Privatizimi korruptiv i Atdheut
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Klodian Tomorri
(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtiste me të drejtë opozita e dikurshme. Por sot, e jargavitur nga pushteti dhe në rolin e aksioneres më të madhe në ndërmarrjen publike “Atdheu” po shijon të njëtën kënaqësi perverse. Privatizimin korruptiv të tij përmes monopoleve tinzare si ai i mbetjeve, apo planeve për transferim masiv pronash dhe kontratash publike tashmë të maskuara në një “gjetje” të re, Partneriteti Publik Privat.)
Nga të gjitha format e grabitjes ajo me ligj është më perversja, por edhe më brutalja. Një shekull e gjysëm më parë, Frederic Bastiat ishte i pari që e kuptoi. Shpesh qeveritë e përdorin makinerinë e rëndë të shtetit për të transferuar me dhunë pronën e disa individëve në favor të disa të tjerëve. Nga fillimet e njerëzimit e deri në ditët e sotme të shoqërive demokratike, historia ofron shembuj pa fund, kur ligji shërben si instrument për të grabitur qytetarët e zakonshëm. Në terma praktik vjedhjet me ligj mund të shfaqen në një mori të pafund formash. Nga ato më të rafinuarat si subvencionet apo privilegjet që favorizojnë grupe të caktuara e deri tek ato më flagrantet; transferim i drejtepërdrejtë me dhunë i pronës nga qytetarët apo publiku tek klientët.
Shqipëria është një ekonomi e re tregu, me pak se se 25 vjet. Por mund të ofrojë me dhjetëra e ndoshta qindra raste flagrante se si shteti dhe ligji janë përdorur për të plackitur qytetarët. Nga krijimi me dhunë i tregjeve monopol deri tek transferimet absurde të pronës dhe të drejtave sovrane tek oligarkët e lidhur me pushtetin. Në të gjithë tregjet skema ka qenë e njëjta; privatizim fitimesh dhe faturim i humbjeve tek publiku.
Nga pasuritë natyrore tek shërbimet dhe të drejtat eskluzive të shtetit, të gjitha grabitjet më të mëdha ndaj qytetarëve të këtij vendi janë vënë në jetë me forcën e ligjit dhe votën e Kuvendit. Ky është produkti i një marrëdhënieje të ndyrë kurvash mes elitës së pangopur korruptive dhe klientëve hiena të saj. Një perversitet, i cili sot faturon mbi qytetarët e këtij vendi një kosto prej qindra milionë euro në vit, para që ligji i merr me dhunë nga xhepat e varfër të familjeve për ti çuar në kontot e majme të cakejve.
“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtiste me të drejtë opozita e dikurshme. Por sot, e jargavitur nga pushteti dhe në rolin e aksioneres më të madhe në ndërmarrjen publike “Atdheu” po shijon të njëtën kënaqësi perverse. Privatizimin korruptiv të tij përmes monopoleve tinzare si ai i mbetjeve, apo planeve për transferim masiv pronash dhe kontratash publike tashmë të maskuara në një “gjetje” të re, Partneriteti Publik Privat. Për ata që nuk e dinë sot qeveria jonë ka në plan të koncesionojë mbi 100 kontrata të tilla, shumica e të cilave do të jepen pa garë dhe me përzgjedhje direkte. Rasti i parë është ai rrugës së Arbrit, një biznes i dyshimtë qindra milionë euro që do të jepet me procedura ekstraligjore dhe do të garantohet me para publike. Një marrëzi që arrin deri aty sa që me paturpsinë më të madhe të planifikojë pagesa dhe taksa të dubluara mbi qytetetarët. Aq sa pak ditë më parë një zyrtar i lartë, i një institucioni ndërkombëtar të specializuar për ekonominë pyeste me habi: çfarë janë duke bërë?
Ndryshe nga opozita e djeshme unë besoj tek Shqipëria private. Në fund të fundit Atdheu i përket qytetarëve. Por në një shoqëri të drejtë dhe të ndershme, prona fitohet përmes mundit, garës dhe talentit, ndërsa tregjet krijohen nga transaksionet e lira të individëve. Kur pasuritë ndahen me forcën e pushtetit dhe tregjet ndërtohen me dhunën e ligjit, ky nuk është më Atdheu privat i qytetarëve. Ky është Atdheu i përdhunuar dhe i shqyer nga qentë e jargavitur të pushtetit, të cilët i lënë radhën njëri tjetrit. Nën formën më të egër të tiranisë. Ajo që pushtetin e mandatuar nga populli, e përdor kundër tij.
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Artan FUGAJanë ose figura të panjohura fare dhe te paras...
Nga Mero BAZEKëshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u...
Nga Sokol BALLA“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Il...
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Klodian TomorriTragjikisht sot shqiptarët janë po aq të ...
Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministra...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Artan FUGA Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton e...
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Po qëndroj në Shqipëri në një kohë shumë të rrezikshme. Këtu...
Nga Artan FugaFesta mos mbulojë hallin! ———————————————————-...
Nga Gjergj Zefi“Islami radikal e gjen më të lehtë që të pene...
Nga Klodian TOMORRI(Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dh...
Nga Artan FUGAMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Nga Artan FUGA1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të...
Nga Artan FUGAQytetari i zakonshëm, ai masiv, ka përjetimin ...
Nga Mero BAZEKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...