Jam me Blushin!
Nga Artan HOXHAJam me Blushin e diteve te fundit edhe pse nu...
Nga Mero Baze
Ben Blushi, po hyn në javën e tretë të aksionit të tij politik kundër kryeministrit Rama. Bilanci i parë që mund të bëjmë tani, është se ai ka konsumuar maksimumin e luftës politike kundër tij, duke bërë bashkë teza opozitare dhe pushtetare, të majta e të djathta, historike dhe aktuale, fetare dhe ateiste, urbane dhe provinciale, gjithçka që i ka dalë para atij dhe shqiptarëve këto 24 vjet dhe që të lë shije të keqe. Mirë ka bërë. Kur nisesh në një betejë të madhe me kryeministrin, duhet të zbrazësh çdo bateri. Pas kalimit të kësaj faze, pra pas perceptimit se ky nuk u la gjë pa thënë, duhet një opozitë më e struktruar politike kundër qeverisë.
Nga gjithë arsenali i sulmit që Blushi po i bën Ramës, Blushi nuk e fsheh dëshirën e tij për të përdorur nostalgjikët e kohës së qeverisë Nano dhe për t?ia kundërvënë politikisht dhe elektoralisht shumicës së sotme të Ramës. Kjo ndjehet në dy pika. Në vlerësimet pozitive që bën për qeverinë Nano në raport me Ramën dhe në faktin që për të goditur Erion Veliajn si kandidat të PS-së në Tiranë, i kujton atij betejat kundër Nanos.
Sa i përket çështjes së parë, lodhet kot. Për të sulmuar sot qeverinë Rama ka plot argumente. Edi Rama ka ndërmarrë aksione të mëdha anti-popullore, siç është detyrimi që shqiptarët të paguajnë energjinë elektrike, që dhe Blushi e ka përmendur. Ka ndërmarrë një tjetër aksion anti-popullor, siç është fushata kundër ndërtimeve abuzive dhe pa leje. Ka paguar borxhin publik që qeveria Berisha ua kishte lënë klientëve të vet, duke çuar me vetëdije lekët në duart e njerëzve të Berishës, vetëm për të respektuar një standard shtetëror. Ka lënë shumë socialistë pa punë dhe vazhdon të jetë i padëgjueshëm në këtë pikë. Ka pafundësisht probleme të tilla që vijnë nga përpjekjet e tij ndoshta kaotike, për të zhdukur kaosin shtetëror në vend. Reforma të tilla kanë një çmim të rëndë anti-popullor dhe ndoshta Rama mund ta paguajë. Pra, Rama ka plot gjëra për të cilat mund ta sulmosh. I vetmi argument i dobët dhe i tejkaluar është krahasimi me qeverinë Nano. Qeveria e Fatos Nanos ku Ben Blushi ishte ministër, po ashtu i përfolur për korrupsion, u pagua nga skena me votat e shqiptarëve. Dhe Fatos Nano e ka pranuar atë humbje. Ai u bë simbol i një qeverie të korruptuar, edhe pse ndryshimi solli një tjetër kampion korrupsioni, që ndryshe nga Nano, edhe vrau për të vjedhur i biri i tij dhe vrau për të qëndruar në pushtet vet ai. Kundër Ramës bëhet betejë me ato që bën Rama, se me historinë, Blushi ka më shumë probleme se Rama dhe nuk ia vlen të harxhojë energji duke evokuar një të shkuar korruptive, për ta krahasuar me të sotmen.
Kurse në përpjekjen për të dëmtuar Erion Veliajn si kandidat të socialistëve në Tiranë, me shpresë se do të mobilizojë nostalgjikët e Fatos Nanos të votojnë kundër tij ose të abstenojnë, mund të ketë sukses, por nuk ka të drejtë. Madje kjo do të dëmtojë më shumë se çdo gjë kauzën opozitare të Blushit kundër Ramës.
