Ndjesë! Edhe për Idrizin…?
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Thelbi i problemit me Drejtësinë (Gjykatat dhe Prokurorinë) në Shqipëri është se gjyqtarëve dhe prokurorëve u është dhënë me ligj një pushtet i madh, por i pabalancuar në atë mënyrë që t? i detyrojë gjyqtarët dhe prokurorët që ta përdorin në mënyrë të përgjegjshme. Prandaj, me ushtrimin e këtij pushteti ndodh që ai vërshon si rrjedha e një lumi krejt të pakontrolluar që përmbyt shoqërinë në të gjitha anët dhe skutat e saj, duke shkaktuar dëme të mëdha. Çështja është se si ky pushtet (?lumë?) të kanalizohet në rrjedha ligjore, ashtu si ndërtohen në lumenjtë e sistemuar mirë ekluza dhe diga, të cilat disiplinojnë rrjedhën e tyre. Dhe ashtu si rrjedha e ujit shkon në turbina dhe prodhon elektricitet, dritë, edhe rrjedha e pushtetit të ushtruar nga gjyqtarët dhe prokurorët do të prodhojë drejtësi.
Prandaj duhet të gjendet një pikë kyçe në vendim-marrjen e gjyqtarit ku të ndërhyhet me anë të ligjbërjes së tillë që të detyrohet gjyqtari të ushtrojë vetëkontroll në procesin e vendim-marrjes. Për mendimin tim kjo pikë kyçe është arsyetimi i vendimit. Gjyqtari ka detyrim ligjor që ta arsyetojë vendimin e tij. Ky detyrim nuk përcaktohet vetëm në ligjet proceduriale civile dhe penale, në bazë të të cilëve punojnë gjyqtarët, por edhe në Kushtetutë. Arsyetimi i vendimit është një institut juridik. Por ligji përcakton vetëm në mënyrë të vagullt modalitetet e arsyetimit të vendimit. Kështu për vendimet civile dhe ato administrative, thuhet se në pjesën arsyetuese të vendimit duhet t? u jepet përgjigje pretendimeve dhe prapësimeve të palëve. Gjyqtari është i detyruar që ta arsyetojë vendimin, duke përmendur dhe duke iu dhënë përgjigje pretendimet dhe prapësimet e palëve (në një gjykim civil), sipas provave përkatëse. Por në realitet pjesa arsyetuese e vendimeve të gjykatave shqiptare është shumë e mangët. Që të mund të jape abuzivisht vendimin që dëshiron, gjyqtari duhet të lerë me dashje jashtë shqyrtimit në pjesën arsyetuese fakte dhe prova, të cilat do të çonin në një përfundim të kundërt. Ose së paku t? i përmendë ato qëllimisht të tjetërsuara, pjesërisht, ose madje edhe plotësisht. E njëjta gjë ndodh edhe në proceset gjyqësore penale ku gjyqtari ose trupi gjykues janë ligjërisht të detyruar që, në pjesën arsyetuese të vendimit, të japin përgjigje për akuzat e prokurorit dhe përgjigjet e mbrojtjes ndaj tyre, sipas provave përkatëse. Por në realitet ata nuk e bëjnë këtë gjë në mënyrën e duhur kur duan që të japin një vendim të padrejtë.
Nëse ligji do të përcaktojë deri në detaje procedurën e arsyetimit të vendimit nga ana e gjyqtarit, atëherë gjyqtari do ta ketë praktikisht të pamundur që të japë një vendim që bie ndesh me arsyetimin. Nëse gjyqtari e bën këtë gjë, atëherë ky duhet të jetë shkak për largimin e tij nga detyra. Madje, mospërputhja e thellë mes arsyetimit të vendimit dhe dispozitivit të tij duhet të përcaktohet edhe si vepër penale në Kodin Penal. Gjithashtu duhet të parashikohet si vepër penale në Kodin Penal dhënia e dy vendimeve të ndryshme nga i njëjti gjyqtar për çështje të ngjashme, si dhe interpretimi nga i njëjti gjyqtar në dy mënyra të ndryshme i fakteve, i provave të njëjta.
Në Shqipëri, nuk është teprim të thuhet se mbi 90% e vendimeve gjyqësore, civile, penale dhe administrative janë antikushtetuese se nuk përmbushin detyrimin kushtetues që vendimet gjyqësore të jenë të arsyetuara. Vendimet e shkallës së parë, që logjikisht duhet të jenë më të thelluara, janë të arsyetuara përciptazi, se gjyqtarët nuk kanë kohë shumë për të shkruar vendime se kohën e harxhojnë me zbavitje, për restorante, pub-e, udhëtime, kazino, kafene, butikë, palestra, parrukeri, takime me dashnorët dhe dashnoret, në facebook, me profile reale dhe të rreme, në Instagram, me videogame, duke parë filma etj. Madje ka gjyqtarë dhe prokurorë që marrin juristë në pension me pagesë për shkruar vendime, apo akt-akuza. Kjo është një gjë që dihet. Ndërsa vendimet e gjykatave të apelit shpesh do të turpëronin edhe juristë mediokër, në shumë raste jo se gjyqtarët nuk dijnë, por se neglizhojnë dhe nuk kanë kohë për të kryer detyrën. Vendimet e Gjykatës së Kasacionit janë shndrruar në shabllone me disa rreshta të cilat fare mirë mund t? i shkruajë edhe një amator në jurisprudencë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese shpesh janë manuale të kundërthënieve dhe irracionalitetit lehtësisht të vërtetueshëm.
