Shikoni dhe lexoni se me cfarë argumenti refuzohen nga një deputet socialist, konstatimet e Ben Blushit
Gazetari Cim Peka ka reaguar pas kritikave për deputetin Ben...
Nga Andi BUSHATI
Tashmë e di, e kam dëgjuar nga kritikët e tij se Ben Blushi është një bukëshkalë. E di se është një socialist që po i fut Ramës thikën pas shpine në prag të zgjedhjeve lokale. E di gjithashtu se është një politikan i mërzitur se nuk i dhanë post. E di se i ka lënë në mes të rrugës shokët e tij të Lëvizjes për Mendim Ndryshe. Po, po, i di të gjitha këto. Di gjithashtu, kritikët e tij nuk lenë rast pa e përmendur, se shpenzon kohën e deputetit për të shkruar libra. Se përdor kompjuterin përpara se të përdorë patllaken (e domosdoshme për të bërë një vend të respektuar në parlament). Se ka qenë dyshues edhe më parë ndaj kryeministrave Nano dhe Majko duke u sjellë njësoj si me Ramën në opozitë ashtu edhe me Ramën në pushtet, pra shkurt një kritizer i pandreqshëm. E di, po na e thonë, se është një ambicioz i shfrenuar, një megaloman që nuk i përfill homologët e tij deputetë, një teoricien që sulmon nga kulla e tij e vetmisë, pa dhënë asnjë zgjidhje për problemet që ngre.
Prej më shumë se një jave i kam dëgjuar të gjitha këto nga kritikët e Blushit. Dhe duke i ridëgjuar, menjëherë më ka lindur një dyshim. Përse të gjithë këta rrëmojnë në të shkuarën e Benit, madje deri në kohën kur ai qe personazhi i atij librit të famshëm për fëmijë? Pse merren me karakterin, letërsinë, ambicjen dhe psikologjinë e tij? Dhe përgjigjja është e thjeshtë: sepse nuk kanë këllqe të merren me kryeministrin Rama.
Dihet tashmë se prej kohësh Blushi po kritikon qeverisjen dy vjeçare. Ai ka shpallur dështimin e Ramës dhe funeralin e Rilindjes. Pra në këtë binom, Rama- Blushi, kushdo që do të ishte i intersuar të kuptonte, kushdo që do të nisej nga interesi publik, po të përdorte për këtë kritere personale gjykimi, (do pikturën apo letërsinë, është ambicioz apo jo, inferior apo më pak i tillë, autokrat apo e kundërta e saj, ankthioz apo i hapur ndaj njerëzve me personalitet) sipas tyre kritereve do të mundohej të gjykonte kryeministrin. Nëse këto elemente ata i quajnë të rëndësishme për një analizë, me anë të tyre ata duhej të na shpjegonin Ramën. Në një farë mënyre janë vendimet e tij dhe jo të Blushit ato që kanë në dorë fatet e qindramijëra shqiptarëve.
Përpara se të flisnin për Blushin, që lë shokët në baltë, ata duhet të kujtoheshin se Rama ka tradhëtuar plot tre kryeministra për të bërë përpara duke shkelur mbi kufomat e tyre politike. Përpara se të përmendnin ambicien e Blushit, ata duhej të kuptonin se si ka mundësi që Rama nuk qeveris dot së bashku me personalitete të forta. Përpara se të denonconin se të gjithën këtë Blushi e bën për pushtet, ata duhet të mbanin mend se Rama s?ka ditur njëherë të japë dorëheqje. Përpara se të merakoseshin se përse Blushi nuk bën ligje po bën letërsi, ata duhet të shqetësoheshin se përse kryeministri që nuk di të bëjë politika dhe e shpenzon kohën duke vizatuar vetë sheshet e lokaliteteve dhe vendosur për pemët që do të mbillen anash rrugëve.
Krahasime të tilla mund të sillen pa fund, por këto janë të mjafta për të demaskuar strategjinë perfide të kritikëve të Blushit. Ajo konsiston në një truk të njohur: Kur s’ke çfarë i bën idesë, atëherë merru me mbartësin e saj. Dhe në fakt e gjithë vijësjellja e kritikëve të Blushit ka qenë e tillë: të shmangim debatin real për ato që ai thotë.
A ka dështuar Rilindja?
A premtoi vende pune, ulje të çmimit të energjisë, ulje të çmimit të naftës dhe dështoi?
A ishte kundër rritjes së borxhit dhe e shtoi?
A ka bërë gjë për ngushtimin e diferencave sociale dhe për të luftuar varfërinë?
A po bëhet PS një parti e mbyllur ku vendimet i merr një njeri i vetëm?
Këto, sëbashku me 127 pikpyetjet që Blushi ka shtruar në shkrimin e kësaj fillim jave, janë esenca e debatit të sotëm publik brenda të majtës. Ndaj gjithkush që kërkon të marrë pjesë në të do të qe i sinqertë, nëse fliste hapur se ku Blushi ka të drejtë, apo qoftë edhe se ku Blushi nuk thotë të vërtetën apo gënjen. Ky po që do të ishte një debat real. Ndërsa çdo përpjekje tjetër për të mos u marrë me pikëpyetjet, por me mbartësin e tyre është një fallcifikim. Një fallcifikim që shumë nga kritikët e Blushit e bëjnë në emër të mbrojtjes së Ramës, duke harruar se në këtë mënyrë i bëjnë dëmin më të madh: krijojnë përshtypjen se ai vërtet s?ka argument ndaj kritikave.
lapsi.al
Gazetari Cim Peka ka reaguar pas kritikave për deputetin Ben...
Dr. Enver BytyçiNjë nga figurat më të errëta të politikës dh...
Edison Ypi Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morra...
Nga Jorida TABAKUPër të tretin muaj me radhë, të ardhurat ng...
Nga Kastriot Myftaraj1)Shërbimet e fshehta serbe, institute ...
Nga Artan FUGADuke mbrojtur idene se cdo artikull a punim sh...
Nga Mero BAZEKritikat e Ben Blushit për varfërinë janë norma...
Nga Jorida TabakuA është e domosdoshme një reformë në Arsimi...
Nga Lutfi DERVISHISapo shijova nje edicion qendror lajmesh q...
Nga Ilir LevonjaNë romanin tend ”Të jetosh në ishull” fq 269...
Nga Artan FUGAProblemi me projektligjin e arsimit te larte n...
Nga Gjergj EREBARA*Embi Uka, 63 vjeç, po kryen një shëtitje ...
Nga Monika STAFAMë 14 qershor të vitit 2012, Kosova mori të ...
Nga Armand SHKULLAKUTashmë është kthyer në një barsoletë shp...
Besnik Aliaj / Konsolidimi pushtetit vendor edhe pse më se i...
Nga Artan FugaSi po merr fund edhe e fundit hapësirë publike...
Nga Klodian Tomorri (Në dy vitet e fundit deficiti buxhetor ...
Nga Andi BUSHATI*Një editorial i kësaj fundjave i Artur Zhej...
Nga Gjovalin Shkurtaj Pashkët ose Pashka është festa më e ma...
Nga Mero BAZEShpërthimi që ka ndodhur sot herët në mëngjes n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...