61 shanse për të thyer sistemin!
Nga Mero BAZE Kam pasur më shumë reagime private sesa publik...
Nga Artan FUGA
Duke lexuar ato nene që trajtojnë çështje të rolit dhe funksionit të profesoratit me tituj e grada, bën përshtypje se karakterizohen nga :
– një arkaizëm i thellë,
– dhe nga një qasje tejet burokratike,
– e vjetruar,
– që çon në stagnacion,
– si edhe nga një lloj esencializmi metodologjik e botkuptimor rrënqethës.
Duket sikur ndërtohet logjika e kastave hindu, të ndara e të prera prej njera tjetrës, të ngurtësuara e pa lëvizje,
duken gradat e titujt si spaleta që nuk shtyjnë për punë, por si klasifikime dhe hierarki simbolike kazermash.
Ja disa aspekte :
1. Profesori e merr titullin, dhe pastaj nuk ka asnjë motivim titullor për të ecur më tej.
Ja pse një pjesë e profesorëve e ul prodhimin shkencor pas marrjes të titullit. Natyrshëm, kanë cikur tavanin e karrierës. Atëhere kur duhet të prodhojnë më shumë, ligja u thërret : Ndal! Nuk shkoni dot më tej! Po përse nuk bëhet edhe titulli profesor me disa shkallë o të uruar? Që edhe profesori të jetë në kërkim e në lëvizje.
2. Profesori bëhet i tillë nga Universiteti ku jep mësim.
Titulli ka kuptim brenda universitetit dhe jo më tej. Por, çfarë kuptimi pastaj ka të kërkosh që një universitet të akreditohet kur ka një numur profesorësh? Kështu hyn në një tautologji logjike që vetëm përpiluesit e draftit ndofta nuk e kuptojnë. Dua të akreditohem? Bëj sa të duash profesorë. Vetë vendos, vetë vulos.
Por, kështu krijohen gardhe për mobilitetin e profesorëve nga një universitet te tjetri, kështu krijohen vetëvlerësime që janë forma monologimi skizofrenik.Profesori duhet të njihet nga instanca kombëtare. Ku e gjetët modelin e kundërt?
3. Profesori nuk gjykohet më nga të ngjashmit e fushës së vet, por nga një komision në senat.
Ku shkon kritika shkencore, oponenca shkencore nga profesorët e kombit në atë fushë? Kush ka frikë nga debati shkencor?
4. Profesori s’paska të drejtë të drejtojë më shumë se tre a katër doktorantë!!!
Por, a e dini or të uruar se pa një grup pune kërkimi shkencor, kërkimi shkencor nuk bëhet?
A keni bërë ndonjëherë kërkim shkencor apo jo? Keni monografi të botuara kërkimi shkencor apo jo? Po nuk patët është e kotë të shpjegohet.
Pse me tre a katër kokra krijohet grupi i kërkimit? Ja një profesor merr në drejtim 10 doktorantë që marrin tema nga një fushë dhe plotësojnë njera tjetrën, në këtë rast ka më logjikë që ai të drejtojë dhjetë sesa tre doktorantë, nëse këta të tre i merr nga fusha të ndryshme pa lidhje me njera tjetrën, ose me problematika pa lidhje koherente nga e njejta fushë.
Pse me shifra mekanike zgjidhen këto punë?
5. Pedagogu merret me kontratë të përkohshme dhe pastaj bëhet doktor nëse mbron një tezë.
Cfarë është kjo? Shpëtojeni profesoratin nga skizofrenia ku e kanë futur që kolegun me kontratë të plotë a të përkohshme ta ketë edhe koleg edhe “”nxënës”!
Nuk bëhet kjo punë sepse u bëmë qesharakë. Nuk ndodh kjo askund. Mos merrni më në punë pa qenë doktora më parë. Hapini rrugë meritave jo kushërinjve të hallës, tezes, xhajës, dajës !
6. Doktori bëhet doktor përjetë.
Jo, ore, jo, nuk ka grada për jetë, cdo katër vjet duhet të dalin përpara jurive me parametra për ta mbrojtur gradën a për tê marr titull. Se shkencëtar për jetë nuk ka. Duket doktori si ata deputetët që kanë nga 25 vjet deputet. I kanë hypur kalit dhe nuk zbresin.
7. Hoqën, mësimin teorik nga shkolla doktorale.
Nuk e dinë se ai mësim teorik krijon komunitetin e përbashkët teorik të kërkuesve shkencorë. Nuk e dinë se shkenca është fryt i një komuniteti, shkencëtari nuk është ushtar i vetmuar që rri në karakoll, është ekip, skuadër.
Ku bën dot doktoratë tezari i vetmuar? Keni bërë ndonjë anketë me doktorantë apo jo?
Si t’ua shpjegosh teoritë absolutisht tê pranuara të Tomas Kuhnit e të tjerëve? E pamundur. Duhet të flasësh me dokltora që t’u shpjegosh sesi bëhet një shkollë doktorale.
8. Hoqën këshillat e profesorëve, po kush do ta drejtojë kolektivisht aktivitetin shkencor të një fakulteti?
Kush? Askush. U kanë prerë kokat fakulteteve.
Cfarë të thuash më parë! Lëre mos e nga!
Nga Mero BAZE Kam pasur më shumë reagime private sesa publik...
Për vetë të rejat që mbartnin, zgjedhjet e afërme për pushte...
Nga Namir LAPARDHAJALexova editorialin e djeshëm të Mero Baz...
Nga Mero BAZENdarja e re territoriale e Shqipërisë u bë nën ...
Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...
Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...
Nga Sali BERISHANe historine e Shqiperise dhe shqiptareve 20...
Nga Besnik Aliaj“FEAR” / FRIKA Para disa ditesh bera nje pos...
Nga Artan FugaNë këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të...
Ish-kapteri racist ne UnioninNga Cim PEKA Sot ne mediat onli...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i ruan marrëdhëniet me...
Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...
Nga Arian GaldiniSot behen saktesisht 3 jave qe nga ajo mbre...
Eni BITRAKU Korca qyteti i autoktonise dhe festivalit te ge...
Nga LORISA YLLIU bë kohë e gjatë që njerëzit presin përkrahj...
Nga Kastriot Myftaraj Në Shqipëri pluralizmi politik erdhi s...
Nga Kastriot MYFTARAJNdonëse vizita e Soros në Shqipëri koin...
Nga Kastriot MyftarajNëse ajo që quhet “Lufta Antifashiste N...
Shaqir Vukaj, ish-Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në viti...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...