Tropoja !
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan FUGA
Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton edhe pedagogët duke u mohuar të drejta ose duke i konceptuar ato në mënyrë të shtrembër.
– Pedagogët dhe studentët shqiptarë, si në të gjithë botën, duhet të gëzojnë të plotë të drejtën për autonominë dhe paprekshmërinë nga forcat e rendit të territoreve të Universiteteve, ashtu sikurse kjo e drejtë është qindravjeçare në botë. Askush nuk mund të hyjë atje, as forcat e rendit, pa lejen e autoriteteve universitare. Kjo e drejtë nuk mund të mohohet.
– Pedagogët e universiteteve kanë nevojë të trajtohen denjësisht në paga dhe shpërblime sepse ndërsa pagat e deputetëve, ministrave, etj., rriten me indekse të rëndësishme, pagat e profesoratit jo vetëm ulen, por sot e kësaj dite as nuk sigurohen dot për gjithë muajt e vitit. Nuk mund të plotësohen rrogat e pedagogëve me të ardhura që sigurojnë vetë universitetet, dhe të cilat janë të destinuara për të përmirësuar kushtet e punës shkencore dhe cilësinë e mësimit për studentët. Nuk duam të paguhemi me lekë që vijnë nga studentët dhe janë destinuar për objektiva të tjera.
– Një pjesë e madhe e punës të pedagogëve mbetet e papaguar dhe kërkohet arbitrarisht të mos pagueht dhe të jepet falas duke na vendosur në një gjendje prej skllavi. Mbështetje për institucionin nuk paguhet, kumtesat shkencore nuk paguhen, korrigjimet e provimeve, udhëheqjet e diplomave dhe të mikrotezave nuk paguhen, pjesëmarrjet në juritë e mbrojtjes të tezave nuk paguhen. Kush sot në botë pranon të punojë pa pagë???
– Pedagogët duhet të gëzojnë të drejtën për të pasur mundësi t’u mbulohen shpenzimet e pjesëmarrjeve në konferenca shkencore ndërkombëtare, të subvencionohen në botimet cilësore të “open acces”, të mbështeten financiarisht për kandidimin e tyre në projekte të përbashkëta shkencore me kolegë të huaj si edhe krijohet e drejta për të marrë pedagogë të huaj si kusht avancimi në cilësinë e mësimdhënies.
– E drejta e autorit të teksteve ndonëse parashikohet nga ligja, nuk gjen vend në projektligujin e arsimit të lartë. Sot dihet se e drejta e autorëve të teskteve meret nëpër këmbë nga fotokopjimet ilegale dhe nga përdorimet vjedhacake të veprave shkencore. Kjo vjen sepse dikasteri përkatës është i pazoti të mbrojë autorësinë e librave dhe teksteve. Poashtu puna dhe kërkimi shkencor nuk konsiderohen si parametra matës të punës të profesoratit.
– Profesorati i universiteteve ka të drejtë t’i garantohet me ligj pavarësia absolute në kërkimin shkencor dhe në përmbajtjen e procesit mësimor jashtë cdo censure të mundshme sikurse e krijon rastin projektligji që po përgatitet nga një grup i vogël njerëzish. Si mund tê garantohet kjo kur programet e studimit dhe madje edhe ndryshimet e pjesëshme në to projektligji kërkon që të aprovohen nga ministri i arsimit, çka nuk ndodh në asnjë vend të botës të lirë. Projektligji nuk merr mundimin as të shpallI se përmbajtja e arsimit dhe e shkencës universitare drejtohet nga parimet e demokracisë, paqes dhe tolerancës, kundër ksenofobisë, racizimit, terrorizmit. Jemi apo nuk jemi më pjesë e kërkimit shkencor dhe e mësimdhënies universitare europiane???
– Profesorati duhet të ketë të drejtën që i mohohet për t’u vlerësuar lidhur me marrjen e titujve dhe gradave shkencore nga kolegë të profesionit dhe jo nga komitete ad hoc të paspecializuara dhe që rrezikojnë ta shndërrojnë karrieren shkencore të pedagogëve në një kalvar servil dhe përulje para instancave arbitrare pa asnjë kompetencë shkencore. Komisionet e përhershme të kualifikimit pranë senateve nuk janë në gjendje të bëjnë vlerësimin e arritjeve shkencore të profesoratit.
