web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terrorizmi integralist , të gjitha “gjurmët” te çojnë te Berisha

5 Mars 2015, 16:46, Opinione CNA

Nga Gjergj Zefi

?Islami radikal e gjen më të lehtë që të penetrojë në territorin psikologjik të frustracionit nga hezitimi i BE-së për të vepruar me shpejtësi dhe për të na tërhequr më shpejt brenda. Radikalizmi islam vepron pikërisht në këtë territor, duke përçuar idenë se Europa nuk është rruga jonë, pasi Europa është një klub kristian dhe për këtë arsye Europa është hezituese ndaj nesh”. Ky ishte thelbi i deklaratës së Kryeministrit Rama në Bukuresht. Por kryeministri ?harroi? të thotë se terrorizmi në vetvete nuk funksionon pa një kooperturë politike. Të gjitha ngjarjet e fundit , shpërthimet me ekskluziv, presionet, shantazhet politike, destabiliteti në kuvend janë premisa të terrorizmit në veprim. Po ku i ka rrënjët mbështetja politike ndaj terrorizmit? Sali Berisha dhe lidhjet e tij me islamin radikal Që në momentin e parë kur erdhi në pushtet si President i Republikës, Sali Berishën e tërhoqi lindja e mesme dhe Azia Jugore. Më 22 Mars 1992, Partia e Berishës fitoi zgjedhjet parlamentare dhe vetë kryet ari u kthye në kryetar shteti . 90 ditë pas kësaj date , pikërisht me 22 Qershor 1992, Sali Berisha i shkruan një letër Emirit të Kuvajtit . ?Me vullnetin e Allahut , populli shqiptar e ktheu fytyrën nga Islami?. Ky është fjalë për fjalë , teksti i letrës që Presidenti i Republikës së Shqipërisë i dërgoi Emirit të Kuvajtit. Pak ditë më vonë , nën kujdesin e Emirit , zoti Berisha dhe një shpurë e madhe, nisen për vizitë në Kuvajt. Në nxitim e sipër, i ekzaltuar nga vizita , lëshoi deklaratën qesharake se ?babai më kishte folur për Kuvajtin që në fëmiri?. Në fëmijërinë e Presidentit , Kuvajti nuk kishte ekzistuar si shtet; aq më pak që një fshatar në periferi të Tropojës nuk mund të ishte kaq erodit. Njerëzia qeshi , por kaloi. Sidoqoftë , presidenti ?demokrat? punoi pareshtur për ta kthyer shtetin sipas modelit Kuvajtian; shtetin e bazuar në një kolonë të vetme, pa të drejta ,pa institucione, bazuar në fise dhe krahinorizëm, financuar nga fajdet. Gjatë periudhës së presidencializmit të tij , Berisha ngriti aleanca me ?fondacione bamirëse? të vendeve islamike , të çilat u vendosën kudo në Shqipëri dhe rezultuan çerdhe ku fshiheshin terroristë. Në vitin 1994 e rreshtoi vendin në Konferencën Islamike , pa vullnetin e parlamentit në fshehtësi. Vizitat e tij në lindjen e mesme dhe në Arabinë Saudite erdhën dhe u bënë më të shpeshta. Nuk është thënë asgjë , haptazi, në se zoti Berisha e kishte takuar Presidentin e Irakut , Sadam Hysein, por për këtë atëherë u pëshpërit mjaft si një ?mburrje? për Presidentin Shqiptar. Ashtu siç nuk u tha zyrtarisht nëse u takua zoti Berisha me Osama Bin Laden , por shumë zëra floën se terroristi kishte vizituar Tiranën. Zërat kanë ardhur edhe nga mediat fqinje dhe sherbimet sekrete. Simpatia ndaj ?virtyteve? të Sadamit mbeti një efekt i përhershëm pozitiv që i jepte pak buzëqeshje fytyrës së Presidentit të Shqipërisë. Pushtetin e ndërtoi sipas stilit të tij : përçarje mes krahinave.(Sadami e ngriti mitin e tij mbi konfliktin mes synitëve dhe shitëve ). Në vitin 1997 , kur shpërthyen kryengritjet e armatosura kundër Presidentit Berisha , ky i bëri thirrje popullësisë së veriut për të sulmuar jugun. Ushtrinë e urdhëroi të sulmonte me arme zjarri dhe me armë kimike;por pilotët, të parët, dezertuan duke u strehuar në Itali. Gjatë sulmit të Presidentit mbi popullësinë çivile të jugut , në vitin 1997, u vranë rreth 3000 vetë dhe u plagosën mijëra të tjerë. Kryengritja u përhap edhe në veri të vendit dhe kështu Shqipëria shkoi deri në kufi të luftës çivile. Qeverisja e Presidentit Berisha fundosi krejtësisht ekonomine kombëtare ; rreth 1.5 