Kur të fortët janë antiligjorë, kjo nuk është përballje, por krim
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Nga Mero Baze
Odeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që drejton revistën e gruas së Lulzim Bashës dhe kompaninë e reklamave të Kunatit të Lulzim Bashës. Është pak a shumë njeriu që kalon nëpër duar gjithë paratë e Bashkisë së Tiranës në adresë të familjes Basha. Është vajzë e shkathët dhe një socialiste e thekur. Ka punuar dikur me Edi Ramën, dhe në zgjedhjet e vitit 2007, në fushatën e Olldashit, ishte person kontakti mes stafit të tij dhe një kompanie PR të një prej kompanive celulare në vend, që ndihmonte Olldashin. Sikleti i vetëm i Olldashit ishte se ishte e majtë dhe mund të rridhte informacionin tek Edi Rama.
Dje, në listën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mund të numëroje pa shumë hezitim 34 persona që janë miq, shokë dhe të njohur të saj, përfshi burrin e saj, motrën e saj dhe një shoqe të ngushtë, që të vetmen arsye pse janë në Këshill Kombëtar të PD, janë për shkak të saj. Ata nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, së paku deri më 23 qershor, dhe nuk rrezatojnë asnjë personalitet publik, politik apo profesional, që t?ia vlejë ti rekrutosh si njerëz që i japin diçka Partisë Demokratike. Nga gjithë ajo listë axhamijsh, vetëm Ermal Mamaqi dhe Julian Deda janë dy artistë të rinj, që kanë krijuar një emër dhe që PD i ka thirrur në ndihmë të imazhit të saj. Pjesa emerave për të cilët po flas nuk kanë as emër, as fytyrë, por janë thjesht disa numra në listën rendore të Këshillit Kombëtar, futur nga Odeta.
Kjo histori zbulon në të vërtetë thelbin e deformuar të këtij procesi, ku nuk janë numëruar votat. Megjithë kusuret e tj në raport me të tjerët, Berisha, kur vinte puna tek çeta e tij brenda PD, vendoste disa rregulla dhe së paku mes njerëzve të vet lejonte të kishte një klasifikim. Votat për Këshillin Kombëtar të Berishës numëroheshin për gati një javë me 24 orë rresht derisa nxirrej rezultati votë më votë. Lulzim Basha, që kishte 7500 delegatë dhe duhet të zgjidhte një këshill me 400 vetë, i numëroi për dy orë. Është e kuptueshme që as i preku fare me dorë.
Po t?i kishte prekur, natyrisht që nuk do të ishte ajo listë. Përqëndrohuni pak në një detaj për të kuptuar sa e gënjeshtërt është procesi. Odeta, vajza e mirë dhe e shkathët për të cilën po flas, është njeri i afërt i familjes Basha, menaxherja e parave të tyre. Po përtej Lulit, Kunatit dhe gruas së Bashës, nuk është se është dikush i njohur në PD, bile as në lagje. Përfytyroni tani që një militant i PD-së, të ulet para fletës së votimit, të lexojë emrin Alban Male dhe ta votojë?! Përse? Çfarë i kujton? Çfarë e motivon? Askush nuk ka folur kurrë për të. Askush nuk e di nëse është ose jo anëtar i PD. Askush nuk ka idenë se përse është në listë. Askush nuk guxoi të fliste në Kuvend e të thoshte votoni dhe atë. Pra, është një super- anonim, që ofrohet nga familja Basha, vihet në listë dhe i lexohet emri si anëtar. E njëjta gjë për motrën e Odetës, e cila as në Shqipëri nuk ka jetuar. Tani që u kthye, u bë anëtare e Këshillit Kombëtar. Akoma më skandaloze është historia me zëdhënësen e re të PD. Është shoqe e ngushtë e Odetës, punonjëse e revistës së gruas së Bashës dhe një gafanjoze ekselente ekranesh, që rrezaton një cektësi të papërballueshme dhe për recepsioniste. Për çfarë arsye demokratët duhet të vendosnin kryqin mbi emrin e saj për ta votuar? Ku e kishin parë? Tek emisioni që i thotë Ferdinand Dedës, ish- dirgjentit të famshëm, Zef Deda, duke e ngatërruar me humoristin e njohur, babain e Julian Dedës?? Është thjesht një emër i lexuar në listë si anëtare që dëshmon se nuk ka pasur votim.
