web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Kryeministri Rama u largua sot nga seanca parlamentare para votimit për shkarkimin e Guvernatorit Fullani

18 Shtator 2014, 18:11, Opinione CNA

Nga Kastriot Myftaraj

Ndonëse Kryeministri Rama ka vendosur rregulla të ashpra të cilat i ndalojnë deputetët e grupit parlamentar të partisë së tij, që t? i shmangen votimeve në Kuvend, në linjën e vendosur nga partia, domethënë prej atij personalisht, në seancën e ditës së sotme, para se të votohej për shkarkimin e Guvernatorit Fullani, Kryeministri u largua nga salla e Kuvendit. Duke pasur parasysh se arrestimi i Guvernatorit Fullani ndodhi atë ditë kur Kryeministri Rama nuk ishte në Shqipëri, edhe ky gjest i Ramës nuk është i rastësisshëm. Qartësisht, Kryeministri donte të distancohej nga votimi grupit parlamentar të partisë së tij, pro shkarkimit të Guvernatorit Fullani. Guvernatori Fullani sot u shkarkua pa votën e Kryeministrit Rama. Me këtë sjellje Kryeministri Rama praktikisht kumtoi se nëse do të kishte qenë për të personalisht, Fullani nuk duhet të ishte shkarkuar nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. 
Këtë sjellje të tij Kryeministri Rama nuk mund ta shpjegojë me asnjë lloj norme etike, qoftë edhe të etikës më të dyshimtë politike makiavelike, që kushtëzoi sot sjelljen e tij si Kryeministër në seancën parlamentare ku u shkarkua Fullani. Nuk është Kryeministri Rama ai që e ka përzgjedhur Fullanin për të qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Këtë gjë pikësëpari e ka bërë Fatos Nano në vitin 2004, kur Rama nuk ishte as deputet i PS-së. Në të pesë rastet para këtij të sotmit, kur Fullani është votuar në Kuvendin e Shqipërisë, që nga viti 2001 deri në 2011, Rama nuk ka votuar kurrë pro tij (Deri në 2009 Rama nuk ka qenë deputet, e pas 2009 nuk e ka miratuar rizgjedhjen e Fullanit). Pra nuk mund të thuhet se Rama ka pasur ndonjë detyrim ndaj Fullanit, të llojit që ky i fundit ta ketë paguar në këmbim të votës për zgjedhjen (rizgjedhjen e tij). Absolutisht jo. Pra nuk ka pasur një marrëveshje të hershme të fshehtë Rama-Fullani.
Megjithatë, me gjestin që bëri sot, Kryeministri Rama tregoi se midis të dyve është lidhur një marrëveshje e fshehtë, e cila i përket kohës pasi Edi Rama është bërë Kryeministër. Nuk ka dyshim se ekziston një lidhje e qartë mes largimit të Edi Ramës nga seanca parlamentare para se të votohej shkarkimi i Guvernatorit Fullani dhe mosshkarkimit të Guvernatorit nga Kuvendi në ndërkohën midis datës 6 shtator, kur Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi me votim që t? i propozonte Kuvendit shkarkimin e Guvernatorit, dhe datës 15 shtator kur u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për shqyrtimin e ankimit të Fullanit për masën e sigurisë arrest me burg pa afat, të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë. Merret vesh, nëse Kuvendi do ta kishte shkarkuar Fullanin para 15 shtatorit, atëherë Gjykata e Apelit nuk do të guxonte që ta ndryshonte masën e sigurisë për guvernatorin, nga arrest me burg, në arrest shtëpie. 
Qëndrimi i Kryeministrit Rama në seancën gjyqësore të ditës së sotme, vetëm sa zbuloi marrëveshjen e fshehtë mes tij dhe Fullanit e cila është arritur në korrik të këtij viti, kur Fullani zbuloi se procesi i vjedhjes së Thesarit në bankën qendrore që drejtonte ai, kishte dalë jashtë kontrollit, dhe se ai ishte i detyruar që të bënte kallzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj dy punonjësve të Departamentit të Emisionit të Monedhës. Fullani e dinte se fati i tij varej nga Kryeministri Rama, si për sa i përket shkarkimit të tij, ashtu edhe për sa i përket arrestimit të tij eventual. Nëse