?Mjaft? dhe Erion Veliaj u shfaqën në vitin 2003, si një lëvizje rinore anti-konformiste, që padyshim vunë në shënjestër qeverinë Nano, por po kaq egër dhe qeverinë Berisha pas saj. Nëse vlen diçka ajo lëvizje, vlen për atë që ka bërë, edhe pse Blushi e përjeton akoma si një arsye pse humbi qeveria ku bënte pjesë. Por, kur nis një aksion politik si i Blushit, që qëllon me top qeverinë dhe kryeministrin dhe nuk e fsheh dëshirën që ajo duhet rrëzuar, është mirë të mos kthesh kokën pas e të shikosh kush ka qëlluar me llastiqe qeverinë ku ke bërë pjesë ti. Jo për gjë, por dëmton më shumë kauzën tënde sot, se atë që ka bërë dhjetë vjet më parë një grup të rinjsh simpatik të Tiranës.
Ben Blushi mund ta dëmtojë Erion Veliajn, duke mobilizuar siç po bën nostalgjikët e Fatos Nanos kundër tij dhe është në të drejtën e tij. Është po ashtu në të drejtën dhe dëshirën e tij, në luftën e tij për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe mbështetësit e vet, ta bëjë. Është në të drejtën e tij në betejën për të mos lënë Edi Ramën të qeverisë më, nëse mundet. Por, duket më shumë se fals, kur thotë pas kësaj, që ai dëshiron të fitojë Partia Socialiste. Ajo mund të fitojë, por ai nuk po flet për nevojën e një fitoreje, por nevojën që këta të zhduken një orë e më parë.
Dhe kur Blushi është duke bërë këtë betejë në sytë e të gjithëve, pas dy apo katër vjetësh këto që ai thotë kundër socialistëve do të duken jo si llastiqet e Erion Veliaj kundër Fatos Nanos, por si topi i Mato Grudës. Dhe unë jam dakord që Blushit të mos ia marrin për ters këto gjuajtjet me top, por Blushi i pari, nuk duhet të qëllojë të tjerët nën brez, siç thotë ai, pse kanë hedhur gurë mbi çatinë e Fatos Nanos. Se me kriterin që Blushi vendos për Veliajn, Blushit i bie të quhet opozita e 3 ?B?-ve, (Blushi-Berisha-Basha) nga dy ?B? që janë formalisht.
Kjo shpresoj që nuk ndodh, por Blushi duhet t?i sulmojë kundërshtarët ballas, siç i ka hije një beteje me kundërshtarët e tu dhe jo duke thënë bëni siç them unë po mos bëni si bëj unë.
Nga Artan HOXHAJam me Blushin e diteve te fundit edhe pse nu...
Nga Leonard OLLIDuke dashur te shmange sulmin brenda llojit ...
Nga Astrit PATOZI*Ky është ligji më hipokrit dhe më tinzar q...
Nga Mesila DODA*Inisiativa që vjen sot para jush si produkt ...
Nga Jonadër AGOLLI Rikthehet për të disatën herë në qëndër t...
Nga Mero BAZE Ish- kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi ...
Nga Cim PEKA Po vazhdoj nje bisede te pamundur me nje mik....
Jorida TABAKUNë shpjegimin e saj Ministria e Financave, na l...
Nga Agim BACI I dashur Mustafa, E lexova me vëmendje interv...
Oerd BYLYKBASHIPD ka propozuar ligj qe per zgjedhjet e 21 qe...
Nga Artan FUGAKur kundër dikujt thuhet :Gjakpirës, qen i nd...
Nga Kastriot MYFTARAJZ. Kryeministër!Në intervistën tuaj për...
Nga Spartak NGJELA Teza e parë. A ka pasur dhe a ka vërtet ...
Nga Andi BUSHATITashmë e di, e kam dëgjuar nga kritikët e ti...
Gazetari Cim Peka ka reaguar pas kritikave për deputetin Ben...
Dr. Enver BytyçiNjë nga figurat më të errëta të politikës dh...
Edison Ypi Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morra...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...