web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Myftaraj reagon per deklaraten e Vucic/ Ismail Morina dhe droni një skenar i shërbimeve të fshehta serbe

26 Maj 2015, 18:18, Opinione CNA

Z. Adriatik Llalla, a e dëgjuat Kryeministrin serb për dronin? Mos guxoni ta mbyllni çështjen pa pyetur Ismail Morinajn, si dhe pa i kërkuar Serbisë të dhënat e hetimit.

Nga Kastriot Myftaraj

Kryeministri serb Vuçiç as që do të kishte guxuar që, në ditët para ardhjes në Tiranë, ta përmendte disa herë dronin e ndeshjes Serbi-Shqipëri të tetorit të kaluar, duke e quajtur provokim të rëndë politik. Këtë e them për arsye se, kur Kryeministri serb e risolli në vëmendje historinë e dronit, ai ishte i sigurt se as Qeveria e Shqipërisë, as Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, nuk do t?i kërkonin zyrtarisht Beogradit që të njiheshin me përfundimet e hetimeve të kryera për këtë çështje, sot kur kanë kaluar më tepër se shtatë muaj nga kjo ngjarje. Nëse Shqipëria do ta bënte këtë kërkesë Serbia do të vihej në një pozitë shumë të vështirë, pasi ndonëse në Beograd ka nisur zyrtarisht një hetim për këtë çështje, ky hetim ka mbetur në letër. Asnjë hetim nuk është bërë në fakt. Sot, më tepër se shtatë muaj pas ngjarjes Prokuroria shtetërore e Beogradit nuk ka dalë me një version zyrtar për ngjarjen dhe as ka ngritur akuzë zyrtare ndaj ndonjë personi në Gjykatën e Beogradit. Madje, institucionet përkatëse të Serbisë që supozohet të merreshin me hetimin e çështjes, nuk kanë asnjë version zyrtar për atë se nga u ngrit droni, kush e drejtoi atë, si mundi drejtuesi i dronit ta bëjë këtë gjë në rrethanat e masave të sigurisë, si mundi të hyjë droni në stadium në rrethanat e masave të sigurisë, si mundi drejtuesi i dronit të largohet nga vendndodhja e tij në afërsi të stadiumit, në kohën kur ishte dhënë alarmi dhe ishte duke u kontrolluar zona përreth stadiumit, në kërkim të të dyshuarve? Prokuroria shtetërore e Beogradit nuk ka ngritur akuzë zyrtare ndaj Ismail Morinajt, dhe as ka nxjerrë urdhër arrestimi ndërkombëtar për të.
Kuptohet se Serbia nuk është e interesuar për një hetim serioz të kësaj ngjarjeje, për arsye se çdo hetim sadopak serioz do të zbulonte se dërgimi i dronit në stadium ishte një skenar i shërbimeve të fshehta serbe. Serbia është e interesuar vetëm për ta përdorur politikisht ngjarjen dhe këtë gjë e ka bërë deri më sot në mënyrë të përkryer. Kjo do të thotë se dërgimi i dronit në stadium ka qenë një vepër me qëllime terroriste, e kryer jo ndaj Serbisë, por ndaj Shqipërisë. Serbia nuk do të guxonte ta shkonte ndërmend skenarin e dronit dhe jo më ta zbatonte atë, nëse nuk do të ishte e sigurt se të nesërmen e ngjarjes Qeveria e Shqipërisë nuk do të kërkonte një hetim ndërkombëtar për ngjarjen, si dhe nëse nuk do të ishte e sigurt se të nesërmen e ngjarjes Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë nuk do të niste një hetim për këtë ngjarje, me ç? rast, nëse do ta kishte bërë, do t? i ofronte dhe kërkonte Serbisë bashkëpunim të plotë zyrtar për zbulimin e së vërtetës. Aq më pak do të guxonte Qeveria e Serbisë, që t? i dërgonte Qeverisë së Shqipërisë një notë proteste zyrtare të nesërmen e ndeshjes, nëse nuk do të ishte e sigurt se pala shqiptare do ta përdortë këtë për të kërkuar zyrtarisht prova, si dhe bashkëpunim në hetimin e çështjes si më poshtë:
1)Informatat që Kryeministri serb Vuçiç i dha Bashkimit Europian tre orë para ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sipas një deklarate të Kryeministrit Vuçiç, ai tre orë pa ndeshjes ka njoftuar Bashkimin Europian se shqiptarët kanë përgatitur një provokim të rëndë në Beograd me rastin e ndeshjes. Të njëjtën gjë Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë duhet ta kërkojë nëpërmjet kanaleve zyrtare edhe nga Bashkimi Europian, pra të dhënat e komunikimit të Vuçiç me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian për këtë çështje.
2)Të dhëna mbi vendosjen e forcave policore dhe të Xhandarmërisë në stadium dhe në zonën përreth tij.

