Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti "Ria Formosa" dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Av. Altin GOXHAJ
SIMPTOMAT?
A po bëjnë karta identiteti fallco? Dëshmitë televizive flasin për mijëra! Dhe kur mijëra filmohen, qindra mijëra janë në errësirë!
A po mbledhin karta identiteti të vërteta? Me mijëra denoncohen! Të paktën një qind mijë po mblidhen pa zhurmë! i mbledhin me listë fisi si drejtorët e LSIsë ashtu edhe ata të PSsë duke ua kujtuar kartëdhënësve të tëgjithë fisit si pushimin nga puna ashtu edhe pasoja të tjera për fisin përkatës! i mbledhin pronarë kompanish që të shpëtojnë nga taksat, gjobat apo falimentimi apo policë lagjesh që të kujtojnë se çkanë në dorë të të bëjnë! i mbledhin oficerë të policë gjyqësore të shërbimit të provës apo kryetarë komunash! As fantasia më ë shfrenuar nuk e arrin dot realitetit surreal të këtyre zgjedhjeve! Kuptohet ua mbledhin atyre që s?kanë garanci se votojnë për atë që duhet! Të tjerë i mbedhin me lekë në dorë dhe kartave u duhet shtuar çitati ?I paguhet prurësit më të parë?. Të tjerë i mbledhin me listën e borxheve të ushqimeve?
Këto Zgjedhje do të hynë në histori si ZGJEDHJET E FALLCOKARTAVE DHE PENGKARTAVE!
Dikur Rama e tha me gojë: ?HAP KUTITË OSE LARGOHU!? Tashmë e kemi parë me zë por pa figurë ?MBUSH KUTITË OSE LARGOHU!?. Dhe që të mbushësh kutitë duhet që të pakënaqurit të votojnë sa më pak! Por ata janë shumë! E vetmja rrugë për të shpëtuar prej tyre nuk mjafton vetëm tu heqësh votën, por edhe tua vjedhësh atë! Sepse një votë e pakënaqur kur vidhet ka vlerë dyfish, sepse nuk është një më pak por një më shumë dhe diferenca bën diferencën dhe ajo është dyfish!
I keni parë këta tipat me dosje se si raportojnë çdo mbrëmje nëpër mijëra zyrat e Rilindjes (sepse se ç?bëhet nëpër zyra shteti s?keni si ti shihni se s?të le roja): ?te ky pallati këta do na votojnë?, ?këta kundër?, ?këta asnjërin?, dhe ?këta s?dihen?, ndërsa ?këta s?janë hiç ktu?! ?Për ata që s?janë kemi karta fallco?! ?Për këta që s?dihet apo asnjërin tu gjejmë anën që tu marrim kartën?! ?Kurse këtyre që na votojnë kundër tua heqim të drejtën fare?! E gjithë Rilindja është mobilizuar e gjitha me çdo mjet shtetëror dhe privat, policor apo kriminal, me njerëz dhe teknologji, me para dhe euro, me të mira në natyrë apo me drogë, me ekspertë dhe halabakë, me tatimorë dhe inspektorë, me INUKsa dhe fuksa, çdo burim dhe mjet! Njësoj sikur të ishte shpallur një sulm alien në zbatim të një skenari pushtimi!
Por asnjë plan sado i sofistikuar mbledhje kartash prej vërteti apo prodhim të kartave fallco s?do mundej kurrë të hartohej nga budallej! Sepse do të ishte budallik i madh të bëje gati qindra mijë karta ndërkohë që edhe komisioneri opozitar me problem miopie në shikim apo me shkollimin më të ulët do ta kuptonte që ti s?je as Hasani dhe as Qefserja, as Eraldi dhe as Anduela, por je dikush tjetër që nuk përputhesh? Dhe natyrisht rilindistët s?janë budallej! Por ata dinë mirë një gjë që edhe unë e di mirë: Segmentët e shoqërisë civile që vëzhgojnë zgjedhjet sot kontrollohen 100% nga Oligarkia Sorosiane! Ndërkohë që arma secrete është Kolona e Pestë Sorosiane e Rilindjes në PD që sot kontrollon gjithë databazën e komisionerëve të PDsë! Pa ata ky plan s?mund të hartohej sepse skandali i kapjes së kartave do të hidhte në erë edhe Ramën edhe Metën, edhe Velinë edhe vetë Sorosin dhe këto zgjedhje do të kishin vetëm një reference: 26 Majin 1996 (e cila të kujton gjithmonë 1997?)