miliardë dollar u zhdukën në piramidat mashtruese dhe rreth 14 miliardë lekë rezultuan të humbura në buxhetin e shtetit. OKB u detyrua të bëjë thirrje vendeve anëtare për të dërguar força ushtarake në ruajtje të paqes në Shqipëri. Në vend u instaluan 6000 ushtarë nga 11 vende të botës nën kryesimin e Italisë. Që prej fillimit të lidhjeve me vendet islamike , zoti Berisha i kishte kthyer shpinën Uashingtonit, pak e nga pak, deri në Korrik të viti 1996 kur i mbylli derën delegaçionit të kongresit amerikan të kryesuar nga senatori Eliot Engel. Delegacioni amerikan kishte ardhur me misionin e paqtimit të situatës dhe për ndihmë pas deformimit të demokraçisë në zgjedhjet e manipuluara të 26 Majit. Berisha nuk pranoi. Më parë kishte kundërshtuar vizitën e ndihmëssekretarit të shtetit amerikan për punët e jashtme, Timothy Wirth duke thënë ?nuk kam kohë t?ju pres?. Amerika mbeti, për Berishën, një urrejtje e veshur me ?dashuri?. Vizitat e shpeshta dhe të fshehta të Berishës në Malajzi dhe Bahrein , u shënuan në disa blloqe gazetarësh si një ?guxim? i tepruar i një shqiptari ?pro-amerikan?. Kryeministri dhe njëkohsisht diktatori i Malajzisë , Mahadiri , i çili përpunoi politikën më të egër anti-amerikane në Azinë Jugore , u kthye në mik për kokë për Presidentin e Shqipërisë; sot e kësaj dite ai figuron ?qytetar nderi? i Tiranës. Largimi nga pushteti i Presidentit Berisha , pas kryengritjes popullore në 1997, la hapur një fushë ku kishin vepruar disa organizata terroriste islamike. 12 çelula terroriste të strehuara në Tiranë u ekstraduan nga CIA. Pas sulmit terrorist të 11 Shtatorit në Amerikë , disa nga të shënuarit si autorë të aktit terrorist ,doli se kishin qënë të strehuar në Tiranë gjatë periudhës së presidençës së Sali Berishës. Jahsin Kadi , eksponent kryesor i organizatës terroriste Al Quaeda , rezultoi se kishte qënë mik i afërt me Presidentin Berisha. Në shumë ceremoni të larta shtetrore,organizuar nga Presidenti, figuron emri i kryeterroristit që ndërtoi ?Kullat Binjake ? në Tiranë dhe mori nën dominim shumë pasuri të Shqipërisë. Tri ditë pasi Berisha fitoi zgjedhjet e 3 Korrikut 2005, Presidenti i Iranit , Ahmedinexhad, thirri ambasadorin e tij në Shqipëri dhe e porositi për kujdes të veçantë , sepse tani ?Shqipëria ktheu fytyrën nga ne?. Lajmim e botoi agjencia amerikane e lajmeve , Association Press. Gjatë gjithë kohës së qeverisjes së tij Berisha ka qënë i ndikuar nga qasje të islamit radikal . Ai nuk la gurë pa luajtur derisa shkarkoi Shefin e SHISH-it Bahri Shaqiri dhe e zëvëndësoi atë me Visho Ajazi Likën , një eksponent i përfolur për lidhje me integralizmin që në kohën e Bashkim Gazidedes. Berisha rrezikoi marrëdhëniet me amerikanët për shkarkimin e Bahri Shaqirit , vetëm e vetëm pasi kishte detyrim ndaj elementëve radikalë në Shqipëri. Pas Vishos , celulat integraliste që ishin neutralizuar nga CIA pas vitit të mbrapshtë 1997, u riaktivizuan përsëri. Opinioni është dëshmitarë i elementëve radikalë që depërtuan në strukturat të ndryshme të rrjetit fetar mysliman duke u përpjekur të kompromentojnë puritanizmin e autoritetit të fesë në Shqipëri. Disa prej tyre u arrestuan. Visho dhe pas tij Berisha janë pengesë për arrestimin e të tjerëve. Në këto kushte , Berisha është kthyer në një rrezik imediat , si një koperturë politike e radikalizmit dhe si e tillë mbetet kërcënim për Shqipërinë , rajonin dhe Europën. Dje prokurori i Italisë evidentoi rrezikun e integralizmit që vjen nga Shqipëria. Berisha duhet izoluar.





17:18 Opinione

Blushi Cipurushi!

Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...

14:13 Opinione

Paradokset tona

Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...

15:23 Opinione

Pse u tërhoq Basha?

Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...

Lajmet e fundit nga