Në Kodin Penal shqiptar kishte një nen që sanksiononte se se vendimi gjyqësor haptazi i padrejtë është vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Por edhe ky nen u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së disa gjyqtarëve, se përbënte presion mbi gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre. Ndonëse ky nen ekzistonte kot në Kodin Penal pasiqë nuk ishte ishte zbatuar asnjëherë në 13 vitet që ekzistoi deri në 2008, dhe nuk pati asnjë çështje penale të hapur kundër një gjyqtari për dhënie vendimi haptazi të padrejtë, edhe pse Shqipëria kishte reputacionin e të qenit një nga vendet e botës me sistemin gjyqësor më të korruptuar.
Një mënyrë kontrolli mund të gjendet edhe për prokurorët që ata ta ushtrojnë pushtetin e tyre në mënyrë të përgjegjshme. Këtu problemi kryesor është se prokurorët mund të manipulojnë abuzivisht hetimin dhe ta çojnë në gjykatë një çështje në mënyrën që duan ata, duke lënë jashtë përgjegjësise persona, si dhe duke mos bërë kualifikimin e duhur të veprës penale, të gjitha këto për shkak të korruptimit të tyre. Për këtë qëllim duhet të krijohet një mekanizëm i mbikqyrjes së punës së tyre, i llojit të gjyqtarit-udhëzues (giudice istruttore) në Itali, por i llojit që ka qenë në Itali para vitit 1989. Ky të jetë pra një gjyqtar i cili e ndjek rrjedhën e hetimeve të një çështjeje, duke nisur që nga hetimi policor e në vazhdim kur hetimi kalon në varësi të Prokurorisë. Ky gjyqtar si dhe prokurori nënshkruajnë bashkërisht aktet hetimore. Gjyqtari udhëzues nuk ka të bëjë me gjykimin e çështjes. Puna e gjyqtarit udhëzues përfundon me vendimin që ai merr për t? u dërguar çështja në gjykatë, ose për ta pushuar procedimin penal të nisur ndaj një personi. Kështu i hiqet prokurorit një mundësi për abuzim, që sot përbën problem të madh. Për këtë qëllim mund të krijohet posti i Kryegjyqtarit Udhëzues të Republikës, i cili të ketë gjyqtarët e tillë të atashuar pranë Prokurorisë në të gjitha nivelet e saj.
Një tjetër aspekt i domosdoshëm i Reformës në Drejtësi është krijimi i një gjykate dhe prokurorie të veçantë për nëpunësit publikë që kanë kryer krime gjatë ushtrimit të detyrës. Të gjithë ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, policët, doganierët, punonjësit e zyrave të tatimeve, si gje të gjithë punonjësit e tjerë të administratës publike, asaj qendrore dhe asaj vendore, duhet të gjykohen nga një sistem gjyqësor i veçantë, i cili të ketë shkallën e parë, të dytë dhe gjykatën e lartë. Kjo gjykatë duhet të quhet Gjykata për Punonjësit Publikë. Edhe Prokuroria për këtë kategori personash duhet të jetë e veçantë, dhe të quhet Prokuroria e Përgjithshme për krimet dhe kundërvajtjet penale të kryera nga punonjësit publikë. Duke u bërë kjo ndarje do të çlirohet trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve që merret me problemet gjyqësore të 90% të qytetarëve të Shqipërisë nga presioni i Politikës, flirtimi me të, si dhe akuzat për shërbime ndaj saj.
Ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese në proceset gjyqësore civile, penale dhe administrative, duhet të kufizohet vetëm sa i përket shqyrtimit të arsyetimit të vendimeve që është edhe një detyrim kushtetues. Tashmë Gjykata Kushtetuese e ka bërë praktikë prej shumë viteve që të shqyrtojë dhe të prishë vendimet gjyqësore për cështje penale dhe civile, duke u kthyer praktikisht në shkallën e katërt të sistemit gjyqësor, nëse e llogarisim Gjykatën e Lartë si shkallë të tretë, se ashtu është bërë, ndonëse në fakt ligjërisht sistemi gjyqësor ka dy shkallë.
Kështu duhet bërë Reforma në Drejtësi, nëse synimi është vërtet që të bëhet një reformë konstruktive
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Nga Mesila DODAËshtë bërë zakon që kur diçka s’na shkon fill...
Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Elvi FUNDOTë hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin ...
NGA SHEREFEDIN SHEHU Pas një viti qeverisje, me një vetëk...
Nga Elvi FUNDOZv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë p...
Nga Spartak NgjelaNë një vend ku të gjithë flasin kundër vje...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse Kryeministri Rama ka vendosur r...
Nga Kastriot MYFTARAJSigurimi i Shtetit duket se e quajti të...
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Te gjithe te siperpermendurit, ceshtjen Fullani e shofin obo...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 8 gusht 2008, në muajin e pushimeve ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAVajza e Azemit. Më 10 shtator ...
Nga Spartak NGJELA Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shq...
Nga Leonard OLLINë traditën shoqërore jo vetëm në Shqipëri, ...
Prof. Agim VincaNë shtator të vitit 2007, duhet të ketë qenë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...