DIAGNOZA?
Por s?dua të hapem si vaji në lakrat e gjithë Shqipërisë por do përqëndrohem aty ku është beteja e vërtetë e 2015: Tirana! Aty ku kandidon kloni i Ramës përballë Halim Kosovës dhe Halim Kosova po rrezikon gjithë ologarkinë sorosiane sepse pikërisht atëhere kur ata u bindën që qytetarët shqiptarë s?kanë kë zgjedhin përveç kloneve tës tyre sorosiane blu apo mavi, ?fati? nxorri në skenë Njeriun e Ndershëm dhe me Integritet, me Zotësi dhe të Lindur për të mos ulur kokën para askujt se si ka borxh kujt asgjë dhe që në fakt në kulmin e dëshpërimit kolektiv të popullit mund të ngjallë shpresën për modelin e ri të politikanit të 2017, model që nxjerr jashtë loje planin sorosian për ta ?rilindur? PDnë siç rilindën PSnë me bandën dylberiste të MJAFG99ve dhe krijimin e forcave fictive si ajo që sapo ka dalnë në skenë GJ99 e Bojaxhiut!
Sot Bozdo, Tabaku, Qili, Pollo, Kapidani & Co bashkë me ca ushtarë të tjerë kontrollojnë gjithë proçesin e komisionerëve dhe numëruesve! Ata përcaktojnë databazat dhe njëri prej tyre ia ka vënë me kohë komandën e tarsnferës së çdo e-maili të PDsë te kompjuteri i vjedhur i mamit të Veliajt! Ata e kanë kap për fyti proçesin dhe dhjetra demokratë 24karatsh kanë ngrënë dynjanë këto javë prej kësaj bande sepse listat e komisionerëve të KZAZve duhet të mbushen me çdo kusht me besnikët e Bozdos dhe Tabakut, Qilit dhe Kapidanit dhe jo besnikëve të PDsë dhe Halim Kosovës! Të jesh ?berishist? do të thotë të jesh me biografi të keqe e le më pastaj të jesh ?olldashist? mos o Zot! Një demokrat/e nga ata/o që ka lindur i/e tillë që para se të themelohej edhe vetë PD, nga ato që Berisha dhe Basha e konisderojnë të besuar për çdo aksion partie kaloi 3 javët më stresante të jetës së vet se donin ti hiqnin emrin nga KZAZ për t?ja zëvendësuar me dikë që veç me PD se lidhte asgjë por Bozdo e donte me çdo kusht oër arsye ?të panjohura?! Kjo histori është historia e shumë e shumë demokratëve që ka mbi 1 muaj që po ha dynjanë nga kjo bandë sorosiane! Sepse ndryshe plani i Rilindjes për manipulimin e zgjedhjeve s?do të funksiononte! Ndërkohë që mijërat e komisionerëve që baza propozon po infektohen nga ndërhyrjet e kolonës së pestë të Soros në PD me viruset e tyre sepse veç kështu Erion Veliaj mund të fusë hordhitë e veta mavi dhe të kuqe me fallcokarta dhe pengkarta që të votojnë për fantazma apo pengje elektoralë! Pa komisionerë të shitur plani i Rilindjes s?mund të funksionojë në përmasën e planifikuar dhe shitja e komisionerëve s?mund të realizohet pas rolin kyç të Kolonës së Pestë të Sorosit në PD!
Mos harroni një detaj! Si Enno si Jorida, si Besniku dhe Gerdi, ishin kandidatë për kryetar Bashkie derisa çdo sondazh i bëri pluhur përballë madhësishtisë së Halimit! E gjithë garda e Sorosit në PD sot ka vetëm një armik: Halim Kosovën! Sepse Halim Kosova do tua bëjë pluhur edhe pushtetin bashkiak por edhe atë partiak sepse pushteti i tyre partiak bazohej te kriza e PDsë për persona alla Halim Kosova dhe fitorja e Kosovës është fitore e modelit! Modeli Kosova i bën të duken si buburreca modelet e tyre! Mos harroni 2013! Këta janë personat me rezultatet më të dobta zgjedhore në të gjithë Tiranën sepse punuan fort për këtë! Këta edhe sikur të duan të arrijnë rezultate s?munden sepse jane specialist për dështime dhe kurrë për të sukses! Suksesi i tyre ka qenë gjithmonë vetëm katapultim i drejtpërdrejtë apo ndërhyrës i Oligarkisë Sorosiane! Ajo është partia e tyre e vërtetë dhe vetëm asaj i shërbejnë!
