web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozitë para morgut

27 Shkurt 2015, 19:22, Opinione CNA

Nga Mero BAZE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u shfaq tek dera e morgut të Tiranës ku dergjej një fëmijë 1 vjeçar, pasi kishte humbur jetën në një nga çerdhet e kryeqytetit. Kamerat e televizioneve të Bashës bënë kujdes ta tregonin atë duke takuar familjarët, ndërsa administrata e çerdheve përsëriste lajmin në panik, se shkaqet e vdekjes janë mister. Vdekja e një foshnje është e dhimbshme, por më e dhimbshme në këtë histori ishte paniku i Bashës dhe shtypit të tij për ta parashfajësuar atë nga përgjegjësia, që nuk po ia ngarkonte askush.

Të mësuar që bëjnë opozitë me çdo krim ordiner në Shqipëri, opozitarët e sotëm nuk ndjeheshin të keqardhur që vdiq një foshnjë, por vraponin të dëshmonin se ata nuk kishin faj për vdekjen e saj.

Ky është një krim për të cilin nuk i akuzoi askush veç koshiencës së tyre, pasi kanë më shumë se një vit që bëjnë një opozitë nekrofile me çdo vdekje në Shqipëri. Vret vetën një ish-mësuese depresive dhe shfaqen në konferencë që e vrau qeveria. Vret veten një njeri që ka një faturë normale të energjisë elektrike 4 mijë lekë për tre muaj dhe akuzohet qeveria se e vrau, ngaqë u kërkon qytetarëve lekët e dritave. Vdes një fëmijë 7 vjeçare në Kurbin, për shkak të kushteve torturuese ku e mbante babai i saj i papërgjegjshëm, dhe akuzohet qeveria. Ndërkohë, hetimi dëshmoi se babai kishte shitur dy banesa, dhe pasi kishte ndarë dy gra, ishte martuar me të treten dhe përdorte e vazhdon të përdorë ende fëmijët dhe gruan si pengje për përfitime financiare. Një prind i tillë duhet arrestuar dhe i duhet hequr fëmija, ndërsa Basha e thirri, piu kafe me të dhe bashkë fajësuan qeverinë.

Në mungesë të ideve të tyre për të bërë opozitë, ata janë kthyer si ata pleqtë e qytetit, që çdo mëngjes kalojnë nga këndi i funeraleve, mësojnë kush ka vdekur dhe dalin në konferencë shtypi. Nisur nga kjo praktikë, të cilën e kanë kthyer në institucionin e vetëm opozitar, përfshi këtu dhe ekzagjerimet me rastet e dhunshme të policisë, Basha vrapoi sot të shfaqej tek dera e morgut për t?u dukur i shqetësuar për një foshnje fatkeqe një vjeçare që ka humbur jetën.

Vdekja e foshnjës duhet të hetohet nëse ka arsye natyrale apo papërgjegjësi të administratës, por në asnjë rast nuk është çmendur njeri të thotë se e ka vrarë Lulzim Basha. Lulzim Basha ka vrarë baballarët e tetë fëmijëve të rritur më 21 janar dhe nuk ka pasur turp, por është krenuar, ndaj tani nuk ka pse bën sikur është politikan i ndjeshëm, që po shmang përgjegjësinë për vdekjen natyrale apo aksidentale të një foshnje në një çerdhe të Tiranës.

Koshienca e tij si opozitar nekrofil e ka çuar tek dera e morgut, por në të vërtetë nuk kishte asnjë arsye të ishte aty. Askush nuk kishte ndërmend ta akuzonte dhe askush nuk ka interes të politizojë gjithë lajmërimet e vdekjeve në këtë vend. Për të vetmet vdekje që Basha është përgjegjës direkt nga pozita zyrtare, janë katër të vrarët e 21 janarit. Ndaj, nëse ka ndjeshmëri për të vrarët për shkak të tij, le të shkojë të pijë kafe me fëmijët e atyre që ka vrarë, për t?u dëshmuar se sa human është si njeri. Tek morgu ku gjendet një foshnjë fatkeqe nuk ka pse shkon, se nuk ka as përgjegjësi dhe as faj. Ka vetëm brerjen e ndërgjegjes ndoshta, që nëse kjo vdekje do të ndodhte në një institucion tjetër që nuk ishte përgjegjëse bashkia, ai dhe Berisha tani do akuzonin qeverinë për vrajsen e saj. Siç bënë dy ditë më parë edhe për rrahjen banale të Enver Bashës me një qytetar të Tiranës për llogari të tij personale, të cilën po ashtu e paraqitën si rrahje të urdhëruar nga qeveria.

Nekrofilia politike e opozitës duhet të marrë fund dhe bashkë me të, edhe paniku se mos dhe shumica është kthyer në shumicë nekrofile. Shfaqja para një morgu për një vdekje natyrale apo aksidentale, nuk është një shfaqje e denjë për një politikan. Për të hequr dorë nga nekrofilia në politikë, mjafton të kesh ide të bësh opozitë, se kjo shumicë ka boll arsye që të të frymëzojnë të bësh opozitë. Vdekja është identitet i një opozite të vdekur.





17:18 Opinione

Blushi Cipurushi!

Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...

14:13 Opinione

Paradokset tona

Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...

15:23 Opinione

Pse u tërhoq Basha?

Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...

Lajmet e fundit nga