Nëse i hedh një sy listës në tërësi, shikon se kemi të bëjmë me së paku 34 miq, shokë dhe punonjës bashkie të Odetës, Kunatit dhe gruas së Bashës dhe pjesa tjetër ish- drejtorë të përfolur të administratës Berisha. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk ka qenë kurrë kaq i tharë, kaq pa lëng politik dhe kaq pa shije në ndërtimin e një strukture kukullash. Në listë janë vetëm dy politikanë të vjetër të PD-së, që kushedi sa keq do ndjehen mes asaj liste, Agron Musaraj dhe Jemin Gjana, për të cilët kam shumë respekt, por përveç përvojës së tyre politike, aty janë jashtë çdo konteksti. Më në siklet me siguri që duhet të jetë Musaraj, të cilin kanë 17 vjet që e kanë larguar nga PD dhe tani që e kthyen, kanë larguar PD-në nga Këshilli.
Lista në tërësi përbëhet nga shokët, shoqet, burri dhe motra e Odetës, njerëzit e familjes Basha, ish- drejtorët besnikë të Berishës, të cilët justifikonin vjedhjet, për të cilat kërkoi ndjesë Basha, me besnikëri ndaj Doktorit dhe asgjë tjetër. E thënë më ndryshe, është një aleancë mes hajdutëve të vjetër të pushtetit të qeverisë Berisha, dhe hajdutëve të rinj të Bashkisë së Tiranës. Kam besim se si të tillë do t?ia dalin të funksionojnë së bashku. Veçse me PD, nuk ka mundur të tallet as Berisha për 23 vjet siç po tallet ky njeri. Edhe pse Berisha, ishte dhe është një monark në PD, lejonte ca rregulla formale gare brenda të vetëve, ku të gjithë luftonin kush e donte më shumë Berishën. Ky tjetri, ngaqë ka frikë nga gara, pasi ajo do të jetë kush nuk e do më shumë Bashën, e vrau atë që ditën e parë dhe prodhoi këtë listë turpi, të dalë nga korrupsioni dhe skandalet familjare dhe bataku i hajdutëve të pushtetit të qeverisë dhe Bashkisë së PD. Një listë ku nuk ndjehet asnjë pikë dhimbje për zhdukjen e PD. Një listë që më ngjan si preventivat e festave të Odetës për Bashkinë e Tiranës, ku përzgjidhet mall i lirë dhe faturohet shtrenjtë./TEMA
Foto Odeta dhe Alban MALE
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Elvi FUNDOTë hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin ...
NGA SHEREFEDIN SHEHU Pas një viti qeverisje, me një vetëk...
Nga Elvi FUNDOZv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë p...
Nga Spartak NgjelaNë një vend ku të gjithë flasin kundër vje...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse Kryeministri Rama ka vendosur r...
Nga Kastriot MYFTARAJSigurimi i Shtetit duket se e quajti të...
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Te gjithe te siperpermendurit, ceshtjen Fullani e shofin obo...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 8 gusht 2008, në muajin e pushimeve ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAVajza e Azemit. Më 10 shtator ...
Nga Spartak NGJELA Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shq...
Nga Leonard OLLINë traditën shoqërore jo vetëm në Shqipëri, ...
Prof. Agim VincaNë shtator të vitit 2007, duhet të ketë qenë...
Nga Kastriot MyftarajAldo Bumçi dhe Imzot Luigj BumçiAldo Bu...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...
Arrestimi i Guvernatorit Fullani nuk është rrjedhim logjik i...
Mbrëmjen e kaluar, Kryeministri Rama, duke folur në emisioni...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...