ANALIZAT E NJË GJËNDRE TË INFEKSIONIT PËR TË KUPTUAR PËRMASËN E INFEKSIONIT?
Mendoni fare pak psh Enno Bozdon! Deri në 2005 s?la gjë pa bërë kundër PDsë dhe personalisht kundër Sali Berishës dhe jo se kishte gjë kundër Doktorit, jo! Ai s?ka takat të matet me kërkënd! Por thjesht që ti dukej i dobishëm Pollos! Doktori e mori paketë bashkë me Pollon dhe si pjesë e pazarit u bë Zv.Ministër. Për 8 vjet ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të bërë legjislacionin shqiptar dhe gjithë infrastrukturën e mbrojtjes konsumatore më të dështuarën dhe më të dëmshmen në Evropë ndaj konsumatorëve të një vendi! Gjithë pakënaqësia elektorale e 2013 për çështjet e energjisë dhe ujit, bankave dhe naftës, ushqimit të pasigurtë dhe vjedhjes së konsumatorëve në çdo anë dhe nga çdo anë ka AUTOR EKSKLUZIV TË FSHEHUR Enno Bozdon! Pak, shumë pak vetë e dinë këtë sepse se di njeri kush ka qenë puna e tij për 8 vjet me radhë! Dhe në vend që të ishte të paktën i ndëshkuar politikisht ?u ndëshkua? duke u emëruar NënKryetar Bashkie megjithëse nuk ishte as i preferuari i Bashës dhe as i Doktorit? Pse? Sepse u lobua fuqishëm nga e gjithë Garda Sorosiane si Njeriu i Bankës Botërore që do i zëvendësonte lekët që do bllokonte Rama me mbështetje nga Banka Botërore and Co! Në fakt mund të thuhet me plot gojën që Bozdo është njeriu i Bankës Botërore! Po! Vetëm një person kaq pa bosht dhe kaq i mediokër sa ai mund të bëjë çfarë i thonë dhe dihet në të gjitha rrethet e shoqërisë civile që Banka Botërore është 100% nën ndikimin e këndvështrimit sorosian për Shqipërinë pasi e gjithë ekspertiza lokale e Bankës Botërore ose vjen nga Soros ose i shërben atij! Dhe Enno për 8 vjet ZvMinistër herë i Rulit dhe herë i LSIsë i ndau personalisht gjithë eurot dhe dollarët e ndërkombëtarëve për ?mbrojtjen? apo më saktë për të futmen ndaj konsumatorëve, me lidershipin e MJAFTG99-ës dhe me gruan e Ditmir Bushatit, me gruan e Shkëlqim Canit dhe shoqatat e gruas së Edi Ramës dhe grave dhe burrave të tjerë të Rilindjes! Abuzimet e Bozdos me paranë e donatorëve janë bërë legjendë dhe vetëm për një ëebsite me 15 faqe gjths u shpenzuan 140 milionë lekë! Dhe ky ëeb kurrë s?punoi! Ky Bozdua përkatës u bë Nënkryetar Bashkie se gjoja do zgjidhte hallin e lekëve të Bashkisë Tiranë por kjo Bashki e mpirë komplet nga mediokriteti sabotues i deputetes Tabaku ishnënkryetare, nën karriken e Bozdos hapur u kthye në një stress total për qytetarët e Tiranës dhe surrati i ri i Bashkisë Tiranë është ai i gjobave dhe moszgjidhjes së asnjë halli por përkundrazi krijimi i halleve për gjithkënd dhe për çdo gjë! Dhe rrena e parave që do ndihmonin Bashkinë ishte thjesht një rrenë si pasaportë hyrëse në derën e Bashkisë!
