Ndal dhuratave korruptive dhe hipokrite për mësuesit!
Nga Artan FUGAMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Nga Klodian TOMORRI
(Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dhe as moralin te vetepastrohet. Teza se ne Shqiperi ka nisur dekriminalizimi eshte thjesht nje enderr e bukur. Eksperienca ka treguar se sistemet e ndotura nuk pastrohen asnjehere nga brenda)
Me kubenë drejtuese të vendit nën akuzë për vrasje në tentativë dhe një parlament që dominohet nga horrat, pikërisht tani është e vështirë të gjesh ndonjë shqiptar optimist për të ardhmen. Dhe këtë mund ta ndiesh kudo. Nga tavolinat e bareve e deri tek zyrat e institucioneve apo çdo ambient tjetër publik. Njerëzit ndihen të trembur dhe me të drejtë. Shqipëria është nën tutelën e krimit. Është e vërtetë që krimi dhe politika flirtojnë kudo. Por nëse në çdo vend normal të botës, gangsterët tentojnë ta blejnë politikën me rryshfet, në Shqipëri ata janë bërë vetë politika. Rrjedhimisht shteti është shndërruar në një çiflig i administruar nga bandat, tentakulat e të cilave kanë gllbaëruar publiken dhe rrënuar privaten. Ky është realitet i frikshëm. Në një shoqëri të tillë e ardhmja është marrë peng.
Në arenën ndërkombëtare vendi simbol i bashkëjetesës së krimit me pushtetin është India. Një raport i fundit nga disa organizata botërore me fokus çështjet e mirëqeverisjes, gjeti se 30 për qind e deputetëve në Indi kanë lidhje të drejtëpërdrejta ose indirekte me bandat dhe krimin e organizuar. Në Indi ku jeton rreth 18 për qind e popullsisë së gjithë botës, ndaj kriminalizimi ekstrem i politikës lokale është bërë shqetësim ndërkombëtar. Shqipëria e vogël nuk e ka një peshë të tillë në arenën globale. Por të dhënat e tërthorta dhe denoncimet e ndërsjellta mes vetë forcave politike tregojnë se ajo mund të ketë një normë kriminalizimi politik të përafërt me atë të Indisë.
Në politikën shqiptare krimi paguan. Në shumicën e rasteve është një marrëdhënie me përfitim reciprok ose win-win siç thonë anglezët. Partitë shfrytëzojnë ?të fortit? për të marrë pushtetin, ndërsa këta të fundit shfrytëzojnë partitë si mburojë ndaj ligjit dhe për të mbrojtur e zgjeruar perandoritë e tyre të errëta. Dhe të dy palët kanë dalë gjithmonë të fituar. Partitë kanë maksimizuar votat e tyre, ndërsa banditët e politikës ja kanë dalë ta mbajnë ligjin gjithë kohën larg tyre. Ja pse krimi paguan. Kjo është një marrëdhënie perverse që mund të vazhdojë përjetësisht, edhe pse ndonjëherë tronditet. Kur shkalla e kriminalizimit të pushtetit zgjerohet në nivele shumë të larta ndodh që interesat përplasen. Ky është momenti kur qytetarët e zakonshëm bëhen dëshmitarë të ngjarjeve si ato të ditëve të fundit. Krimi hyn në luftë me veten.
Në situata të tillë publikut i serviret iluzioni i shpresës. Ai i kthesës së shumëpritur, dekriminalizimit të politikës. Ndoshta sot këtë mund ta besojnë shumë qytetarë. Por gjasat janë që kjo të rezultojë vetëm një ëndërr e bukur. Faktet dhe eksperienca tregojnë se sistemet e ndotura dhe të mbyllura, nuk vetëpastrohen asnjëherë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në fund të fundit, pse duhet ta shkatërrojnë sistemin ata që përfitojnë nga ai?
Kjo është arsyeja se pse politika shqiptare nuk e ka as fuqinë dhe as moralin të ndahet nga krimi. Kjo është provuar në më shumë se një rast. Nga kohët e Gërdecit e deri tek telenovela e fundit kriminale, e denjë për skenarë në filmat e Francis Ford Coppolas. Është e qartë se nëse dekriminalizimi i pushtetit do të ndodh ndonjëherë, ai duhet të vijë nga jashtë sistemit. Nga vetë qytetarët. Nëse jo, Shqipëria do të jetë sërish vendi ku ministri i brendshëm takohet me Durin dhe ku kubeja drejtuese e shtetit dhe paria politike, pavarësisht ngjyrës do të jetë gjithë kohën nën akuzë për aktivitet kriminal.
Nga Artan FUGAMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Nga Artan FUGA1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të...
Nga Artan FUGAQytetari i zakonshëm, ai masiv, ka përjetimin ...
Nga Mero BAZEKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u ...
Nga Mero BAZEPër herë të parë në historinë e Kishës Katolike...
Nga Artan FUGADuke lexuar ato nene që trajtojnë çështje të r...
Nga Mero BAZE Kam pasur më shumë reagime private sesa publik...
Për vetë të rejat që mbartnin, zgjedhjet e afërme për pushte...
Nga Namir LAPARDHAJALexova editorialin e djeshëm të Mero Baz...
Nga Mero BAZENdarja e re territoriale e Shqipërisë u bë nën ...
Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...
Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...
Nga Sali BERISHANe historine e Shqiperise dhe shqiptareve 20...
Nga Besnik Aliaj“FEAR” / FRIKA Para disa ditesh bera nje pos...
Nga Artan FugaNë këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të...
Ish-kapteri racist ne UnioninNga Cim PEKA Sot ne mediat onli...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i ruan marrëdhëniet me...
Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...
Nga Arian GaldiniSot behen saktesisht 3 jave qe nga ajo mbre...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...