Rama do të ushtronte presion tërthorazi ndaj anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të bankës qendrore, që këta të votonin për t? i propozuar Kuvendit shkarkimin e Guvernatorit, si dhe do të kishte zgjedhur dy anëtarët e Këshillit Mbikqyrës në vendet e mbetura vakante, atëherë Fullani do të ishte shkarkuar që në gusht. Fullani gjithashtu e dinte se vetëm në një rast Prokurori i Përgjithshëm, do ta braktiste atë, duke urdhëruar arrestimin e tij, vetëm në rastin kur atij (Kryeprokurorit) do t? i ushtronte presion Kryeministri Rama. Prandaj Fullani ishte i vetëdijshëm se fati i tij varej nga marrëveshja me Kryeministrin Rama. Dhe Fullani nuk i kurseu paratë e vendosura mbi letrën e figurën e Edi Ramës në këtë lojë pokeri. Kryeministri Rama e dinte se sa vlente mbrojtja e tij për Fullanin në këto momente dhe kërkoi 50 milionë euro, si shpërblim. Fullani nuk nguroi për asnjë moment dhe pranoi që ta paguante këtë shumë që njerëzve këtu në Shqipëri iu ngjan si fantastike. 
Por ajo që nuk kishte llogaritur Fullani ishte se lojën që ishte duke luajtur ai në tryezën e pokerit me Kryeministrin Rama dhe Prokurorin e Përgjithshëm, e mbikqyrnin dhe të tjerë, jashtë Shqipërisë. Ajo që nuk llogariti Fullani ishte efekti i bujës që bëri lajmi i vjedhjes së Thesarit të bankës qendrore të Shqipërisë në rrafsh global. Gabimi tjetër i Fullanit ishte se ai mendonte që qëndrimi i zyrave relevante në kryeqytetet perëndimore do të kushtëzohej nga ato që do të thoshin ambasadorët nga Tirana, të cilët ai nuk mungoi t? i paguante pa kursim për të shprehur opinione të favorshme për të. Por u desh pak kohë sa lajmi të bënte efekt në kryeqytetet perëndimore, ku u arrit në përfundimin se ajo që kishte ndodhur në bankën qendrore në Tiranë, prekte sadopak imazhin e NATO-s dhe të Bashkimit Europian, pasiqë tashmë Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe vend kandidat për anëtar në Bashkimin Europian. Kështu që u kërkua arrestimi i Guvernatorit Fullani.
Në këto rrethana të reja, Kryeministri Rama bëri gjithçka që kishte në dorë për të treguar se ai nuk kishte të bënte me arrestimin e Fullanit. Dhe këtë gjë donte t? ia dëshmonte pikërisht Fullanit. Kryeministri Rama sigurisht që u vu në dijeni nga Prokurori i Përgjithshëm se Fullani do të arrestohej, dhe ai u kujdes që të mos ishte në Shqipëri kur të ndodhte kjo gjë. Rama i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm që Fullani të arrestohej në ditët që ai do të ishte në takimin vjetor të NATO-s që këtë vit mbahej në Britaninë e Madhe. Që madje edhe dita e arrestimit është përcaktuar në një bisedë mes Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, kjo gjë kuptohet nga fakti se arrestimi u bë ditën e dytë të summitit të NATO-s, në mbrëmje. Merret vesh, që lajmi për arrestimin e guvernatorit të mos e privonte Kryeministrin nga të qenët protagonist medial me lajmet për pjesëmarrjen e tij në takimin vjetor të NATO-s. Kështu u zbatua skenari i shkruar nga drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.
Qëndrimi i sotëm i Kryeministrit Rama tregon se marrëveshja e fshehtë e tij me Fullanin mbetet në fuqi, kuptohet me disa ndryshime të imponuara nga rrjedha e ngjarjeve. Fullani përsëri duhet t? i paguajë Edi Ramës një pjesë të madhe të shumës së përcaktuar në marrëveshjen fillestare, kjo për shkak se Fullani gjendet sot në shtëpi dhe jo në burg, në sajë të Edi Ramës. Këtej e tutje, sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, Fullani do të paguajë një shpërblim në para për çdo ditë që nuk do ta kalojë në burg.





16:32 Opinione

MË SHPËTOI FB?!

HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...

Lajmet e fundit nga