Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Nga Agim BACI
I dashur Mustafa,
E lexova me vëmendje intervistën tuaj dhënë në gazetën ?Panorama?. Mirë do kish qenë të kisha parë show-monologun që dhatë në Universitetin e Arteve, por meqenëse e kishe kufizuar vetëm për jo fetarë, thashë të lexoja se si e kishit menduar.
I nderuar z. Nano! Me lejo t?ju rrëfej një histori të një filozofi shumë të njohur kanadez, William Gaidner. Ai tregon se si një ditë studentët i thanë atij se kishin themeluar Shoqatën e studentëve ateistë. Ai i pyeti ata se pse mendonin se nuk ka Zot. Studentët u përgjigjën se Zoti nuk shihej, nuk dëgjohej asgjëkund. Nuk kishte asnjë shenjë apo të dhënë empirike që njerëzit ta vërtetonin empirikisht. Gaidner u tha studentëve se fakti që ata nuk e shihnin, nuk do të thotë se Ai nuk ekziston.
Profesori thotë se studentët nuk kishin ?kontrolluar? kudo. Ndoshta se askush nuk mund të kontrollojë kudo. Kështu që ata nuk mund të thonë se ai nuk ekziston. Ata me këtë mënyrë të menduari nuk mund të thonë as që ekziston. Gaidner më pas i pyeti studentët se ç?është mendja dhe ku ndryshon ajo nga truri. Ai i pyeti, gjithashtu, nëse mendja është materiale apo imateriale? Studentët iu përgjigjën se mendja dhe truri janë gjëra të ndryshme.
E para është imateriale dhe i dyti material. Por, veprimi, lëvizja kryhet pasi truri urdhëron nervin, por kjo ndodh pasi më parë mendja e ka dhënë këtë urdhër. Profesor Gaidner i pyet studentët e tij se si është e mundur që mendja imateriale urdhëron trurin material. Pra, sipas tij, si është e mundur që imaterialja të urdhërojë materialen? Kështu pra, sipas Gaidner, Zoti, si një vullnet absolut, imaterial, ka mundësi të ekzistojë dhe të urdhërojë gjithçka: universin, njeriun, krijesat etj. Gaidner u tha studentëve se ndoshta edhe ai mund të gabojë, por arsyetimi tij është më i drejtë sesa ai i tyre. Pas kësaj, studentët e zhbënë Shoqatën e studentëve ateistë.
Duke të cituar filozofin Gaidner, ndoshta edhe unë po gaboj, duke t?u drejtuar me këtë letër publike. Por besoj se show-monologu yt publik dhe intervista juaj dje në gazetën ?Panorama? duket se kërkonte me këmbëngulje hapjen e një debati. Nuk di nëse për këtë hap të ka shtyrë nevoja për të provokuar publikun. E pranoj. Nuk jeni i vetmi në botë që provokoni sot një debat të tillë. Por, ta themi hapur, se të tillë debatues sot në botë janë periferikë, të papërfillshëm në debatin e sotëm, e sidomos të pareferueshëm nga rrethet shkencore.
Unë nuk dua të besoj se jeni pjesë e një platforme e përhapjes së ateizmit, si fe e së ardhmes. Jo, unë thjesht e mora show-monologun si një përqasje e fatit të një njeriu, që në përballje me besimin nuk ka arritur të gjejë ndonjë shteg që të mendojë se është për të, se mund të jetë diku.
Nuk dua as ta besoj se mund të jesh në një krizë dhe të duhet diçka që provokon, që sjell debat. Vetë ju, z. Nano, thoni në intervistën tuaj se e keni lexuar Biblën dhe Kuranin vetëm një herë, me qëllim që të gjeni aty se çfarë nuk shkon. Në fakt, ju thjesht, duke u futur për të gjetur atë që nuk shkon, keni paracaktuar qëllimin tuaj që në hyrje, kështu që asgjë në rrugë e sipër nuk mund t?jua prishte mendimin. Sepse edhe librat e shenjtë thonë se ?Kush hyn të lexojë si jo besimtar, do të dalë edhe më jo besimtar?!
Z. Nano, dua të besoj se të pëlqen Ajnshtajni. Por nuk di se si gjendesh përballë një shprehjeje, që ai e thoshte shpesh: ?Shkenca pa religjionin është e gjymtuar, religjioni pa shkencën është i verbër!?.
Dhe besoj se ju, z. Nano, nëse nuk keni gjetur argument që të besoni se Zoti ekziston, duhet të ishit përpjekur edhe për të gjetur një arsyetim që Zoti nuk ekziston. Ose ta linit këtë debat në dorë të filozofëve, akademikëve, sociologëve dhe antropologëve. Por nuk e keni bërë. Kështu që shpresa ime se mund ta zhbëni përpjekjen tuaj për të predikuar ateizmin do të jetë e kotë. Por kjo nuk më bën të tërhiqem nga letra drejt jush.
