Çfarë e “sëmuri” sot kryetarin e PD-së?
Nga Mero BAZELulzim Basha ka shmangur sot përballjen me Grup...
Nga Andi BUSHATI
Kam përshtypjen se sot në Komisionin Parlamentar të Mandateve ka ndodhur një skandal. Falë dy prokurorëve idiotë, në hall, apo të detyruar, nga seanca publike ka dalë fitues Tom Doshi. E gjithë shija që të mbetet pas kqyrjes të vëmendshme të asaj seance, është se ose kemi të bëjmë me një prokurori injorante dhe totalisht e paaftë, ose se kjo prokurori ka vendosur të mbrojë krimin me qëllim.
Pohimi për ekzistencën e një videoje ku dëshmitari kryesor Durim Bami pohon se është detyruar ta ndërrojë dëshminë, sepse e kanë kërcënuar në qeli me vrasjen e fëmijëve, përbën një fakt që duhet sqaruar sa më parë. Ai është shumë më i rëndësishëm edhe se gjoja sekreti hetimor. Eshtë madje edhe më i rëndësishëm sesa sekreti shtetëror. Gjithashtu, fjala e avokatëve të Doshit ku viheshin re shkelje skandaloze të Prokurorisë, e ka bërë shumëkënd të ngrejë pikpyetje të mëdha: Si mund të kërkohet arrestimi i Doshit për kallëzim të rremë, ndërkohë që ai nuk ka bërë kurrë kallëzim dhe Prokuroria e ka filluar këtë cështje me nismën e saj? Si mund të kërkohet arrestimi i tij, nëse nuk ka asnjë provë (sipas avokatëve) se ai e ka kërcënuar Durim Bamin? Si mund të kërkohet arrestimi kur Prokuroria nuk ka zbardhur qëllimin e kësaj sajese, nëse ajo që thotë Doshi është vërtet e tillë?
Dyshime të tjera për këtë ngjarje ka me okë. Fakti se Prokuroria nuk e pyeti as shefin e saj Llalla, as drejtorin e përgjithshëm të policisë Didi duket i cuditshëm. Po ashtu i cuditshëm duket mos impenjimi për të marrë nga autoritetet gjermane kamerat e aeroportit të Hanoverit, ku dyshohet se Spartak Braho ka shkuar për të manipuluar Tonin. Dhe me këtë listë mund të vazhdohej pafund, boll që për të të lexosh fjalën e avokatëve të Doshit, që e fituan betejën publike kundrejt prokurorëve të tredhur që kot gjendeshin në atë sallë.
Me që jemi tek prokurorët gjatë gjithë seancës ata as nuk na thanë dot nëse ekziston videoja e Bamit, as se përse e kërkojnë (motivin) e arrestimit të Doshit dhe asnjë gjë tjetër. Por duke parë këtë ballafaqim natyrshëm lind një pyetje: c’e ka shtyrë Prokurorinë në këto parregullsi? C’e ka shtyrë ta mbyllë me shpejtësi hetimin? C’e shtyn as të mos thotë dot se në c’ fazë është cështja e hetimit për akuzën për vrasje?
Nga të gjitha këto pikpyetje lind një dyshim. Mos ka një përpjekje për të fshehur dicka më të madhe? Mos po i bihet në qafë Tom Doshit? Thënë këtë, nuk kam për qëllim aspak të mbroj Tom Doshin. Ai sipas meje përbën modelin që nuk duhet të ekzistojë në politikë. Qoftë për mënyrën sesi ka hyrë në Parlament, qoftë për mënyrën se si është sjellë me kundërshtarët e Ramës brenda partisë, qoftë për mënyrën se si ka organizuar mitingashët e dhunshëm, qoftë për mënyrën se si ka afruar elementë të tipit Frroku me shokë pranë kësaj shumice, ai duhet të largohet një orë e më parë nga Parlamenti. Por jo në këtë mënyrë dhe me këtë parodi që pamë sot. Sepse jam i bindur se cdo shqiptar që nuk e do steriotipin e Doshit në politikë, do aq më pak që prokurorë të tillë si ata që pamë sot të bëjnë drejtësi. Ata që e duan Doshin jashtë politikës, presin që kjo të bëhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe të ndershme. Më shumë se fati i Tomës, atyre u intereson një shtet i drejtë dhe i ndershëm. Një Prokurori që nuk ndikohet në mënyrë jashtëligjore, as nga Rama, as nga Meta dhe as nga ?vëllai i tyre i madh? përtej Atlantikut. Përndryshe kufoma e Doshi te lincuar në sy të publikut nuk i vlen askujt. Sepse në këtë rast varri politik i Tomës mund të jetë djepi i shumfishimit të singjashmëve të tij. (lapsi.al)
Nga Mero BAZELulzim Basha ka shmangur sot përballjen me Grup...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Artan FUGAJanë ose figura të panjohura fare dhe te paras...
Nga Mero BAZEKëshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u...
Nga Sokol BALLA“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Il...
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Klodian TomorriTragjikisht sot shqiptarët janë po aq të ...
Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministra...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Artan FUGA Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton e...
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Po qëndroj në Shqipëri në një kohë shumë të rrezikshme. Këtu...
Nga Artan FugaFesta mos mbulojë hallin! ———————————————————-...
Nga Gjergj Zefi“Islami radikal e gjen më të lehtë që të pene...
Nga Klodian TOMORRI(Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dh...
Nga Artan FUGAMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Nga Artan FUGA1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...