Korrupsioni që po i nxjerr “ujë të zi“ këtij vendi
Nga Mero BAZEShpërthimi që ka ndodhur sot herët në mëngjes n...
Nga Gjovalin Shkurtaj
Pashkët ose Pashka është festa më e madhe e kristianizmit, që përkujton vdekjen e Jezu Krishtit në kryq dhe ringjalljen e tij mbas tri ditësh. Kjo festë tradicionalisht përbën kremtimin më të madh sipas kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera.
Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të hënën e parë të javës së plotë pas baraznatës(ekuinoksit) të pranverës (21 mars), pra gjithnjë në periudhën ndërmjet 22 marsit dhe 25 prillit .
Pashkët janë festa me kuptimin më sublim të besimit të krishterë, që e ka zanafillën në festën e hebrenjve që festojnë kalimin e tyre të mrekullueshëm nëpër Detin e Kuq, nën udhëheqjen e Moisiut, për të shpëtuar dhe për t?u çliruar nga robëria e faraonit të Egjipitti dhe për të shkuar në Tokën e Premtuar.
Pashkët janë festa më e madhe që kremtojnë izraelitët në Jeruzalem, ku edhe sot dita e Pashkëve të tyre nis me festën e Bukëve të ndorme(të pambrume, të pafermentuara me tharm), e cila zgjat shtatë ditë dhe konsiderohet si e njëjtë me festën e Pashkëve.
Thelbi i misterit fetar të kësaj feste lidhet me përkujtimin e vdekjes së Jezusit në kryq dhe me mrekullinë e ringjalljes së tij mbas tri ditësh. Jezusi kaloi nëpër labirintet dhe vuajtjet e vdekjes, i masakruar dhe i gozhduar në kryq, duke duruar dhe duke u flijuar me qëllimin e lartë për ta shpëtuar botën nga mëkatet dhe për të shënuar ringjalljen e forcave të së mirës në mënyrë triumfale dhe shpëtimtare për njerëzimin.
Pashkët, si fjalë e hershme e shqipes së moçme e huazuar nga latinishtja Pasqua, po edhe si festë me ritualet e saj të mirënjohura e të ushtruara hershëm në mbarë hapësirën arbërore e shqiptare, lidhet me ringjalljen e Krishtit, por në rrjedhë të shekujve ka marrë edhe kuptimin e fuqisë ringjallëse të natyrës, që lë prapa dimrin e ftohtë dhe të ashpër e pret pranverën; simbolizon edhe fuqinë e forcat këndellëse të botës organike, që bën të çelin e të lulëzojnë pemët, bimët dhe gjethimin e lulëzimin e fushave e maleve; simbolizon forcat e pjellorisë që mbushin vithnat e bagëtive me shtrri të njomë (qengja e keca, viça, mëza) që gumëzhijnë e gjallërojnë jetën gjithandej.
Por, Pashkët janë kthyer me kohë edhe në simbol të mbarësisë dhe përtëritjes shpirtërore e morale të njerëzimit.
Vezët e kuqe që zbukurojnë tryezat dhe gatesat e rastit të kësaj feste kanë pasur e vijojnë të kenë edhe simbolikën e mbarësisë dhe të lindurit të së mirës, ashtu si del zogu nga veza.
Urimet tradicionale të Pashkëve në hapësirat shqiptare janë të shumta e të larmishme, por më të përdorshmet kanë qenë: Me shëndet Pashkët! Gëzuar Pashkët! Ato, sigurisht, kanë qenë të ngjitura në shtratin e thirrjes biblike ?Krishti u ngjall!?, që do të thotë, në fakt, shpresat u ringjallën, pranvera po vjen dhe po sjell përtëritjen e rigjallërimin e gjithçkaje.
Kështu, mund të thuhet se festa e Pashkëve është, ndoshta, shprehja më e plotvlershme e dëshirave të njërëzimit për vazhdimësinë e jetës, për rifillimin e gjithçkaje të mirë e të mbarë në natyrë e në shoqëri.
Pashkët, ndërkaq, sikundër dihet, shënojnë vetëm ?kumtin? a lajmin se po vjen ringjallja e natyrës, se po vjen pranvera, por ajo ndiqet gjatë prillit me Shëngjergjat, simboli i lulëzimit dhe i ardhjes së pranverës. Kudo në hapësirat shqiptare gjatë prillit festohen Shëngjergji oseShëngjergji i Ri, diku nga 25 prilli, pastaj Shëngjergji Plak (nja dy javë më vonë) e me të cilët në popull numërohej jeta, mosha e njeriut. Kujtojmë se shprehja ?ngarkuar me shëngjergja?do të thotë i vjetër, në moshë, që ka jetuar e ka festuar shumë shëngjergja.
Pashkët dhe krejt misteri pashkor janë të lidhur edhe me kryqin, si simbol e tregues i mundimeve të Krishtit në kryq, i mundimeve dhe i sakrilegjeve që ai bëri për hir të njerzimit. Prej andej vjen edhe shprehja e praktika e Udhës (Rrugës) së Kryqit, që do të thotë rruga e vështirë, plot vuajtje e mundime që bëri Jezu Krishti me kryq në krah, për shërbim të njerëzimit, për faljen e mëkateve; kjo udhë është një ftesë e njërëzimit për përkushtim e meditim.
Nga Mero BAZEShpërthimi që ka ndodhur sot herët në mëngjes n...
Nga Mero BAZENdalimi i dy deputetëve, që pritet të vlerësohe...
Nga Skënder MINXHOZI*Nga zgjedhjet e 21 qershorit na ndajnë ...
Nga Andi BUSHATIKam përshtypjen se sot në Komisionin Parlame...
Nga Mero BAZELulzim Basha ka shmangur sot përballjen me Grup...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Artan FUGAJanë ose figura të panjohura fare dhe te paras...
Nga Mero BAZEKëshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u...
Nga Sokol BALLA“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Il...
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Klodian TomorriTragjikisht sot shqiptarët janë po aq të ...
Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministra...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Artan FUGA Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton e...
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Po qëndroj në Shqipëri në një kohë shumë të rrezikshme. Këtu...
Nga Artan FugaFesta mos mbulojë hallin! ———————————————————-...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...