çfarë bën Arjana Fullani, është detyrë e Prokurorisë së Përgjithshme që të merret me këtë çështje. Nëse në Shqipëri mund të rrijë një gjyqtare në Gjykatën e Lartë, e cila e ka marrë postin në këtë mënyrë, atëhërë është absurde që në këtë vend të ketë kriminelë që vuajnë dënimin nëpër burgje.





16:32 Opinione

MË SHPËTOI FB?!

HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...

Lajmet e fundit nga