Po pra ky Enno është ai që ka sot pushtetin e komisionerëve të Tiranës, numëruesve dhe fatin e kutive të Halim Kosovës! Ky është i pari person që do të qërohet nga Bashkia po fitoi Halimi! Dhe ky e di mirë që modeli Halimi do ta bëjë të tepërt edhe në PD! Ndërkohë që dosja e tij si ZvMinistër kurrë su hap as nga Mere Bazja dhe as nga Arben Ahmetaj! Sepse ajo dosje vlen! E gjithë jeta e tij politike që në 2000 kur u bë person me kollare sepse Pollos i duhesh një xhaketëmbajtës kur doli kundër Berishës në atë kohë e deri më sot u pagua nga lekët dhe pushteti i Sorosit! Pyeteni kush e ka paguar nga 2000 e deri në 2005! Kë pagoi dhe me kë u paguan kur ishte Zv.Ministër! Kujt do i shërbejë ky? Halimit? Ç?ne? Ku e gjeti? Nëse Bozdo e ka një parti ajo quhet Soros siç quhet edhe Partia e Pollos se soros me mekanizmat e vet (pjesë e paktit Berisha-Pollo) e mori nga budallain e fshatit dhe e bëri zvministër, zvkryetar bashkie dhe sot ka në dorë fatin e politikës shqiptare për 2017! Budallain e Fshatit! Sepse kjo është koha që jetojmë! Koha e Sorosit! Koha e budallejve që na shtypin çdo ditë! Dhe kjo përcakton tipologjinë me pak dhe shumë të të gjithë gardës së Sorosit në PD!
PROFILAKSIA?
A mund të lihet në dorë të tyre fati i komisionerëve dhe numëruesve të PDsë që kanë fatin jo vetëm të zgjedhjeve të 2015 por edhe ato të 2017 (sepse çdo dështim në 2015 automatikisht do të degradojë edhe zgjedhjet e 2017)! A mund të lihet në dorë të njerëzve si Bozdo apo Tabaku vija e parë e frontit të betejës? A mund të lihet në dorë të njerëzve që kanë firmosur kaq shumë fatura dje (dhe sot i kanë në dosje rilindistët) kjo betejë? A nuk është e shkuara e tyre një peng i së tashmes në duart e Rlindjes? Çfarë kanë dhënë këta për PDnë përveçse i kanë marrë gjithshka? A u dhemb atyre PDja? Apo më shumë të ndenjurat e tyre? Dhe të ndenjurat e tyre a s?jane peng me hir dhe pahir, nga halli apo nga qejfi, i Rilindjes dhe Sorosit? A e duan ata fitoren e Halim Kosovës kur të gjithë atje e dinë mirë që asnjë nga ata nuk ka asnjë shans të ketë pushtet më në një Bashki të drejtuar sipas modelit të Halim Kosovës e cila do tu prishë edhe ekuilbrat në Parti të mbajtura fort nga pushteti që paten deri sot po në Bashki? Një Bashki e tipit Halim Kosova do të prishte shumë ekuilibra të gardës sorosiane në PD? edhe bazuar te modeli që kërkojnë qytetarët dhe 2017 vjen shpejt!
Erion Veliaj ska asnjë shans të fitojë Tiranën nëse nuk shiten komisionerët që të lejojnë votimin e fallcokartave dhe pengkartave, nëse nuk numërohen siç i numëronte Stalini votat në kutitë e mbushura nga drejtorët dhe bandat e Rilindjes! Pa Enno Bozdon apo Tabakun, Henrin Cilin apo Besnik Alinë, pa Pollon dhe Kapidanin, dhe gjithë ushtarët e tyre në PD Erion Veliaj ska asnjë shans të fitojë! Ndaj dhe ka vetëm një shpëtim për ne të tjerët!
Gent Strazimiri dhe Ed Paloka s?do ta shisnin kurrë PDnë! Ata mund ti vrasësh por PDnë se tradhëtojnë! Atyre tu cposh damarët edhe gjakun se kanë të kuq por blu? jo në kuptimin klasik të fjalës por thjesht në atë që janë militantë qysh kur s?mbahet mend! Ata edhe botën e shohin me ngjyrat e PDsë! Si ata ke plot që janë të përqëndruar në zgjedhjet e Tiranës por pa rolin e duhur që do kjo betejë! Dhe demokratë aty ke plot si në moshë dhe të rinj, si në eksperiencë dhe në aftësi që njohin me themel gjithë strukurat dhe njerëzit e përkushtuar të PDsë! Të tillë ka plot që njohin secili të paktën nga 100 demokratë për të cilën do të jepnin garanci absolute për përkushtim në QZ apo KZAZ! Njazi Kosovrastin apo Leonard Ollin! Hysen Xhurën apo Belind Këlliçin! Avenir Pekën apo Albana Vokshin! Erla Mëhillin apo Zana Guxholli! Minarollët apo Vejsitë! Keltis Krujen apo Flamur Gjymishken! Fabian Topollajn, Rigels Mucollarin apo Mirgen Latin! Irena Prognin apo Erion Sulën! Çim Babasin apo Gaz Dibrën! Tan Pogonin apo Blend Fugën! Eduard Kelmendin apo Oriol Mjollin! Dhe po të vazhdoj kështu vetëm me ata që janë të fokusuar vetëm në Tiranë lista mbush faqe të tëra (s?po përmend ata që kanë bashki të tjera në mbikqyrje). Dhe dhjetra e qindra të tjerë demokratë që as shiten dhe as blihen nga Rilindja dhe oligarkia sorosiane sepse ka shumë vite që kanë dhënë prova dhe në këtë luftë nuk shkohet me ushtarë jo profesionistë e për më tepër nga ata të besuarit! Dhe për ta kompletuar, duke ditur mirë se çfarë eksperience dhe njohurish në të shkuarën dhe të tashmen përfshirë edhe garancinë e moskompromisit me pazaret e pushtetit duhet patjetër edhe roli de jure i Shkëlzen Berishës dhe Jamarbër Malltezit për ti dhënë garanci urgjente riorganizimit të listës së komisionerëve dhe numëruesve! Sepse kjo është betejë për jetën apo vdekjen e Demokracisë dhe Zgjedhjeve të Lira! Ku tradhëtia është arma më e rrezikshmeqë mund të caktojë fatin e kësaj beteje!