– Dublimi i rektoratit dhe senateve nga bordet e emruara me paketë kontrolluese nga ana e ministrisë të arsimit pengon dhe kufizon rëndë të drejtën e profesoratit për të vendosur në mënyrë autonome për programet e studimit sepse mbulimi i tyre me anën financiare nuk do të jetë më në dorën e asamblesë profesorale dhe të zgjedhurve të saj. Legjitimi që në borde të vijnë “të deleguar” nga ministria meqë shteti jep buxhete nuk ka vend të qendrojë për universitetet sepse kështu edhe gjykatat, edhe presidenca, edhe organet e tjera, do të duhej që administrativisht të menaxhoheshin nga administrata e nëpunësve.
– Profesoratit nuk i njihet e drejta për të krijuar sindakata brenda universiteteve dhe shkollave të larta, sepse projektligji injoron krejtësisht cfardo sindikate për të marrë pjesë në administrimin e universiteteve ashtu sikurse është përcaktuar në botën e lirë universitare europiane.
– Projektligji ende barazon në të drejta profesorët, doktorët dhe pedagogët pa tituj duke krijuar një amulli dhe barazitarizëm që ikurse ekziston tani, kërkon edhe ta thellojë edhe më shumë. Nuk përcaktohen cilësisht kategoritë orëve të mësimit që i rezervohen cdo pedagogu në funksion të kualifikimit të tij. Poashtu ende vazhdon të ligjërohet marrja në punë e personave pa gradën “doktor” duke krijuar amulli nëpër shkollat e larta dhe universitetet sepse i bie që një pedagog pa gradën “doktor”, të jetë edhe pedagog, edhe koleg me profesorët e tjerë, por edhe “student postgraduate” i tyre.
– Profesorëve projektligji u heq të drejtën për të pasur zërin e tyre kolektiv institucional për drejtimin e fakulteteve duke i lënë këto të fundit pa drejtimin e tyre shkencor në dëm të cilësisë të mësimdhënies. Poashtu duke ja akorduar e drejta e dhënies te titujve “profesor” universiteteve te veçanta, i hap dyer zhvleftësimit të këtij titulli shkencor dhe e bën praktikisht të pamundur vlerësimin e parametrave të akreditimit të universiteteve dhe shkollave të larta. Kjo u pengon profesorëve të drejtën e mobilitetit profesional duke mos i lejuar të transferohen nga nje universitet te një tjetër, dhe duke e shtangur karrierën e tyre brenda një gardhi të ngushtë.
– Projektligji u mohon pedagogëve marrjen e shpërblimit për punën e bërë në projektet e tyre shkencore dhe të shërbimit me të tretët, sepse shpërblimin e punës e përmbyll brenda shumës qesharake sa 90 përqind e pagës së tyre, ndonëse përfitimet ose kontributet mund të jenë shumë të mëdha, për shoqërinë, operatorët privatë dhe vetë universitetin. Kjo do e nxisë profesoratit të merret me punë të tjera jashtëuniversitare meqë rruga për të kontribuar brenda universitetit përmbyllet në kufij shumë të ngushtë.
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Po qëndroj në Shqipëri në një kohë shumë të rrezikshme. Këtu...
Nga Artan FugaFesta mos mbulojë hallin! ———————————————————-...
Nga Gjergj Zefi“Islami radikal e gjen më të lehtë që të pene...
Nga Klodian TOMORRI(Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dh...
Nga Artan FUGAMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Nga Artan FUGA1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të...
Nga Artan FUGAQytetari i zakonshëm, ai masiv, ka përjetimin ...
Nga Mero BAZEKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u ...
Nga Mero BAZEPër herë të parë në historinë e Kishës Katolike...
Nga Artan FUGADuke lexuar ato nene që trajtojnë çështje të r...
Nga Mero BAZE Kam pasur më shumë reagime private sesa publik...
Për vetë të rejat që mbartnin, zgjedhjet e afërme për pushte...
Nga Namir LAPARDHAJALexova editorialin e djeshëm të Mero Baz...
Nga Mero BAZENdarja e re territoriale e Shqipërisë u bë nën ...
Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...
Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...
Nga Sali BERISHANe historine e Shqiperise dhe shqiptareve 20...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...