Megjithatë, z. Nano, më lejoni t?ju kujtoj se përvoja e deritanishme na bën të dyve të besojmë se bota nuk është aq sa shohim edhe shpresoj se ndajmë të njëjtin mendim se, ajo që ndiejmë, edhe pse nuk e shohim, ekziston. Ju besoj se e dini fare mirë se kur ty të bie hija e agimit, dikujt tjetër i bie hija e perëndimit dhe se, kur te dritarja jote ka ardhur nata, në dritaren e një tjetri, në hemisferën tjetër, i ka ardhur dita. Këto dallime po jua risjell ndërmend për t?ju kujtuar se ajo që ju e konsideroni si pamundësi, për dikë tjetër është mundësi dhe e anasjella.
Ju thoni se në Perëndim ka humbur interesi për çështjet fetare. Më lejoni t?ju kujtoj se, vetëm dy muaj më parë, në Itali, aktori i famshëm Roberto Benigni, me show-n e tij ?10 Urdhëresat?, theu çdo rekord shikuesish dhe detyroi RAI UNO-n që ta rijepte shfaqjen pikërisht nga kërkesat pa fund të publikut. Ndërkohë që debatet lidhur me çështjet e religjioneve prej kohësh kanë marrë dimensione gjithnjë e më shumë akademike, si dhe janë pjesë e axhendave të klubeve të rëndësishme sociologjike dhe antropologjike, për vetë interesin e pandërprerë në të gjithë botën në çdo kohë, pavarësisht këndvështrimeve.
I nderuar z. Nano,
Në letrën time drejt jush nuk ka asnjë synim t?ju kërkoj të ndryshoni bindje. Dëshiroj shumë që, gjithkush që mendon ndryshe nga ju, të shohë te ju thjesht një person që guxon të thotë gjërat që mendon, edhe pse në asnjë prej atyre që ju shpjegoni dhe kërkoni t?u thoni të tjerëve, nuk gjej ndonjë arsyetim që të na bindë se ke gjetur mosekzistencën e Zotit.
Unë gjithnjë kam besuar se bukuria e kësaj bote është të qenët kaq të ndryshëm. Por si një njeri me hapësirë të konsiderueshme publike, ju nuk mund të zgjidhni një gjë kaq të ndjeshme për të rënë në sy. Nëse e keni bërë vetëm për këtë qëllim, më lejoni të shpreh keqardhjen time të hapur, me dyshimet se mund të jeni në krizë. Por unë po ju shkruaj pa humbur shpresën se do të gjeni kurajën për të bërë më shumë pyetje, jo vetëm për atë që nuk sheh, por edhe për atë që ekziston pa pasur nevojë për ta parë ju.
Izetbegoviç thotë se ?Jeta nuk varet nga fakti se sa e kuptojmë ne atë?. Shpresoj që mungesa e derisotme e përgjigjeve për diçka që nuk e sheh, të mos bëhet pengesë për ju për të pyetur edhe më tej.
Me bindjen në mirëkuptimin tuaj,
Agimi
Oerd BYLYKBASHIPD ka propozuar ligj qe per zgjedhjet e 21 qe...
Nga Artan FUGAKur kundër dikujt thuhet :Gjakpirës, qen i nd...
Nga Kastriot MYFTARAJZ. Kryeministër!Në intervistën tuaj për...
Nga Spartak NGJELA Teza e parë. A ka pasur dhe a ka vërtet ...
Nga Andi BUSHATITashmë e di, e kam dëgjuar nga kritikët e ti...
Gazetari Cim Peka ka reaguar pas kritikave për deputetin Ben...
Dr. Enver BytyçiNjë nga figurat më të errëta të politikës dh...
Edison Ypi Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morra...
Nga Jorida TABAKUPër të tretin muaj me radhë, të ardhurat ng...
Nga Kastriot Myftaraj1)Shërbimet e fshehta serbe, institute ...
Nga Artan FUGADuke mbrojtur idene se cdo artikull a punim sh...
Nga Mero BAZEKritikat e Ben Blushit për varfërinë janë norma...
Nga Jorida TabakuA është e domosdoshme një reformë në Arsimi...
Nga Lutfi DERVISHISapo shijova nje edicion qendror lajmesh q...
Nga Ilir LevonjaNë romanin tend ”Të jetosh në ishull” fq 269...
Nga Artan FUGAProblemi me projektligjin e arsimit te larte n...
Nga Gjergj EREBARA*Embi Uka, 63 vjeç, po kryen një shëtitje ...
Nga Monika STAFAMë 14 qershor të vitit 2012, Kosova mori të ...
Nga Armand SHKULLAKUTashmë është kthyer në një barsoletë shp...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...