KIMIOTERAPI?
Sido që të vejë unë e di mirë! Halimi i ka votat e fitores së sigurtë! Por siç thoshte Stalini! Ska rëndësi se kush dhe për çfarë voton! Rëndësi ka kush numëron! Dhe nëse Halimi mundet kjo nuk ishte nga vota por nga shitja, manipulimi, tradhëtia! Dhe në 22 Qershor unë dhe mijëra si unë do të marrim nga një hu në dorë dhe do shkojmë në PD të përzemë ATA, Bandën e Sorosit! Nëpërmjet LEVIZJES SË HURIT!
DIAGNOSTIKUESI?
P.s. Unë që apeloj jam ai që munda bashkë me disa shokë të mirë me Lëvizjen Zgjohu në 2009, Erion Velinë dhe G99 e cila hyri në zgjedhje me 4% elektorat dhe degradoi në 0.78%! Jam ai që mobilizova që në fillim të Prillit gjithë opinionin e rrjeteve sociale në mbështetje të kandidaturës së Halim Kosovës në PD përballë Jorida Tabakut, Besnik Alisë, Gerti Bogdanit apo Majlinda Bregut! Kam më shumë eksperiencë aktive në fushata zgjedhore apo vëzhgim zgjedhjesh se e gjithë garda sorosiane bashkë, që sot po përpiqet të rrethojë Halim Kosovën dhe eksperienca ime aktive daton 1991, 1992, 1997, 2000, 2001, 2003, 2005, 2007, 2009, 2011, 2013 e deri më sot, ndaj dhe e di mirë se çfarë them dhe kur e them!!!
Z. Adriatik Llalla, a e dëgjuat Kryeministrin serb për droni...
Enver BytyçiIlir Meta dhe Edmond Haxhinasto ishin sot në Kuk...
Nga Elton DedaDuke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje ref...
Të enjten ka ndodhur diçka e pazakontë në politikën shqiptar...
Nga Mero Baze Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, V...
Ed Rama pati bere nje premtim qe ishte vertet shume i lehte ...
Nga Grida Shqina (Duma)Linda dhe u rrita në qytetin tim me h...
Nga Selami XhepaTashmë po bëhen më shumë se pesë vite që eko...
Nga Kastriot ISLAMIDuhen lene te ecin ne DREJTIMIN E DUHUR s...
Nga Marin MEMAShteti Turk para te gjithash duhet te njohe sh...
Një nga revistat më me ndikim në botën e marrëdhënieve ndërk...
Nga Kastriot MyftarajPikërisht në një vizitë zyrtare të Pres...
Nga Artan FugaParadokset dhe alogjizmat e sistemit tonë poli...
Në artikullin e analistit Edward Joseph, thuhet se derisa Qe...
Nga Artan FUGA Unaza nga Ekspozita deri te Pallati me Shigje...
Nga Leonard OLLI Edhe pse fushata për zgjedhjet vendore nuk ...
Nga Andi BUSHATI Si rrallë ndonjëherë OSBE dhe Këshilli i E...
Nga Artin HALILI A eshte gazetaria dhe gazetaret ne rrugen ...
Rruga “Pero Ilievski” dukej të hënën si të ishte goditur nga...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...