3)Të dhënat e videokamerave vëzhguese, sidomos të atyre të vendosura në shtyllat ndriçuese të stadiumit, që mbikqyrnin zonën jashtë stadiumit
4)Të dhëna mbi sistemin e kontrollit valor që ka funksionuar atë ditë në stadium dhe në zonën përreth tij.
5) Të dhënat hetimore mbi gjurmët e gishtrinjve të gjetura te droni, te litarët dhe te banneri.
6) Të dhënat e hyrjes dhe daljes të Ismail Morinajt në Serbi, koha e hyrjes dhe e daljes, me çfarë dokumenti ka hyrë, ku ka hyrë, me cilin automjet dhe me çfarë targe, në cilin hotel është regjistruar etj.
Një shtet i cili akuzohet me një notë zyrtare proteste nga një shtet tjetër, ka të drejtë që t? i kërkojë këto të dhëna. Kryeministri serb Vuçiç nuk do të kishte guxuar që në ditët para ardhjes në Tiranë të kujtonte dronin, me deklarata në media, nëse nuk do të ishte i sigurt se Qeveria e Shqipërisë dhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, nuk do t? i kërkonin zyrtarisht Serbisë, së paku tani, të dhënat e mësipërme.
Shqipëria, domethënë institucionet përkatëse, kanë të drejtë dhe detyrim që t? i kërkojë këto të dhëna, madje të bëjnë një hetim pavarësisht nëse bëhet ose jo një i tillë në Serbi, edhe për arsye se anëtarët e përfaqësueses shqiptare tëe futbollit u kontrolluan nga Xhandarmëria Serbe në Beograd si kriminelë, pasi të njëjtët xhandare patën qendruar shikues kur tifozët serbë keqtrajtuan fizikisht të njëjtët lojtarë shqiptarë. Por edhe për faktin se droni u bë shkak që të niste një zinxhir i ngjarjeve që çoi në dënimin e Shqipërisë nga UEFA për braktisje të ndeshjes.
Sot në Shqipëri është regjistruar një çështje penale për ngjarjen e 14 tetorit në Beograd vetëm për arsye se unë bëra një kallzim penal në fillim të muajit prill. Ata që më kanë pyetur se përse e bëra pikërisht në këtë kohë, tash besoj se e kanë të qartë përgjigjen. Kallzimi duhej bërë para ardhjes së Vuçiç në Tiranë, kur të kishte kaluar aq kohë nga ngjarja sat ë bëhej e qartë se Serbia nuk kishte ndërmend të bënte hetime, dhe kur të mbetej aq kohë nga ardhja e Vuçiç, sa Prokuroria e Tiranës të mund të kishte kohë për të bërë hetime, nëse donte ta bënte këtë gjë. Sigurisht se unë kisha informatën-çelës të datës së ardhjes së Vuçiç në Tiranë.
Që prej ditës kur bëra kallzimin, unë jam paraqitur dy herë në Prokurori dhe kam dhënë shpjegime e u jam përgjigjur pyetjeve mbi kallzimin penal që kam bërë. Për momentin rezervohem të bëj publike gjëra që kanë të bëjmë me hetimin, por i lejoj vetes që të ngulmoj publikisht se Prokuroria e Tiranës nuk duhet t? i lejojë vetes që të shpërfillë juridikisht disa fakte që kanë të bëjnë me ngjarjen:
1)Ismail Morinaj ka bërë mjaftueshëm pohime të tërthorta dhe të drejtpërdrejta me të cilët ai ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes. Këto pohime janë të mjaftueshme që Prokuroria e Tiranës të urdhërojë arrestimin e tij dhe ta marrë në pyetje atë.
2)Veprimi i Ismail Morinajt, nëse ai e merr përsipër atë, nuk mund të shpërfillet si një veprim prej tifozi, se në 14 tetor 2014, Ismail Morinaj, nuk kishte status prej tifozi. Ai nuk gjendej në stadium me biletë. Ai ishte një njeri që kishte hyrë në Serbi me një plan subversiv, pra ishte një person subversive.
3) Nuk mund të thuhet se Ismail Morinaj nuk ka konsumuar veprën penale të parashkuar nga neni 230 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (?Vepër me qëllime terroriste?), për arsye se nuk është arritur deri te pasoja. Në rastin e nenit 230 nuk kërkohet ardhja e pasojës, për t? u quajtur e konsumuar vepra penale. Vepra penale u ndërpre për rrethana të pavarura nga vullneti i tij, pra kemi të bëjmë me tentativë për kryerjen e një vepre me qëllime terroriste. Ismail Morinaj nuk mund të mos i parashikonte pasojat e dërgimit të dronit në stadiumin plot me njerëz, që në kuptim të nenit 230 të Kodit Penal është një strukturë sociale e destabilizuar rëndë. Morinaj nuk mund të mos i parashikonte pasojat e aktit të tij mbi lojtarët shqiptarë që gjendeshin në fushë. Në ngjarjen e Beogradit kemi elementë të veprës penale të parashikuar në paragrafin C të nenit 230 të Kodit Penal, që thotë:
?shkatërrimin serioz të pronës publike, infrastrukturës publike, sistemit të transportit, sistemit të informacionit, platformave fikse kontinentale, pronës private në përmasa të mëdha, duke rrezikuar jetën e personave.?
