Nga kush dhe përse Shqipëria u bombardua dje me sound bombs?
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Nga Leonard OLLI
Informacioni i dhënë nga kanali informativ ?News 24? lidhur me faktin se një qytetar disponon informacione mbi ekzekutorët e bankierit të ndjerë Artan Santo ka ngjallur menjëherë interesin e madh qytetar për vetë rëndësinë madhe publike që përbën zbardhja sa më e shpejtë e këtij akti kriminal. I kryer qëllimisht në zemër të kryeqytetit, jo vetëm në konceptin gjeografik, por edhe në kontekstin politik dhe ekonomik, ky akt mafioz me shumë të drejtë u cilësia si një sfidë që krimi i bënte shtetit në tërësinë e vet. Paralelisht bëhej me dije se individi që kishte dijeni për autorët e mundshëm të krimit nuk ishte marrë seriozisht nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe kjo ishte arsyeja pse i ishte drejtuar kanalit informativ “News 24” .
Por ajo që pasoi ishte e paimagjinueshme. Reagimi i Policisë së Shtetit, pavarësisht se përpiqej të shpjegonte aspektin procedural lidhur me marrjen dhe trajtimin e informacioneve në raste të ngjashme, kishte doza të forta ironie, arrogance dhe intimiduese. Ndërkohë, në paragrafin e fundit të deklaratës, në mungesë të plotë të korrektësisë institucionale dhe profesionale, konstaton një reagim kaq politik sa edhe vetë politika do e kishte zili. Citoj ekzaktësisht: “Policia falënderon mediat që janë të interesuara për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe sidomos ‘News 24’, e cila ndonëse me vonesë, po interesohet për ish aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve të saj, duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë”. Ky paragraf skandaloz lë kuptosh qartë se drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit veprojnë si një detashment solid politik, ose që deklarata është bërë nga zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe ku Policia e Shtetit, në rolin e bedelit politik, ka pranuar të jetë autori publik i saj.
Edhe pse i paprecedent në llojin e vet, ky reagim i policisë për ndjekësit e rregullt të politikës ishte i pritshëm. Muaj më parë kryeministri i dhe ministri i Brendshëm, duke dhënë versionin e tyre zyrtar për fluksin e madh të kriminalitetit dhe atentateve me tritol që vijojnë të jenë një makth për çdo qytetar, me cinizëm të plotë dhe papërgjegjshmëri institucionale u justifikuan se janë larje hesapesh mes bandave të krimit. Thënë ndryshe, morën përsipër rolin e prokurorit të hetimit, por edhe të gjykatësit, duke përcaktuar fajtorët, duke i bërë të gjithë kriminelë, madje mungoi të thonin hapur “kokën hëngërshin”. Për fat të keq, kjo frymë e retorikës cinike politike dhe e papërgjegjshmërisë institucionale konstatohet po kaq qartë edhe në reagimin e Policisë së Shtetit. Edhe pse rasti i Julian Sinanit është krejtësisht identik, duket qartë që Policia e Shtetit, në përpjekje të mundimshme për të fshehur paaftësinë e vet, në rastin më të mirë të interpretimit, jo vetëm që tregon mungesën e profesionalizmit, por qartazi kërkon të intimidojë median.
Fraza se policia falënderon mediat, e kryesisht ‘News 24’ për interesimin, shndërrohet pa asnjë ekuivok në një reagim cinik, megaloman, profesional dhe tërësisht politik, kur vijon me konstatimin sa absurd aq edhe intimidues e kërcënues se “News 24”, “me vonesë po interesohet për ish-aksionerin që zotëronte 50 % të aksioneve të saj, duke lënë pas dore problemet që ka pasur kur ishte gjallë”. Nëse dikush do të mendonte se kemi të bëjmë me një lajthitje apo nxitim në reagim, gabohet rëndë. Kjo deklaratë për shtyp, para se të publikohet ka marrë aprovimin e plotë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe është formuluar me orientimin e tij. Askush tjetër nuk mundet të aprovojë një deklaratë për shtyp. Nuk besoj se mund të ngrihen dyshime për faktin se z. Didi nuk e di rolin e Policisë apo atë të medias në zbardhjen e krimeve. Po çfarë ka ndodhur që Policia ka humbur kontrollin dhe është demaskuar keqazi publikisht dhe politikisht në sytë e opinionit publik? Arsyet mund të jenë të shumta, por dy duket të jenë më të fortat.
Pas neglizhimit të informacioneve për vrasësin më të sofistikuar me pagesë që është kapur deri më sot, Julian Sinanit, një neglizhencë e dytë, për një krim me përmasa shumë të forta publike dhe politike si ajo e Artan Santos do të ngrinte dyshime të forta për aftësinë e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit apo do të ngrinte dyshime të mundshme për neglizhencë të qëllimtë. Arsyeja e dytë lidhet me pozicionin e bedelit politik të kupolës drejtuese në Policinë e Shtetit, çka do të thotë se reagimi është i Ministrisë së Brendshme, pra i vetë ministrit Tahiri dhe kjo kupolë i kreu një “qokë” të madhe, duke i shmangur daljen për një çështje shumëdimensionale, për të cilën ministri sigurisht që nuk të dalë publikisht, të paktën deri sa të ketë informacione të plota mbi ngjarjen. Ajo që tërheq vëmendjen përtej keqpërdorimit politik të Policisë së Shtetit është edhe fakti se tashmë nuk po ngurrohet të sulmohet apo intimidohet një media, me prapavijë të pastër politike.
Ka edhe diçka më të rëndë në këtë tentativë, fakti që shantazhi dhe intimidimi është sa policor aq edhe politik. Gafa e rëndë e kësaj deklarate do të ishte pak më e “justifikueshme”, nëse kupola bedele e policisë ka bërë një “qokë” politike, por kur sjell ndërmend faktin se një kryenumërues votash i Partisë Socialiste në zgjedhje, sot është kryepolici i Policisë së Shtetit, çdo trajtim dashamirës bie. Qartazi kuptohet se kjo kupolë drejtuese është detashmenti politik me uniformë i kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, fakt që komprometon rëndë misionin dhe rolin e Policisë së Shtetit, por edhe që minon kështu punën e gjatë dhe të mundimshme ndër vite për depolitizimin e organizatës.
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...
Nga Kastriot MYFTARAJThelbi i problemit me Drejtësinë (Gjyka...
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Nga Mesila DODAËshtë bërë zakon që kur diçka s’na shkon fill...
Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Elvi FUNDOTë hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin ...
NGA SHEREFEDIN SHEHU Pas një viti qeverisje, me një vetëk...
Nga Elvi FUNDOZv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë p...
Nga Spartak NgjelaNë një vend ku të gjithë flasin kundër vje...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse Kryeministri Rama ka vendosur r...
Nga Kastriot MYFTARAJSigurimi i Shtetit duket se e quajti të...
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Te gjithe te siperpermendurit, ceshtjen Fullani e shofin obo...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 8 gusht 2008, në muajin e pushimeve ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...