Crown Agents, dështimi 8 milionë euro
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Sokol BALLA
?Emrat i nxjerrim me 1 prill?. Kështu foli Ilir Meta duke dalë nga Selia e PS. Ndoshta hera e vetme ne gjithë këto javë, kur u mundua të fliste ?me qetësi? dhe vendosmëri. Për të dhënë mesazhin se e majta ishte bashkë në këtë krizë, të re dhe nën praninë e Edi Ramës, të cilit me gjithë mundin për të buzeqeshur, nuk i doli vecse një ngërdheshje. Sepse kriza Doshi ka një problem: ajo nuk po vjen nga kundërshtarët politikë. As nga ndonjë ministër i LSI. Po vjen nga dy deputetë që i përkasin apo përkisnin PS: Doshi dhe Frroku.Kjo krizë po teston sërish raportin e riparuar me kujdes Rama Meta.
Takimet e tyre deri dje diskrete, tani po ?dalin? në media dhe kamerat çdo të mërkurë, rrinë e presin që herët në mëngjes, eskortën e kryeministrit që shkon në zyrën e kreut të Kuvendit. Por askush s?mund të harrojë, ditën që opozita plasi sherrin me Metën në Kuvend dhe ku kryeministri ia bënte me shenjë qoftë Tahirit, qoftë Taulantit të heshtnin, duke e lënë Ilirin të përballej i vetëm me lukuninë e deputetëve të ekzaltuar të PD, gjysma e të cilëve deri pak muaj më parë, i rrinin si zorrë tek dera, për t?ju futur mik që gratë, motrat, vëllezërit, dhe fëmijët, të mos ua hiqnin nga puna.
Të gjithë kujtojnë sesi një javë më pas, ditën e protestës, Edi Rama nuk dha asnjë mesazh mbështetjeje direkt për Metën, por për drejtësinë, dhe gjeti në atë ditë të tensionuar, të kritikonte kryealeatin e tij, se kishte qënë soft me Berishën në Kuvend, dhe se kjo ishte pasoja. Edi Rama si kurrë ndonjëherë foli me letër kur doli nga Prokuroria, ndërsa dëshmia e Tahirit, ishte e tillë, që hiqte çdo përgjegjësi nga autoritetet shtetërore që kontrollonin socialistët, duke e lënë dëshminë e Tomës, të godiste vetëm në një drejtim: Ilir Metën.
E vërteta është se i vetmi çun i mirë nga kjo mesele, del Edi Rama. Ai hoqi një bezdi nga grupi, që ishte Toma, i cili i kujtonte të shkuarën jo të largët, në opozitë, kur ai ishte i vetmi që i vriste vetminë, mërzinë dhe si një Red Bull pas një hangover, e mbante kur ai ishte gati duke rënë. Toma iku, deklarata amerikane e mbështeti për të vetmit motiv që nuk kishte ikja e tij, dekriminalizimin, ndërsa deputeti rebel në dalje e sipër, hodhi bombën e madhe ndaj Ilir Metës, njeriut që solli në pushtet Ramën në 23 qershor, së bashku me nja dyqind mijë shuplaka shtesë. Sot kriza Doshi, realisht po teston jo thjesht raportin, por marrëveshjen Rama Meta.
Pasi megjithë transparencën e marrëveshjes PS LSI dy vjet më parë, është një kapitull që mbetet ende pre? e spekulimeve: çfarë kanë vendosur ata të dy lidhur me rrokadën e shumëpërfolur në krye të qeverisë? A do ndodhi? Kur do ndodhi? Si do ndodhi?Për momentin e vetmja gjë që shihet nga kjo pjesë e padukshme e marrëveshjes, është se secili po e linte tjetrin të bënte çtë donte në pozicionin e tij. Meta po e linte Ramën në aksionet e tij ?shtetbërëse?, megjithë vërejtjet që i ka shprehur zbehtë më shumë se një herë. Edhe Rama e ka lënë Metën të bëjë çtë dojë në parcelat e veta, përfshirë dhe mënyrën sesi drejton Kuvendin dhe toleron Berishën.
Deri javën e shkuar, kur ja tha troç se Kuvendin dhe Berishën, nuk po i menaxhonte si duhet. Por a po e lexon situatën e re Ilir Meta? Këtë nuk kemi si ta dimë, pasi ata mbajnë të fshehtë kapitullin e fundit të marrëveshjes së tyre. Gjithmonë është krahasuar raporti i tyre me atë të Blair dhe Gordon Braun, por nëse ngjashmëria shkon deri në fund, Rama do t?ja linte qeverinë Metës vetëm në momentin kur ai do ta kishte thuajse të pamundur, t?i fitonte sërish zgjedhjet si Kryeministër. Por afera Doshi, duket se e afroi këtë moment të vështirë për Metën, shumë më shpejt. ?Tomën? tek Meta e ?çoi? Rama. Në mos personalisht, të paktën politikisht. Dhe ky është përfitimi tjetër i fshehtë, i Edi Ramës nga kjo situatë.
Ndaj Edi Rama tani po sillet si çun lagjeje, që i ngre supet shokut të vet në hall: ?Lal s?kam ça boj. A t?thash se je gabim??. Edhe nëse këtë s?po ja thotë kaq hapur, duket qartë, se nëse në kapitullin e fundit të marrëveshjes së tyre, Iliri do të bëhej dikur kryeministër, tashmë do t?i duhet të presë. Një ?çiiiikë? më gjatë?
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Klodian TomorriTragjikisht sot shqiptarët janë po aq të ...
Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministra...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Artan FUGA Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton e...
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Po qëndroj në Shqipëri në një kohë shumë të rrezikshme. Këtu...
Nga Artan FugaFesta mos mbulojë hallin! ———————————————————-...
Nga Gjergj Zefi“Islami radikal e gjen më të lehtë që të pene...
Nga Klodian TOMORRI(Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dh...
Nga Artan FUGAMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Nga Artan FUGA1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të...
Nga Artan FUGAQytetari i zakonshëm, ai masiv, ka përjetimin ...
Nga Mero BAZEKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u ...
Nga Mero BAZEPër herë të parë në historinë e Kishës Katolike...
Nga Artan FUGADuke lexuar ato nene që trajtojnë çështje të r...
Nga Mero BAZE Kam pasur më shumë reagime private sesa publik...
Për vetë të rejat që mbartnin, zgjedhjet e afërme për pushte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...