Në stadiumin ?Partizani? në ndeshjen Serbi-Shqipëri, shfaqja e dronit solli shpërthimin e dyerve të brendshme të stadiumit, me të cilat tribunat komunikojnë me fushën, dhe nga këto dyer në fushë u dyndën tifozë që vunë në rrezik jetën e lojtarëve shqiptarë. Ky ishte një shkatërrim shumë serioz në ato rrethana. Vetë Presidenti i Serbisë pohoi publikisht se mund të kishte pasur edhe të vdekur.
4)Nuk mund të thuhet se Ismail Morinaj nuk e ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga Neni 211 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (?Provokimi i luftës?), për arsye se kërkohet ardhja e pasojës, pra nisja e luftës. Vepra penale e parashikuar nga ky nen nuk kërkon ardhjen e pasojës, gjë që kuptohet qartë nga mënyra sesi e ka formuluar ligjvënësi këtë dispozitë penale: Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të venë Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja?
Pra, ligjvënësi dënon kryerjen e veprimeve që kanë synim provokimin e luftës, apo ndërhyrjen e shteteve të huaja, pavarësisht nëse mund të jetë arritur deri te lufta ose jo. Një notë proteste zyrtare që një shtet ia dërgon një shteti tjetër, duke e akuzuar për kryerjen e një akti terrorist shtetëror, çfarë bëri Serbia ndaj Shqipërisë, është hapi i parë për shkallëzimin e marrëdhënieve të tyre deri te lufta, apo ndërhyrja ushtarake. Ismail Morinajn nuk mund të mos ishte i vetëdijshëm për pasojat e veprimit të tij.
5)Nuk mund të thuhet se Ismail Morinaj nuk e ka poshtëruar botërisht Republikën e Shqipërisë dhe simbolet e saj, për arsye se neni 268 i Kodit Penal e parashikon kryerjen e kësaj vepre penale vetëm kur simbolet kombëtare janë të ekspozuar në institucione shtetërore. Kjo gjë thuhet posaçërisht në pjesën e dytë të kësaj dispozite. Në pjesën e parë të saj dënohet akti i kryer në Beograd me dronin dhe bannerin e tij, madje dyfish, si poshtërim i flamurit kombëtar, dhe si poshtërim i rendit kushtetues. Simbolet kombëtare shqiptare u vunë në sfondin e zi të flamurit islamik të ISIS. Sfondi i zi nuk mund të shpjegohet me arsye grafike, të paraqitjes së portreteve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, se ata të dy nuk kishin të bënin me hartën në anët e së cilës qenë vendosur portretet e tyre. Ajo nuk është harta me të cilën u shpall Pavarësia Kombëtare në 28 nëntor 1912, datë që ishte vendosur në mënyrë mashtruese mbi hartë. Harta e flamurit të zi ishte në thelb poshtërim i rendit kushtetues, se bashkimi kombëtar është koncept kushtetues në Shqipëri, por ky bashkim kuptohet sipas parimit të pasqyruar në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në 28 nëntor 1912, të tokave të banuara nga shqiptarë, jo të tokave dikur të banuara nga shqiptarë, çka do ta bënte projektin e bashkimit kombëtar shqiptar që të dukej si projekt shovenist i spastrimit etnik.
Nëse Ismail Morinaj kundërshton që t? ju përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me sa më sipër, atëherë ai duhet të arrestohet dhe akuzohet zyrtarisht për veprat penale që thashë më lart. Nëse Ismail Morinaj mohon që të ketë qenë ai autori i dërgimit të dronit në stadiumin e Beogradit, atëherë ka detyrim të japë shpjegime se përse e mori përsipër aktin, që në thelb do të thotë se i ka shërbyer një operacioni të shërbimeve të fshehta të një shteti të huaj. Edhe për këtë vepër penale nuk kërkohet si provë marrëveshja e individit me shtetin e huaj, por gjykohet sipas veprimeve të tij. E tillë është jurisprudenca e vendeve të NATO-s kur zbulojnë dhe dënojnë agjentët e shërbimeve të fshehta të huaja.
Unë, kur bëra kallzimin ndaj Ismail Morinajt në Prokurorinë e Tiranës, kam qenë i vetëdijshëm se isha duke bërë atë gjë që duhet ta kishte bërë kryesisht institucioni i hetimit dhe akuzës. Unë e bëra kallzimin penal se doja të kisha në dorë një dokument juridik që të vërtetonte se në 14 tetor 2014 në Beograd në fushën e stadiumit ?Partizani? u poshtërua një përfaqësuese e futbollit dhe simbole kombëtare që nuk kanë një shtet që t? i mbrojë. Vetëm një përfaqësuese e cila nuk ka një shtet nga pas, mund të kontrollohej nga xhandarët pasi ishte rrahur nga tifozët. Kur Prokuroria e Shqipërisë, e cila ka detyrim kushtetues të bëjë hetime dhe të ngrejë akuzë në emër të shtetit, nuk guxon që të bëjë detyrën e saj, duke vepruar sikur të jetë në varësi të Prokurorisë së Përgjithshme të Serbisë, ky nuk është një dështim në hetimin e cështjes, por zbulimi i përmasave të vërteta të asaj që ka ndodhur.





Lajmet e fundit nga